• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NGORDHI KALI ose…Eptaf per Spiunet e Ish jugosllavise

January 11, 2016 by dgreca

Opinion nga Rexhep DEDUSHAJ-Peje/
Keto dite me ra ne dore libri,Vruqa Granica,i kryeudbashit Radoman Serdanoviq, ku shihej e kuptohej se cfare masakrash ka bere UDB-a ndaj popullit tone ne Luginen e Gucise ne kohen e Rankoviqit,1945 – 1966.Dhe ate nepermes kaleceve(spiuneve shqipfales).
Meqe shumica prej tyre tani vec kane vdekur po ua kushtojme kete epitaf qe te mos harrohet vepra e tyre e ,,madhe,ne interes te Jugosllavise,, – sic thote miku i tyre- Rade ne librin e vet.
Toska e kane nje kenge,, Cpate pele qe cofe prame ,,.E une po i pyes ,,Pse nuk cofet me heret,apo nuk u lejuane t’berat tuaja ,,?
Ishit teper te vobeket ,U rritet me mysa te lypur ,buke te falur e leng djathi nga bashkefshataret tuaj.
Per fatin tone te lig erdhen komunistet ne pushtet.Pushteti i proletareve e ju ishit proletaret me te forte ne Ballkan- pa gje pas shpirtit.- sic thone ne Vuthaj.U bete pionere te Partise,nder me te zellshmit e krahines tone.Nate e dite ishit ne aksion.
– Ua merrshit fshatareve edhe jorganin e vetem mbi femij ne balle te dimrit.
– Ua fshijshit hombarin e drithit me fshise ,, KULLAKVE ,,tone e ua dergojshit ne Vasoviq .,, Shkijeve qe ua paten djegur shtepijate Pulec Hima e Selman Faku,,- thojshit ju. Dhe vrapojshit prej shpelles ne shpelle per ti zbuluar ata burra dhe ,ballistet,, tjere .Kur i zbulojshit ia dorzojshit Mikailit Bullatoviqeve me i derguar ne Plave e ai si dergonte dot.Por i ekzekutonte rruges. Dhe kur i pastruate shpellate nga ,, Ballistet,, e tubuate bagetine neper ,, zadruga,, – si i quajshit ju, duke i shendrruar tere fshatin ne proletar – pa asgje pas shpirtit.
Ju dhane pozita ,, shoqerore e shteterore,,.U bete edhe sekretar partie.Besim shume i madh per ate kohe,apo jo.Pse jo.Ishit KUAJ shume te mire per ,, derzhaven,,Ishit te sigurte per tu hypur .Nuk e lejshit PARTINE ne lloc.
I,, adaptuate tri masa administrative per ta eliminuar rrezikun nacionalist
E para,Shpernguljen masive te Shqiptareve.
E dyta.Procesi terrorist i ,, mbledhjes se armeve,, dhe mbylljes se shkollave shqipe.
E treta.Kufizimet administrative per ngadalesimin e zhvillimit ekonomik te Krahines.
Pastrimet qe i ndermuarrte pas vitit 1948 ,kishin per qellim ,, Eliminimin e udheheqejes Shqiptare te krahines dhe pengimin e daljes ne skene te nje klase te edukuar qe mund ti sherbente popullit…
Beogradi synonte keqesimin e kushteve jetesore ne viset shqiptare dhe eventualisht nxitjen e emigrimit masiv te tyre,nje fenomen negativ qe mori zhvillim.,,(Shih.Sami Repishti .,,Rezoluta e Bujanit…,,ne ,, Illyria,,N.Y.21-27 korrik 2014.)
I perjashtojshit njerzit nga Partia per ti burgosur e pushkatuar rruges pa i zhdjergur ( ulur ) ne Guci fare.Mire ua bejshit.Pse me ua cuar shkijeve me i torturuar.Keshtu i rahatojshin pa i munduar fare.Tani kur te shkoni ne ate ,, dynja,, kane me u falenderuar sigurisht…
Me se gjysmen e Krahines se Plave – Gucise i shendrruate ne spiun ( sic thot Rada i juaj ne librin e lartepermendur )te cilet punonin me aqe zell sa ne gjysem te veres i uleshin njerzit nga bjeshka ,bile nganjehere edhe te gjithe fshatin – a u kujtohet rasti i Martinajve ne veren e vitit 1954,f.v.
Kur e spastruate vendin nga ,, ballistet,, filluate te nai mbyllni edhe shkollate shqipe duke i burgosur apo perzene ne Shqiperi mesuesit e tyre.. ,, Mire bejshit,,.Cu duhej Shqiptareve shkolla.Ju vet s,kishi asnje dite shkolle e boll udheheqesa te ,, mire ,,dualete.Edhe Bllazhi ishte i kenaqur me Ju e mos te flasim per Mirko Drobnjakun e Raden tuaj ,qe ka shkruar librin e lartepermendur .Ne ate liber u lavdron shume ai,por ua beri pak ,,me hile ,, se ua ndryshoi emrate ne ,, MUSA , DEDA ,ELEZI,, ETJ Pra vec ai qe i ka njohur e i ka perjetuar ,, te mirate ,,tuaja e din kush jane ata emra,po nejse…
Pasi ra Rankoviqi ,u rahatuate ne ,,mesin e popullit ,,.Edhe ju e rahatojshit popullin..Ne vend qe tua paguajshit parate ua hudheshit kumbullate,boronicate apo mjadrrate atyre ne lumin Gercar, duke u thene se u keni hedhur uje,te gjoreve. Apo i sillshite tere diten neper zyrate e shtetit per nje dokument te thjeshte.Ndersa ata qe u veshen ,, shumare ,, ( pylltare )apo ,, milic ,,i malltretojshin si dinint Ju ,,popullin tuaj ,,…
Dhe keshtu i,, ndihmojshit ,, popullit tuaj qe te shpernguleshin sa me shpejt.Te shkonin ne Amerike.Atje ka jete . Ketu s,jetohet – u thojshit shpesh te gjoreve.
Dhe ne saj te Zotit e te juajin sot neper fshatrate shiptare te ,,KOKES SE SHQIPERISE ,, – sic e quanin dikur Krahinen e Plave – Gucise ,nuk ka me Shqiptar.Ka vetem ujqer e harusha.Ata qe kane mbetur ne Plave e Guci s, flasin me shqip.
Sikur t , ishte Pashiqi gjalle,do tu kishte shpallur qytetar nderi te Nishit apo te Beogradit.Meqe aifare kryeministri serb ,ai albanofob i krisur i pat thene Evropes me 1920 ne Paris se Shqiptaret ,, per 24 vjet ,ca do ti shpernguli,te tjeret do ti asimiloi,e kush nuk e pranon asnjeren do ti vras ,,
A nuk e zbatuate Ju ne perpikeri kete plan z, KALI.
Dhe,sot ,shumica keni ngordhur ( ka edhe ndonjeri ende gjalle.Por gjalle i vdekur).S, di si u mbane brenda ajo toke e paster Shqiptare ,.Eshte dashte me u varrosur edhe ju ne Beograd .Atje ku eshte varrosur Ali Shukriu,Mehmet Haxha apo Toptani.Atje ku e keni pasur vendin edhe ju qe tere jeten keni punuar per ta.PER SHKIJE.Ata ua shpagofshin mundin.
Me rendesi eshte se qielli eshte liruar nga Ju e Toka do tu qete jashte mesiguri.Ajo toke s, duron asi KUAJSH – shkije ,ne brendine e vet.
Dhe,vjen pyetja. ,, CPATE KAL QE COFE MBREME ,,..

Filed Under: Opinion Tagged With: Ngordhi Kali, rexhep dedushaj

KUSHTONI VËMENDJE POROSISË SË DHJETRA MIJËRA PROTESTUESVE

January 11, 2016 by dgreca

Nga Bilall Sherifi/
Opozita e bashkuar dje organizoi protestën më të madhe që nga periudha e pas përfundimit të luftës në Kosovë. Në vend që të nxjerrin konkluzionet e nevojshme nga porosia e kësaj proteste madhështore, qeveria e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit sapo përfundoi protesta u mundua ta përqendrojë vëmendjen vetëm në atë që ndodhi pas protestës e jo edhe në atë që ndodhi gjatë protestës, në të cilën dhjetëra mijëra qytetarë që kishin ardhur nga të gjitha anët e Kosovës dërguan porosi të qartë: përgjegjësi për shkelësit e Kushtetutës së Kosovës.
Në vend që të flisnin, siç bënë shumica e medieve me peshë në botë, për dhjetëra mijëra protestues të cilët me dinjitet shprehën revoltën e tyre legjitime kundër kësaj qeverie, qeveria e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit flet vetëm për veprimet e dhunshme të dhjetëra protestuesve që u ndërmorën pasi përfundoi protesta.
Kjo qasje e tyre nuk ishte e rastësishme. Përkundrazi. Përqendrimi i vëmendjes vetëm te veprimet e dhjetëra protestuesve, kishte për qëllim të heshte veprimin dhe kërkesat e dhjetëra mijëra protestuesve. Përmes përqendrimit të vëmendjes vetëm te aktet e dhunës që nuk janë në përputhje me ligjet e vendit, qeveria ka për qëllim të bëjë që qytetarët të harrojnë shkeljen e Kushtetutës së Kosovës nga ana e tyre.
Dhjetëra mijëra qytetarë manifestuan dje në mënyrë të qetë dhe kërkuan dorëheqjen e qeverisë, si akt të pashmangshëm për shkeljet e Kushtetutës së Kosovës të cilat bartin me vete pasoja afatgjata për të tashmen dhe të ardhmen e vendit.
Dëmet materiale të cilat u shkaktuan dje, sado të kushtueshme, janë të riparueshme dhe nuk kanë pasoja afatgjate. Prandaj, dhuna që ka ushtruar qeveria ndaj shtetit të brishtë të Kosovës është dhunë që nuk ka njësi që mund ta matë. Dhuna e tyre ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës godet të tashmen dhe të ardhmen e miliona njerëzve që jetojnë e që do të vijnë pas nesh në Kosovë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Bilal Sherifi, kushtojini vemendje, protestusve

NDAL DORËS QË PO MBYT DIBRËN…

January 11, 2016 by dgreca

* Qeveritarët flasin për digën por askush nuk flet se si do t’i lëvizin varret e njerëzve tanë…/
(Nga fjala e një kryetari fisi në Namibi i cili për të mbrojt trojet, kulturën, varret e të parëve të tyre nga “diga” e ngriti zërin deri në Stokholm, Londër, Paris, Romë…)/
*Para se të ndërtohet një shtëpi e vetme në botën e qytetëruar në vendin ku hapen themelet zbresin të parët arkeologët të cilët mbajnë përgjegjësi për ato dhjetëra metra katrorë ndërtim…
Nga Abdurahim Ashiku-Athine/
Ndërsa Shqipëria notonte në ujërat e rrebeshit të 6 janarit, gazetat si në një kob njoftonin për skenarë të zinj për heqjen nga harta gjeografike e Shqipërisë të luginës së Drinit të Zi, mbytjen e Dibrës nga gjoli i Skavicës.
Nuk do të zbres në “rrënjë” të projektit të ndërtimit të Skavicës këtu e më se tre dekada më parë. Qeveria e asaj kohe nuk e bëri edhe pse ishte në gjendje (si në rastin e Ulzës, Fierzës, Banjës…) të krijonte një “Dibër të Re” në ultësirat bregdetare, nga Velipoja në Ksamil.
Nuk e bëri as Nano që deshi të sillte për ndërtim një firmë italiane, as Berisha që si dr. Ing. bëri ndryshime në projekt për të shpëtuar disa bërraka në fshatrat shqiptare nën Maqedoni…
Po bën zë për ndërtimRama me miratimin (pa zë e figurë) të deputetëve të Dibrës dhe ministrit të financave të cilëve dibranët ia dhanë votën për premtimin se do të ndërtonin Rrugën e Arbërit dhe do ta mbronin Dibrën.
Skavica, alias mbytja e Dibrës, ka dalë kohët e fundit në “qiell të hapur”edhe pse dyert e blinduara të shtetit mbahen për të sigurta.
Kohë më parë, kur gjysma e qeverisë ishte në Pekin “krye marrëveshje” ishte ndërtimi nga ana e një konsorciumi kinez i hidrocentralit tepër të përfolur të Skavicës. …Një ditë pas nënshkrimit të “Memorandumit të Bashkëpunimit” midis Ministrisë së Energjitikës dhe kompanisë Power China, ministri Damian Gjiknuri deklaroi se ka pasur një diskutim shumë intensiv për hidrocentralin e Skavicës…por që nuk u konkretizua me marrëveshje…
Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri do ta harronte shpejt këtë duke thënë se ndërtimi i kësaj vepre; “nuk u konkretizuan në marrëveshje…”
Më 27 dhjetor 2015ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi se do të jetë kompania turke Suzer&NurolGroup, ajo që ka marrë përsipër ndërtimin e veprës në fjalë.
Pas kësaj vjen një lajm tjetër, me emër e mbiemër tjetër “Katundi i Ri”
…Qeveria shqiptare i ka akorduar më 23 dhjetor 2015 një bashkimi kompanish turke, “SuzerGroup” dhe “NurolHolding”, një bonus në masën 8 pikë për ndërtimin e një koncesioni të quajtur Katundi i Ri. (Për këtë do të shkruajmë më vonë)
Një konglomerat vendimesh e njoftimesh që dibrani i thjeshtë që do t’i mbytet toka, varret e të parëve, historia, kultura, gjithçka, hap sytë dhe tund kokën pa kuptuar asgjë.
Shteti i diktaturës ia merrte tokën shqiptarit pa e pyetur sepse tokën, me kushtetutë e kishte shpallur “pronë shtetërore”. Shteti i demokracisë ndonëse e ka shpallur pronën “të shenjtë” hesht.
Në Nenin 23 të Kushtetutës shkruhet…
“E drejta e informimit është e garantuar”.
Në Nenin 41 shkruhet…
“Ligji mund të parashikojë shpronësime ose kufizime në ushtrimin e së drejtës së pronës vetëm për interesa publikë”.
“Shpronësimet ose ato kufizime të së drejtës së pronës që barazohen me shpronësimin, lejohen vetëm përkundrejt një shpërblimi të drejtë”.
Në zbatim të Kushtetutës, përpara se Qeveria të merrte vendimin ( Fletore Zyrtare 7 janar 2015) duhet të bisedonte me popullin e Dibrës, me pronarët e Luginës së Drinit të Zi deri në hollësi.
Por për çfarë duhet të bisedohet në Dibër, me pronarë të ligjshëm të tokës por edhe me “pronarë” të historisë, kulturës vlerash të mëdha arkeologjike, gjeologjike, religjioze e të tjera që lidhen me hidrocentralin e Skavicës. Shtetarët e shohin vetëm tek drita që “sjell” duke lënë mënjanë “errësirën që mbjell”.
I kemi shtruar (një grup intelektualësh) problemet për “errësirën që mbjell” Skavica në një sërë shkrimesh një pjesë e madhe përmbledhur në librin “PO DIBRËS! JO SKAVICËS!, botuar në vitin 2010. Kanë kaluar më se gjashtë vjet dhe askush nuk është ulur me popullin e Dibrës, me historianët, arkeologët, gjeologët, krijuesit etj. të diskutojë qoftë edhe një orë të vetme për problemet që lidhen me HEC-in e Skavicës. Nuk e kanë bërë dje, nuk po e bëjnë as sot. Luginën e Drinit të Zi e ka mbuluar mjegulla natyrore ashtu siç ka mbuluar errësira transparencën shtetërore.
Në këto shënime do të merrem me ministrat e qeverisë Rama;DamianGjiknuri dhe Arben Ahmetaj me emër të plotë dhe me deputetët e Dibrës, të majtë e të djathtë, pa zë e pa figurë.
Nuk e di se çfarë profesioni qytetar kanë “Dy Ministrat” përndryshe do t’ju flisja më drejtpërdrejt. Nuk e di edhe nga janë dhe çfarë interesash i çojnë në Skavicë duke u rrëmbyer në mënyrën më të turpshme banorëve të Dibrës jo vetëm tokën por edhe historinë e kulturën.
E dini ju të nderuar ministra se sa tokë, nga toka më pjellore e Dibrës përmbytet dhe sa banorë do të enden si çifuti në shkretëtirë për një copë truall për jetën e tyre dhe të pasardhësve të tyre?
E dini ju se 18 beteja fituese (nga 24 gjithsej) të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut përfundojnë në fund të “liqenit të vogël“?
E dini ju se Kastrioti ku është vërtetuar tashmë historikisht se lindi dhe u rrit Gjergji i Gjon Dibranit-Kastriotit përfundon nën ujë?
E dini ju se beteja e parë historike e shqiptarëve të bashkuar kundër perandorisë otomane, Torviolli mbytet?
E dini ju se para se të ndërtohet një shtëpi e vetme në botën e qytetëruar në vendin ku hapen themelet zbresin të parët arkeologët të cilët mbajnë përgjegjësi për ato dhjetëra metra katrorë ndërtim?
Dibra zotërinj, me ndonjë përjashtim të rrallë si Kalaja e Grazhdanit, nuk e ka parë kazmën dhe furçën e arkeologut për shkaqe të asaj që qeveritë e djeshme dhe të sotme e kanë parë siç shihet lopa nga gjinjtë dhe jo nga goja?
E dini sa krom ka dalë nga nëntoka e Dibrës dhe ku kanë shkuar të ardhurat në flori nga eksportimi i tij, kur Dibra është treva më e sakatuar në rrugë kryesore e rurale ?
Në historinë e shekullit të kaluar njihen dy dyndje të mëdha të Dibranëve, dy shpërngulje do të thosha apoliptike të dhunshme nga trojet e tyre.
E para ishte ajo e vitit 1913 kur fuqitë e mëdha e prenë Shqipërinë si berr mes për mes kurrizit dhe ata u vendosën (qytetarët e Dibrës së Madhe) në Tiranë ku edhe sot ka një lagje nga më të mëdhatë që quhet “Mëhalla e dibranëve“
E dyta ishte ajo e viteve nëntëdhjetë kur dibranët si e gjithë Verilindja dhe Veriu, si pasojë shuarjes së të gjitha punëve dhe e mohimit (edhe sot e kësaj dite) të pyllit si pronë e tyre shekullore që i ka mbajtur me bukë dhe me strehë përballë asimilimeve historike, ikën pa e kthyer kokën pas, me nga një gjysmë IFA ngarkuar me anje dërrasash me të cilat ngritën barakat në rrethinat e Tiranës dhe të Durrësit…
Megjithatë Dibra ende mbijeton. Këtë mbijetesë të saj ju doni ta shuani.
Doni të mbytni varret e të parëve, varret e luftëtarëve që ranë në beteja heroike me serbin për ta pasur Luginën e Drinit të Zi shqiptare.
Doni të shuani historinë, kulturën, traditat gjithçka me vlerë të madhe kombëtare që ka krijuar kjo krahinë në “qendrën gjeografike të shqiptarëve“.
E dini se ku është “qendra gjeografike shqiptare“, “Verduni shqiptar“ zotërinj ministra? Në qoftë se nuk e dini gjeni një hartë shqiptarësh autoktonë në trojet e tyre shekullore dhe bëni matjet. Matjet do të çojnë në Dibër…
Nuk e di zotërinj ministra në se e keni lexuar referatin “Shpërngulja e arnautëve“ të shovinistit të tërbuar serb VasoÇubriloviq, platformën e tij për t’i shkulur shqiptarët nga trojet e tyre shekullore. Lexoje zotëri, sidomos atë pjesën ku programohet dëbimi i 40 mijë familjeve shqiptare (dyqind mijë vetë), pjesë e cila më ngjan me shpërnguljen dibranëve sot nga trojet e tyre në Luginën e Drinit të Zi.
Dua të ju pyes zotërinj si do ta administronte shteti shqiptar shpërnguljen e 40 apo 60 mijë dibranëve që llogaritet tu përmbytet gjithçka?
Sa do tu paguhet atyre në odisenë e ikjes nga vendlindja?
Sa do të vlerësohet toka e tyre, shtëpitë dhe katanditë?
Po të vlerësohej me çmimin e tregut të tokës që në Dibër është 80 – 100 lekë për metër katror, paratë që ata do të merrnin nuk do të mjaftonin me mbush një kamion me anie e dërrasa e jo për të blerë tokë e ngritur shtëpi.
Të përmbyturit nga liqeni i Fierzës ka kohë që bërtasin dhe kush nuk i dëgjon.
Gërdeci ku ndodhi një krim i shëmtuar me përgjegjës shtetin është treguesi më i qartë se pushteti dhe shteti në Shqipëri janë në koma.
Dua të ju pyes zotërinj a do të pranonin banorët e ultësirës bregdetare shqiptare që nga Velipoja në Ksamil që në tokën që morën produkt i bonifikimit me djersën e gjakun e minatorëve të kromit të lëshonin nga një apo dy dynymë truall për vendosjen e familjeve dibrane?
Mund të vazhdoj gjatë të nderuar ministra me pyetje e argumente.
Në qoftë se i lexoni këto radhë të nderuar ministra shkoni një javë në Dibër ose më e pakta merrni kontakt me historianin dhe kryetarin e nderit të shoqatës “Për Mbrojtjen e Pellgut të Drinit të Zi“ zotin Ali Hoxha, me historianin Përnezha e Murra, me arkeologun dr. Adem Bunguri, me… dhe intelektualë të tjerë. Ata do t’ju japin argumente të gjëra që do tua ndryshojnë mendimin.
Në qoftë se jeni inxhinierë hidroelektrikë, atëherë do të ju rekomandoja të merrnit kontakt me ata specialistë që para tridhjetë vjetësh argumentuan se vetëm me ngritjen e hidrocentraleve të vegjël mbi kanalet ujitëse prodhimi vjetor i energjisë elektrike shkonte nga 16 milionë kilovat/orë në 220 milionë kilovat/orë energji elektrike në vit, aq sa e tërë Dibra të ngrohej e gatuante me energji elektrike.
Do të ju rekomandoja edhe një gjë tjetër. Merrni ata që studiuan Skavicën dhe i çoni në tërë degëzimet e Drinit të Zi: në Mallë, Veleshicë, Setë, Gramë, Murrë, Okshtun etj. Ngrini me ta “diga“ me mjete ndërtuese vendore, llogarisni sasinë e ujit dhe prodhimin e energjisë elektrike…Jam i sigurt se sasia e ujit dhe prodhimi i energjisë elektrike në hapësirën në fjalë do të ishte më e madhe nga sa argumentoni ju me ndërtimin e Skavicës…
Nga disa lajme zyrtare mësohet se vetëm në hapësirën ujëmbledhëse të zonës Klenjë, Ostren, Okshtun janë dhënë këto kohë leje ndërtimi për hidrocentrale të vegjël prodhimi i të cilëve bashkërisht llogaritet mbi 150 milionë kilovat/orë.
Po ju them edhe një gjë zotërinj. Po të ngrihet një digë hidrocentrali mbi Setë, pak më lart se hidrocentrali ekzistues, do të formohej një liqen pasqyra ujore e të cilit do të shkonte deri në Gurë Lurë. Do të lundrohej nëpër të me gondola për të vazhduar më tej me teleferik drejt Liqenit të Luleve dhe Fushës së Pelave…
Turistët do të lexonin, duke parë trasenë e kanalit të Setës nëpër shkëmbinjtë e Gjalicës, një fletë të shkruar nga ndërtuesit dibranë me një heroizëm të pashoq.
Skavicae vdes përgjithmonë turizmin dibran, atë që lidhet me malet dhe me luginën e bukur të saj …
Edhe një pyetje të “fundit“ të nderuar ministra. Sikur pellgu i lartë i lumit Devoll, prurjet mesatare të të cilit janë shumë pranë me ato të Drinit të Zi dhe lartësia mbi nivelin e detit dyfish me atë të Luginës së Drinit të Zi, të mendohej si një rezervuar i madh dhe hidrocentral (me të njëjtin funksion si të Skavicës), të përmbytej e tërë zona nga Maliqi deri në Bilisht me të tëra vlerat e veta parahistorike (Kultura e Maliqit) dhe historike dhe kjo do të bëhej “falas“ nga ndonjë kompani italiane, greke, turke, amerikane etj., etj. si do të reagonit? Do të bënit thirrje që të mos ndërtohet rezervuari dhe hidrocentralet që do të vinin njeri pas tjetrit në atë rënie prej rreth 800 metro mbi nivelin e detit? Unë nuk do ta pranoja një gjë të tillë edhe pse mua nuk më prek asnjë lloj interesi ashtu siç nuk më prek edhe ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës.
Ju thashë disa, pa folur për të tjerat, të cilat po ua lë ju t’i thoni.
Mos kërkoni ta mbysni Dibrën zotërinj ministranë interes të një firme turke e cila donë të ngulë thonjtë në tokën e një prej trevave më në zë në historinë e popullit shqiptar, duke e zhbë atë. Paraardhësit e tyre turqit osmanlinj nuk e mposhtën dot Dibrën edhe me tradhtarë të tipit Hamza Kastrioti e Ballaban Pasha. Mos u bëni bashkëpunëtorë dhe kobure të shkatërrimit…
Shkoni në Dibër, uluni në odën dibrane duke mos harruar të merrni me vete tre gjëra:
NJË METËR, NJË KUNJ THANE TË MPREHUR NGA TË DY ANËT DHE NJË KANDAR

Filed Under: Opinion Tagged With: Abdurrahim Ashiku, NDAL DORËS, QË PO MBYT DIBRËN..., Skavica

Kështu flitet për ne, sepse na njohin !

January 11, 2016 by dgreca

Nga Fahri XHARRA-Gjakovë/
Flitet për ne se na njohin, na njohin si shuplakën e dorës. Por kur nuk flitet , atëherë çfarë mendohet për ne ? Si veprohet kur nuk flitet ; ne nuk dimë , prandaj edhe ne befasojnë herë për të mirë e herë për të keq.
Edhe pse serbët për ne kanë studime dhe super studime të cilat mbahen fshehtas por ndonjë herë si taktikë e luftës psikologjike ndaj nesh rrjedhin edhe ato dhe ne pastaj e kuptojmë se çka mendohet për ne :” Shteti shqiptar është lehtë të shkatërrohet nëse ekziston vullnet te shërbimet serbe. Kjo është deklarata që tronditë Ballkanin dhe vjen nga bashkëpunëtori i inteligjencës serbe dhe mik i afërt me ish drejtorin e inteligjencës serbe, Dejan Luciq . Ai këto komente i bëri në intervistën e fundit në emisionin “Në Qendër” ku i fton shërbimet sekrete serbe për nxitjen e luftës qytetare në Shqipëri shkruan Zhurnal-Maqedoni. Shikoni të flitet publikisht për një plan shtetëror; nuk është lojë ,por është një psikologji e posaçme e zhgënjimit tonë ndaj vetvetes .
Psikologjia është shkenca mbi shpirtin. Psikologjia studion proceset dhe sjelljet e vetëdijshme dhe të pavetëdijshme psikike të individit dhe të komunitetit. Psikologjia studion në aspektin shkencor sjelljen dhe proceset psikike. Neve na njohin . Ne harrojmë që neve na njohin deri në imtësi dhe e kanë lehtë me ne. Po , çka iu duhet të huajve për të na njohur ? Cka i duhet serbit që të na njeh dhe të na i di edhe “ lugët në magje “ çfarë i kemi. Populli , masa e gjërë është ajo që e pëson kur armiku të njeh në detaje.
Por më vjen keq që ata që udhëheqin nuk e njohin së pari veten dhe mendojnë se janë të mbrojtur nga vrojtimi specifik i të huajve. Kadareja thotë :” Të pajisur jo vetëm me një mendje të varfër, por edhe me karakter të dobët (shpesh pasojë e logjikshme e së parës), pa kurrfarë strukture morale, këta njerëz të rëndomtë nuk e përballuan e as mund ta përballonin misionin që u vuri koha. Në vend të ulnin kokën përpara dramës së popullit të tyre, të ulnin kokën jo për përvujtni morale, por për të kuptuar më mirë përse janë në krye të vendit, këto natyra të varfra u dehën nga shija e pushtetit, nga veturat, rojet, pritjet e kamerat e televizionit. Kjo do të shoqërohej natyrisht, ashtu siç u shoqërua , nga një mllef i verbër kundër kundërshtarëve politikë, nga një korrupsion i pafund, dhe nga një shpërfillje e plotë për interesat dhe tragjedinë e vendit.” Këtë, serbët e dinë , por ata veprojnë .
Edhe pse serbët për ne kanë studime dhe super studime të cilat mbahen fshehtas por ndonjë herë si taktikë e luftës psikologjike ndaj nesh rrjedin edhe këto :” Shteti shqiptar është lehtë të shkatërrohet nëse ekziston vullnet te shërbimet serbe. Kjo është deklarata që tronditë Ballkanin dhe vjen nga bashkëpunëtori i intelegjencës serbe dhe mik i afërt me ish drejtorin e inteligjencës serbe, Dejan Luciq . Ai këto komente i bëri në intervistën e fundit në emisionin “Në Qendër” ku i fton shërbimet sekrete serbe për nxitjen e luftës qytetare në Shqipëri shkruan Zhurnal-Maqedoni. Shikoni të flitet publikisht për një plan shtetëror nuk është lojë ,por është një psikologji e posaçme e zhgënjimit tonë ndaj vetvetes.
Miku i Dejan Liciq- “ i hapur fton shërbimet inteligjente serbe të nxisin luftë civile ndër shqiptarët duke përçarë ata në vija fetare dhe fisnore”. Ja kjo është taktika e tyre e bazuar në njohuritë e tyre për ne . Ata e dinë se ku rrihet e vërteta . Ata e dinë ; me keqardhje , një pyetje:” pse ata e dinë dhe ku bazohen kur thonë : “Shteti shqiptar është i lehtë të shkatërrohet nëse ekziston vullnet te shërbimet serbe “.
Paj dreqi e fiktë Serbinë po aq të lehtë jemi ?
Në librin “Kargjorgjeviqët , Historia e mshehur” të Milorad Bošnjak-it dhe Slobodan Jakovljević-it e gjeta këtë të shkruar: “Kral Nikolla e ka udhequr një politikë të mençur ndaj Shqiptarë, të cilë edhe u afruan nga ai që të punojnë për Malian e Zi. Ai për mrekulli e njihte të kaluaren e tyre, doket dhe zakonet , mentalitetin e tyre dhe kësht qendrimi i tij nuk dështonte. Por atij nuk i dhimbseshin edhe mjetet materiale( paratë dhe pasuritë për shqiptar). Edhe pse sakrifikonte pak , fitimin e kishte të madh.Edhe Vojvoda Mark Milani , i prosiste me mençuri qarqet vendim marrese se si të punohet për t`i përfituar shqiptarët për çëeshtjen serbe””
“ Nuk është vështirë të grinden shqiptarët ndërmjet veti, Toskët dhe Gegët, të krishterë dhe muslimanë. Në linja fisnore dhe fetare lehtë mundet të shkatërrohet shteti shqiptar, ndërsa me luftë qytetarë në Shqipëri tretet ëndrra për Shqipërinë e Madhe”, thotë ai duke e elaboruar një nga skenarët e mundshëm për të shkaktuar luftë civile në Shqipëri dhe ndër shqiptarët raporton Zhurnal. E kush e thotë këtë ? Një oficer serb i shërbimeve të fshehta . Por çka ata përgatisin që ne nuk e dimë?
Pse “ai është i bindur qe nëntoka serbe me mbështetjen e shërbimeve të intetelegjencës mund të shkaktojë në çdo kohë luftë në Shqipëri. “ ? Po si po u niska lufta qytetare ne Shqipëri ? Kur fillon në Shqipëri , prite në Kosovë ! Një prej mënyrave të nxitjes së luftës qytetare ai e mendon ““Vritni një politikan shqiptar, akuzoni konkurrentin e tij dhe ja luftë fisnore mes shqiptarëve.
Pavetëdija kolektive është një pjesë e psikikës që negativisht bartet në pavetëdijen individuale. “Nëqoftëse pavetëdija personale përbëhet më së shumti nga komplekset, përmbajtja e pavetëdijes kolektive në thelb është paracaktuar nga arketipat. Koncepti i arketipit që është lidhje e pandarë e idesë së pavetëdijes, tregon për ekzistencën në shpirt të formave të caktuara, të cilat, duket, sikur gjenden gjithmonë dhe kudo.” ( Karl G. Jung )
Po e përfundoj me atë çka tha Jusuf Buxhovi , sot :” Shteti i Kosovës paraqet të arriturën më të madhe të shqiptarizmit. Kjo fitore e madhe historike, e cila thuajse përmbyll konceptin e Rilindjes Kombëtare për përkatësinë tonë perëndimore, nuk duhet lejuar të rrezikohet nga piromanët e as nga puçistët e shumtë, që sot, me detyra të shumta nga anë të ndryshme, po veprojnë bashkërisht. Kjo duhet të pengohet nga inteligjencia e Kosovës dhe patriotët e shumtë që nuk kursyen dije dhe gjak për të “
Pra serbët na njohin shumë mirë dhe e dinë shumë mirë se ku fshihet dobësia e jonë individuale dhe shoqërore.
Fahri Xharra, 10.01.16
Gjakovë ( xharraf@gmail.com )

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, nga serbet, si flitet per ne

LDK-ja: Qytetarë, mos bini pre e atyre që synojnë pushtetin me zjarr

January 10, 2016 by dgreca

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shpreh shqetësimin e saj me veprimet e protestuesve të thirrur nga opozita, të cilat po djegin institucionet e ndërtuara me shumë mund, po rrezikojnë jetën e policëve të Kosovës dhe po shkaktojnë dëme të mëdha në pronën publike dhe private.
LDK-ja respekton vullnetin e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht orientimin e tyre partiak, por tendencat që me zjarre dhe flakë të arrihet deri te pushteti, nuk i takojnë një shoqërie demokratike për të cilën janë përcaktuar qytetarët e Kosovës.
LDK-ja ju jep përkrahje të plotë institucioneve të rendit që po bëjnë një punë shumë profesionale për të mbrojtur pronat publike dhe private dhe nuk po bie në nivelin e provokimeve të vazhdueshme të protestuesve të thirrur nga partitë opozitare.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës që ngjashëm me të kaluarën, të mos i përkrahin ata që djegin institucionet, të cilat janë ndërtuar me taksat e qytetarëve ndër vite. Ata që po djegin institucionet dhe pronat publike, duke shprehur mllefin që nuk kanë mbështetje qytetare për të ardhur në pushtet, duhet ta dinë se objektet publike nuk janë të Qeverisë, por janë prona të qytetarëve dhe çdo sulm ndaj tyre është sulm ndaj secilit qytetar të Kosovës.
Imazhet kur i vihet flaka ndërtesave të Qeverisë dhe tendencat për t’i djegur policët për së gjalli, nuk janë pamjet për të cilat Kosova ka nevojë të prezantohet në mediat ndërkombëtare.
LDK-ja si parti Popullore Evropiane, respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe për të vendosur për fatin e tij, ashtu siç ka bërë në qershorin e vitit 2014, kur zgjodhi përfaqësuesit e saj. Çdo tendencë tjetër për të marrë pushtet me dhunë do të jetë e dështuar dhe nuk gëzon përkrahje qytetare.
LDK-ja ju dëshiron policëve të lënduar shërim sa më të shpejtë, ndërsa opozitës i bën thirrje që dhunën ta zëvendësojë me mjete politike dhe demokratike.
Zyra për Informim e LDK-së

Filed Under: Opinion Tagged With: jo pushtet me zjarr, LDK, thirrje

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 602
  • 603
  • 604
  • 605
  • 606
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT