• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VJENË- PJETËR LOGORECI: HISTORI SHKODRANE NË FOTOGRAFI

June 28, 2020 by dgreca

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë/

      Imazhi i trungut Logoreci jeton akoma në veprimtarinë për përparim kombëtar. Nipi i Mati Logorecit, Pjetër Logoreci në Vjenë dhe Fotoalbumi Historik me vlera kombëtare nga puna e tij 6 vjeçare në arkivat e Vjenës. 

       Pjetër Logoreci, pinjoll i familjes së madhe Logoreci, vazhdon traditën e shkëlqyer në shërbim të kulturës, artit dhe progresit kombëtar. Vjena, ku studiuan figura të njohura historike mes tyre edhe Logorecët, e ruan vazhdimësinë edhe në ditët tona nga pasardhësi i tyre, nipi i Mati Logorecit, Pjetër Logoreci. Të cilët një shekull ma parë, në Vjenë studiuen vëllezërit Kolë dhe Gjon Logoreci, i pari për ekonomi e financë dhe tjetri për agronomi.  

         Pjetri me lojën në skenën e Teatrit Popullor të Vjenës dha një shkëndi nga shkëlqimi i Aleksandër Moisiut një shekull më parë. Tani Pjetri krahas aktiviteteve të tij në institucionet e kulturës austiake, del me veprën e tij që është rezultat i kërkimeve të tij në arkivat austriake, të titulluar   “Histori e Shkodrane në Fotografi“.  Një album i mrekullueshëm e cilësorë i ndarë në 5 kapituj, duke filluar me Shkodrën, jetën, fasadat, personalitete e të përditëshmen e Shkodrës. 

          Në bisedën e tij, Logoreci, shprehë kënaqësinë e tij  mbi hulumtimet e bëra në Arkivin e Shtetit Austriak, Arkivin e Bibliotekës Nacionale të Vjenës, Arkivin e Bashkisë së Vjenës, Arkivin e Bibliotekës së Universitetit të Vjenës dhe Arkivin e Bibliotekës së Universitetit të Gracit. Albumi i pasuruar me shumë foto të panjohura, që iu përkasin viteve 1908 deri 1916, është rezultat i një pune kërkimore 6-vjeçare. Çdo fotografi ka kartelën e vet, ku tregohet çfarë është, kush e ka bërë, kur është marrë dhe çfarë duket. 

         Veçohet kapitulli i dytë me fotografi nga pushtimi i Shkodres prej Malit të Zi, në të cilat pasqyrohet gjendja e mjerueshme e popullsisë, masakrat ndaj saj, plaqkitjet, vuajtjet në uri, bombardimi e shkatrrimi i qytetit nga pushtuesit. Në liber botohen fotografi nga skenat makabre, vrasjet, kufomat në këtë luftë për mbrojtjen e qytetit, ku çdo familje shkodrane kishte një person të mbetur në llogoret e Taraboshit në mbrojtje të territorit, dinjitetit dhe nderit shqiptar.  Në bisedën me Pjetrin ai shprehet i emocionuar duke i ndjerë në shpirtë ato momente vuajtjesh për të cilat flasin aq shumë ato fotografi të kohës.

“Kur kam parë fotografinë e Portalit të Katerdrales së Shkodrës që mban emrin Shën Stefan, të njëjtë si Katedralja e Vjenës, kam mbetur i shtangur. Portali është një vepër arti, i punuar nga dora e Kolë Idromenos, me financimin e Austrisë e cila ka financuar edhe në ndërtimin  Katedralës së Shkodrës. Për të shmangur abuzimet me financimet në ndërtimin e objekteve, konsullata austriake në Shkoder ka dokumentuar në fotografi të gjithë objektet e ngritura me këto donacione. Kështu gradualisht nga aty më lindi frymëzimi që të bëja një album për Shkodrën, edhe pse e dija që ishte vështirë, këkonte kohë, mund dhe shpenzime.”  

           Siç shihet nga dokumentet dhe fotografitë e panjohura që sjell libri, Idromeno kishte realizuar shumë vepra arti të cilat u dëmtuan në kohën e komunizmit, bie fjala tavani i Katerdrales i gdhendur me dru, shtatoret e ndryshme apo pikturat murale.  Përveç Katedrales, Shkodren e stolisin dhe shumë fasada të njohura e madhështore siç ështe shetitorja kryesore e qytetit apo objekte të tjera disa prej të cilave u shkatërruan në kohën e komunizmit.

Shumë ndërtime të bukuar që ka Shkodra dalin të ideuara dhe të punuara nga Kolë Idromeneo, por edhe nga Gjergj Fishta dhe qyteti ju detyrohet shumë këtyre njerëzve, sidmos Idromenos.  Logoreci shprehet i zhgënjyer nga indiferenca e pushtetarëve të Shkodrës dhe e shtetit,  ndaj varrit të Idromenos apo të Marubit e një sërë personalitetesh të tjera, në varrezen e Rrmajit, që janë lënë të degraduara plotësisht. Këto emra të mëdhej të kulturës e shqiptarizmës janë kyçi i kulturës shkodrane dhe nuk duhen lënë në harresë, duhet të gjendet mundësia që objektet ku eshtrat e tyre prehen në amshim, të restaurohen.

      Albumi është një kujtim me vlerë i një kohe të shkuar dhe homazh ndaj figurave madhore historike nga ajo periudhë.  Është porosi për brezat që vijnë mbi nevojën e vlerësimit dhe respektit të luftës heroike për liri dhe progres kombëtar ku Shkodra është dalluar gjithnjë për aktivitetin e ndihmesen e saj në themelimin e kulturës e tabanit kombëtarë.
         

Promovimi i veprës pritet të mbahet në Vjenë sapo të krijohen kushtet normale nga pandemia.  Secili mërgimtar ka nevojë ta ketë librin në bibliotekën e tij. Veprimtaria e Pjetër Logorecit në Vjenë është e vazhdueshme dhe me interes kombëtar. Vite më parë, ai ishte realizuesi i nxjerrjes dhe bartjes së eshtrave të Don Nikollë Kaçorrit, nënkryetarit të qeverisë së parë të Shqipërisë së pavarur të vitit 1912, e shpallur në Vlorë me kryetarin e saj të parë Ismail Qemalin.
            Pjeter Logorecin e urojmë për veprën dhe i dëshirojmë atij sukses në hulumtimet e radhës. 

Filed Under: Kulture Tagged With: Hazir Mehmeti, Histori shkodrane, Pjeter Logoreci, Vjene

TRURI I NJË PIKTORI DHE SHPATA E GJERGJ KASTRIOTIT…

June 25, 2020 by dgreca

KRITIKU FRANCEZ I ARTIT (1865) : “NËSE TRURI I NJË PIKTORI KËNAQET ME ANËN MATERIALE DHE SHKËPUTET NGA STUDIMI DHE REFLEKTIMI, ATËHERË AI DO TË JETË PO AQ I PADOBISHËM SI PUNA E SHPATËS SË GJERGJ KASTRIOTIT NË DUART E MEHMETIT II.”/

Nga Aurenc Bebja*, Francë /

Në veprën me titull “Les beaux-arts à l’exposition universelle et aux salons de 1863, 1864, 1865, 1866 et 1867 – Artet e bukura në Ekspozitën Universale dhe në sallonet e 1863, 1864, 1865, 1866 dhe 1867” të kritikut të artit, shkrimtarit dhe fotografit francez Maxime Du Camp (1822 – 1894), botuar në Paris në vitin 1867, gjejmë një krahasim midis artit të pikturës dhe heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Salloni i 1865

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“…A është e nevojshme të them se pothuajse të gjitha veprave të ekspozuara aktualisht u mungon mendja (shpirti) ? Dëgjoj këtë frymë tërheqëse që bën një pikturë, një statujë, diçka tjetër përveç përfaqësimit brutal të një fakti, një personazhi apo këndvështrimi. Vetëm dora merret parasysh ; ajo mbizotëron trurin : skllavja është shndërruar në zonjë.

Midis artistëve, unë vë re shumë virtuozë dhe shumë pak krijues. Sidoqoftë, është shpikja, në kuptimin origjinal të fjalës, ‘invenire’, për të gjetur, që është përsosmërisht shenja dalluese e çdo arti. Nëse misioni i vetëm i pikturës është riprodhimi, ajo nuk është më art por zanat (punë). Raymond Gayrard (skulptor francez), një njeri i talentuar, kompetencën e të cilit nuk mund ta mohojmë, ka shkruar :

“Sipas disa artistëve, shumë të vlerësuar për një pjesë të punës së tyre, materiali i imitimit mjafton për të prodhuar kryevepra. Është e qartë se më këtë duhet të marrim parasysh vetëm anën piktoreske, e cila është ana më e ngushtë (lehtë) e artit. Ekziston para së gjithash, dhe mbi të gjitha, ana morale, ana poetike.”

Asgjë nuk është më e vërtetë. Përndryshe, te z. Blaize Desgoffes (piktor francez), i cili di të kopjojë përsoshmërisht një copë fildish, një copë stof, një gotë plot verë, detyrohemi të njohim piktorin më të madh të kohërave moderne, një supozim kaq i çuditshëm sa është i papranueshëm.

Sulltani Mehmet II, i habitur nga fitoret që arrinte Skënderbeu, i kërkoi Epirotit të tmerrshëm që t’i jepte shpatën e tij. Sulltani nuk pësoi më pak humbje, dhe duke e akuzuar Skënderbeun se e mashtroi, ky i fundit iu përgjigj : “Nuk është shpata ime ajo që ju nevojitet, por krahu që e përdor dhe koka që e drejton atë.”

Çfarëdo aftësie materiale që mund të arrijë (fitojë) një piktor, nëse truri i tij nuk zhvillohet pa ndërprerje nga studimi dhe reflektimi, ai do të jetë po aq i padobishëm si puna e shpatës së Gjergj Kastriotit në duart e Mehmetit II.”* (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)

Filed Under: Kulture Tagged With: Aurenc Bebja, Gjergj Kastrioti, Maxime Du Camp, piktori

Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me Ekspozitë të Etnologjisë

June 24, 2020 by dgreca

-Ekspozita e Etnologjisë në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit do të ketë për qëllim informimin e vizitorëve për mënyrën e jetesës së popullatës të trevave shqiptare, me fokus të veçantë në artin tradicional, si dhe trajtimin e vlerave të Trashëgimisë Kulturore përmes artit tradicional. Hartohet Koncept dokumenti/

-Në këtë muaj Qershor 2020, me rastin e shënimit të 142 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren para publikut prezantoi ekspozitën tematike “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” të autorit Parim Kosova/

PRIZREN, 24 Qershor 2020-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka hartuar Koncept Dokumentin për ekspozitën etnologjike e cila së shpejti planifikohet të ridizajnohet në sektorin etnologjik të Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ekspozita do të ketë për qëllim informimin e vizitorëve për mënyrën e jetesës së popullatës të trevave shqiptare, me fokus të veçantë në artin tradicional, si dhe trajtimin e vlerave të Trashëgimisë Kulturore përmes artit tradicional.

Samir Hoxha, Drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore tregon se përmes këtij koncept dokumenti do të bëhet ridizajnimi i sektorit etnologjik në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me ç’rast synohet të arrihet aplikimi i metodave të ndryshme instruktive, përmes të cilave do të përcillet tek vizitorët.

Prezantimi përveç se vizualisht në formë fizike planifikohet të përcillen edhe me video, audio (muzikë), reprodukime, teksturë (të prekshme) që mund t’u japë qasje çdo vizitori të ndjejë dhe të përjetojë artin tradicional të pasqyruar përmes kësaj ekspozite në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, thekson drejtori i këtij institucioni Samir Hoxha.

Duke u bazuar në koleksionin ekzistues të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të sektorit etnologjik vizitori mund të mësojë për artin tradicional të shprehur përmes zejeve të ndryshme. 

Koleksioni i pasur me tekstil mund të paraqesë veshje të burrave, djemve, grave, nuseve dhe vajzave myslimane, katolike dhe ortodokse nga trevat shqiptare njëkohësisht duke treguar për llojllojshmërinë e ngjyrave, mënyrës së punimit, materialit dhe formave që ato paraqesin.

Grupi punës i ekspozitës do të angazhohet në bashkëpunim me dizajnerin e enterierit, dhe të brendimit të ekspozitës  për organizmin e hapësirës në mënyrë që koncepti të jetë në përputhje me hapësirën aktuale në kuadër të Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në këtë muaj Qershor 2020, me rastin e shënimit të 142 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren para publikut prezantoi ekspozitën tematike “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” të autorit Parim Kosova.
“Figurat e shquara të lëvizjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si: Iljaz Pashë Dibra, Sylejman Vokshi, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri e shumë të tjerë, ishin dhe mbeten figura të pashlyera të kujtesës sonë historike, andaj mbetet detyrim i yni dhe brezave që do të vijnë pas nesh që personalitete kolosale dhe ngjarje të tilla madhështore të mos harrohen kurrë.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, pati një rëndësi të madhe në historinë e popullit shqiptar. Jehona e madhe që ajo kishte për kohën i dha një shtytje të re Lëvizjes Kombëtare, duke ushtruar ndikim të madh në të gjitha luftërat e mëvonshme për liri dhe pavarësi, e deri tek lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”,  u theksua me këtë rast.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore ka deklaruar se mbetet synim yni i përbashkët që kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ta pasurojmë me eksponate që pasqyrojnë jetën dhe veprën e heronjve tanë, t’i zgjerojmë hapësirat ekspozuese dhe muzeore, si dhe të zhvillojmë programe edukative dhe kulturore për brezat që do vijnë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, Ekspozite Etnologjike, Kompleksi i l.Prizrenit

”Arvanitët – Themeluesit e Greqisë së re”…

June 14, 2020 by dgreca

-Publikohet libri i Pestë i autorit Arben Llalla/

Dolin ë qarkullim libri i pestë i historianit Arben P. Llalla me titull: Arvanitët – Themeluesit e Greqisë së re, ku autori sjellë të dhëna që arvanitasit, pra shqiptarët e Greqisë çliruan Greqinë, ishin president, kryeministra, akademikë, etj. Në këtë libër flitet edhe për Mitet e historiografisë grekë për periudhën osmane dhe mitet e kryengritjes së 1821.

Arvanitët e quajnë veten e tyre zotër të Greqisë. Krijuesit e shoqërisë greke qenë tre arvanitas nga fshati Arvanitohori: Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami. Kryeministri i parë i shtetit grek ishte një arvanit me origjinë nga Gjirokastra dhe quhej Jani Kapodistria(1776-1831) i cili ishte birësuar në Korfuz nga familja e dëgjuar Kapodistria. Vetë Jani Kapodistria ishte djali i Andon Gjikës nga Gjirokastra që kishte mërguar në ishullin e Korfuzit.

Arvanitasve u takoi nderi më i lartë që t’ia sillnin kurorën e Greqisë mbretit të saj Otton, sepse të tre anëtarët e komisionit që u dërguan, ishin arvanitasit Andrea Miauli, Kostë Boçari dhe Dhimitër Pllaputa. Në vitin 1832 ata udhëtuan në Mynih të Gjermanisë për t’ia vënë kurorën e Mbretërisë Greke, Ottonit, djalit të dytë të mbretit të Bavarisë, Ludovikut të Parë.

Arvanitët sot i gjen në majën më të lartë të shtetit grek. Duke filluar që nga heronjtë e kryengritjes për pavarësi të vitit 1821, diku rreth 20 kryeministra të Greqisë kanë qenë me origjinë shqiptare, shumë ushtarakë të lartë, politikanë në nivele të tjera etj., ishin arvanitas.Duke qenë të lidhur me pjesën tjetër të popullatës, ata dhanë ndihmesë në themelimin dhe vulosjene shtetit grek.Kryeministri i dëgjuar i viteve 1920, Elefterios Venizellos ishte me origjinë arvanite, i lindur në fshatin arvanitas Lakonia.

Nga gjiri i racës arvanitase dolën edhe kryetarë të Republikës Greke, si Pavlo Kundurioti, Teodoros Pangallos, Aleksandër Zaimi etj.

Ahmet Selmani redaktori i këtij libri shkruan: Arvanitët – Themeluesit e Greqisë së r, mund të themi se në këtë rast kemi të bëjmë me një qasje gjithëpërfshirëse në aspektin historik, politik, kulturor etj. Referencat e shumta shkencore, përqasjet krahasimtare, sintezat e qarta, analizat e holla, e bëjnë këtë libër të veçantë. Në fakt, me anë të tij është arritur të rrëzohet miti i Greqisë duke u përdorur fati tragjik i arvanitasve si argument i fuqishëm shkencor. Të dhënat e shumta historike, gjeografike, gjuhësore, kulturore, toponimike, letrare, politike etj., janë argumente sui generis.

E para, libri për arvanitët është një çështje e paprekur në këtë mënyrë, siç e ke trajtuar e ndërtuar ti, pra në totalitetin e saj historik, shkencor, politik, diplomatik dhe kombëtar.

E dyta, libri karakterizohet nga shumë fakte (dëshmi, citate, libra, shkresa, raporte, deklarata etj.), ashtu siç e kërkon shkenca e historisë, duke krijuar një mozaik sa të qartë, aq edhe të dhimbshëm për realitetin tragjik të kësaj pjese të popullit tonë.

E treta, krahas shumë fakteve, librin e shquan edhe qasja analitike, pra interpretimi i tyre me logjikë shkencore, filozofike e politike, duke krijuar një imazh të qartë për kontekstin e gjërave në kohë dhe hapësirë. Kjo do të thotë se në njërën anë kemi të bëjmë me historinë si koncept shkencor, por në anën tjetër edhe me historinë si koncept politik.

E katërta, libri në fakt është demitizim i historisë zyrtare e nacionaliste; ofron alternativën e domosdoshme të leximit dhe perceptimit të së vërtetës. Në këtë mënyrë na del një libër paqësor e human, që nuk nxit urrejtje, por që fton në tryezën e së vërtetës historike për t’i flakur dilemat, gënjeshtrat dhe manipulimet politike.

Filed Under: Kulture Tagged With: arben llalla, Arvanitet, Themeluesit e Greqise se Re

Artistët e Kosovës prezantohen sukseshëm në botë

June 13, 2020 by dgreca

-Artistët kosovarë po e prezantojnë me sukses kulturën tonë jashtë shtetit. Aktorja Adriana Matoshi është shpërblyer me çmim si aktorja më e mirë në Festivalin e Francës “See A Paris”, për rolin e saj në filmin “Nëntori i Ftohtë”/

PRISHTINË, 12 Qershor 2020-Gazeta DIELLI/ Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 21 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, takoi aktoren Adriana Matoshi, e cila së fundi është shpërblyer me çmim si aktorja më e mirë në Festivalin e Francës “See A Paris”, për rolin e saj në filmin “Nëntori i Ftohtë”.

Ministrja Dumoshi tha se është krenari dhe lajm i mirë që kemi aktore kaq të talentuara si Adriana. Ajo i shprehu mirënjohjen për kontributin që aktorja po jep në promovimin e kulturës tonë dhe në shenjë falënderimi ministrja i ndau si dhuratë një okarinë.

“Dua t’i përkrah maksimalisht aktorët dhe ata që realizojnë dhe promovojnë vlerat tona të mirëfillta kulturore. Tashmë është një fakt i ditur se filmi po tregon sukses në arenën ndërkombëtare krahas sportit. Kësisoj, në nivel shtetëror nëse e vlerësojmë, pa dyshim se prezantimi i kulturës tonë po realizohet nëpërmjet filmit”, tha mes tjerash ministrja.

Ndërkaq aktorja Matoshi e falënderoi ministren për takimin dhe vlerësimin e bërë. Ajo tha se Kosova ka kuadro dhe di të bëj filma të mirë. Ajo foli për përvojat e veta, për filmat në të cilët është angazhuar dhe se po punon maksimalisht të përçojë mesazhe që edhe ne si vend kemi talente e profesionistë edhe në kinematografi.

Ministrja Dumoshi në fund vlerësoi se pjesëmarrja dhe prezantimi i artistëve tanë në festivale ndërkombëtare, në rastin konkret në Francë, tregon për bashkëpunimin që kanë dy vendet në kulturë.

“Dua të falënderoj Ambasadën e Francës në Kosovë dhe përmes saj qeverinë dhe popullin francez për tërë kontributin e tyre ndaj vendit tonë, sidomos në fushat që ka në përgjegjësi MKRS-ja në shumë projekte konkrete që kanë qenë në interesin e përbashkët”, tha ministrja.

Filed Under: Kulture Tagged With: Aktorja Adriana Matoshi, Nentori i ftohte

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 176
  • 177
  • 178
  • 179
  • 180
  • …
  • 544
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT