• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KËLMENDI, NDERI I KOMBIT

August 11, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Nga portali i Presidencës së Republikës së Shqipërisë me kënaqsi mësova se të shtunën më 10 gusht, Presidenti i Republikës, Z. Bujar Nishani mori pjesë në “Logun e Bjeshkëve”,  një aktivitet ky që mbahet pë çdo vit në Këlmend të Malësisë së Madhe.  Përveçse njoftohet se Presidenti Nishani i dorëzoi Komunës së Këlmendit dekoratën e lartë,”Nderi i Kombit”, një vlersim i lartë ky për Këlmendin dhe mbarë Malësinë e Madhe,  thuhet se ai ishte presidenti i parë shqiptar në histori që vizitoi  Këlmendin, ku u prit me entuziazëm të madh nga banorët e Malësisë së Madhe.

Presidenti Nishani ia dorëzoi Këlmendit – fisit të luftëtarit legjendar, Prek Calit — dekoratën, ”Nderi i Kombit” gjatë aktivitetit artistik dhe kulturor, “Logu i Bjeshkëve”, që mbahet çdo vit në atë trevë, me qëllim për të ruajtur dhe kultivuar tiparet kulturore eksklusive të Këlmendit dhe Malësisë së Madhe, si pjesë e pa ndarë e kulturës dhe etnografisë së vjetër dhe moderne të Kombit shqiptar.  Kreu i shtetit shqiptar dekoroi fisin e Këlmendit, duke e dalluar,

“Për kontribut të shquar për identitet kombëtar, për trimëri dhe heroizëm në kryengritjet antiosmane për pavarësi, për qëndresën heroike në ruajtjen e kufijve kombëtarë nga copëtimi shovinist, për kryengritjen e parë antikomuniste (1945), ku gjaku i martirëve u shndërrua në memorje dhe vullnet për të kërkuar demokraci, për prijësit dhe bijtë e saj të shquar që ka nxjerrë në shekuj”.

Është tepër me vend, vlerësimi dhe nderi që Presidenti Nishani i bëri luftës dhe qëndresës së Këlmendasve gjatë shekujve, të cilët gjithëmonë i treguan kombit dhe botës, përballë luftërave e shtypjeve, dhe pushtimeve të huaja që kishin për qëllim copëtimin e tokave shqiptare si plaçkë nga fqinjtë shovinistë, se është, “Ma mirë dekun me nderë se gjallë  e për mënderë!”.   Këlmendasit, gjatë gjithë historisë së qëndresës së tyre ndaj pushtuesve të huaj otomanë e sllavë, si dhe ndaj komunizmit, si rradhë ndonjë krahinë tjetër, ata gjithmonë ishin një shembëll bashkimi, të lidhur në besë, për t’i treguar mbarë kombit se ishte më mirë, “me vdekë se sa me jetue në robëni”, ashtu siç këndon edhe malësori lahutar, “

“O ti kangtari i kangve kreshnike,

Merre lahuten tashti nji herë,

Na i thuej trimnitë e doket fisnike,

Na i kujto të parët si e kishin për nder:

deken m’e ba sikur me le.”

Ndoc Vulaj, nga Libri, Lufta e Kelmendit

Sipas portalit të presidencës,  në fjalën e mbajtur në “Logun e Bjeshkëve”,  Kreu i Shtetit, përmendi një prej karakteristakave të kësaj treve, respektin që gëzon femra duke u shpreh gjithashtu se një vlerë e pashuar në shekuj e krahinës së Kelmendit, është edhe respekti gati proverbial ndaj grave dhe lirisë së shprehjes së tyre, si një shembull i përkryer i demokracisë së fiseve shqiptare, duke thënë se, “Trashëgimnia e kësaj treve është një shembull i gjallë i vlerësimit dhe cilësimit të gruas si një zonjë e vërtetë, që merrte pjesë në kuvende, thoshte  lirshëm fjalën e saj, madje dhe  votonte.  Ky është një mesazh i madh qytetarie dhe përparimi që “Logu i Bjeshkëve” duhet t’ia shpërndajë gjithë Shqipërisë dhe gjithë përpjekjeve që ajo sot po bën në betejën e saj kundra padrejtësive dhe pabarazisë gjinore, si një normë bazë e së ardhmes sonë europiane”.    Në një gjest tepër fisnik, kryetari i shtetit paraqiti para këlmendasve të bijën e tij Fiona, e cila në shënjë respekti dhe admirimi për këtë zonë ishte veshur me kostumin popullor të kësaj krahine.

Presidenti Nishani me akordimin e dekoratës “Nderi i Kombit”, komunës së Kelmëndit, nderoi pasardhësit të gjithë atyre kreshnikëve, që gjatë shekujve ia kushtuan jetën, sakrificat, vuatjet dhe mundimet, lirisë dhe përparimit të kombit shqiptar, duke venë në vend të drejtën dhe të vërtetën.

Sot, është detyrë e jona, që atyre kreshnikëve që luftuan për lirinë dhe që mbrojtën terësinë territoriale  kundër armiqve shekullorë të kombit dhe atyre që gjatë gjithë historisë u përpoqën të ruajnë identitetin e fisit shqiptar, t’ua këthejmë lavdinë dhe nderin e kombit që e vërtetë u takojnë.  Unë si njëri me origjinë nga  ato treva, por për më tepër, si nip i Këlmendit, i jam mirënjohës Presidentit Nishani për njohjen e kontributit që ka dhënë treva e Këlmendit ndajë lirisë, përparimit dhe ruajtjes së bashkimit të kombit.

Filed Under: Kronike Tagged With: Frank shkreli, Kelmendi, Nderi i Kombit

Toleranca Fetare dhe Paqja

August 11, 2013 by dgreca

Nga Mimoza Dajçi/

Në muajin korrik të këtij viti u mbajt në Washington, D. C. Programi Veror një javor për të rinjtë e besimeve të ndryshme fetare me Temë “Shërbesat e ndryshme fetare për të rinjtë”. Pjesëmarrës ishin fëmijë ambasadorësh të akredituar në SHBA si dhe studentë nga vende të ndryshme të botës. E pranishme ishte gjithashtu edhe studentja shqiptare Enareta Bezati.

Eshtë i dyti vit që ky lloj programi mbahet mes të rinjve nga e gjithë bota. Vjet u organizua në Tiranë, ku inisiatore e mbikqyrese e kësaj veprimtarie të rëndësishme për tolerancën fetare e paqen botërore ishte Drejtoresha e Federatës Universale për Paqen në SHBA Znj. Tomiko Duggan.

Kjo veprimtari synon në njohjen e vlerësimin që duhet të kenë të rinjtë për besimet e ndryshme fetare dhe respektin që duhet të japin ndaj çdo besimtari qoftë katolik, mysliman, kristan, budist, hindy, etj, pra rëndësi ka paqja mes tyre harmonia dhe toleranca.

Studentët ndoqën për një javë takime tepër interesante në Washngton, D.C. duke u njohur me qendra muzeale, institucione qëndrore të rëndësishme amerikane, kisha e kulte fetare si dhe vizituan Capitol Hill. Takuan kongresmenë, senatorë, përfaqësues nga Departamenti i Shtetit, e organizatave jo qeveritare, profesorë që meren me studimin shkencor të fesë, etj. Ata vizituan gjithashtu Godinën Washington Times, Zyrën e Rev. Dr. Sun Myung Moon, Muzeumn e Holokaustt, Bazilikën e famshme ku brenda saj ndodhej edhe Statuja e Nënë Terezës.

Enareta Bezati u përfaqësua në këtë program veror nga Organizata e Gruas Shqiptare –  Amerikane “Shpresë dhe Paqe” me të gjitha vlerat e saj si shqiptare dhe intelektuale. Pasi përfundoi me sukses gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë ajo po ndjek studimet për financë në Kolegjin Amerikan “Baruch” në New York si studente internacionale. Enareta është një vajzë e zgjuar, zotëruese e disa gjuhëve të huaja, veprimtare e komunitetit tonë, si dhe një vajzë me aftësi humanitare. Në vitin  2008     ka marë pjesë në një seminar humanitar 8 ditor në Slloveni nga Kryqi Kuq Ndërkombëtar, ku ndoqi Projektin, “Si mbrohen të drejtat e njeriut në kohë lufte”.

Pas vizitave të ndryshme nëpër institucionet amerikane studentët në këtë takim një javor patën rast të shijonin gatimet e vendeve të ndryshme, të lexonin e të mësonin lektura mbi fenë, të njiheshn me kërcimet e tyre tradiconale, të bënin joga e ushtrime sportive. Në kampin veror të fëmijëve “Shalom Peace Garden” pranë Jewish Center në Silver Spring – Maryland ata mbollën trëndafila e tulipanë. Për të gjitha këto aktivitete të rinjtë ndiheshin shumë të emocionuar, momente që ata i vlerësuan si një experiencë të veçantë e të paharuar.

Për kujdesin, interesimin e inteligjencën që treguan të rinjtë në Seminarin e paqes dhe tolerancës fetare ditën e fundit u vlerësuan nga Federata Unversale e Paqes me Çertfkatën e Mirënjohjes si “Ambasador të Paqes”,  një vlerësim të tillë  meritoi edhe studentja jonë shqiptare Enareta Bezati, për të cilën të gjithë ne duhet të ndIhemI krenar për brezIn e ri që na përfaqëson me dinjitet në të gjitha fushat e jetës, qofshin fetare, shkencore, kulturore e artistike në themelel të të cilave është toleranca e bashkëjetesa paqësore.

Vetë organizatorja e kësaj veprimtarie humanistja e misionierja e paqes Znj. Tomko Duggan duke parë se sa rol të rëndësishëm luajnë këto takme, vizita e biseda mes të rinjve me kombësi të huaj e shikon të arsyeshme që këto shërbime fetare mes të rinjve të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme në shtete të tjera të SHBA apo në botë.

Gusht, 2013

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Mimoza Dajci, paqja, toleranca fetare

Brukseli nuk e konfirmon marrëveshjen për telekom në mes të Kosovës dhe Serbisë

August 8, 2013 by dgreca

Maja Kocijancic, zëdhënësja e Catherine Ashton, tha se Brukseli nuk e konfirmon arritjen e marrëveshjës për telekom në mes të Kosovës dhe Serbisë/

Brukseli nuk e konfirmon arritjen e marrëveshjës për telekom në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Maja Kocijançiq, zëdhënësja e shefës për politikë të jashtme, Catherine Ashton e cila ka ndërmjetësuar takimet e kryeministrave të Thaçi e Daçiq, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ende nuk ka asgjë të re rreth kësaj teme.
“Ende nuk ka ndonjë lajm për pranimin e marrëveshjes. Ne shpresojmë që të dyja palët të arrijnë marrëveshjen sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë shkurtimisht Kocijançiq.
Një ditë më parë, delegacioni kosovar për dialogun teknik i kryesuar nga zëvendës kryeministrja Edita Tahiri kishte thënë se pala kosovare është pajtuar me versionin e fundit të marrëveshjës, ndërsa pala serbe ka kohë deri sot.
Marrëveshja është që pala kosovare të marrë kodin ndërkombëtar, +383, ndërsa për këtë të aplikojë një prej vendeve anëtare të BE-së.
Mediat kosovare sot kanë raportuar se marrëveshja është arritur pasi edhe delegacioni serb është pajtuar për këtë gjë, por kjo zyrtarisht ende nuk është konfirmuar.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: mes kosoves e Serbise, Nuk ka marrveshje, per telekom

Presidenti Obama ka uruar myslimanët e botës për festën e Bajramit

August 8, 2013 by dgreca

Presidenti Obama uron myslimanët e botës

Në urimin e tij me rastin e Bajramit, Presidenti Obama tha:
“Michelle dhe unë u dërgojmë përshëndetjet më të përzemërta myslimanëve që festojnë Eid al-Fitrin këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në botë.
Gjatë muajit të kaluar, myslimanët kanë nderuar besimin e tyre me anë të lutjes dhe të shërbimit, agjërimit dhe kohën me të dashurit e tyre. Në Iftarin e Shtëpisë së Bardhë sivjet, isha krenar që u ndodha me disa prej myslimanëve të shumtë amerikanë të cilët pasurojnë demokracinë dhe forcojnë ekonominë tonë.
Shumë prej nesh kanë pasur mundësi të hanë iftar me miqtë dhe kolegët tanë myslimanë – një traditë që na kujton të jemi mirënjohës për të mirat që gëzojmë dhe për të treguar dhembshuri për njerëzit me pak fat midis nesh, duke përfshirë miliona sirianë që e kaluan Ramazanin të zhvendosur nga shtëpitë, familjet dhe të dashurit e tyre.
Për të ndihmuar sirianët më në nevojë për këtë Fitër-Bajram, Shtetet e Bashkuara janë duke siguruar një shtesë prej 195 milionë dollarë ndihma ushqimore dhe ndihma të tjera humanitare, duke e çuar kontributin tonë humanitar për popullin sirian në mbi 1 miliardë dollarë që nga koha e fillimit të krizës.
Për miliona amerikanë, Bajrami është pjesë e sixhades së madhe të shumë traditave të Amerikës, dhe unë u uroj të gjithë myslimanëve një festë të bekuar dhe të gëzueshme. Eid Mubarak!”

Filed Under: Kronike Tagged With: per bajram, Presidenti Obama, uron myslimanet e Botes

Festa e Bajramit ne Kosove: Myftiu Tërnava priti përfaqësuesit e institucioneve

August 8, 2013 by dgreca

Bashkësinë Islame të Kosovës e kanë vizituar sot përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare. Ata uruan myftiun Naim Ternava dhe mbarë popullin e Kosovës për jetë më të mirë dhe më të begatshme.

Kryeministri Hashim Thaçi uroi të gjithë besimtarët mysliman të Kosovës, me rastin e Fiter Bajramit. Gjatë vizitës që i bëri Bashkësisë Islame, kryeministri tha se në këtë ditë kujtohen edhe ata që u sakrifikuan për këtë vend, dhe ajo sakrificë jep energji për një punë më të madhe në ndërtim të shtetit.

“Bashkësia Islame dhe vet z.Tërnava personalisht, kanë luajtur një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm me mesazhet e tyre të urta, të dashurisë, respektit dhe vëllazërisë. Ne sot në këtë festë kujtojmë të kaluarën tonë, të dashurit tonë të rënët për lirinë e Kosovës, por edhe marrim energji për të punuar në forcimin dhe konsolidimin e shtetit tonë”, tha kryeministri Thaçi.

Qyetarët i ka uruar edhe kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi.
“Urojmë të gjithë qytetarët e besimit islam të Republikës së Kosovës me dëshirat më të mira që mirëqenia, suksesi dhe begatia të jenë gjithnjë në rritje për qytetarët e vendit tonë”, tha kryeparlamentari Krasniqi.

Myftiu Naim Ternava priti sot edhe ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës Dodë Gjergji.
”Agjërimi, lutja dhe lëmosha janë mjete shpirtërore që njeriu përgatit zemrën e vet për Zotin dhe ne duhet të nderojmë njeri tjetrin. Ne i respektojmë festat dhe simbolet e njëri tjetrit, sepse vetëm duke respektuar ne rrisim qytetërimin e dashurisë”, tha Ipeshkvi Gjergji.

Bashkësinë Islame të Kosovës e vizitoi edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, i cili me këtë rast premtoi mbështetje për ndërtimin e xhamisë së re ne kryeqytet.
“Ne shpresojmë se në vitet e ardhshme do të kemi më pak njerëz të cilët falen në rrugë, për arsye se është në projekt që të ndërtohet edhe xhamia e re e Prishtinës. Ne do ta përkrahim Bashkësinë Islame që objekti të bëhet sa më mirë dhe sa më herët”, tha Mustafa.
Ndërsa, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, uroj myftiun Tërnava dhe besimtarët mysliman në Kosovë për një të ardhme më të mirë.

“Gjithë besimtarëve të fesë islame ua urojmë Fiter Bajramin me dëshirën dhe shpresën për më shumë barazi, solidaritet dhe drejtësi në shoqërinë dhe popullin tonë”, tha Kurti.
Për një mirëqenie më të mirë, në këtë ditë ka uruar edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Urime për besimtarët mysliman të Kosovës dhe kjo festë dhe festat tjera që vijnë e gjetshin popullin tonë sa më mirë”, tha Haradinaj.

Myftiun Naim Tërnava e kanë uruar edhe përfaqësues të subjekteve tjera politike, ata të FSK-së, si dhe përfaqësues të korit diplomatik në Kosovë.

Shumë vizita në BIK

Ipeshkvi i Kosovës Don Dodë Gjergji, ka qenë i pari që e ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, për të uruar festën e Fitër Bajramit. Ai tha se tolerance është kryesorja për të gjithë.

Edhe kryeministri Hashim Thaçi, vizitoi BIK-un, duke i uruar të gjithë për këtë festë. Thaçi tha se BIK-u ka pasur rol të veçantë gjithmonë me urtësinë dhe mesazhet e tyre qëllim mira.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, ka uruar të gjithë për këtë festë.

Begati dhe krejt të mirat u uroi qytetarëve. Ai tek hyrja është takuar me Thaçin deri sa ai po dilte nga BIK-u. Ai tha se e uruan njëri tjetrin, duke shtuar se nuk ka arsye për të mos uruar festat njëri tjetrit.

Edhe Behgjet Pacolli, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa edhe komandanti i FSK-së Kdari Kastrati, kanë vizituar BIK-un dhe e uruan myftiun Tërnava dhe qytetarët për festën e Fitër Bajramit .

Myftiu Tërrnava ka deklaruar se sa i përket Xhamisë së Madhe gurë themeli i së cilës është bërë që një vit tha se ajo nuk po vonohet për ndërtim por duhet para për ta ndërtuar dhe se shumë shpejt do ta fillojnë atë.(Bota Sot)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Festa e Bajramit ne Kosove, Myftiu Ternava

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 504
  • 505
  • 506
  • 507
  • 508
  • …
  • 599
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!
  • Liria fillon gjithmonë nga refuzimi për të gënjyer veten…
  • Një nderim për historinë tonë kombëtare…
  • Habermas në mbrojtës i vendosur i intervenimit të NATO-s në Kosovë
  • HYSEN S. DIZDARI, VLERA E NJË HULUMTUESI SERIOZ NË PULLAT SHQIPTARE
  • Njё Dritёro amerikan, Robert Frost (1874 – 1963)
  • 18 mars 2026, 78 vite nga lindja e poetit martir Vilson Blloshmi!
  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 
  • ASOCIACIONI SI ENTITET PARA-SHTETËROR APO VETËMENAXHIMI SI GARANCI E RUAJTJES SË RENDIT KUSHTETUES NË KOSOVË
  • Luana Bajrami, aktorja nga Kosova feston 25 vjetorin me Oscar dhe hyn në Histori
  • Çfarë e bën mashkullin burrë?
  • Pse Hoxhë Hasan Tahsini ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll
  • Artan Shabani, piktori i ngjyrave që vuan dramën e Çamërisë
  • Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por stresi i jep krahë: Pse biem pre e gënjeshtrave?
  • Shuhet lahutari rugovas Rrustem Bajrami-Imeraliaj, 1932-2026

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT