• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Thaçi: Ju ftoj që të festoni në shtëpi!

February 25, 2016 by dgreca

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, i kandiduar për President të Republikës së Kosovës, ka shkruar sonte në ‘facebook’:

Miq të dashur,

Ju falënderoj përzemërsisht për urimet tuaja dhe gatishmërinë që keni shprehur masovikisht për të ardhur në Prishtinë për të festuar zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Nesër duhet të jetë ditë e vërtetë e festës së demokracisë dhe tranzicionit të suksesshëm në respekt të Kushtetutës sonë dhe vlerave më të larta europiane, përmes një procesi transparent dhe demokratik. Nesër është dita kur Kosova do t’i dëshmojë tërë botës se respekton institucionet, Kushtetutën dhe proceset demokratike. Do te jem gjithmonë me ju dhe pranë jush. Kemi bërë një rrugë mjaft të gjatë dhe të sukseshme së bashku. E ardhmja do të jetë edhe më sfiduese, por bashkërisht do t’i arrijmë të gjitha. Së bashku fituam lirinë dhe pavarësinë, së bashku do ta integrojmë Kosovën në NATO dhe BE. Nesër bota do t’i ketë sytë nga ne, të tregojmë pjekuri shtetërore dhe qytetare.As nesër, as pasnesër dhe asnjëherë nuk duhet të kemi ditë të ballafaqimeve dhe dhunës në rrugë. Neser duhet të kemi një ditë normale dhe të festës dinjitoze. Unë, duke u përulur me respektin më të madh për secilin nga ju, iu ftoj që të festoni në shtëpitë tuaja, me familjet tuaja dhe kështu të gjithë të tregojmë pjekurinë politike dhe respektin ndaj institucioneve për të cilët luftuam së bashku në luftë dhe në paqe. HTH

Filed Under: Opinion Tagged With: Hashim Thaci, Ju ftoj, te festoni ne shtepi

Fundi i diktatorëve!

February 22, 2016 by dgreca

Opinion nga Faik KRASNIQI/
Ky pushtet i udhëhequr nga dyshja mafioze dhe kriminale, Mustafa-Thaçi, ka kohë që e kanë humbur legjitimitetin  e popullit për të qeverisur. Kjo dyshe mashtruese dhe arrogante, shkeljen e Kushtetutës, mashtrimeve dhe gënjeshtrave, dhe me gjithë dështimet e njëpasnjëshme, nuk janë duke e marrë seriozisht indinjatën masive të popullit të gënjyer dhe mashtruar skajshmërisht. Por kështu është fundi i çdo diktatori dhe diktature. Ju kujtohet kur shpërtheu revolucioni i Libisë, diktatori libian Gaddafi kërkoi prej forcave të tij t‘i zënë ata që ai i quajti minj. Ai dha urdhër të prerë: “Tërhiqni ata, pastroni rrugët prej tyre!” Pastaj përsëriti shprehjen e tij të njohur: “shtëpi – shtëpi, rrugë- rrugë, skutë- skutë, sokak – sokak”, duke përdorur edhe një shprehje të papërdorur arabe “zenga-zenga”, e cila nga revolucionarët u kthye në një hit të llojit të vet. Por, ky ishte vetë fundi i diktatorit, i cili për më shumë se 42 vjet e sundoi vendin e vet me zjarr e hekur. Me këto metoda diktatoriale janë duke vepruar edhe këta diktatorët tanë në pushtet, me popullin e saj dhe opozitën. Dhe fundin do ta kenë me një rënie të turpshme nga pushteti, siç kanë rënë edhe diktatorët më të tmerrshëm që ka njohur historia. Prandaj, sa më këmbëngulës të jenë që nuk do të dorëhiqen, sikurse diktatori sirian Bashar Al Asadi, pavarësisht se kanë humbur legjitimitetin për të qeverisur, aq më dhimbshëm do të largohen nga pushteti.
Opozita s’duhet të ndalet me protesta paqësore të përditshme
Por shtrohet pyetja se çfarë duhet të bëjë opozita që t’i japë fund më shpejt kësaj Qeverie kriminelësh dhe oligarkësh? Opozita s’duhet të ndalet me protesta paqësore të përditshme, derisa ky pushtet kriminal dhe mafioz, të lëshojë pe për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të reja. Por, përveç organizimit të protestave për largimin nga pushteti këtë pushtet mafioz dhe kriminal, opozita duhet urgjentisht të bëjë edhe një platformë të përbashkët me shoqërinë civile dhe mediet, për udhëheqjen e këtij vendi, se si të dalim nga kjo gjendje e mjerueshme dhe si të ecim përpara. Sepse këtij populli i ka humbur besimi nga institucionet dhe duhet me vepra që t’i kthehet besimi i humbur. Prandaj, në zgjedhjet e ardhshme, partitë opozitare dhe ato jashtëparlamentare, duhet të bëhen të gjitha bashkë, por duke përfshirë në atë listë gjysmën e kandidatëve nga shoqëria civile, mediet dhe personalitete të pavarura dhe të respektuara në opinion. Me këtë listë të përbashkët jo vetëm që pushteti do jetë i garantuar, por kjo listë do të shënonte fitore të thellë karshi këtij pushteti mafioz dhe të kriminalizuar, të cilët mbajnë përgjegjësinë kryesore për shkatërrimin dhe degraduan këtij shteti.
Opozita e përbashkuar
Nëse opozita vepron në këtë mënyrë, në zgjedhjet qytetarët e Kosovës këtë kastë politike kriminale dhe mafioze, të cilët janë shndërruar në kancerin jo vetëm të shtetit, por të çdo qytetarit, me votën e tyre do ta ndëshkonin shumë keq.  Këtë gjë përfaqësuesit e opozitës duhet ta mendojnë mirë, që është momenti i fundit për t’u bërë bashkë të gjithë ata që ia duan të mirën këtij vendi dhe duan t’i largojnë këta qelbësira nga pushteti. Opozita duhet t’i kontaktojë personalisht të gjithë personalitetet e pavarura dhe të respektuara, nga mediet, shoqëria civile dhe bota akademike, që janë kundërshtarët e mafio-politikës në pushtet, për t’iu bashkuar kauzës për parandalimin e degradimit, shkatërrimit dhe zhbërjes së shtetit.

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, fundi i diktatoreve

Për miopinë dhe shurdhësinë e Ditmir Bushatit për të mbrojtur dinjitetin kombëtar

February 22, 2016 by dgreca

Më 18 shkurt, eurodeputeti grek, gjenerali Gjeorgjio Epitidheos në Kuvendin e BE mbajti një fjalim ku hodhi akuza të rënda ndaj Shqipërisë. Ai deklarojë se Shqipëria si vend islamik rrezikon sigurinë e Bullgarisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Greqisë. Shqiptarët burgosin grekofonët në Shqipëri vetëm e vetëm se ata mësojnë greqisht. Ku sipas eurodeputetit të partisë naziste të Agimit të Art, Gjeorgjios Epitidheos në Shqipëri jetojnë 300.000 grek./

Nga Arben LLALLA/

Ndoqa reagimin tuaj rreth fjalimit të kryetarit të partisë PDIU, z.Shpëtim Idrizit për problemet shqiptaro–greke. Më habiti qëndrimi juaj fëminor( i paditur, me kapacitete të kufizuara njohurisht) që nuk mund të reagoni apo ti dërgoni Greqisë për veprimet antishqiptare Notë Proteste. E kam thënë disa herë që ministria juaj përfaqësohet në përgjithësi nga diplomatë rruge, që janë punësuar pa plotësuar kriteret minimale diplomatike. Ju keni patur disa herë përplasje me kryetaren e Komisionit të Jashtëm, znj.Arta Dade e cila ua ka përplasur në fytyrë skandalet për punësimet nëpër përfaqësitë tona diplomatike në Greqi duke ju thënë: “Ju keni shkelur kuotat që duhet të vijnë jashtë diplomacisë, por edhe kriteret në emërime. Merrni emigrante dhe i vini konsulle të përgjithshme. Më vjen keq tani. Një emigrante që di vetëm të kapërcejë pengesat e të vrapojë, dhe e keni bërë konsulle të përgjithshme. Këtë nuk e kam bërë unë, e keni bërë ju”.Në trupin tuaj diplomatik në Janinë keni të punësuar disa punonjës që kanë shtetësi dhe kombësi greke, atëherë lind pyetja: Si mundet që një njeri me shtetësi dhe kombësi greke do të mbroj interesat kombëtare të shqiptarëve? Në Konsullatën e Përgjithshme të Selanikut keni punësuar diplomat me shtetësi dhe kombësi greke, diplomat që kanë shitur deri pak kohe fruta-perime në tregun e Verias. Kanë patur kontakte me punonjës së policisë dhe sigurimit grek. Si mundet që diplomatët e shtetit shqiptar në Selanik do mbrojnë interesat kombëtare kur këta kanë shtetësi dhe kombësi greke, jetojnë prej 25 vitesh si emigrantë në Greqi dhe mund të jenë në shërbim të sigurimit grek? Edhe pse këto fakte z.ministër i jashtëm Ditmir Bushati i dini, Ju përsëri heshtni, nuk reagoni. Mos ndoshta jeni kapur edhe Ju mat në ndonjë garazhd, ashtu si një ish-ministër? E mjera Shqipëri që ka ministra të tillë që për dy gisht vend shesin nderin e familjes dhe kombit të tyre. Tani Ditmir Bushati po ua them drejtpërdrejtë në sy, pa frik, pa as më të voglin interes timin personal. Hapi sytë dhe lexo, shiko fotot e më tej vendos nëse do reagosh me Notë Proteste apo do futësh kokën si struci nën rërë.

Më 18 shkurt, eurodeputeti grek, gjenerali Gjeorgjio Epitidheos në Kuvendin e BE mbajti një fjalim ku hodhi akuza të rënda ndaj Shqipërisë. Ai deklarojë se Shqipëria si vend islamik rrezikon sigurinë e Bullgarisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Greqisë. Shqiptarët burgosin grekofonët në Shqipëri vetëm e vetëm se ata mësojnë greqisht. Ku sipas eurodeputetit të partisë naziste të Agimit të Art, Gjeorgjios Epitidheos në Shqipëri jetojnë 300.000 grek.

Nga data 19-21 Shkurt në SHBA, Shoqata greko-himariotase në bashkëpunim me kishën ortodokse greke organizuan Simpozium shkencorë me temë: Minoriteti grek në Himarë, Pronat dhe të Drejtat e Njeriut. Në këtë Simpozium të organizuar nga kisha ortodokse greke Shën Konstandini në Annapolis të SHBA morën pjesë nga Himara, Fredi-Dionis Beleri, Konstandina Beleri, Andoni Neco, etj. Ku folën për minoriteti grek në Himarë, aneksimin e jugut të Shqipërisë, kishat dhe pronat. Për fatin e keq në këtë aktivitet folën disa persona në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve duke deklaruar se në Himarë ka grek, policia dhe shteti shqiptar shtypin minoritetin duke ju prishur kishat dhe shkollat greke. aAta ngritën akuza të rënda sikur shqiptarët por grabisin pronat e ortodoksëve grek në Himarë, Dhërmi, Sarandë, Delvinë, etj.

Si është e mundur ministër i jashtëm Ditmir Bushati që një organizatë dhe kisha e një shteti tjetër, në këtë rast kisha e greke organizojnë Seminar dhe Simpozium rreth Himarës, pronave dhe pretendimet territoriale që kanë ata për vendin tuaj? Si është e mundur që grekët flasin në emër të shqiptarëve në këtë aktivitet dhe ju nuk keni dijeni si ministri i jashtëm?

Në përfundim zoti Ditmir Bushati, Ju për mendimin tim jeni i pa aftë për të kryer misionin e ministrit të jashtëm, të reagoni për të mbrojtur dinjitetin e vendit tim, dinjitetin e shqiptarëve, prandaj do të ishte mirë të jepni dorëheqje. Turpi për pamundësinë tuaj për të dërguar një Notë Proteste ndaj veprimeve arbritare të Greqisë bie mbi ju. Historia mban shënime dhe na vendos në vendin që meritojnë në bazë të kontributeve të kemi dhënë gjatë jetës sonë.

 

 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, greku Epitidheos, Kuvendi i BE, shurdheria e Minsitrit Bushati

Gjuha shqipe po stërkeqet- me qëllim !

February 22, 2016 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/“KUR NJERËZIT NUK KANË MËSUAR TË SHKRUAJNË GJUHËN E TYRE AMTARE kanë të meta kulturore. Përditë vërej shembuj të mungesës së plotë të kulturës në gjuhën e shkruar. Dhe më e keqe është gjendja në Kosovë. Shumë shqiptarë nga Kosova, në mungesë të vetëdijes ose të arsimit, shruajnë si flasin, dhe kjo bëhet e mjerueshme. Nuk është mjet komunikimi përveç brenda familjes dhe fisit! Unë nga ana ime kam të meta në gjuhën e përditshme. Shumë herë kur miqtë e mi nga Kosova flasin edhe pse po mundohem, nuk kuptoj gjë.. Të mos flasim për humorin në televizion…. dëshpëruese, jam si idiot! “ shkruan Ullmar Qvick dhe vazhdon “A mos është turp kur unë, i huaji, duhet të ju tregoj për problemet tuaja gjuhësore? 47 vite studimi prapë nuk më kanë dhënë aftësi për të folur lirisht, kam një gjuhë disi zyrtare, artificiale. Pra, kuptoj vështirësitë tuaja, por nuk pranoj dembelizmin tuaj gjuhësor! “
Që 47 vjet miku i shqiptarëve Zoti Ullmar Qvick është me gjuhën shqipe , “dhe më lehtë e kuptohet gjuhën letrare të viteve të 70- 80 nga mediumet pamore të kohës se sa sot “ ( mëndimi im ), dhe shton :” Besoj se shumica e shqiptarëve të Kosovës janë në rrugë të gabuar, duke nënvleftësuar gjuhën e njësuar. Dihet se kjo gjuhë ka të meta në disa aspekte, por u pranua, dhe kur u pranua duhet të zbatohet! “Në gjuhën e sotme të folur në Kosovë vërejmë si një qenie pa shtyllë vertebrale. Sikur zvarritet….
Po Nëna e jonë Shqipëri si qëndron me gjuhën shqipe ? Hiç më mirë se Kosova ; Bile edhe më keq !
E keqja më e madhe është se në Kosovë duke menduar se vetëm nga Shqipëria “rrjedhë mjalta “ gjuhësore ,po mundohen të`i përdorin të njëjta marina gjuhësore si në Shqipëri . Nga Tirana po vjen një shëmti , një përbindësh gjuhësor dhe se nëse kështu vazhdohet , librat e viteve 80 -ta do i lexojmë me “translater “
Ku mbeten rasat e gjuhës shqipe ? Shqipëri ne flasim shqip e jo turqisht , gjuhë e cila nuk ka as rasa e as gjini . Mos ia plotësoni dëshirën armikut .
Të mos harrojmë : Njohësi i veprës së Dh.Kamardës, francezi Eduard Shnaider (Pellazget dhe pasardhesit e tyre) mbasi bëri një përllogaritje të fjalëve-rrënja, pohon se « gjuha shqipe ka 785 të tilla, që e tejkalon tepër shumën e fjalëve rrënja të të gjithë gjuhëve të tjera, të vdekura dhe të gjalla. Dhe ky numër nuk është përfundimtar (…) Me 75 tinguj zanore, dhe 31 bashkëtingëllore të forta dhe 785 fjalë-rrënja, një gjuhë mund të arrijë në një shkallë përsosmërie të paparë ».- shkruan Fatbardha Demi ,Tek Zoti e pash vendin tim.
-….. e nxorra këtë përfundim që me të vërtetë duhet të jemi krenar që e flasim këtë gjuhë hyjnore dhe që i takojmë dhe je jemi pasardhësit e denjë e një populli të stërstërlashtë-pellazgëve. Nga kjo më lindi edhe ideja e këtij lloj shkrimi i cili e ka qëllimin që mohuesit dhe stërmohuesit e kombit ,gjuhës sonë dhe trashëgimisë sonë hyjnore më në fund tí bindë që të heshtin. Nga këto libra dhe libra të tjerë mund të shohim dhe të bindemi se pse kemi aq shumë mohues, edhe nga kombet tjera. Po pra, jemi trashëgimtarët e vetëm të gjallë të pellazgëve-ilirëve.“A kemi prova që të na bindin se gjuha e Pellazgëve ishte ajo gjuhë flitet set nga shqiptarët (Shkyptars). Po, përgjigje studjuesi , sigurisht që kemi dhe kemi prova që nuk mund të kontestohen . Për të shtruar drejt hipotezën e vërtetë e dijmë që nga gjuhet e vjetra e kemi vetëm pellazgishten e cila në vazhdimësi është përdorur nga Epirotet, Thesalët, Thrakasit, Ilirët Dardanët dhe të tjerët, një gjuhë që ende e flasin shqiptarët e sotshëm (E.Sch) ( Fahri Xharra, Gjuha shqipe – gjuhë e perëndive ! )
Ne kishim burra të gjuhës , historisë dhe atdheut ?. Akademiku Mark Krasniqi   ne vitin 1973 shkruante:“Gjuha e përbashkët letrare me të gjitha elementet përkatëse që përfshin ky kuptim, është një domosdoshmëri e çdo kombi sepse pa të ai nuk ka perspektivë as të zhvillimit kulturat as të ekzistencës si tërësi kombëtare. Gjuha e përbashkët është një nga karakteristikat kryesore të çdo kombi. Gjuha e përbashkët letrare është një element i fuqishëm lidhës sepse çimento e fortë që shtrëngon gurët e granitit të kompaktësisë kombëtare, është fuqia më madhe e kohezionit të një populli. Ajo ka një mision historik në zhvillimin e kombit në çdo aspekt dhe në çdo periudhë, ajo duhet të dalë nga gjiri i popullit. Gjuha letrare duhet të ushqehet vazhdimisht nga burimi i pashtershëm i thesarit popullorë, nga i cili rrjedhë e kumbon një begati e pashoqe e leksikut të kristaltë të tij. Fjalët e huaja nuk e pasurojnë gjuhen , përkundrazi ato ua zëne vendin fjalëve të gjuhes amtare dhe kështu gjuha e popullit varfërohet.”
Ku vete gjuha shqipe ? Vallë , a mos është diçka duke u përgatitur   për të keq?“Si çdo popull edhe populli shqiptar ka një begati të madhe të kulturës materiale e shpirtërore, që përfshinë një vetvete elementare dhe karakteristika të krahinave të ndryshme.Kjo vlen edhe përsa i përket gjuhës së popullit. Dialektet format e të folurit, nuancat gjuhësore etj, nuk e varfërojnë gjuhen e një populli. Përkundrazi këto janë burime të ndryshme që derdhin ujin në një lumë të vetëm e të përbashket. Këto veçanti në gjuhen e përbashkët letrare luajnë atë rol të cilin e kanë kostumet e bukura popullore të krahinave të ndryshme në formimin e mozaikut piktoresk të veshjes sonë kombëtare.”
Atdheu nuk do mëshirë ! Gjuha e përbashkët e atdheut nuk do lëmoshë ! Por , ajo nuk duron shumë . është idhnake dhe nga mëria e moskujdesit tonë ajo zhduket ; dhe pastaj thonë që na ishte dikur një gjuhë shqipe .Si detyrë e domosdoshme dhe e përhershme shtrohet mbledhja e leksikut popullor në të gjitha krahinat e banuara nga shqiptarët e Gadishullit Ballkanik e gjetiu. Te gjitha këto duhet të gjejnë një vend në fjalorin e gjuhës shqipe : nga të gjitha viset duhet të merren temat shprehjet e elementet e tjera gjuhësore , të bëhet sistematizimi i tyre të studiohen dhe ti shfrytëzojnë gjuhëtarët e letraret në punimet e tyre.Me punën tonë të vetëdijshme e të vazhdueshme do të arrihen rezultate të përhershme në pasurimin e gjuhës -si rrjedhim i ndikimit reciprok të letrarishtes në gjuhen popullore dhe anasjelltas. Pa dyshim, kjo do të luaj, përveç tjerash, edhe rolin e rëndësishëm historik në kohezionin e kulturës dhe të vetëdijes kombëtare.
Ta ruajmë gjuhën shqipe se ajo është gjuhë e perëndive !

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, gjuha shqipe, sterkeqet

Jahjaga: Na duhet një platformë e re se si duhet të ecim përpara

February 20, 2016 by dgreca

-Na duhet të mbesim lojalë ndaj orientimit tonë properëndimor – anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO – në frymë dhe në vepër, theksoi Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në Stantërg të Mitrovicës/

 Nga Behlul Jashari/ MITROVICË-STANTËRG, 20 Shkurt 2016/ Na duhet një platformë e re se si duhet të ecim përpara, tha sot Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në shënimin e 27 vjetorit të grevës së minatorëve të Trepçës, në Stantërg të Mitrovicës.

 “Sot gjendemi para një sfide tjetër – atë të forcimit të shtetësisë tonë dhe subjektivitetit të Republikës së Kosovës. Tani na duhet mobilizim po aq i qëndrueshëm dhe insistues që demokracinë tonë të brishtë dhe institucionet tona që duhet ta mbrojnë dhe avancojnë këtë demokraci t’i forcojmë çdo ditë”, u shpreh ajo.

Kjo, vijoi Jahjaga, është beteja jonë e radhës, beteja e së ardhmes, që varet nga ne dhe të cilën patjetër duhet ta fitojmë.
“Ne na duhet një platformë e re se si duhet të ecim përpara, një dialog i brendshëm për të ardhmen e Kosovën dhe drejtimin që do ta marrim si shtet dhe shoqëri. Na duhet të mbesim lojalë ndaj orientimit tonë properëndimor – anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO – në frymë dhe në vepër”, theksoi Presidentja kosovare.
Ajo drejtoi mesazhin se, na duhet t’i ripërtërijmë vazhdimisht vlerat që i vumë në themele të shtetësisë tonë.“Me ngulm dhe guxim duhet ta bëjmë reformën e ekonomisë tonë për të garantuar që vendeve si Stantërgu dhe banorëve të përkushtuar të tij t’i kthehet shkëlqimi dhe krenaria që e gëzonin dikur. Nuk kemi alternativë pos të ndërtojmë shtet ligjor. Besoj thellë se këto qëllime nuk janë të paarritshme, por duhet të jemi të vetëdijshëm që ato kërkojnë më shumë angazhim e punë”, u shpreh Jahjaga.
Presidentja e Kosovës përkujtoi se, thellë në nëntokën e Stantërgut, duke u hedhur në grevën më të gjatë që kishte njohur historia e asaj kohe minatorët e Trepçës ngritën fuqishëm zërin ndaj nacionalizmit që kanoste të zhbënte atë pak liri që Kosova gëzonte, kundër ndryshimeve kushtetuese të asaj kohe që dhunshëm po revokonin autonominë e Kosovës, që paralajmëronin ditë të zeza për shqiptarët e Kosovës e popujt e ish Jugosllavisë.“Para 27 vjetësh ju kontribuat në vetëdijesimin qytetar e ndërgjegjësimin ndërkombëtar për shtypjen që kishte marrë hov në Kosovë”, tha Presidentja Jahjaga duke iu drejtuar minatorëve të Trepçës.Në Stantërg të Mitrovicës u mbajt sot manifestimi qëndror i Javës së Minatorëve në 27 vjetorin e grevës së madhe të 1.300  minatorëve të Trepçës, nga 20 deri 28  shkurt 1989, në mbrojtje të Kosovës.

Filed Under: Opinion Tagged With: Jahjaga, platforme e re

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 587
  • 588
  • 589
  • 590
  • 591
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • FOTO – STUDIO VENETIKU dhe fotografja e parë shqiptare që vdiq në burgjet e diktaturës
  • KLINIKA E POEZISË, VISARI NË UNIVERSITETIN ILLINOIS, SHBA…
  • Dialogu dhe politika e jashtme e Kosovës, katër vitet vendimtare për shtetin
  • KRISHTLINDJET…
  • Enedio Metushi: “Për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës sonë shqiptare”
  • Shoqata “Rrënjët Shqiptare” festuan festat e fundvitit
  • KOLONJËN E BËJNË EMËRMADHE RILINDASIT E SAJ TË SHQUAR
  • Kosovo Between Political Noise and the Need for Civic Clarity
  • TË FALËSH, TË MOS HARROJSH!
  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT