• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Promovohet Regjistri e Diasporës

July 9, 2016 by dgreca

-Kosova regjistron diasporën. Me moton “Ti je pjesë e atdheut”, Ministria e Diasporës nisi fushatën, me të cilën qeveria kosovare synon ta afroj Kosovën me bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë/

-Një e treta e kosovarëve vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit, në 2015-tën u regjistruan 200 mijë, regjistrimi vazhdon në 2016-tën/

PRISHTINË, 9 Korrik 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Ministria e Diasporës, me moton “Ti je pjesë e atdheut”, sot në Prishtinë,  nisi fushatën për promovimin e Regjistrit e Diasporës, me të cilën qeveria kosovare synon ta afroj Kosovën me bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në mërgatë. Fushata do të zgjasë dy muaj me aktivitete në gjithë territorin e Kosovës.

Fushata gjithëpërfshirëse për promovimin e Regjistrit të Diasporës është vazhdimësi e zhvillimit gjatë vitit 2015.

Në fjalën hapjes, ministri i diasporës Valon Murati tregoi qëllimin dhe rëndësinë e kësaj fushate. “Ne po futemi në këtë proces sivjet pas sukseseve të vitit të kaluar, ku vetëm gjatë muajve të verës, në bashkëpunim me partnerët tanë kemi regjistruar mbi 200.000 bashkatdhetarë”, theksoi ai.

Ministri Murati bëri të ditur se, sivjet mbi 200 regjistrues anë e kënd Kosovës do të jenë në shërbimin e bashkatdhetarëve për t’ua mundësuar regjistrimin.

“Unë shpresoj se ju do t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit sepse ju jeni pjesë e atdheut.  Procesi i regjistrimit është i rëndësishëm sepse përveç që ne do të dimë për numrin dhe shtrirjen e bashkatdhetarëve tanë, ne do të dimë edhe për strukturën e familjes sonë në diasporë, shkollimin, profesionet, shoqatat dhe bizneset dhe si rrjedhojë do të jemi më të përgatitur si shtet të ndërtojmë politika të duhura në raport me diasporën tonë”, përfundoi ministri Murati.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pjesëmarrës në hapjen e fushatës për promovimin e Regjistrit të Diasporës, me moton “Ti je pjesë e atdheut”, nën organizimin e Ministrisë së Diasporës, duke e konsideruar ditën e sotme si shumë të veçantë, theksoi se fushata e regjistrimit të diasporës përbën një veprim shumë të qëlluar në drejtim të adresimit të problemeve me të cilat ballafaqohen bashkatdhetarët tanë. Veseli tha se diaspora është pjesë e atdheut, e qenësisë dhe e historisë së dhimbshme nga vitet më të rënda të popullit tonë, të cilët u larguan nga vendi të rrethuar nga shumë rreziqe.

“Ata sot me krenari janë pjesë e universiteteve më të mira evropiane dhe botërore, janë pjesë e kulturës dhe e zhvillimit ekonomik të vendeve ku jetojnë, gjë e cila neve na bën shumë krenarë. Ata kanë arritur të krijojnë ndërmarrje dhe të kenë dhjetëra mijëra të punësuar”, theksoi ai.

Më tej, kryetari Veseli përmendi personalitete nga kultura, të cilët dhanë kontribut në vendet ku jetojnë.

“Ata jetojnë me neve, me të arriturat tona, vështirësitë dhe sakrificat tona. Ata jetojnë me shpirt në Kosovë dhe duan ta shohin Kosovën të zhvilluar e të përparuar”, theksoi kryeparlamentari kosovar.

Ai shtoi se bashkatdhetarët tanë nuk janë numra, por janë vlerë e popullit tonë, e të gjitha profileve, dhe aseti më i vlefshëm i popullit tonë, që ende nuk është kyçur sa duhet në zhvillimin e vendit.

Kryeparlamentari Veseli theksoi se regjistrimi do të evidentojë kapacitetet e diasporës, kapacitetet i cili ende nuk është shfrytëzuar sa duhet, ndërsa shtoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës i ka dyert i hapura për të gjithë bashkatdhetarët dhe tashmë organizon në mënyrë tradicionale “Dyert e hapura për diasporën”.

Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 %  serbë, 1.08 % turqë, etj.

Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Ministria e Diasporës e qeverisë së Kosovës në vitin 2015 ka regjistruar rreth 200 mijë bashkatdhetarë në botë. Procesi i regjistrimit vazhdon edhe në vitin 2016 dhe pritet një publikim përfundimtar i shifrave të detajuara në fillim të vitit 2017.

Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen e veriut në regjistrim. Në veri të Mitrovicës dhe tre komuna tjera veriore – Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan, ku është refuzuar regjistrimi i popullsisë, sipas një shifre që e kanë përmendur autoritetet kosovare, jetojnë rreth 40 mijë serbë.

Në vjeshtën e këtij viti, edhe në veriun me shumicë serbe pritet regjistrimi i popullsisë, pasi qeveria në pranverë ka miratuar Projektligjin për Regjistrimin e Popullsisë, të Ekonomive Familjare dhe të Banesave në Komunat e Kosovës që nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011.

Kosova para më shumë se gjysëm shekulli arrinte numrin prej një milion banorëve. Në 6 korrikun e vitit 1962, gazeta tradicionale kosovare Rilindja shkruante se Kosova “fitoi këto ditë banorin e njimilionit…”

Sipas statistikave kosovare, në regjistrimin e popullsisë së vitit 1981, ku u përfshinë të gjitha etnitë, Kosova kishte një popullsi prej 1.584.440 banorësh.

 

NGA 20 KORRIKU, BASHKATDHETARËT MUND TË PAJISEN ONLINE ME POLISËN E SIGURISË

 

 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pas takimeve me bashkatdhetarët, nga të cilët u informua për vështirësitë që u shfaqen atyre në hyrje të Republikës së Kosovës, pritjet dhe kolonat për t’u pajisur me sigurim të makinës, ka takuar edhe kryetarin i Këshillit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacollin, me të cilin diskutoi rreth kësaj çështjeje.

Bashkëbiseduesit u dakorduan që nga 20 korriku, bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë do të mund të pajisen online (përmes internetit) me polisën e sigurisë për të hyrë në Kosovë.

Kryetari Veseli falënderoi Zyrën e sigurimeve për gatishmërinë dhe mirëkuptimin e evitimit të kësaj vështirësie për bashkatdhetarët.

 

 

Filed Under: Mergata Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë-Promovohet, Regjistri e Diasporës

Artikujt e fundit

  • 200 mijë viza nën tehun e Trumpit: luftë kundër abuzimit apo goditje ndaj së drejtës për azil?
  • Nënë Tereza, 116 vjet nga lindja e një gruaje që e bëri dashurinë mision
  • Republika përballë krizës së funksionalitetit institucional
  • SHKRIMTARË TË MËDHENJ QË NUK U VLERËSUAN ME ÇMIMIN “NOBEL”
  • Deti po ngrihet, Shqipëria ende po betonon bregun!
  • Qazim Mulleti i gënjeshtër dhe i vërtetë (70 vjet pas vdekjes)
  • NË KUJTIM TË 116 VJETORIT TË LINDJES SHËN NËNË TEREZA
  • Parimet e qeverisjes demokratike, të përgjegjësisë dhe llogaridhënies…
  • MIGJENI, ZËRI QË U KËPUT NE NJE KOHË TË THYER
  • Manuali i qytetarit që duhet të zemërohet…
  • Dy frontet e shqiptarëve të Kosovës: Mbijetesa përballë terrorit dhe drejtësia përballë BE-së
  • NATO-ja dhe zhvillimi i shtetit
  • NGA PUSTECI NË ULQIN – KUR SULMOHEN SIMBOLET, GJUHA DHE IDENTITETI SHQIPTAR
  • Prof. Agim GJAKOVA – Mjeshtri i Rrëfimit dhe Vjershëtorit të Paepur, midis të Mundshmes dhe të Pamundshmes!
  • Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT