*Të shtënat ndodhën pranë UC – Santa Barbara
*Policia e quan shpërthim të dhunës ” vrasje masive me paramendim ”
*I armatosuri ishte një nga shtatë të vdekurit ; shtatë të tjerë u plagosën/
SANTA BARBARA CA- Shtatë të vrarë prej të shtënave në një zonë në jug të Kalifornisë në natën e premte, duke gdhirë e shtuna, që i ngjanë një filmi action njoftuan sot heret në mëngjes mediet amerikane. Ngjarja tragjike që la shtatë të vdekur , dhe 9 të tjerë të plagosur, njoftoi të shtunën në mëngjes policia , ndodhi shumë afër një kampusi Universiteti në Santa Barbara County .
Krye-Sherifi i zonës Bill Brown, tha se personi i armatosuri që hapi zjarr është i dyshuar se ka qenë në mesin e shtatë njerëzve të vrarë në incident , ngjarje e cila ka ndodhur më saktësisht tha ai në Isla Vista – pranë Universitetit të Kalifornisë në Santa Barbara .
” Kjo ishte një vrasje masive e paramenduar , ” tha Brown , dhe ai ka etiketuara të dyshuarin si një njeri i skeduar në listat e policisë si njeri ” me probleme të shtuara mendore . ”
Megjithatë, janë autoritetet të cilat janë duke hetuar për motivin e ngjarjes, duke kërkuar edhe një video të postuar në media sociale që përmban bisedë ku simbas policisë, gjatë një mosmarrëveshje në mes të rrugës, duket një njeri që shkëmben fjalë të rënda ndaj dy grave që gjoja e kan kundërshtuar atë , tha Brown .
“Por policia po heton pistën e vrasjes edhe të shtatë të tjerëve atyre që morën plagë apo të tjerëve me dëmtime traumatike , ” tha Brown . Një nga këto viktima thuhet të ketë ” lëndime të rrezikshme për jetën .
Një gazetar i KEYT, tha se ” dëshmitarët kan parë një veturë të zezë BMW nëpër rrugët , e zonës ku ndodhi ngjarja, duke ecur me shpejtësi të madhe dhe shkrepur simbas tyre breshëri me plumba mbi njerëzit dhe objektivave të ndryshme . ” I armatosur dyshohet të ketë hapur zjarrë edhe ndaj një sherifi , dhe automjetit të tij të parkuar, thuhet në raport .
“Personi i dyshuar për vrasjet u gjet në automjetin e tij BMW me një një plumb në kokë, dhe një pistolet afër tij , tha Brown, dhe shtoi se deri tani nuk ishte e qartë në se vdekja ishte vetë -shkaktuar ose nëse ndonjë Sheriff apo dikush tjetër e vrau personin e armatosur dhe të dyshuar . .
Incidenti ndodhi gjatë një segmenti kohor 10 – minutësh , nga thirrja e parë e bërë nga qytetarët në 911, policinë dhe skuadrat e emergjencave në orën 21:27 simbas kohës së Kalifornisë , thanë raportet e shtypit amerikan sot heret në mëngjes ./Beqir SINA/
Avionë nga policia italiane për monitorimin e bimëve narkotike
Duke filluar që nga java e ardhshme, Policia e Shtetit do të fillojë monitorimin në të gjithë territorin e vendit me avion tё posaçëm, tё vënë nё dispozicion nga Policia Italiane.
Nё kuadёr tё masave tё ndёrmarra pёr parandalimin e goditjen e kultivimit tё bimëve narkotike, u zhvillua sot njё takim ndërmjet funskionarёve tё Policisё sё Shtetit dhe tё Policisё Italiane, gjatё tё cilit u diskutuan hapat qё do tё ndërmerren nё bazё tё protokollit tё bashkёpunimit nёnshkuar ndërmjet Policisё Shqiptare dhe Policisё Italiane pёr monitorimin e territorit tё vendit me avion tё posaçëm, qё do tё vihet nё dispozicion nga Policia Italiane.
Nё fokus tё këtij takimi ishte përcaktimi i modaliteteve tё monitorimit tё territorit pёrmes avionit tё posaçëm vёnё nё dispozicion nga Policia Italiane, masat pёr kontrollin e territorit pas identifikimit tё sipёrfaqeve tё kultivuara, me qёllim asgjësimin e tyre, mënyra e raportimit tё pёrbashkёt pёr rezultatet, si dhe masat e
Përvjetori i revoltave të ish-të dënuarve politikë
Organizata të ish- të burgosurve politikë kujtoi sot në Tiranë përvjetorin e revoltave në burgjet famëkeqe të Qafë Barit dhe të Spaçit. Ish të burgosurit politikë nderuan të pushkatuarit e këtyre revoltave, në një tubim, ku u theksua se diktatura komuniste nuk duhet harruar.
Shoqata e ish të burgosurve politikë përkujtoi sot 30 vjetorin e revoltës së të dënuarve politikë në burgun e Qafë Barit dhe 41 vjetorin e revoltës së të dënuarve politikë në burgun e Spaçit. Të dyja revoltat shpërhtyen për shkak të trajtimit çnjerëzor nga diktatura komuniste, ndërsa të burgosurit thirrën “Rroftë Europa e Lirë!”, “Poshtë komunizmi!”, “Ja vdekje, ja liri!”.
Në revoltën e Qafë Barit u ekzekutuan të burgosurit politikë Sokol Sokoli, Tom Ndoja, vdiq në tortura Sandër Sokoli, ndërsa dhjetëra të tjerë u torturuan dhe u ridënuan në mënyrën më çnjerëzore. E njëjta gjë ndodhi edhe me shtypjen e revoltës të të burgosurve politikë të Spaçit.
Drejtuesi i shoqatës së ish- të dënuarve politikë, Simon Miraka thotë që, pavarësisht se vendi zhvillohet dhe kohët ndryshojnë, diktatura nuk duhet harruar, se në këto revolta e ka burimin liria e Shqipërisë, e cila nuk mund të forcohet nëse nuk kujtohet dhuna komuniste.
Artisti i njohur Sherif Merdani ka qenë një nga pjesëtarët e revoltës së Qafë Barit. Ai u bëri thirrje ish të dënuarve politikë, që nën shembullin e revoltave të shokëve të tyre, të kenë më shumë unitet dhe bashkëpunim midis tyre. Zoti Merdani tha se ish të burgosurit politikë presin prej 20 vitesh në demokraci shpërblimet për burgimin e padrejtë që bënë në diktaturë, por dinjiteti njerëzor është mbi të gjitha.
Revolta e të burgosurve politikë në burgun e Spaçit në vitin 1973 dhe revolta e të burgosurve politikë të burgut në Qafë Bari më 1984 janë dy nga kryengritjet më të rëndësishme antikomuniste gjatë gjysëm shekulli të diktaturës komuniste. Pushkatimet e protagonistëve në këto dy revolta janë vetëm një pjesë e vogël e mbi 4 mijë e 200 pushkatuarve me gjyq dhe pa gjyq nga regjimi komunist të kundërshtarëve të tij politik.
( Ilirian Agolli, Zeri i Amerikes)
Opozita marshim proteste para kryeministrisë
*Fjalimi I Plote i Bashes: Shndërroi vendin në bazë narkotrafiku “Rama ik”/
*Edi Rama ironizon: Rrota e ish-qeverisë ngeci në bulevard/
Tiranë- Për gati një orë mbështetës të Partisë Demokratike dhe opozitës në emër të “Aleancës kombëtare kundër drogës” protestuan sot paradite para kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Sipas tyre Rama është përgjegjës për situatën e trafikut të drogës.
Kryetari i Partisë Demokratike duke mbajtur fjalimin në podiumin e ngritur në krah të godinës së kryeministrisë tha se Tirana, jugu dhe veriu janë sot në shesh për t’i thënë Ramës të ikë pasi “Vendi nuk ka nevojë për adjutant dhe peng të trafikut të drogës”
“Është këtu Tirana zemra e vendit, është këtu jugu dhe veriu, janë shqiptarët në këmbë, shqiptarët në shesh, shqiptarët e bashkuar pa dallime politike, shqiptarët kundër një armiku shumë të rrëzikshëm që po kërcënon vendin tonë, po minon bazat e civilizimit, po kërkon të prishë traditat tona, të marrë peng dhe të shtypë liritë tona, të asgjesojë ëndrrën tonë europiane. Ky armik është droga, është narkotrafiku me përmasa të frikshme i ngritur në sistem me një shpejtësi të pabesueshmegjatë 5-6 muajve të fundit. Është oligarkia financiare e bosëve dhe baronëve akoma të paprekshëm të drogës që administrojnë këtë ndërmarrje kriminale tashmë gjiganteske me symbyllje, syshkelje dhe përfshirje të Edi Ramës dhe kupolës së tij. ” tha Basha, ndërkohë protestuesit thërrisnin “Rama ik”
Basha dhe se Shqipëria meriton statusin edhe për këtë protestë që i jep një mesazh të madh të gjithë bashkë Europës dhe SHBA. “Shqipëria nuk është narkotrafiku por populli i saj i lirë, nuk është xhungla e një grushti oligarkësh të drogës por demokracia e qytetarëve të saj. Edi Rama, kryeministri akoma në detyrë që ka rënë moralisht ditën e rënies së avionit në Divjakë, si simbol i drogës me avion është sot më larg se kurrë me këtë Shqipëri të punës dhe nderit parimeve dhe vlerave. ”
Sipas Bashës, “Ramës i ka ngelur vetëm të zgjedhë orën e largimit orën e dorëheqjes. Nuk mund të qeverisë dhe të marrë përgjegjësinë për narkotrafikun e ngritur në sistem dhe përfshirjen qeveritare”
Protesta e nisur rreth orës 11:36 me një marshim përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” u vendos para kryeministrisë ku mbajti fjalën edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.
Më pas rreth orës 12: 40 me pankarta në duar “Në këmbë kundër kundër drogës Rama në shtëpi” “Edi Koka Edi Droga:” Stop Escobarama”, protestuesit iu drejtuan çadrave ku prej tre ditësh janë në grevë urie 15 të shkarkuar nga administrata pasi në qeveri erdhi e majta.
Këtë herë protestuesit ishin më të shumtë në numër se në protestën e së enjtes së kaluar para Parlamentit ndërsa burime nga PD i thanë Ora News se të pranishëm në protestë kanë qenë rreth 150 mijë vetë. Sa mbaroi protesta nuk vonoi dhe reagimi i Ramës.
Fjalimi I Plote I Bashes: Rama ik je përgjegjës për trafikun e drogës, zgjidh orën e largimit
Ja fjalimi i plotë
Do doja që secili prej jush të ngjitej në këtë tribunë për të parë këtë pamje madhështore të lirisë dhe shqiptarisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Është këtu Tirana zemra e vendit, është këtu jugu dhe veriu, janë shqiptarët në këmbë, shqiptarët në shesh, shqiptarët e bashkuar pa dallime politike, shqiptarët kundër një armiku shumë të rrëzikshëm që po kërcënon vendin tonë, po minon bazat e civilizimit, po kërkon të prishë traditat tona, të marrë peng dhe të shtypë liritë tona, të asgjesojë ëndrrën tonë europiane. Ky armik është droga. Eshtë narkotrafiku me përmasa të frikshme i ngritur në sistem me një shpejtësi të pabesueshmegjatë 5-6 muajve të fundit.
Është oligarkia financiare e bosëve dhe baronëve akoma të paprekshëm të drogës që administrojnë këtë ndërmarrje kriminale tashmë gjiganteske me symbyllje, syshkelje dhe përfshirje të Edi Ramës dhe kupolës së tij. Intensifikimi i trafikut të drogës nga Shqipëria drejt vendeve perëndimore shënoi një kulm dhe stand të panjohur me sprovat e shumta të krimit të organizuar nga janari i këtij viti, për të kapur qiellin tonë dhe për ta shndërruar vendin tonë në një zonë të lirë të drogës në këtë pjesë të Europës.
Ky ishte dhe mbetet një moment shumë kritik, për fatin tonë si vend, fatin tonë si popull dhe fatin tonë si individ. Një grusht narkotrafikantësh me lidhje dhe mbështetje politike dhe logjistike në nivelet e ndryshme të qeverisjes guxuan për interesat e tyre të fëlliqura përmbysjen brutale të kursit të Shqipërisë europiane duke e vënë në kursin e Shqipërisë kolumbiane në kuptimin e rënies së vendit nën sundimin e narkotrafikut.
Ishin dhe janë ditë të vështira por shqiptarët u ngritën dhe po ngrihen me thirrjen e opozitës për të marrë në dorë fatin tonë, për të hequr damkën e narkotrafikut nga faqja e Atdheut për të mposhtur dhe shporrur oligarkinë mafioze politike të drogës, për të treguar me gisht Edi Ramën si përgjegjësin kryesor për këtë gjëmë duke i kërkuar të largohet sepse vendi ka nevojë më shumë se kurrë për zot shtëpie në krye të qeverisë dhe jo adjutantë dhe pengje të narkotrafikut siç e ka treguar qartë që është Edi Rama me gjithë qëndrimet e tij. U ngritën shqiptarët, u bashkuan shqiptarët, ja ku janë, ja ku jemi.
Kjo është ditë e madhe, ditë historike. Kjo këtu është Shqipëria e punës, e nderit dhe e virtyteve më të mira. Kjo këtu është Shqipëria e ligjit, demokracisë, integrimit. Është Shqipëria që nuk ul kokën, nuk trembet, nuk friokësohet, nuk gjunjëzohet, nuk gënjehet e nuk mashtrohet. Kjo është Shqipëria që lufton, që sakrifikon, që ndeshet për vlerat që bashkojnë historinë e saj me aspiratat euriopiane. Kjo është Shqipëria që nuk ktheheht prapa, kjo është Shqipëria e statusit kandidat.
E meritojmë statusin e vendit kandidat edhe për këtë protestë që po bëjmë sot në këtë bulevard të nderit dhe shpresës, për këtë mesazh të madh që po u japimj të gjithë bashkë Europës dhe SHBA.
Shqipëria nuk është narkotrafiku por populli i saj i lirë, nuk është xhungla e një grushti oligarkësh të drogës por demokracia e qytetarëve të saj. Edi Rama, kryeministri akoma në detyrë që ka rënë moralisht ditën e rënies së avionit në Divjakë, si simbol i drogës me avion është sot më larg se kurrë me këtë Shqipëri të punës dhe nderit parimeve dhe vlerave. Është jo vetëm larg por është kundër saj, kundër qytetarëve, kundër jush me papërgjeshmërinë e tij, sjelljet dhe qëndrimet e tij skandaloze në çdo etapë të shpërthimit të megaskandalit të drogës.
Me nënvlerësimin që i ka bërë dhe vazhdon ti bëjë këtij rreziku të madh kombëtar, që po mbidhet si re e zezë rreth Shqipërisë për ti zënë diellin dhe dritën, për ti helmuar tokën, qiellin dhe detin, për ti shkatërruar historinë dhe ardhmërinë, për të përmbysur skrupujt dhe moralin e jetës sonë, për të hedhur në erë bazat e edukimit që ju transmetojmë fëmijëve në familje dhe shkollë, për të pushtuar pushtetin e qytetarëve që pas kësaj nuk mund të jetë më i qytetarëve.
Shqetësimi që na ka shqetësuar dhe ngritur në këmbë nuk është nga ato që jemi mësuar të shohim rëndom në arenën e përplasjeve politike mes opozitës dhe qeverisë apo anasjelltas. Shqetësimi i ngritjes në sistem të narkotrafikut është kombëtar, ekzistencial, është të jemi apo mos të jemi këta që jemi. Të jemi njërëz të lirë apo jo, të jemi apo të mos jemi njërëz të lirë, të jemi apo të mos jemi një vend demokratik që aspiron të jetë pjesë e Europës.
Trafiku marramendës si kurrë më parë i drogës nga toka, deti, ajri është fatkeqësia jonë shoqërore dhe politike, nëse nuk e ndalojmë, nëse nuk e flakim.
Droga përbën sot agresionin më të madh ndaj normave, parimeve në të cilat mbështetet edukimi i brezave. Droga në sistem i thotë nxënësit dhe studentit mos mëso se fito më shumë duke trafikuar. I thotë fermerit mos mbill perime, drithëra, por mbill drogë.
Droga në sistem ushqen iluzionet e pasurimit të shpejtë, por asnjë vend në botë nuk ka bërë hajër përmes drogës, nuk ka përparuar përmes drogës. Vendet që kanë rënë për pak kohë, apo për kohë më të gjatë në kthetrat e kartelit të trafikut të drogës kanë marrë goditje dhe plagë shoqërore shumë të rënda.
Përvoja e këtyre vendeve ka treguar qartë se droga vetëm ka shkatërruar, vetëm ka hapur varre dhe plagë, ka kthyer njërëzit kundër njëri-tjetrit, ka shkatërruar familjet, ka tundur shoqëritë nga themelet. Ata që përfitojnë nga një veprimtari e tillë janë gjithmonë një grusht njerëzish që kanë synime që përmes parave të pista të drogës të kapin shtetin dhe qeverinë.
Rama ironizon: Rrota e ish-qeverisë ngeci në bulevard
Pas protestës, nuk ka vonuar një mesazh ironik i kryeministrit Edi Rama në “Facebook” mbi praninë jo shumë të madhe mbështetësve të opozitës në shesh për të protestuar kundër trafikut të drogës dhe kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë: “Rrota e ish-qeverisë ngeci në Bulevard”, – ka shkruar Rama, duke iu referuar ironisë së bërë nga opozita për rrotën e avionit që ngeci në rërën e Divjakës dy javë më parë. Ndërkohë statusi i Ramës në rrjetin social vazhdonte: “Piloti nuk foli, shoferi bërtiti, pasagjerët morën furgonët për të ikur nga vendngjarja.
Protestuesit mbështesin grevistët e urisë
Pas mbarimit të fjalimit të Bashës, vëmendja e protestuesve u përqendrua te çadrat e grevës së urisë, kur ndodhen prej pak ditësh 14 persona, ish-punonjës të administratës publike që janë shkarkuar nga puna. Protestuesit, duke boshatisur pjesën kryesore të bulevardit, i kanë mbështetur me thirrjet: “Jemi me ju, jemi me ju”, por edhe, “Kthejini në punë, kthejini në punë. Rama ik, jepe dorëheqjen”.
Të larguarit nga puna, kanë dalë nga çadrat dhe i kanë përshëndetur protestuesit, të cilët kanë kënduar në kor edhe himnin e flamurit kombëtar.
Kush janë të larguarit nga puna në grevën e urisë
Ja kush janë të larguarit nga puna që kanë hyrë në grevë urie:
1-Petrit Fejzullari, 50 vjeç ka punuar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore në Drejtorinë Rajonale të Tiranës prej 13 vitesh. Në datë 7 maj ka nisur procesin gjyqësor. Është diplomuar për financë.
2-Gladiola Bardhoshi, 30 vjeçe, ka punuar si punonjëse sociale. Ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Zyrën e Shërbimit të Punësimit. Është paguar vetëm 2 muaj sepse më datë 7 nëntor 2013 është larguar nga puna.
3-Nertila Qafzezi, 28 vjeçe, ka punuar specialist e Zyrës së Punësimit prej katër vitesh. Është larguar nga puna më 10 janar 2014.
4- Vera Picaku 40 vjece, ka punuar në Autoritetin Kombëtar të Ushiqmit. Prej 8 vjetësh ka ushtruar profesionin. Më 20 nëntor 2013 ka marrë urdhrin e largimit nga puna.
5-Artan Murrizi rreth 45 vjeç. Ka punuar Inspektor në Drejtorin e Inspektimit në Ministrinë e Drejtësisë prej 4 vitesh. Është larguar nga puna në dhjetor 2013.
6- Olgerta Shkurti 35 vjeç, Ka punuar në Drejtorin Rajonale të Punësimit në Tiranë prej 5 vitesh. Është larguar nga punuar në 10 janar 2014.
7-Agron Dervishi ka punuar Inspektor në Sigurimet Shoqërore në Gjirokastër prej 7 vitesh. Ëshë larguar nga puna 15 mars 2014.
8-Preng Vukaj, ka punuar punëtor gjelberimi në Ndërmarrjen numër 2 të trajtimit të studentëve në Qyteti Studenti . Ka filluar punë në 2007. Është larguar nga puna në nëntor të 2013-s.
9-Astrit Likaj, ka punuar në Sektorin e Financës nëZyrën e Punësimit në Tiranë prej 5 vitesh. Është larguar nga puna në nëntor 2013.
10- Ludovik Berisha: Nga Berati me funsksion operues pranë PMZSH.
- « Previous Page
- 1
- …
- 458
- 459
- 460
- 461
- 462
- …
- 596
- Next Page »