• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Korrespondenti i DIELLIT, Behlul Jashari nderohet me Çmim nga Ministria e Diasporës

August 2, 2016 by dgreca

Kosovë-Korrespondenti i DIELLIT, Behlul Jashari Çmim nga Ministria e Diasporës/

-Ai, duke u falënderuar në ceremoni për vlerësimin tha se Çmimin për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës shqiptare që iu dha ia dedikon VATRËS dhe gazetës organ i saj  DIELLI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës/

-Në ceremoninë sonte në Prishtinë mori pjesë dhe u përshëndet veçantë edhe zv/kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, organ i së cilës është Gazeta DIELLI, Agim Rexhaj – Nderi i Kombit, i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë

PRISHTINË, 2 Gusht 2016-Gazeta DIELLI/ Në Prishtinë, organizuar nga Ministria e Diasporës, në kuadër të manifestimit tradicional Dita e Diasporës, në një ceremoni sonte, ku mori pjesë dhe u përshëndet veçantë edhe Agim Rexhaj-Nderi i Kombit, i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë,

zv/kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, organ i së cilës është Gazeta DIELLI, korrespondentit të saj në Kosovë, gazetarit shumëvjeçar Behlul Jashari, iu dha Çmimi për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës shqiptare. “Duke ditur kontributin tuaj dhënë diasporës përmes shkrimeve të ndryshme për të, komisioni për ndarjen e çmimit ‘Gazetari me shkrimin/kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën’ vendosi që  çmimi për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës t’ju jepet juve, i nderuari z.Jashari”, është njoftuar nga Ministria kosovare korrespondenti i DIELLIT, gazetës më  të herëshme shqiptare në gjithë botën, e themeluar nga Fan Noli e Faik Konica, organ i Federatës Mbarëshqiptare të Amerikës Vatra, e cila gazetë në 15 shkurt 2016 festoi 107 vjetorin.

Gazetari Behlul Jashari duke u falënderuar në ceremoni për vlerësimin tha se çmimin që iu dha ia dedikon VATRËS dhe gazetës organ i saj  DIELLI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Çmimin për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës shqiptare korrespondentit në Kosovë të DIELLIT ia dorëzoi  Sekretari i Përgjithshëm i Minisrisë së Diasporës, Osman Shahini.

Korrespondenti në Kosovë aktualisht i Gazetës DIELLI – korrespondenti i ATSH nga Kosova e themelues i bashkëpunimeve të para të medias Kosovë-Shqipëri prej çerek shekulli, Behlul Jashari, gazetar shumëvjeçar, ishte redaktor e kryeredaktor i gazetës tradicionale kosovare Rilindja, si dhe kryeredaktor i parë-themelues i gazetës së rezistencës e lëvizjes për liri e pavarësi “Bujku”, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, e cila nisi të dalë në Prishtinë nga 18 janari 1991 dhe deri në lirinë e Kosovës informonte në kohën e paraluftës e luftës, është laureat i çmimit më të lartë të gazetarisë shqiptare- Çmimit Karriera të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, që iu dha në ceremonë në Prizren në 13 nëntor 2015.

Çmimi për kontribut të veçantë në promovimin e diasporës shqiptare iu dha edhe Radio-Rilindjes në Osllo të Norvegjisë.

Çmimi për emisionin më të mirë televiziv iu dha Valdete Osmanit, për reportazhin “Shemsi (Papi) Brahimi, një trajner i futbollit për fëmijë në Suedi”.

Çmimi për shkrimin më të mirë në medie/portale iu dha Alban Hamzës, nga Albinfo për reportazhin “Ardiani dhe vera e tij Norah që lindi nga dhimbja”.

Në hapje të manifestimit, ku ishte edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe i Rinisë i qeverisë së Shqipërisë, Blendi Klosi, ministri i Diasporës i qeverisë së Kosovës, Valon Murati tha se, “sot diaspora nuk është sikur ajo e disa dekadave më parë. Përveç përkrahjes financiare të cilën Kosova e merr çdo vit nga ajo, diaspora sot i ofron Kosovës edhe kapacitete njerëzore, profesionale, kulturore e shkencore. Prandaj, është detyrë e jona si institucione që të vazhdojmë t’i forcojmë lidhjet me diasporën”.

Çmimi “Mërgimtari i vitit” u dha për sukseset e arritura në arsim, kulturë, sport, biznes, veprimtari humanitare, si dhe për kontribut të veçantë për shtetin e Kosovës ose për diasporën.

Çmimi për arsim iu dha Ermira Morinës, mësuese, ndër më të suksesshmet dhe shumë aktive në organizimin e mësimit plotësues të gjuhës dhe kulturës shqipe në Greqi.

Çmimi për sport iu dha Arlind Ajetit, futbollist i Kombëtares Shqiptare, i vlerësuar më i spikaturi në “Euro 2016”.

Çmimin për biznes e mori Gani Nuha, biznesmen në Gjermani, themelues dhe promotor i Unionit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani, ndërsa aktualisht Sekretar. Gjatë vitit 2015 ka investuar mbi 10 milionë euro në krijimin e Hidrocentralit në Albanik – Kosovë, ku ka gjeneruar mbi 200 vende pune.

Çmimin për kulturë e mori Alketa Xhafa Mripa, artiste, e cila bëri ekspozitën me veshjet e grave të dhunuara gjatë luftës në stadiumin e Prishtinës, ekspozitë kjo që bëri bujë në të gjitha mediet botërore. Jeton në Londër.

Çmimi “Mërgimtari i vitit” iu dha  Drenusha Shalës, themeluese e kompanisë “Baruti GMBH”, 26-vjeçare, e cila ka themeluar një biznes të shërbimeve në Prishtinë dhe ka punësuar brenda vitit mbi 300 punëtorë, duke u bërë kështu shembull i të rinjve shqiptarë të diasporës për sukseset në biznes dhe teknologji informative, si dhe duke kontribuar në atdhe me  vende të reja pune.

Çmimi i nderit iu nda Noel Malcolm, historian, gazetar politik dhe akademik, kontribuues i madh i çështjes shqiptare dhe i bashkëpunimit me diasporën shqiptare në Angli.

Çmimi post-mortem iu nda Aleksandër Stipçeviqit, i lindur në Arbanas të Zarës – Kroaci, ilirolog dhe kontribuues i jashtëzakonshëm i hulumtimeve të prejardhjes shqiptare.

Pas ndarjes, së çmimeve mbrëmja vazhdoi me performimin e bendit të Radio Televizionit të Kosovës – RTK, të Bardh Jakova&Spartiti per Scutare nga Italia dhe të grupit “Zoria” nga Kroacia, të cilët kënduan këngë të zgjedhura shqiptare.

*Ne Foto: Agim Rexhaj, Valon Murati, Behlul Jashari- 2 gusht 2016-Prishtinë-foto Gazeta DIELLI

Filed Under: Mergata Tagged With: Behlul Jashari nderohet me Çmim, Korrespondenti i DIELLIT, nga Ministria e Diasporës

Prishtinë-Klosi: Diaspora shqiptare, një dhe e bashkuar

August 2, 2016 by dgreca

PRISHTINË, 2 Gusht 2016-B.Jashari/ Diaspora shqiptare konsiderohet një dhe e bashkuar, tha ministri i Mirëqenies Sociale dhe i Rinisë i qeverisë së Shqipërisë, Blendi Klosi, sot pasdite në Prishtinë. Ai, bashkë me ministrin kosovar të Diasporës, Valon Murati, morën pjesë në hapjen e shkollës verore për nxënësit shqiptarë nga diaspora, organizuar nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK) dhe institutin Ed Guard.

 “Nga të dyja qeveritë, diaspora shqiptare  konsiderohet një dhe e bashkuar. Andaj, së bashku me ministrin Murati jemi duke hartuar dhe duke zbatuar programe të përbashkëta për diasporën, kryesisht për të rinjtë tanë nëpër botë”, tha ministri shqiptar Klosi.
Kampi/shkolla verore do të vazhdojë deri në 8 gusht, me aktivitete mësimore dhe vizita në institucione kulturore e arsimore në Kosovë e Shqipëri.
“Hapja e shkollës verore për të rinjtë nga diaspora është vazhdimësi e programeve tona për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë, por edhe për shoqërimin e tyre me nxënës nga Kosova e Shqipëria”, tha ministri Murati.
Qëllimi i organizimit të kësaj shkolle është që të rinjtë nga diaspora të njihen me gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare, që përmes tyre ta ruajnë identitetin kombëtar e kulturor, por edhe shoqërimi i tyre dhe shkëmbimi i eksperiencave. Hapjen e shkollës e bëri Lavon Bajrami, përfaqësues i AUK-ut. 
Ndërkohë, në Kosovë, organizuar nga Ministria e Diasporës, ka nsiur dje dhe vazhdon sot manifestimi tradicional Dita e Diasporës.

Filed Under: Mergata Tagged With: një dhe e bashkuar, Prishtinë-Klosi: Diaspora shqiptare

Kosovë-Në Prekaz shënohet Dita e Diasporës

August 2, 2016 by dgreca

-Ministri i Diasporës, Valon Murati: Prekazi dhe sakrifica e Jasharajve për liri janë vlera universale, andaj i takojnë mbarë botës dhe njerëzimit/

PRISHTINË, 2 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Në Prekaz, në  Kompleksin Memorial Adem Jashari, nën patronazhin e Ministrisë së Diasporës, u mbajt manifestimi tashmë tradicional “Dita e Diasporës”, në të cilin mori pjesë një numër i madh i bashkatdhetarëve dhe përfaqësues të komunave e deputetë të Parlamentit të Kosovës.

Ky manifestim filloi me homazhe te varrezat e familjes Jashari, me moton “Një lule për Jasharët”.  Pas homazheve, mbrëmë, ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati, para  bashkatdhetarëve dhe shumë qytetarëve të tjerë, mbajti një fjalë përshëndetëse.

“Edhe këtë vit po mblidhemi në Prekaz, për të nderuar sakrificën e familjes Jashari, sakrificë që shënoi një prej momenteve më kulminante të përpjekjeve të popullit shqiptar për liri. Po takohemi këtu me bashkatdhetarët për të nderuar e kujtuar sakrificën e një familjeje simbol i lirisë, sepse vetë diaspora jonë ka qenë një prej shtyllave të përpjekjeve për liri”, tha ai.

Prekazi, vijoi ministri Murati, është dëshmia më e mirë se liria erdhi si produkt i përpjekjeve të parreshtura të popullit tonë për liri, përpjekje gati njëqindvjeçare, të cilat në fund gjetën përkrahjen edhe të botës demokratike.

“Prekazi dhe sakrifica e Jasharajve për liri janë vlera universale, andaj i takojnë mbarë botës dhe njerëzimit”, tha ministri Murati.

Më pas, grupi muzikor nga Italia  “Spartiti per Scutari”, në krye me drejtuesin artistik, shkodranin Bardh Jakova, mbajti një koncert  që u karakterizua me këngë të bukura shqiptare.

Manifestimi përfundoi me fjalën e Murat Jasharit, përfaqësues i familjes Jashari, i cili, pasi i falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre në këtë manifestim, veçanërisht orkestrën “Spartiti per Scutare”, theksoi se është emocion i veçantë kur dëgjon një grup muzikor italian, në krye  Bardh Jakovën, duke kënduar shqip.

Në Kosovë, organizuar nga Ministria e Diasporës, ka nsiur dje dhe vazhdon sot manifestimi tradicional Dita e Diasporës.

Filed Under: Mergata Tagged With: Behlul Jashari, Dita e Diasporës, Kosovë-Në Prekaz shënohet

Kosova për investime nga diaspora

July 28, 2016 by dgreca

-Ministri i Diasporës i qeverisë së Kosovës, Valon Murati takohet me kryetarin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi. Gjykata, divizion të veçantë për çështjet e ngritura nga investitorët e huaj/

PRISHTINË, 28 Korrik 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri i Diasporës i qeverisë së Kosovës, Valon Murati, sot takoi kryetarin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, me të cilin diskutoi edhe për punën e divizionit të posaçëm të kësaj gjykate për trajtimin e lëndëve të investitorëve të huaj.

Gjatë takimit, ministri Murati e informoi kryetarin Ibrahimi për punën dhe projektet e Ministrisë së Diasporës, të cilat i bën për tërheqjen e investimeve nga diaspora jonë, si dhe për kërkesat dhe ankesat që këta investitorë i përcjellin përmes rrjeteve të biznesit.

“Kam insistuar që nga fillimi për themelimin dhe funksionalizimin e divizionit të gjykatës për investimet e huaja, që funksionon në kuadër të Departamentit të Çështjeve Ekonomike në Gjykatën Themelore, ashtu që investitorët nga diaspora dhe ata të huaj të kenë një adresë ku t’i ngrenë çështjet që janë në kompetencë të Gjykatës”, tha ministri Valon Murati.

Nga ana tjetër, kryetari i Gjykatës, Hamdi Ibrahimi, e informoi ministrin se Divizioni i veçantë është funksional dhe ka filluar t’i trajtojë çështjet që janë ngritur nga investitorët e huaj, e që janë në kompetencë të kësaj gjykate.

“Është caktuar edhe gjykatësi që merret ekskluzivisht me këto raste. Deri tani, kemi rreth 5-6 lëndë, të cilat jemi duke i trajtuar”, tha kryetari Ibrahimi.

Dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të jenë në kontakt dhe bashkëpunim të vazhdueshëm për të gjitha çështjet që lidhen me investimet e diasporës dhe investimet e huaja në Kosovë e që janë në kompetencë të Gjykatës Themelore.

Filed Under: Mergata Tagged With: kosova, nga diaspora, për investime

Samiti i Diasporës për herë të parë në Tiranë

July 22, 2016 by dgreca

Agjensia Telegrafike Shqiptare njofton se për herë të parë do të mbahet Samiti i Diasporës që do të zhvillohet në muajin nëntor në Tiranë, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Për këtë qëllim nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, në bashkëpunim me Zyrën e IOM-it në Tiranë dhe me asistencën e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, u zhvillua në Athinë takimi i radhës me shqiptarët e Greqisë, me titull “Jam shqiptar” në kuadër edhe të përgatitjeve të Samitit të Parë të Diasporës dhe implementimit të projektit për “Angazhimin e Diasporës shqiptare në zhvillimin e vendit”.

Të pranishëm në këtë takim ishin personalitete me zë të botës shqiptare, studiues të tematikave të migracionit shqiptar në Greqi, grupe interesi që përfaqësojnë komunitetin e biznesit, shoqata kulturore dhe të mësuesve të gjuhës shqipe.

Punimet u fokusuan mbi rolin e Diasporës shqiptare në zhvillimin e çështjeve më të rëndësishme të identifikimit dhe implementimit të kapaciteteve, duke rritur ndërgjegjësimin për vlerat dhe rolin unik të Diasporës shqiptare në angazhimin si partnere për zhvillimin dhe përmirësimin e imazhit të Shqipërisë.

Të pranishmit u përshëndetën nga Ambasadori i Shqipërisë në Athinë Dashnor Dervishi dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilët informuan të pranishmit dhe mbarë komunitetin mbi rolin e pazëvendësueshëm dhe kontributin e Diasporës në zhvillimet politike, shoqërore e ekonomike të vendit.Takimi i komunitetit shqiptar të Athinës i dha jehonë përgatitjeve për Samitin e Parë të Diasporës

 

 

Filed Under: Mergata Tagged With: ne Tirane, per here te pare, SAMITI I DIASPORES

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 72
  • 73
  • 74
  • 75
  • 76
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION
  • Kjo është Demokracia Amerikane
  • PATRIOTI HASAN HYSO ORMENI, KOMANDANTI TRIM I VELÇËS QË SFIDOI PUSHKËT DHE REGJIMET PËR SHQIPËRINË DEMOKRATIKE
  • Pse Lidhja e Lezhës dhe Skënderbeu nuk e morën dot qytetin e Danjës?
  • Elis Hyshmeri: “Skulptura, arti që komunikon përmes formës, simbolikës dhe emocionit, pavarësisht gjuhës apo kulturës”
  • Përtej ndryshimeve politike në Uashington: Pse partneriteti shqiptaro-amerikan do të mbetet i palëkundur

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT