• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Promovohet Regjistri e Diasporës

July 9, 2016 by dgreca

-Kosova regjistron diasporën. Me moton “Ti je pjesë e atdheut”, Ministria e Diasporës nisi fushatën, me të cilën qeveria kosovare synon ta afroj Kosovën me bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë/

-Një e treta e kosovarëve vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit, në 2015-tën u regjistruan 200 mijë, regjistrimi vazhdon në 2016-tën/

PRISHTINË, 9 Korrik 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Ministria e Diasporës, me moton “Ti je pjesë e atdheut”, sot në Prishtinë,  nisi fushatën për promovimin e Regjistrit e Diasporës, me të cilën qeveria kosovare synon ta afroj Kosovën me bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë. Fushata do të zgjasë dy muaj me aktivitete në gjithë territorin e Kosovës.

Fushata gjithëpërfshirëse për promovimin e Regjistrit të Diasporës është vazhdimësi e zhvillimit gjatë vitit 2015.

Në fjalën hapjes, ministri i diasporës Valon Murati tregoi qëllimin dhe rëndësinë e kësaj fushate. “Ne po futemi në këtë proces sivjet pas sukseseve të vitit të kaluar, ku vetëm gjatë muajve të verës, në bashkëpunim me partnerët tanë kemi regjistruar mbi 200.000 bashkatdhetarë”, theksoi ai.

Ministri Murati bëri të ditur se, sivjet mbi 200 regjistrues anë e kënd Kosovës do të jenë në shërbimin e bashkatdhetarëve për t’ua mundësuar regjistrimin.

“Unë shpresoj se ju do t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit sepse ju jeni pjesë e atdheut.  Procesi i regjistrimit është i rëndësishëm sepse përveç që ne do të dimë për numrin dhe shtrirjen e bashkatdhetarëve tanë, ne do të dimë edhe për strukturën e familjes sonë në diasporë, shkollimin, profesionet, shoqatat dhe bizneset dhe si rrjedhojë do të jemi më të përgatitur si shtet të ndërtojmë politika të duhura në raport me diasporën tonë”, përfundoi ministri Murati.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pjesëmarrës në hapjen e fushatës për promovimin e Regjistrit të Diasporës, me moton “Ti je pjesë e atdheut”, nën organizimin e Ministrisë së Diasporës, duke e konsideruar ditën e sotme si shumë të veçantë, theksoi se fushata e regjistrimit të diasporës përbën një veprim shumë të qëlluar në drejtim të adresimit të problemeve me të cilat ballafaqohen bashkatdhetarët tanë. Veseli tha se diaspora është pjesë e atdheut, e qenësisë dhe e historisë së dhimbshme nga vitet më të rënda të popullit tonë, të cilët u larguan nga vendi të rrethuar nga shumë rreziqe.

“Ata sot me krenari janë pjesë e universiteteve më të mira evropiane dhe botërore, janë pjesë e kulturës dhe e zhvillimit ekonomik të vendeve ku jetojnë, gjë e cila neve na bën shumë krenarë. Ata kanë arritur të krijojnë ndërmarrje dhe të kenë dhjetëra mijëra të punësuar”, theksoi ai.

Më tej, kryetari Veseli përmendi personalitete nga kultura, të cilët dhanë kontribut në vendet ku jetojnë.

“Ata jetojnë me neve, me të arriturat tona, vështirësitë dhe sakrificat tona. Ata jetojnë me shpirt në Kosovë dhe duan ta shohin Kosovën të zhvilluar e të përparuar”, theksoi kryeparlamentari kosovar.

Ai shtoi se bashkatdhetarët tanë nuk janë numra, por janë vlerë e popullit tonë, e të gjitha profileve, dhe aseti më i vlefshëm i popullit tonë, që ende nuk është kyçur sa duhet në zhvillimin e vendit.

Kryeparlamentari Veseli theksoi se regjistrimi do të evidentojë kapacitetet e diasporës, kapacitetet i cili ende nuk është shfrytëzuar sa duhet, ndërsa shtoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës i ka dyert i hapura për të gjithë bashkatdhetarët dhe tashmë organizon në mënyrë tradicionale “Dyert e hapura për diasporën”.

Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 %  serbë, 1.08 % turqë, etj.

Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Ministria e Diasporës e qeverisë së Kosovës në vitin 2015 ka regjistruar rreth 200 mijë bashkatdhetarë në botë. Procesi i regjistrimit vazhdon edhe në vitin 2016 dhe pritet një publikim përfundimtar i shifrave të detajuara në fillim të vitit 2017.

Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen e veriut në regjistrim. Në veri të Mitrovicës dhe tre komuna tjera veriore – Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan, ku është refuzuar regjistrimi i popullsisë, sipas një shifre që e kanë përmendur autoritetet kosovare, jetojnë rreth 40 mijë serbë.

Në vjeshtën e këtij viti, edhe në veriun me shumicë serbe pritet regjistrimi i popullsisë, pasi qeveria në pranverë ka miratuar Projektligjin për Regjistrimin e Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe të Banesave në Komunat e Kosovës që nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011.

Kosova para më shumë se gjysëm shekulli arrinte numrin prej një milion banorëve. Në 6 korrikun e vitit 1962, gazeta tradicionale kosovare Rilindja shkruante se Kosova “fitoi këto ditë banorin e njimilionit…”

Sipas statistikave kosovare, në regjistrimin e popullsisë së vitit 1981, ku u përfshinë të gjitha etnitë, Kosova kishte një popullsi prej 1.584.440 banorësh.

 

NGA 20 KORRIKU, BASHKATDHETARËT MUND TË PAJISEN ONLINE ME POLISËN E SIGURISË

 

 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pas takimeve me bashkatdhetarët, nga të cilët u informua për vështirësitë që u shfaqen atyre në hyrje të Republikës së Kosovës, pritjet dhe kolonat për t’u pajisur me sigurim të makinës, ka takuar edhe kryetarin i Këshillit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacollin, me të cilin diskutoi rreth kësaj çështjeje.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që nga 20 korriku, bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë do të mund të pajisen online (përmes internetit) me polisën e sigurisë për të hyrë në Kosovë.

Kryetari Veseli falënderoi Zyrën e sigurimeve për gatishmërinë dhe mirëkuptimin e evitimit të kësaj vështirësie për bashkatdhetarët.

 

 

Filed Under: Mergata Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë-Promovohet, Regjistri e Diasporës

Kosova, mirëpritje diasporës: Ti je pjesë e atdheut

July 7, 2016 by dgreca

-Në fokus, regjistrimi i diasporës dhe mësimi i gjuhës shqipe në diasporë, përmes të cilit arrihet të ruhet më së miri identiteti kombëtar/

PRISHTINË, 7 Korrik 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Me vizitat e sotme në Pejë dhe Gjakovë, ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati, i përfundoi takimet me komuna, qëllimi i të cilave ishte koordinimi i aktiviteteve dhe mobilizimi për t’i pritur bashkatdhetarët.

Në të dyja takimet, ministri Murati u njoftua për përgatitjet që i kishin bërë këto komuna për bashkatdhetarët, që ata ta ndiejnë afërsinë me atdheun.

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari –Lila, dhe ai i Pejës, Gazmend Muhaxheri, theksuan se, përveç aktiviteteve të ndryshme kulturore e sportive, i kanë shtuar kapacitetet edhe sa u përket shërbimeve komunale, duke punuar me orar të zgjatur, në mënyrë që bashkatdhetarëve t’u krijohen lehtësi në kryerjen e procedurave komunale për nxjerrjen e dokumenteve të ndryshme që u nevojiten.

Risi e komunë së  Gjakovës ishte edhe lëshimi i portalit informativ www.gjakovaportal.com, në të cilin mërgimtarët mund t’i gjejnë të gjitha informacionet, qoftë ato për mundësinë e investimeve, qoftë informacionet për zhvillimet ditore, në sferën politike, kulturore, sportive e të tjera.

Duke pasur parasysh se të gjitha këto aktivitete realizohen në kuadër të fushatës “Ti je pjesë e atdheut”, ministri Murati rekomandoi që ato të shfrytëzohen edhe për regjistrimin e diasporës, përmes zyrtarëve regjistrues për diasporë, të cilët do të aktivizohen në pika të ndryshme ku frekuentohen më shumë nga mërgimtarët.

Po ashtu, në takimet që komunat do t’i mbajnë me bashkatdhetarët, ministri sugjeroi që të sensibilizohet opinioni i diasporës për mësimin e gjuhës shqipe, të përçohet mesazhi që sa më shumë fëmijë ta vijojnë shkollën shqipe në diasporë.

Edhe sa i përket fushës së ekonomisë, ministri Murati  u rekomandoi komunave që të mbajnë ndonjë debat ose tryezë me bizneset nga diaspora, bashkë me ato të vendit, ku komuna do të mund të ofronte projekte për investitorët shqiptarë nga diaspora, t’i orientonte ato se ku mund të investojnë, të krijojnë kontakte mes vete, por të ofrojnë edhe ide.

Në fokus të të gjitha takimeve ishte regjistrimi i diasporës dhe mësimi i gjuhës shqipe në diasporë, përmes të cilit arrihet të ruhet më së miri identiteti kombëtar në diasporë.

Filed Under: Mergata Tagged With: kosova, mirëpritje diasporës: Ti je, pjesë e atdheut

SHKRIMTARË SUEDEZ VIZITOJNË DURRËSIN

July 7, 2016 by dgreca

Për Diellin nga Durrësi: Kadri Tarelli/

Para pak ditësh, në javën e fundit të muajit Qershor 2016, një grup shkrimtarësh suedez, vizitoi qytetin tonë, Durrësin e lashtë 3000-vjeçar. Ata e msynë qytetin bregdetar pas disa takimesh mjaft të bukura e të dobishme të zhvilluara në Lezhë, në bibliotekën e këtij qyteti, në Shkodër në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, më pas në Tiranë me disa shkrimtarë, poetë, gazetarë, pedagogë dhe studjues të njohur.

Miqtë e nderuar u pritën në sallën e Bibliotekës Publike Durrës, ku zhvillua një bisedë e ngrohtë mes shkrimtarësh dhe krijuesish durrsak dhe miqëve të ardhur nga Suedia. Poetja, shkrimtarja dhe përkthyesja Anna Mattsson, shkrimtarja dhe gazetarja Britta Stenberg, tw cilat  u shoqëruan nga z. Sokol Demaku, shkrimtar, poet, publicist, përkthyes dhe mik i kahershëm i bibliotekës dhe i Durrësit, autor i 17 librave, së bashku me të edhe shkrimtari i njohur Hamit Gurguri, autor i 24 librave, të dy shqiptarë të Kosovës dhe banorë në Suedi, njëkohësisht edhe anëtarë aktiv të Lidhjes së shkrimtarëve të Suedisë.

Siç e do zakoni, miqtë u pritën nga drejtuesja e Bibliotekës Publike Durrës, znj. Mirela Ylli dhe specialistët e këtij institucioni. Edhe herë të tjera ka patur takime të tilla, sidomos me Sokolin dhe të tjerë shkrimtarë shqiptarë të mërgatës sonë, por është e para herë që ka miq dy shkrimtare suedeze. Të katër shkrimtarët shoqëroheshin nga shkrimtari ynë i njohur Z. Viron Kona, i cili ka qënë i ftuar disa herë në Suedi, meqë libri i tij për fëmijë “Ah more Bubulino”, është përkthyer në suedisht. Njëkohësisht miqtë, si përherë u shoqëruan edhe nga Avdyl Buçpapaj, ish drejtor i shkollës 9-vjeçare “Demokracia” në Durrëstë, i cili ka qënë nismëtari i lidhjes mes dy shkollave “Demokracia” në qytetin tonë dhe “Fjardingskolan”, në Boras të Suedisë. Është z. Avdyl, ai që bashkë me Sokolin, për dhjetë vjet me radhë, me vajtje-ardhet e ndërsjellta, kanë mbajtur gjallë lidhjen dhe miqësinë mes dy shkollave dhe mes dy qyteteve. Ai si drejtor, bashkë me mësues dhe nxënës të shkollës së tij, ka qënë disa herë në Suedi, për vizitë dhe shkëmbim përvoje mes kolegësh. Të dyve, Sokolit dhe Avdylit, u shkon mësëmiri fjala e urtë popullore që thotë: “të kesh miq, së pari duhet të jesh vetë mik”.

Për të nderuar miqtë, të pranishëm në takim ishin z. Nikolla Spathari, kryetar i klubit të shkrimtarëve dhe artistëve të Durrësit dhe poetët Agim Bajrami, Vladimir Muça, Xhevahir Cirongu dhe publicisti Kadri Tarelli, të cilët drejtuan pyetje dhe diskutuan rreth problemeve, vështirësive dhe pengesave që ndeshin në ditët e sotme, letërsia, botimi dhe përkthmi i librave. Si qershia mbi tortë në takim ishte ftuar edhe dr. Alisa Velaj, pedagoge në Universitetin A. Moisiu, e cila përveç përkthimit, solli edhe një analizë të thellë të poezisë së Anna Mattsson, duke i dhënë kështu vlera të larta bisedës letrare.

Specialistja e bibliotekës znj. Teuta Dhima, në këtë rast edhe drejtuese e takimit, me shumë mirësjellje dhe profesionalizëm, u drejtoi pyetje dy mikeshave, të cilat vinin për herë të parë në Durrës, pyetje që ngjallën diskutim, pasi prekin probleme që janë të përbashkëta dhe që hasen nga cilido autor, gjatë krijimit dhe përkthimit. Pyetja më direkte ishte: “A dëmtohen vlerat letrare gjatë përkthimit, ca më shumë kur kryhet edhe nga një gjuhë e dytë? Si shembull mori përkthimin e veprës së shkrimtarit tonë I. Kadare. Nuk është fjala për çdo përkthim, sepse edhe këtu kërkohen dhe duhen zbatuar ligjësitë e domosdoshme që kërkon një letërsi e mirë, por sidomos të poezisë, e cila është nazelie dhe do, jo vetëm njohje shumë të mirë e të saktë të gjuhës, por njohje të kulturës letrare të një populli, njëkohësisht edhe fuqi krijuese të çdo përkthyesi. “Nuk është diçka e re, – vuri në dukje znj. Anna Mattsson, – më vështirë dhe më pak cilësi ka, kur mbështetesh mbi një përkthim të mëparshëm nga një gjuhë tjetër, pasi humbasin pjesë të shpirtit dhe të kulturës të popullit që përfaqëson poeti, apo shkrimtari”.

Sot shqiptarët kanë njohje të mirë për Suedinë e bukur, jo thjesht për natyrën, gjeografinë dhe ekoniminë e vendit verior. Aty jeton një komunitet mjaft i madh shqiptarësh, afërsisht 60.000 mërgimtarë, të cilët në forma të ndryshme na bëjnë të ditur pjesë të jetës dhe shpirtit të këtij populli mikpritës dhe human, sidomos ndaj ne shqipatërve. Shumë shqiptarë, këtu përmend edhe shumë durrsakë, kanë patur mundësinë dhe kënaqësinë të vizitojnë Suedinë, të shkruajnë e të botojnë artikuj dhe libra, e të flasin për këtë vend të bekuar, me kulturë dhe demokraci të lartë. Në Shqipëri ka njohje edhe për letërsinë suedeze, nga të rritur, të rinj e fëmijë, sepse prej vitesh janë përkthyer e botuar me dhjetra libra. Veçanërisht njihen  mjaft mirë veprat me famë botërore “Pipi Çorapegjata” e shkrimtares Astrid Lindgren, “Udhëtimi i Nils Holgersonit” i Selma Lagerlëf, “Më shumë heroizma se sa grurë” i albanologut dhe mikut të shqiptarve, Ullmar Kvik (Qvick), dhe para pak kohësh edhe libri “Djali dhe Tigri” i Lars Westman, përkthyer mjeshtërisht nga Sokol Demaku. Siç u vu në dukje edhe gjatë bisëdës, vepra e dy shkrimtareve suedeze A. Mattsson dhe B. Stenberg, nuk ështē përkthyer ende në shqip. Shpresojmë që ardhja e tyre në Shqipëri, është një nxitje e bukur, për të sjellë sa më shpejt krijimet e tyre edhe në gjuhën tone, në vazhdën e pasurimit të letërsisë shqipe me zëra të rinj, si pjesë e kulturës, letërsisë dhe shpirtit suedez.

Në fund të veprimtarisë, pas falënderimeve të ndërsjellta, siç edhe ndodh në takime shkrimtarësh dhe krijuesish, Kadri Tarelli, Vladimir Muça dhe Xhevahir Cirongu, u dhuruan  miqve, libra nga krijimtaria e tyre dhe shkëmbyen autografë.

Pas takimit në bibliotekë, miqtë e ardhur nga Suedia e largët, të kënaqur nga pritja e ngrohtë e miqësore, kërkuan të shohin dhe të vizitojnë shtëpinë, ku ka bujtur, 100 e ca vjet më parë, shkrimtari, poeti, përkthyesi, historiani studjuesi dhe politikani ynë Fan Noli. Një kërkesë mjaft e bukur, por që na vuri në siklet, mua që po shkruaj këto radhë dhe Avdylin, si banorë të Durrësit tonë të lashtë e të madhërishëm në botën mesdhetare. Të them të drejtën u ndjemë disi ngushtë, sepse e dinim se në ç’gjendje të lodhur, të vuajtur e të mjeruar është shtëpia e shpallur objekt që mbrohet nga shteti. Nëpër vapën e mesditës durrsake, shkuam së bashku. Mikeshat i hodhën një sy, nuk thanë asnjë fjalë. Heshtja e tyre fliste më shumë. Në shikim dhe fytyrë u ndjehej dhe pasqyrohej trishtimi, për këtë vepër që e nderon poetin, qytetin dhe kombin, por të lënë në mëshirë të fatit, të shkatërrohet çdo ditë pak e nga pak.

Është bukur interesante, se letraret suedeze, jashtë takimeve zyrtare e protokollare ishin shumë gazmore dhe me humor të hollë. Flisnin lirshëm për gjithçka që shikonin. Biseda vërtitej rreth letërsisë dhe krijimtarisë, një fushë ku secili prej pjesëmarrësve ka ç’të rrëfejë. Anna si më enegjike dhe praktike, me t’u ulur në tavolinë për kafe apo për drekë, nxjerr bllokun e shënimeve dhe shkruan çdo fjalë shqipe që dëgjon apo që i bën përshtypje, kërkon përkthimin dhe e përsërit disa herë, duke u munduar ta shqiptojë sa më natyrshëm. Ne qeshnim dhe bashkë me ne qeshte edhe ajo. Hamit Gurguri, që unë e thërrita Gur prej guri, shërbente në rolin e përkthyesit. Duke parë zellin e madh për të shkruar e mësuar fjalë shqipe i’u drejtua me shaka:  “znj. Anna! Që nga ky çast, nuk të përkthej asnjë fjalë, sepse do ta mësosh shqipen shumë shpejt dhe unë nuk do të jem më përkthyesi juaj”. Qeshëm të gjithë, duke admiruar vullnetin dhe dëshirën e kësaj zonje, për të mësuar sa më shumë në gjuhën shqipe.

Nuk jam unë i pari që po them këto fjalë të arta: “Shkrimtarët janë ambasadorët më të mirë të kombeve”. Edhe prania e dy suedezeve të nderuara në Durrës, na mundëson më shumë ta njohim njëri – tjetrin, të njohim veprat dhe krijimet e secilit prej nesh, kështu të shtojmë njohjen, nderimin dhe dashurinë e ndërsjelltë për vendet tona.

KY takimi i dobishëm dhe i bukur, është një ngjarje e shënuar dhe e veçantë, që do të kujtohet gjatë nga letrarët dhe krijuesit durrsak.

Shpresojmë që dy zonjat, Anna Mattsson dhe Britta Stenberg, t’i kemi përsëri mes nesh, bashkë me krijimtarinë e tyre të përkthyer në shqip.

 

Kadri Tarelli

Durrës më: 03. Të korrikut. 2016

Filed Under: Mergata, Reportazh Tagged With: Kadri Tarelli, SHKRIMTARË SUEDEZ, VIZITOJNË DURRËSIN

Kosovë-Bono për Diasporën, prezantim në Austri

June 29, 2016 by dgreca

-Ministri kosovar i Financave, Avdullah Hoti, në Austri është takuar me përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve, ku shpalosi instrumentin e ri financiar- Bono për Diasporën. Ai bëri të ditur se, çdo vit në Kosovë,  në formë të remitencave vijnë rreth 600 milionë euro nga diaspora/

  PRISHTINË, 29 Qershor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri kosovar i Financave, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Austri është takuar me përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve me të cilët ka diskutuar për mundësitë e investimeve  në Kosovë, ku shpalosi instrumentin e ri financiar- Bono për Diasporën. “Këtë vit, për herë të parë do të emetojmë letra me vlerë, dedikuar diasporës tonë. Këto letra me vlerë do të quhen Bono për Diasporën, dhe do të kenë afat maturimi prej 5 vitesh dhe me mundësinë që investimi të shitet nëse paraqitet nevoja”, tha ai.Ministri Hoti bëri të ditur se, çdo vit në Kosovë,  në formë të remitencave vijnë rreth 600 milionë euro nga diaspora.“Kapaciteti financiar nuk shfrytëzohet sa duhet, remitencat shkojnë për konsum ose patundshmëri. Andaj, kjo është një mundësi e shkëlqyer investimi për të gjithë bashkatdhetarët tanë, marrë parasysh që me ligj i tërë investimi është i garantuar nga shteti, por edhe interesi i fituar është i liruar nga tatimi”, vijoi ai.Hoti bëri të ditur se ky  instrument ka për qëllim të nxisë diasporën që të investojë në letra me vlerë të qeverisë dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. “Për Kosovën, Bonot janë mundësi e mirë për zhvillim. Interesi që paguhet mbetet në duart e bashkatdhetarëve dhe gjithashtu krijon lidhje më të forta financiare me diasporën”, theksoi ministri kosovar i Financave. Në takim ministri Hoti gjithashtu informoi edhe për reformat që po bën qeveria për të lehtësuar të bërit biznes në Kosovës. Si pjesë e këtyre reformave ai shpalosi pakon e re fiskale, Ligjin për Investime Strategjike, Fondin Kosovar për Sigurimin e Kredive si dhe Klauzolën e Investimeve. Përfaqësuesit e Unionit të Bizneseve në Austri gjatë takimit me ministrin Hoti shprehën falënderimet e tyre për interesimin e qeverisë së Kosovës, e cila po i ofron mundësi edhe diasporës për të investuar në Kosovë përmes  Bonove të  Thesarit. “Kjo i  mundëson diasporës të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të vendit”, vlerësuan ata derisa shprehën gatishmërinë dhe interesimin për të investuar në Kosovë, qoftë përmes bonove për diasporën apo edhe në forma të tjera.

Filed Under: Mergata Tagged With: Kosovë-Bono për Diasporën, prezantim në Austri

DIASPORA- Përfundon viti shkollor në Austri

June 28, 2016 by dgreca

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë/

Përfshirja e nxënësve shqiptarë në mësimin amtar nën çdo nivel krahasuar me mundësitë që ofron Austria. Fundqershori dhe fillimshtatori është koha e deklarimit të prindërve për formimin e grupeve mësimore. Një shembull i shkëlqyer në Bashkinë e 11-të ku me insistimin e prindërve hapet grupi i ri për vitin e ardhshëm shkollor me tri orë mësim (VS-Herderpaltz Simmering)

“Mësimi i gjuhës së parë e ndihmon mësimin në gjuhën e shkollës dhe në formimin e personalitetit të fëmijës”

Pak shtet në botë e kanë organizuar aq mirë brenda sistemit arsimor publik mësimin e gjuhëve amtare sikurse Austria, ku mësimi amtar e mbajnë 415 mësues në 25 gjuhë mesin e tyre edhe 25 mësues shqiptarë. Nga afër 13 mijë nxënës shqiptarë mësim në gjuhën amtare vijojnë vetëm 2500 në gjithë Austrinë. Shprehur në përqindje është vetëm 19 përqind. Krahasuar me grupet tjera etnike dhe me vijueshmërinë në disa shtete tjera është një numër tejet i vogël.

Në folklorizmin tonë bosh e të përditshëm, gati gjithmonë, përmendet mësimi i gjuhës shqipe në mërgatë, por asnjëherë pa u ndal në konkretizimin e aktiviteteve si t’i afrohemi prindit i cili është ai që vendos për fëmijën e vet. Edhe pse në faqet elektronike pranë Ministrisë së Mësimit të Austrisë, pranë drejtorive të shkollave, këshillit të mësuesve, prindërit e kanë mundësinë e sigurimit të formularit lajmërues. Derisa në Ciklin e Ulët ka një vijueshmëri të ulët, në Ciklin e Lartë është reduktuar fare. Kjo vërehet veçan në Vjenë dhe disa qytete të mëdha ku ka përqendrim më të madh të mërgimtarëve. Kjo dukuri nuk u analizua asnjëherë, përkundër shqetësimeve që mësuesit i shtruan disa herë. Derisa kombet tjera: polakët, rumunët, hungarezët etj, nga disa shkolla e formojnë grupin mësimor prej 12 nxënësish i kërkuar sipas ligjit, tek shqiptarë në shumë shkolla ka 15 deri në 35 nxënës dhe nuk formohet grupi mësimor ku do mësoheshin 2-4 orë mësimi amtar. Këtë disa herë e ka potencuar Inspektori i mësimit përgjegjës për gjuhët amtare para mësuesve shqiptarë kur ata kanë kërkuar sqarime.

Shumica e prindërve nuk pyesin rreth të drejtave të tyre e as nuk i kërkojnë ato pranë organeve të shkollës. Aq më keq disa nga prindërit e refuzojnë duke menduar se gjuha amtare e pengon fëmijën e në gjuhën e shkollës, derisa shkencat pedagogjike e psikologjike e thotë të kundërtën “Mësimi i gjuhës së parë e ndihmon mësimin në gjuhën e shkollës dhe në formimin e personalitetit të fëmijës” Për ta përcjellë këtë të vërtetë shumë me dobi tek prindërit shqiptarë duhet ndihma e secilit, në radhë të parë e shoqatave, përfaqësive konsullore e diplomatike, ministrive përkatëse dhe mjetet e informimit publik. Shoqatat Shumica e shoqatave në programet e tyre e kanë “ruajtjen e gjuhës e kulturës”, por në fakt shumë pak i kushtojnë rëndësi kësaj. Kjo vlen veçan për shoqatat kulturore, drejtuesit e tyre shumica e të cilëve as vet nuk i dërgojnë fëmijët për të mësuar gjuhen amtare. Arsyet për këtë ke “me thes”, dhe del se çdo gjë qenka më me vlerë se mësimi shqip, në vend që të jetë e kundërta. Media

Mediat shumë pak hapësirë i kushtojnë Shkollës Shqipe në Diasporë. radiotelevizioni publik, Radiotelevizioni i Kosovës, Radiotelevizioni Shqiptar nuk kanë hapësirë të përhershme për Shkollën Shqipe në Diasporë, vetëm ndonjëherë aty këtu prezantim kulturor, dhe atë, nga filmime amatore pa ndonjë skenar që prek esencën dhe rëndësinë e problemit. Shtypi elektronik në diasporë nuk ka një adresë të caktuar ku do mund të informohej prindi e nxënësi rreth mundësive që ofrohen në rrethin e tij rreth mësimit shqip. Ato pranë ministrive nuk kanë informata të duhura për secilin shtetet, kjo ka mund të bëhet në bashkëpunim me mësuesit dhe shoqatat e tyre. Mediat nuk janë në detyrën e duhur në përkrahjen e ruajtjes dhe kultivimin e gjuhës shqipe në diasporë. Ky konstatim i mësuesve në vazhdimësi vite me radhë

në seminaret e tyre mbetet i pa ndryshuar. Ministritë Ministria e Diasporë, Ministritë e Arsimit të dy shteteve tona akoma nuk i kanë shumë gjëra të konkretizuara, se çka duhet bërë për të iu afruar mërgimtarit. U shkri energji e pare për institucionalizimin e shkollës shqipe, por u bë pak konkretisht edhe pse u fillua me shtrimin e problemit për diskutim konferencave e në media ku strategji e parë e programit u caktua Shkolla Shqipe në Diasporë. Kjo tani u harrua bashkë me themelimin e Qendrave Kulturore Shqiptare të cilat do ishin vend trajtimit, informimi, planifikimit e veprimi në zgjedhjen e shumë kërkesave të mërgimtarëve, veçan në përkrahjen e nxënësit jo vetëm në gjuhën amtare, por edhe në fushat tjera me rëndësi për integrim me identitet kombëtar.

Në Austri risi e këtij viti ishte Olimpiada e Nxënësve Shqiptarë nga disa vende, por sa e ndien prindërit mërgimtarë këtë, është për t’u dëshiruar. Shoqata e Mësuesve në Austri u mundua të realizon disa aktivitete mësimore e kulturore, si Gara e Diturisë, manifestimi shënues i festave kombëtare etj, krejt këto me vite në baza vullnetare të mësueseve/eve dhe shumë pak të përkrahur nga të tjerët. Shkolla është e të gjithëve, jo vetëm e mësuesve, siç kuptohet nga disa shkurtëpamës. Gjendja e vijueshmërisë së ulët alarmante e nxënësve shqiptarë në Austri duhet të analizohet thelbësisht dhe të veprohet për ndryshim. Ky është detyrim kombëtar i secilit.

Filed Under: Mergata Tagged With: diaspora, Hazir Mehmeti, Përfundon viti shkollor në Austri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 74
  • 75
  • 76
  • 77
  • 78
  • …
  • 117
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION
  • Kjo është Demokracia Amerikane
  • PATRIOTI HASAN HYSO ORMENI, KOMANDANTI TRIM I VELÇËS QË SFIDOI PUSHKËT DHE REGJIMET PËR SHQIPËRINË DEMOKRATIKE
  • Pse Lidhja e Lezhës dhe Skënderbeu nuk e morën dot qytetin e Danjës?
  • Elis Hyshmeri: “Skulptura, arti që komunikon përmes formës, simbolikës dhe emocionit, pavarësisht gjuhës apo kulturës”
  • Përtej ndryshimeve politike në Uashington: Pse partneriteti shqiptaro-amerikan do të mbetet i palëkundur

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT