-Qëllimi i vizitës së tyre ishte njohja e Kosovës, por edhe shkëmbimi i kulturave, i përvojave mes bashkatdhetarëve tanë në diasporë dhe vendit pritës, në këtë rast popullit gjerman/
Ministri Murati takohet me shkrimtarin Ismail Kadare
Ministri i Diasporës, Valon Murati, gjatë vizitës në Francë, u takua edhe me shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare.
Në këtë takim miqësor, ministri Murati e njoftoi Kadarenë për punën e MeD-së, për aktivitetet kulturore që i organizon dhe për mësimin plotësues në diasporë, me qëllim të ruajtjes së gjuhës shqipe dhe të identitetit shqiptar.
Me këtë rast, ministri Murati e ftoi shkrimtarin shqiptar që të jetë i pranishëm në Kosovë më 1 dhe 2 gusht, gjatë “Ditëve të Diasporës”.
Përveç të tjerash, gjatë këtij takimi u bisedua edhe për çështje politike, për domosdoshmërinë e konsensusit mes politikës shqiptare për ta fuqizuar faktorin shqiptar në Ballkan dhe për ta forcuar orientimin evropian të popullit tonë.
MBLIDHEMI NË VJENË PËR TË PROESTUAR PËR HARADINAJN
Të dielën më 19 mars 2017, në 13h00/
PROTESTË NË VJENË TË AUSTRISË PËR LIRIMIN E Z.RAMUSH HARADINAJT/
Të nderuar shqiptarë,
Më 6 prill 2017 autoritetet e drejtësisë së Republikës së Francës do të sjellin vendimin lidhur me kërkesën e shtetit serb për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.
Ju lusim që të publikoni thirrjen tonë për mobilizimin e përgjithshëm për protestë që organizohet për lirimin e menjëhershëm dhe pakusht të z. Ramush Haradinajt. Publikimi i apelit nga mediet në gjuhën shqipe për mobilizimin e të gjithë shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mali i Zi dhe Shqipëri është formë e shprehjes së solidaritetit me Ramush Hardinajn dhe kundër proceseve gjyqësore të montuara nga regjimi i Beogradit. Ju jemi mirënjohës të gjithë atyre që na kanë mbështetur në këto protesta. Shpërndarjet që u keni bërë thirrjeve tona kanë ndikuar pozitivisht në mobilizimin e mërgimtarëve shqiptarë. Në këtë mënyrë mediet në gjuhën shqipe u bënë pjesë e organizimit të protestave anekënd shteteve të demokracive perëndimore.
Të nderuar redaktorë dhe gazetarë të medieve në gjuhën shqipe,
Ju lusim që nga dita e sotme e deri të dielën më 19 mars të publikoni thirrjen tonë për mobilizimin e përgjithshëm për protestë që organizohet për lirimin e menjëhershëm dhe pakusht të z. Ramush Haradinajt dhe mundësisht të ndikoni te shqiptarët që ndjekin medien tuaj që protesta të jetë dinjitoze.
Protesta mbahet në adresën: Schwarzenbergplatz beim Hochstrahlbrunnen 1030 Wien
Këshilli organizativ i protestës për lirimin e z. Ramush Haradinaj
Me respekt
Mentror Mushkolaj
Gjuha Shqipe në shkollat në Turqi
-Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e qeverisë së Kosovës mirëpret vendimin e Turqisë për futjen e lëndës së Gjuhës Shqipe në shkolla/
PRISHTINË, 24 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI/ Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë deklaroi sot se mirëpret vendimin e autoriteteve turke për futjen e lëndës së Gjuhës Shqipe në shkollat turke si lëndë zgjedhore nga viti shkollor 2017/2018, në nivelin e arsimit fillor parauniversitar.
Para pak kohësh, gjatë vizitës zyrtare në Turqi, ministri i Arsimit, z. Arsim Bajrami, e ka biseduar çështjen e futjes së lëndës së Gjuhës Shqipe në shkollat turke, në takim me ministrin e Arsimit Kombëtar të Turqisë.
Andaj, MAShT e vlerëson si shumë të rëndësishëm këtë vendim për komunitetin shqiptar që jeton në Turqi, të cilit i është dhënë mundësia për kultivimin e gjuhës amëtare dhe njëkohësishtë promovon diversitetin etnik dhe të drejtat e komuniteteve.Ministria e Arsimit zotohet se do të japë ndihën e pakursyer institucionale për shqiptarët që jetojnë në shtetin turk dhe zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe, përmes ofrimit të ndihmës në hartimin e Kurrikulës, Planprogrameve dhe trajnimit të mësimdhënësve, në koordinim me institucionet arsimore të Republikës së Turqisë./b.j/
Hoxhaj takon shqiptarët në Kroaci
-Lidhjet historike mes dy shteteve forcohen/
Zagreb, 21 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar me vizitën në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kroaci ku sot ka takuar përfaqësues të komunitetit shqiptar atje, deputeten e vetme shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaska dhe ka mbajtur një ligjëratë.
Hoxhaj ka folur para një numri të përzgjedhurve nga shkenca, shoqëria civile dhe diplomacia, për raportet e jashtëzakonshme politike që ekzistojnë ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, edhe për faktin që ka një lidhje historike mes dy shoqërive.
Si shembull, ai ka përmendur komunitetet shqiptare nga Kosova dhe kroate që jetojnë në të dyja vendet respektive dhe që e kanë forcuar këtë raport të veçantë mes të dy vendeve të Ballkanit.“Sa herë që jam në Kroaci, kam një ndjenjë të fortë të raporteve të veçanta që kemi jo vetëm ndërmjet shteteve tona por edhe shoqërive. Janë edhe lidhje historike. Në kohë të ndryshme, kemi dhënë shumë për njëri-tjetrin dhe nuk dyshoj se do të jetë kështu përherë. Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë për intensifikim edhe më të madh të raporteve në të gjitha nivelet ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë” ka thënë Hoxhaj në ligjëratën e organizuar nga Lëvizja Evropiane e Kroacisë dhe Akademia Diplomatike.
Më pas, Kryediplomati Hoxhaj ka takuar edhe deputeten shqiptare në Kroaci, Lekaj Prljaska të cilën e ka falënderuar për përfaqësimin e shqiptarëve në këtë shtet.
Po ashtu, ai është takuar edhe me përfaqësues të komunitetit të shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci të cilët i ka ftuar që ti forcojnë edhe më shumë lidhjet me sy shteteve dhe popujve.
Një ditë më herët, Hoxhaj ka takuar krerët më të lartë institucional të Kroacisë, si Presidenten Kolinda Grabar-Kitarovicć, Kryeministrin Andrej Plenkovic, ministrin e Jashtëm, Davor Ivo Stier dhe ministrin e mbrojtjes, Damir Krstičević./b.j/
- « Previous Page
- 1
- …
- 55
- 56
- 57
- 58
- 59
- …
- 105
- Next Page »



