Ministri i Diasporës, Valon Murati, në përfundim të vizitës në Zvicër, u takua me përfaqësuesit e shoqatave të studentëve të Bernës, Lozanës dhe me ata të Freiburgut, me të cilët diskutoi për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të kësaj shtrese të diasporës.Ministri Murati e prezentoi programin e punës praktike për studentët nga diaspora në institucionet e Kosovës, një program ky, të cilin e udhëheq Ministria e Diasporës, ndërsa paralajmëroi se janë duke u bërë përpjekje ta zgjerojnë këtë program dhe studentët të kenë mundësi ta kryejnë praktikën edhe në institucionet e Shqipërisë.“Ju jeni ajo gjeneratë, nga e cila presim më së shumti. Kontributi juaj nuk do të jetë i njëanshëm, mirëpo bashkëpunimi me institucionet e Kosovës, si dhe me mekanizmat që i kemi iniciuar, si asociacionet e studentëve dhe të rinjtë në botë, duhet të rezultojë në një benefit të dyanshëm”, tha ministri Murati.Ai shtoi se integrimi i tyre edhe më i madh në jetën sociale dhe politike të Zvicrës është në dobi jo vetëm të komunitetit shqiptar, për të dhënë shembull të shkëlqyeshëm të integrimit, por edhe në të mirë të shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë.Studentët e njoftuan ministrin rreth organizimit të tyre si në nivel kantonal, ashtu edhe në atë federal, ndërsa më së shumti shprehën interesim për projektin e punës praktike të Ministrisë së Diasporës, ndërsa së bashku u dakorduan që ta intensifikojnë komunikimin me asociacionet e studentëve në mbarë botën, si dhe me institucionet në Kosovë dhe në Shqipëri. Po ashtu, ministri Murati u takua edhe me kryesinë e Kuvendit të Shqiptarëve në Zvicër, me të cilën bisedoi rreth bashkëpunimit më të madh në organizimin e komunitetit shqiptar në frymë të integrimit dhe të ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe historik e kombëtar. Gjithashtu, u diskutua për zgjidhjen e brengave, me të cilat preokupohen bashkatdhetarët tanë në Zvicër.
Ditët e kulturës shqiptare në Zvicër dhe Belgjikë
-Ky aktivitet u realizua në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara në mars të këtij viti mes dy qeverive, Shqipërisë e Kosovës/PRISHTINË, 3 Dhjetor 2015/ Organizuar nga Ministria kosovare e Diasporës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe atë të Shqipërisë, misionet diplomatike të të dyja vendeve në shtetet përkatëse, si dhe Qendrën Kulturore të Kosovës në Zvicër dhe bibliotekën “Pestalozi” , përfunduan “Ditët e kulturës shqiptare në diasporë”, përkatësisht në Belgjikë dhe Zvicër.Ky aktivitet u realizua në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara në mars të këtij viti mes dy qeverive shqiptare, thekson njoftimi i Ministrisë së Diasporës dërguar korrespondentit në Kosovë të gazetës Dielli.Pas anulimit të koncertit të Elina Dunit, i paraparë si hapje e ngjarjeve kulturore, si pasojë e situatës së krijuar pas sulmeve terroriste në Francë, aktivitetet në kuadër të “Ditëve të kulturës shqiptare” vazhduan me shfaqjen “Sikur kjo të ishte shfaqje”.Përveç në Bruksel, aktivitetet kulturore vazhduan edhe në Zvicër, me koncertin e mexosopranos Sanije Matoshi dhe pianistes Elizabetë Musliu.Ndërkohë, përveç koncerteve, në bibliotekën “Pestalozi” të Cyrihut u dha shfaqja “Gishti”, e autores Doruntina Basha, me aktoret e Teatrit Kombëtar Teuta Krasniqi e Irena Cahani. Po ashtu, në të dyja vendet u shfaqën edhe filma të metrazhit të shkurtër të regjisorëve të rinj shqiptarë.Vlen të përmendet se në të gjitha aktivitetet e organizuara pati një pjesëmarrje të madhe të publikut shqiptar, por edhe atij të huaj.
Aktiviteti “Ditët e kulturës shqiptare” do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, por me një shtrirje më të gjerë edhe në shtetet e tjera, ku ka përqendrim të diasporës shqiptare. /B.Jashari/
Në Vjenë studentët festuan Ditën e Flamurit
Nga Hazir Mehmeti, Vjenë/
Vjenë, 28.11.2015 Studentët shqiptarë në ambientet Institutit Studentor u festua 28 Nëntori- Dita e Flamurit. Shoqata studentore me sukses po jetëson programin e saj brenda vitit të themelimit të saj në gjirin e së cilës pjesojnëstudentë nga të gjitha trevat shqiptare. Programi filloi me Himnin Kombëtar të kënduar nga studentja, Arta Selimi. Drejtimi i programit u bë nga studentet ArianaSulemani dhe Endrit Xhelili. Në emër të organizatorit përshëndeti e uroi kryetari i Shoqatës Studentore Shqiptare,ArgjentKokalla. “Festa jonë është si rezultat i bashkëpunimit në realizimin e projekteve dhe ideve mes studenteve nga të gjitha trevat shqiptare. Lus të gjithë studentët shqiptarë në bashkëpunim për të mirën e përbashkët” Nga diplomatët studentet i uruan z.ArtenHanku, sekretar në Ambasadën e Shqipërisë. ”Ky flamur i ngritur për herë të parë nga Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, u bë jo vetëm simbol i mbrojtjes së trevave shqiptare, por edhe simbol i mbrojtës së qytetërimit evropian. Një falënderim shtetit austriak i cili e mbështeti në vazhdimësi kombin shqiptar në ditët më të vështira të tij”. FarukAjeti, sekretar në Ambasadën e Kosovës.”28 Nëntori paraqet emëruesin e përbashkët si rrallë në histori: ngritja e flamurit në Krujë nga Skënderbeu, në Vlorë nga IsmailQemali, ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto ngjarje përbëjnë bashkimin, qëndresën e vendosmërinë e kombit shqiptar për liri” Ishin prezent edhe Ilir Islami, sekretar në Ambasadën e Maqedonisë, Anton Marku nga Shoqate e Shkrimtarëve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri. Fjalë rasti mbajti Egin Ceka, studiues e diplomat në Vjenë.” Në 28 nëntor të vitit 1912 ishte një elitë politike e cila ndërmori iniciativë diplomatike në gjithë Evropën për të mbështetur pavarësinë e Shqipërisë. Kjo rridhte nga veprimtaria pararendëse madhore e Rilindësve”. Ai foli lidhur rreth rrjedhave shoqërore në Shqipëri e trevat shqiptare që nga pavarësia. “Shqiptarët janë evropian dhe çdo konstrukt, kundërthënie mes Shqipërisë dhe Evropës, mes shqiptarëve dhe evropianëve është një kundërshtim në vetvete” . Në vazhdim studentët Visar Kasa dhe Pëllumb Molakukënduan këngën ”Hajredin Pasha”, kurse Arta Selimi këndoi këngën çame “Tumankuqe” e përcjellë në violinë nga studentja çame SaraLalaj.Një recitim i fuqishëm ishte ai i Jeta Jasharit me vargjet poetike “Jam shqiptar”. Studentë tjerë nga kryesia që organizuan mbrëmjen shënjuese ishin: Arbër Qarri Arbër Ahmeti, Mirlinda Gorqaj, ArianaSulemani, Besforta Furriku, MarkMarku, DiellzaSalihu, Durim Jupa, Blerina Osmani, SenadKrajaProgrami përfundoj me koktej rasti nga gatimet tradicionale të kuzhinës shqiptare. Një kohë të gjatë nuk janë prezantuar studentët shqiptarë në Vjenë me kaq entuziazëm dhe organizim të mirë. Shoqata e Studentëve Shqiptar tani jep shpresa në rilindjen e traditës organizative të studentëve shqiptarë që para një shekulli në Austri. Gjithë ambienti fliste me dëshirën e shpresën për bashkimin tonë gjithandej hapësirave ku frymojnë bashkëkombësit tanë.
KANADA : Festimi i Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në Toronto
Flamuri shqiptar valvitet në qendër të Chikagos
Sipas traditës dhjetra vjecare komuniteti shqiptar-amerikan në Illinois dhe Cikago, ditën e djeshme organizoi ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar në Richard J. Daleu Center, në zemër të Chikagos. Në këtë ceremoni festive mernin pjesë qindra shqiptarë të komunitetit shqiptar Chikago, Illinois dhe rrethina, si dhe zyrtarë e personalitete të Chikagos. Gjatë festës djemve dhe vajzave shqiptaro-amerikane ju dhuruan bluza me flamurin kombëtar dhe emblemën e komunitetit. Dhurata do ketë dhe për fotot më të bukura të flamurit që valvitet në qendër. Gjithashtu organizatorët e këtyre aktiviteti sot kanë planëzuar festë në Diplomat West. Në njoftimin e këtij komuniteti thuhet :-Të dashur miq të Komunitetit ju presim të gjithëve në Festën e Pavarësise, të shtunën ora 6:00 pm në Diplomat West . Ejani të festojmë së bashku. HYRJA FALAS.
- « Previous Page
- 1
- …
- 71
- 72
- 73
- 74
- 75
- …
- 103
- Next Page »