• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Letër e Hapur Edi Ramës: Zoti kryeministër shkarkojeni Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli

December 15, 2015 by dgreca

Nga Elida BUÇPAPAJ/

 Zoti kryeministër, ju me letrat e hapura të gazetarëve nuk e di se çfarë bëni, por gjithesesi, ato mbeten një dokument në historikun e periudhës tuaj kryeministrore.

Po ju drejtohem në lidhje me Mimi Kodhelin. Ju tashmë e dini historinë. Mimi Kodheli firmosi dekrete dekoratash për ish-eksponentë të diktaturës si dhe të persekutorëve të At Zef Pllumbit, Prof.Sami Repishtit dhe shqiptarëve të tjerë që diktatura i vrau. Mimi Kodheli po e sfidon qeverinë e Rilindjes duke firmosur rilindjen e kohës më kriminale për shqiptarët.

Unë nuk po them se ju keni lidhje morboze me enturazhin tuaj, sepse Mimi Kodheli njihet si vartësja juaj që nga koha e viteve të Bashkisë. Ju tani jeni në stadin më të lartë të shtetit. Mund të keni krijuar përshtypjen se Mimi Kodheli mund të jetë besnikja juaj, por me firmosjen e  saj ajo është demonstruar si armikja juaj, sepse me këtë historinë e dekoratave i diskredituari jeni ju. Që pas firmosjes, një vit më parë, Mimi Kodheli nuk ka më integritetin për të përfaqësuar institucionin që drejton, sepse ajo nuk është vetëm ministrja e Edi Ramës, por edhe Ministre e integruar në Aleancën Verio-Atlantike.

Që prej vitit të shkuar, kur Mimi Kodheli dekretoi dekoratat në fjalë, mediat e Tiranës, që betohen rrejshëm se iu shkojnë të vërtetave deri në fund, në vend që të hulumtonin, e mbajtën të fshehur skandalin, deri kur kjo histori plasi rishtas ku u zbulua se Mimi Kodheli kishte shpërblyer me dekoratë edhe një persekutor kriminel që kishte torturuar jo vetëm At Zef Pëllumbin por edhe Prof.Sami Repishtin dhe shumë shqiptarë të tjerë të vrarë nga diktatura. Njëjtas me ata 6000 viktima të zhdukura që qeveria juaj ka marrë përsipër që t’ua gjejë varret, dhe kjo vlen për t’u lavdëruar, sepse qeveritë e Sali Berishës, bashkë me të PS deri tani, i kanë lënë viktimat të mbeten pa varre dhe atje ku i ka fshehur diktatura.

Mimi Kodheli, sepse unë nuk e njoh më si Ministre të Mbrojtjes, i tha Ilva Tares disa netë më parë se ajo nuk e kishte idenë se, në mes të të dekoruarve, ishte edhe persekutori i At Zef Pëllumbit. S’mund të ketë përgjigje më të papërgjegjëshme për një Ministre të NATO-s. Ajo vendos firmën dhe nuk e di se për çfarë ka nënshkruar. Unë mendoj se ajo e ka ditur se për çka ka firmosur, por në të dyja rastet, edhe sikur të mos kishte ditur, përgjegjshmëria është njësoj, dhe ajo duhej të shkarkohej.

Mimi Kodheli ua ka komprometuar shtershëm Rilindjen. Ju e dini se gjatë 1997-ës, PS sa erdhi në pushtet i nxori nga burgjet ish-eksponentët e nomenklaturës, i rehabilitoi dhe i zhdëmtoi me rroga, ndërsa kalvari i ish-viktimave nuk po merr fund asnjëherë këta 25 vjet të diktaturës së tranzicionit.

Ju i keni justifikur manifestimet me portretet të diktatorit, sepse keni thënë se nuk i organizon qeveria; ashtu si edhe për nostalgjikët e regjimit, keni thënë se nuk keni lidhje me ta, paçka se keni hyrë në aleancë parazgjedhore, por Mimi Kodhelin nuk e justifikoni dot. Sepse është zgjedhja juaj dhe, nëse e mbani në qeveri, jeni ju përgjegjës i papërgjegjshmërisë së saj.

Ashtu si e dini ju zoti kryeministër, NATO u krijua si reagim ndaj diktaturave staliniste, për të mbojtur Perëndimin dhe vlerat e lirisë nga ata që i vrisnin e i shfarosnin viktimat e tyre, ndërsa Mimi Kodheli firmos dekretin për dekorimin e ish-persekutorëve të diktaturës.

Prof.Sami Repishti, viktimë dhe dëshmitar i krimeve të regjimit monstruoz dhe Ikonë e mbrojtjes të të drejtave të njeriut, me anë të një shkrimi botuar tek Panorama kërkoi dorëheqjen e saj, dhe ju zoti Kryeministër, do të duhej t’i kishit bërë thirrje menjëherë Mimi Kodhelit që të dorëhiqej.

„Dekorimi i kriminelëve të regjimit të kuq nga Ministria e Mbrojtjes e që përfshin edhe xhelatët e ish-Sigurimit ashtë nji fymje e randë për të gjithë popullin shqiptar, e sidomos për viktimat e komunizmit në Shqipëri e familjarët e tyne. Nji akt i këtill tregon mungesën e plotë të frymës së zhvillimeve në botën e lirë që na rrethon, mungesën e plotë të sensibilitetit të plafeve në vendin tonë dhe mungesën e plotë të ndërgjegjes së vrame nga krimi komunist“, shkruan Prof.Repishti.

„Sa për kriminelin “shoku Çoku”, thekson më tutje Prof.Repishti, „që më shkaktoi kaq dhimbje trupore e shpirtënore me drunin e tij të pagdhenun, e çizmen e tij të ndytë, unë nuk e falë, sepse tradhëtoj bashkë- vuejtësit e mi. Kjo nuk ashtë mëshirë, as falje! Kjo ashtë mospërfillje për vendin që akoma vuen, mospërfillje për viktimat akoma të përbuzuna, mospërfillje për rrezikun e ringjalljes së nji shoqënie shqiptare që kërkon të ngrihet si “e gjithë Europa”. Për kto arsye, Zonja Ministre, mbas aktit tuej të dënueshëm, ju keni vetëm nji rrugë të ndershme me marrë: jepni dorëheqjen, dhe sa ma shpejt!”

Apeli i Prof.Repishtit është i një njeriu luminar, ku dijet, humanizmi, toleranca dhe drejtësia janë një bashkë. Në Shqipëri nuk kemi njerëz luminarë, në qeverisje këta 25 vjet kanë munguar njerëzit luminarë, që i duan të mirën kombit, por kjo s’do të thotë se nuk ka njerëz me arsye. Dhe unë besoj se ju keni arsye, zoti kryeministër.  Dhe tash është rasti ta demonstroni, sepse Mimi Kodheli me dekretimin e saj vijon të mbetet armikja juaj, pasi ajo ka shkatërruar imazhin e Rilindjes dhe ideatorit të saj që jeni ju.

Prandaj, shkarkojeni Mimi Kodhelin nga posti që ajo mban, sepse ajo nuk i ka standardet për të qenë Ministre e Mbrojtjes e NATO-s. Mos prisni që ajo të japë dorëheqjen, sepse ajo do të duhej ta kishte dhënë një vit më parë apo menjëherë posa lexoi apelin e Prof. Repishtit.  Aq më tepër në Shqipëri  kultura e mosdorëheqjes është pjesë e dështimit eklatant të këtij tranzicioni traumatik për popullin e prosperiues për klasën politike.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, Kodheli, kryeminstrit, Leter e haur

Maqedonia po kryen krim kundër njerëzimit në Tetovë!

December 15, 2015 by dgreca

Opinion nga Bardhyl Mahmuti/

Po rikujtoj se me qëllim të krijimit të një instrumenti që do të kishte në kompetenca të veta krimet më serioze që e preokupojnë bashkësinë ndërkombëtare u themelua Gjykata Ndërkombëtare Penale. Statuti i Romës, që përbën juridiksionin dhe bazën mbi të cilën mbështetet funksionimi i kësaj gjykate, plotësoi juridiksionet penale të secilit shtet dhe pikërisht për këtë arsye shtetet morën përsipër që të nënshkruajnë dhe miratojnë këtë statut.

Më 7 tetor 1998 Maqedonia nënshkroi Statutin e Romës ndërsa më 6 mars 2002 e shtroi për miratim.

Në këtë shkrim nuk do t’i trajtoj të gjitha krimet që shqetësojnë bashkësinë ndërkombëtare por do të kufizohem vetëm në një krim që hyn në kategorinë e KRIMIT KUNDËR NJERËZIMIT.

Në nenin 7 paragrafi (k) të Statutit të Romës në kategorinë penale KRIMET KUNDËR NJERËZIMIT hyjnë aktet johumane që shkaktojnë dëmtime serioze të shëndetit fizik ose mendor. Pra, imponimi i kushteve të jetesës në të cilat cenohet shëndeti i popullsisë konsiderohet krim kundër njerëzimit.

Qe disa vite me radhë qytetarët e Tetovës dhe rrethinës së saj u janë nënshtruar kushteve tejet të rrezikshme të jetesës për shkak të ndotjes ekstreme të ambientit. Në shtete të ndryshme të botës, ku ndotja e ambientit është shumë më e vogël se ajo me të cilën përballen tetovarët, intelektualët e fushave të ndryshme dhe sidomos mjekët janë mobilizuar që të denoncojnë cenimin e shëndetit të njeriut nga ndotja si krim kundër njerëzimit.

Në Konferencën Ndërkombëtare të organizuar vitin e kaluar (nëntor 2014) në kuadër të UNESCO-s ekspert të fushave të ndryshme në mesin e të cilëve edhe nobelistë të mjekësisë vunë theksin në dëmet e mëdha shëndetësore që shkakton ndotja e ambientit. Kanceri i mushkërive, astma dhe sëmundje të ndryshme janë pasojë e drejtpërdrejtë e ndotjes së ambientit. Përmes Deklaratës ndërkombëtare lidhur me rrezikun shëndetësor nga ndotja këta intelektual kërkojnë nga shtetet që të ndërmarrin të gjitha masat për parandalimin e këtij krimi

Tetova dhe rrethina e saj janë vendi më i ndotur në botë. Këtë fakt nuk e mohon as Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë. Përpjekjet e organizatës joqeveritare ECO Guerilla për të sensibilizuar institucionet shtetërore për rrezikun ekstrem që i kanoset shëndetit të popullsisë nga helmet e JUGOKROMIT fatkeqësisht kanë hasur në vesh të shurdhët.

Qe disa vite me radhë qytetarët e Tetovës dhe rrethinës së saj u janë nënshtruar kushteve tejet të rrezikshme të jetesës për shkak të ndotjes ekstreme të ambientit. Mosveprimi përballë kësaj situate dramatike dhe tejet të rrezikshme dhe imponimi që popullsia e Tetovës me rrethinë të jetojnë në kushteve të jetesës në të cilat cenohet shëndeti i  tyre është në kundërshtim me angazhimet që shteti i Maqedonisë ka marrë me ratifikimin e Statutit të Romës.

Kjo heshtje i bën institucionet e të gjitha niveleve në Maqedoni përgjegjëse për krimin kundër njerëzimit që po kryhet në Tetovë dhe rrethinën e saj.

 

Bardhyl Mahmuti

Filed Under: Opinion Tagged With: Bardhyl Mahmuti, krim kunder njerzimit, Maqedonia, Tetove

KONDOMINIUMI Ç’JETËZUES

December 15, 2015 by dgreca

Nga Rexhep KASUMAJ/

Berlin, dimër 2015/

1.Në statusin e Kosovës së gjysmëvarme, patën dorë qysh n’fill mijëvjeçari përbetues të huaj e, më pas, legjislaturat e alternuara pararendëse. Mirëpo vulën e damkosur do ia jepte Guverna shpirtshitur e hashimisëve!Dhe ky status, jo i panjohur në praktikën ndërkombëtare, është përfundimisht një Kondominium i pashpallur, i specifik e i mbuluar me hí mashtrues, mes Prishtinës dhe Belgradit.

Tash sa vjet, ata, hierarkët e keqmandatuar, saherë venin e vinin nga qendra e Europës, mbeteshin të ngurruar, të pathënë e të errtë…Ndoshta do t’kenë kujtuar predikimin e Horacit se gjërat e mëdha e të bukura nuk i përkasin të gjithëve. E, rrjedhimisht, më së paku kanë të drejtën tu qasen “turmae e altarit”! Në fakt, kjo është teknologjia dhe stili kontaktues i tiranëve të pailuminuar, që këta, snobët e vegjël orvaten ti imitojnë idhujtarisht. Ngujohen në larginë e distancë për të krijuar aureolin madhështisë dhe mitin folklorik të sundtarit që njeh të fshehtën e lumnisë popullore…Por, realisht, rrugëtimet – fjalëboshe në publik dhe – injoruese të instancave kushtetuese, patën dhe arësye suplementare që do të diktonin këtë: shëmtia që gatisnin dhe taktika e aktit të kryer!

2.
Në botë, ndërkaq, ndryshe prej këtu, formula (lat. “pronësi e përbashkët”) nënkupton, rëndom, bashkëqeverisjen e një territori kontestimor nga dy palë që pretendojnë  barazisht të drejtën mbi njerëz e resurse të tij.

Historia e vjetër politike njeh shumë të tilla krijesa të cilat, pas shfaqjes së shteteve nacionale, do të gjenin shpesh zgjidhje me pragmatizmin e prerjes kirurgjikale. Më i moçmi, me gjasë, është kondominati i Andorës midis Francës dhe Peshkopatës së Urgellit, që do të shpërbëhet tepër vonë, (1993) në fundshekullin e ikur. Ndërkaq sot, këtë lloj sistemi gëzojnë akoma Republika e murgjëve Athos, pastaj zona e Bodenseesë, distrikti boshnjak Bërçko, e ndonjë tjetër…Kurse, krejt tevona, Gjibraltari pat refuzuar në udhë referendare idenë e ish-kolonozatorëve britë (viti 2002) për ta administruar atë bashkërisht me Spanjën.

3.
Mirëpo shtigjet e Kosovës do të kishin, papritur, tjetër atllas. Ajo cilësohej një truall e fat sui-generis që, thuase, nuk komponohej assesi me alfabetin klasik të lirisë. Këtë trumpetonin të gjithë: aleatët, prijësit e feudeve politike shqiptare e, madje për çudi, dhe serbët e Koshtunicës… Aherë, në ndjekje të këtij zbulimi, rrjedhoi të ishte shteti fqinjë serbian me të cilin, çuditërisht, vetë shqiptarët, në kushtet e një dorëzanie të huaj, traktatuan kësaj vere qeverisjen e përbashkët të shtetit të vet.

E pra: edhe pavarësia, edhe sovraniteti, edhe liria na rezultuan krejt veçanësore me substancën e përspektivën: të paarrira e të rrëzueshme në furtunat e para që vijnë. Ndaj, ardhur nga një dramë që do shmangte vështirshëm varrezën e popujve të shuar, ato prapë bëjnë, fatmjerisht, farën e dramës së re të përgjakur në një kohë të dytë!

Ndërsa dje, për shkak të mjegullnajës që i ndiqte kuvendimet e dërgatës së tyre, ngjante e pamirëqenë pyejta: ku kje, vallë, populli?,, një pyetje e tillë është krejt e ligjshme sot! Por banorët që s’arrijnë dot të organizohen modernisht si komb me ndërgjegje qytetnie, ose nuk shohin përtej pragut ose besojnë mrekullinë…

Veçse, për zbritjen e saj nga qiejt duhet pritur gjatë, më gjatë se jeta e tyre..!

Filed Under: Opinion Tagged With: KONDOMINIUMI Ç'JETËZUES, Rexhep Kasumaj

Me majt kushdo shpi, Kola i jem i kish majt tri

December 15, 2015 by dgreca

Shkruan: Mr.sc.Nue Oroshi/

Gjendja e krijuarë kohëve të funditë në Parlamentin e Kosovës, dhe përgjithësishtë situate politike në Kosovë ësht në një kolapsë të vërtet, si munges e mosfunksionimitë dhe moskordinimitë, të qështjeve madhore të shtetit, në mesë të pozitës dhe opozitës, sikurse bëhet në qdo vendë demokratik  të botës. Pozita e cila ka gabuar në dy raste, dhe ka nënshkruarë, dy marrveshje të dhimshme që prekin interesat, shtetërore të Republikës së Kosovës, pra duke ju dhën serbëve bashkësin e komunave te tyre që nënkupton një Autonomi mbrenda Republikës së Kosovës, e njohur tani  më me  fjalën “Zajednica”,si dhe faljenë e tokës së Kosovës malazezëve, sikurse të ishte pronë personale e Qeveritarve tanë, janë veprime shumë të dëmshme per shtetinë e ri të Kosovës, veprime madje që rëndojnë ende më tepër, mbi plagët e shum familjeve shqiptare ku për një shekull të pushtimitë sllav në Kosovë, ata ende nuk dinë se ku i kanë eshtratë e të parëve të tyre.

Ka një shekullë, që shqiptarët kërkojnë eshtratë e të parëve, të tyre, dhe jo vetëm këta të luftës së funditë të vititë 1998/1999, por që nga viti 1912 e këndeji shqiptarët jashtë viseve të Shqipëris së përgjysmuarë kërkojnë eshtratë e humbura të etërve të tyre. Porë ata nukë janë askundë, ato eshtra janë gjuajturë nëpër gremina dhe janë kallurë flakë nëpër shkritoretë e ndryshmë sllave.Në politikë pozita duhetë ta dijë se ajo e ka shumicën, për të vendosurë për qështjet, që kanë të bëjn me zhvilliminë e vendit, ndërtimin e infrastrukturës, zhvilliminë e arsimitë, shëndetsisë, qështjeve sociale, ndërtiminë e politikave ekonomike, dhe shumë qështje tjera. Por kurë preken interesat e shtetit jo vetëm, që duhet konsultuarë opozitën, porë për qështje kaqë të mëdha duhet caktuarë referendumet, dhe populli përmes votës së lirë të tyre të vendosë për qështje në fjalë siqë jane dy rastët ku preketë, dhe cenohet integriteti territorial dhe politikë i Republikës së Kosovës. Në kët rastë pozitës i takonë, që ta stabilizoji gjendjen e krijuarë në Kosovë duke hequrë dorë nga dy gabimetë fatale që ka bër Qeveria e Kosovës. Në rastin tjetër edhe rruga që ka zgjedhurë Opozita, ësht shumë e dhimshme, dhe aspakë popullore. Skenatë me gazë lotsjellës, tani më kanë marrë botën. Këto skena dëmtojnë përgjithësishtë, Kosovën në raportë me miqtë tanë ndërkombtarë. Po atëhër shtrohetë pyetja pse faktorët politikë në Kosovë, gjejnë kohë dhe mundësi, sa herë që e lypë nevoja të hypin në aeroplanë, të rregullojn frizurat e tyre për daljen para kamerave në Bruksel, te vendosin parfume të ndryshme që paguhen nga taksapaguesit e Kosovës, dhe të shkojn në Bruksel për të biseduar me Vuqiqa e Daciqa, herë me përkthyes e herë pa përkthyesë, dhe nukë janë në gjendje që të ulen vëllazërisht e shqiptarishtë, pozit e opozitë, dhe të bisedojn për interesatë e shtetit të Kosovës, të krijuarë me mundin dhe gjakun e rezistencës një shekullore shqiptare, dhe përkrahjen e miqëve tanë ndërkombtar. Se si funksiononë Demokracija, në praktik dua ta japë një rastë, që edhe vetë isha aktorë në Qytetin Kiel të Gjermanis ku CDU, në kët qytetë ësht pjesë e opozitës. Ne si opozitë zbuluamë një Dokumentë, që ishë Kryetarja e Komunës së Qytetitë të Kielit, kishte nënshkruarë një marrveshje me nje firmë gjermane për lënjen e gjysmës së tatimit. Vlera e përgjithshme e borgjitë, që kishte kjo firmë qytetit Kiel ishte 7.6 miljon Euro. Në kët marrveshje qyteti Kiel, përfitonte një shumë tatimeshë në vlerë preji 3.8 miljon, ndërsa gjysmën tjetër i falte firmës në fjalë. Por në kët rastë Kryetarja e Komunës kishte nënshkruarë marrveshjen, pa e sjellurë fare në Asamblen e Qytetit, në kët mënyrë që Asambleja të vendosë se  e përkrahë kët marrveshje apo e hedhë poshtë. Ne e dinimë që Kryetarja e Komunës nuk ka kompetenca, që ta nënshkruaji një vendimë për nje vlerë të hollash që ësht me e madhe se gjysmë miljoni euro, pa aprovimin e Asambles Komunale. Ajo qart e kishte shkelurë ligjin për kryetarë komunash. Ne si opozitë u hodhëm në aksion, dhe i bëm publike kët marrveshje. Aty kam parë se si mbrohet demokracija. Në mbledhjet e Asamblesë, për tre muaji radhazi, kemi pasurë madje edhe deri ne 12 televizione Gjermane, derisa Kryetarja e Komunës nuk kishte rrugë tjetër përveqë dorheqjes, dhe me kët rastë na kërkoji falje ne si opozitë sepse ne kishim drejtë në vepriminë tonë për faktin se Kryetarja e kishte shkelur ligjin. E solla kët shembullë, vetëm e vetëm për ti kujtuar elitës politike në Kosovë, se Politikani duhet të jetë i përgjegjshëm për veprimet e tija politike,dhe me rastin e gabimeve të bëra duhet të marrë përgjegjësin, dhe të kërkoji falje. Edhe opozita e Kosovës duhetë të jetë më fleksibile, dhe pasë heqjes dorë të pozitës nga këto dy gabime që ka bër te uletë, vëllazërisht dhe shqiptarishtë, dhe të mirren veshë me njëri tjetrin. Në ditën e djeshme mediatë informuanë se u arrestuane 8 deputetë të Parlamentitë të Kosovës. Deputetët e arrestuarë janë Aida Dërguti, Pal Lekaj, Time Kadrijaj, Teuta Haxhiu, Besa Baftiu, Glauk Konjufca, Fisnik Ismaili dhe Faton Topalli. Nëse i heqim 20 vendet e falura minoriteteve, dhe bëjm llogarin në përqindje për nje ditë Parlamentit të Kosovës ju burgosën 8 përqindë të deputetëve të Parlamentit, kjo nukë don fare  komentë. Propozimi imë do të ishte që pozita të heqë dorë nga dy gabimet e saja apo që Gjykata Kushtetuse sa më shpejtë të sjellë vendimin, se nënshkrimi i marrveshjes për Autonomin e serbëve në Kosovë, ësht veprimë i dëmshëm sepse nukë  ka kaluarë nga  Parlamenti i Kosovës, si dhe Komisioni për vijën kufitare, me Malin e Zi të jepë dorheqje për gabimet e bëra dhe kjo vijë kufitare të vendosetë në kufijtë momentalë, sepse kufijtë e vërtet me Malin e Zi, i kemi kufijtë ku i ka vendosurë Prenk Cali, me gurin e bajtur me kilometra në shpinën e këti vigani malsor. Natyrishtë që gjatë kësaji kohe, të marrveshjes përkohësishtë të mosë thirren seanca Parlamentare derisa të arrihet një marrveshje, me opozitën, sepse Deputetët e Pozitës duke marrë vendime për Kosovën jashtë sallës së Parlamentit pra në tavanin e Parlamentitë të Kosovës, ndërsa në anën tjetër nga inati dhe gjelozia i burgosinë kolegët e tyre  deputetë te opozitës, të cilët janë të burgosurit e fundit politikë ne Evropë, kësaji nukë i thuhetë demokraci, dhe asë shtetë funksionalë përveqë faktitë që më kujtone fjalët e Mirditores që kishte pasë një djalë shume puntor me emrin Kol, dhe kur dëgjonte raste të tilla të të rinjëve që tentonin arritjet e tyre ti bëjn në rrugë të ndryshme dhe jo përmes punës thoshte “Me majt kuzhdo shpi Kola jem i kish majt  tri”. Në Parlamentin e Kosovës për momentin, salla e Parlamentit, ësht  mbetur boshë pa deputetë, pozita e ngjitur ne tavan merr vendime, e opozita hedhe gaz lotsjellës, e një pjesë e saji  i percjellë këto vendime nga burgu, kësaji si thonë demokraci e asë shtet ligjorë përveq anarki totale, dhe veprime rrahagjokse të psikologjisë sonë shqiptare te inatave dhe gjelozive personale, si kokfortësi e mbrojtjesë së  nje ego të pacenuar personale, në dëm të vendit dhe shtetitë të ri të Republikës së Kosovës. Prandaj ësht koha e funditë që Partit Politike Shqiptare pozit dhe opozitë të lën madhështin personale, apo individuale dhe të veprojnë bashkarisht për vendin dhe shtetin e Kosovës, në këto situate aspakë të lehta të kacafytjeve ndërkombtare, që po ndodhin në politikatë e përgjtihshme botërore, për dominimë në shtetët e Evropës Juglindore.

Filed Under: Opinion Tagged With: i kish majt tri, Kola i jem, Me majt kushdo shpi, Mr.sc.Nue Oroshi

Pse arkeologët i rikthehen Butrintit?

December 15, 2015 by dgreca

Opinion nga Gëzim Llojdia/
 1.Arkeologët e Seksionit Arkeologjisë të Departamentit të Historisë Kulturave Qytetërimeve të projektit  Alma Mater, në vazhdimësi me hulumtimet e kaluara, ata kthehen në këtë faqe të rëndësishëm të këtij siti   të vizituar , nga dhjetëra mijëra turistë çdo vit, sidomos destinacionin e vizitave të udhëtarëve e cruises  e shumta me vela në Detit Jon, në ishullin e Korfuzit.
Misioni i Alma mater drejtohet nga Sandro De Maria, Profesor i Arkeologjisë klasike në Departamentin e Historisë Kulturës qytetërimit, i cili për pesëmbëdhjetë vjet duke punuar me stafin e tij në një tjetër vend i rëndësishëm arkeologjik shqiptar si  Foinike (Phoenix),Finiqi  një qytet i ndërtuar në  shek. IV pes dhe të braktisur në kohën e pushtimit turk të Shqipërisë, në gjysmën e parë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë.
Rezultatet nga Foinike, hulumtimi ishin të shumta dhe të rëndësishme: Gërmimi i Agorës së  qytetit, teatri i lashtë, në lagjet e shtëpive helene dhe romake, në bazilikën e hershme e krishterë, në nekropol, në vendet më të vogla të territorit. Në sajë të këtyre viteve të gjata të punës së madhe në projektin Alma Mater, i cili ka si partnerët e saj të Institutit të Arkeologjisë së Tiranës , tani shtrihet në Butrint aty pranë, qendrës më të rëndësishme.
Vendi i ri arkeologjik në Butrint do të jetë objekt i një projekti kërkimor dhe shërimin e një zone të shenjtë që ngrihet mbi teatër, deri më tani ai kurrë nuk  është hetuar  tërësisht. Aktivitetet do të shtrihen më vonë në projekte, gërmimi dhe shfrytëzimi më të gjerë kërkimore.
Gërmimet në Butrint fillojnë në shtatorin e ardhshëm, për të përkuar me ato të Finiqit, ku gjatë viteve kanë kaluar tashmë disa qindra studentë të  projektit Alma mater, së bashku me kolegët e tyre shqiptarë dhe të kombësive të tjera evropiane, në një projekt kërkimor dhe trajnim të specializuar i cili fillimisht ka gëzuar mbështetjen e Ministrisë Italiane të Punëve të Jashtme, si pjesë e misioneve italiane arkeologjike jashtë vendit.
Vetëm Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit, me Drejtorinë e Përgjithshme për Promovimin e Sistemit Vendit, siguron mbështetje financiare për gërmimet, të cilën është shtuar kontributin e Universitetit të Bolonjës dhe Campus saj të Ravenës, i cili lehtëson pjesëmarrja e studentëve të regjistruar në kurset që kanë lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
 2.
Origjina e Misionit arkeologjik italian në Shqipëri janë të rrënjosura në krizën politike ,që ekzistonte në rajon menjëherë para Luftës së Parë Botërore, shkruan K.Francis.Puna e misionit arkeologjik italian për të gjetur një vështrim historik të lashtësisë kanë ushqyer dhe precedentë më konkrete dhe më veçanërisht për të krijuar jetën e këtij kombi lëvizjet e mëdha të qytetërimit që kanë pas në kontinentin evropian dhe në pellgun e Mesdheut,thotë E. Benvenuto. Mirëpo lufta e dytë botërore (1939-45) dhe izolimi i mëvonshëm i vendit penguan për dyzet vjet. Gërmimet e bëra prej ekspeditave italiane në vitet’ 20-40 të shekullit të XX dhe gjetjet e saj kanë thënë tashmë shumë,megjithatë, që nga pikëpamja e organizimit etnografik dhe sociale dhe politike, si dhe kulturore, mund të njohin më shumë se 3 fazat e historisë së lashtë.Gërmimet që çuan në ringjalljen e Butrintit janë për shkak të misionit arkeologjik italian , i cili ka punuar për më shumë se 10 vjet nën drejtimin e L. M. Ugolini P.Marconi dhe në fund të D. Mustilli .Në vitin 1930, drejtori i Misionit Arkeologjik Italian në Shqipëri, Luigi Maria Ugolini, rekrutoi Cardini si prehistorian të misionit. Ndërmjet viteve 1930 dhe 1939, Cardini udhëtoi gjerësisht në të gjithë Shqipërinë jugperëndimore dhe ka regjistruar mbi 60 shpella natyrore dhe strehime në shkëmb.
3.
Ekspeditat italiane në Butrint  ka filluar punë me gërmimet e Ugolinit.E fundit ndër ekspeditat, që regjistrohet për punën në Butrint i përket Universitetit të Bolonjës.
Në 24 gusht  arkeologët e Alma Mater ishin në qytetin antik të Butrintit, Shqipëri,kështu shkruan  në faqen e Universitetit të Bolonjës,ku Misioni i Universitetit të Bolonjës tashmë ka kohë  që aktiv në Shqipëri. Ky  është një qytet i lashtë që shtrihet vetëm pak kilometra nga kufirit me Greqinë, në mes të një brendësi liqenit dhe detit Jon, përballë ishullit të Korfuzit thotë lajmi. Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë i Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë  ka miratuar një projekt të Universitetit të Bolonjës për studimin dhe nxjerrjen e një ndërtese të rëndësishme fetare të qytetit helenistike dhe romake të Butrintit, të vendosur në jug të Shqipërisë, disa kilometra nga kufiri me Greqinë. Duke vijuar më poshtë njoftimi thotë së se në Butrinti janë kryer hulumtime të rëndësishme dhe shumë të frytshëm, midis  viteve njëzet dhe tridhjetë të shekullit të kaluar, nga  Luigi Ugolini, diplomuar  në Arkeologji në Bolonjë në vitin 1921. Më pas Luftës së Dytë Botërore i dha fund punëve , më pas ishin të përfshirë arkeologët shqiptarë,anglezë dhe amerikanët.
4.
Ardhja dhe qëllimi i një misioni arkeologjik italian në viset shqiptare dëshmohet nga të dhënat e AQSH,raporte,fotografi të ruajtur nëpër arkiva,fonde personale,shkrime gazetash etj. Shkurt disa: 1.Misioni Arkeologjik Italian në Shqipëri është themeluar në vitin 1924 nën patronazhin e Ministrisë së Jashtme Italiane. Ajo ishte një element i një programi që synon të zgjerojë hegjemoninë italiane me Adriatikun lindor …(Gilkes & Miraj 2000).2-Prof Pirro Marconi në vitin 1939,shkruan për zbulimet e rishta arqeologjike në Shqipni (ekspoatimet) sic i quan ai.Në pranverën e vitit 1924,thotë Marconi një misioni ynë i veçantë u nisë për në Shqipëri me qëllimin kryesor të këqyrë sipërfaqen e saj sidomos nga pikëpamja vjetërsirave romake. Marconi thotë se këqyrjet që do të kryenin në territorin shqiptar do të hedhin shumë dritë. 3-Gërmimet që çuan në ringjalljen e Butrintit janë për shkak të misionit arkeologjik italian , i cili ka punuar për më shumë se 10 vjet nën drejtimin e L. M. Ugolini P.Marconi dhe në fund të D. Mustilli shkruan . Benvenuto duke sjell një panoramë të përgjitshme të siteve arkeologjie dhe ekspeditave, që përshkruan këtë vend nga fillimi i shekullit të XX. Gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-18) Kjo veprimtari studimore u zhvendos në Shqipërinë qendrore dhe ishte pastaj filloi gërmimi i rrënojat e Apolonisë. Në këtë material hidhet dritë për gërmimet të cilat zbuluan murin e qytetit, 4 kilometra të gjatë., teatër, Odeon, një tempull me një portik, banjot,gjimnaz dhe të ashtuquajturit monument i Agonoteti, si një buleuterion (Nekropolin e Apolonisë. Gërmimet u vazhduan nga misioni arkeologjik francez .Pra, ishin gjithashtu duke filluar hulumtim italian, sidomos në punën e Biagio Apke (1899-1955) dhe Roberto Paribeni (1876-1956). Ugolini, në vitin 1924,thotë E.Benvenuti, në hapësirë ​​të shkurtër prej vetëm 48 orë, ai mund të njoftojë zbulimin e tre qendra të jetës së lashtë,tre qytetet e fortifikuara të Epirit të lashtë: Calivò,Mali Aetos dhe Butrinti. Gërmimet italiane (1927-1940) sollën në dritë një rreth të gjerë të mureve me shtatë porta, në mesin e ndërtesave të tjera,teatri auditor me skenën greke dhe romake-s, një vend të shenjtë e Asclepius, nymphs, spa dhe një Pagëzimorja e shekullit. V pas Krishtit . Shkrimi më tej citon se gërmimet, që çuan në ringjalljen e Butrintit janë për shkak të misionit italiane i cili ka punuar për më shumë se 10 vjet nën drejtimin e L. M. Ugolini (P. Marconi dhe në fund të D. Mustilli. Në një fushë kaq të re, por në mënyrë të plotë të mundësive, dhe në terren, sidomos në disa zona të pa eksploruara ende. Misioni ishte aktive duke filluar nga rajonet jugore të Shqipërisë, me një program gjithëpërfshirës që jo vetëm kërkimi shkencor, por ai donte frytet e punës së tij për të bërë të gjithë pjesëmarrësit. Së pari, ata shqiptarë që ishin të vetëdijshëm për motivet dhe tema të jetës së kombit të tyre. Ekspedita italiane është kryer në faza të ndryshme dhe të dallueshme, të cilat janë të përfshira në kuadër të një programi të përcaktuar mirë, zbatuar gradualisht. Ajo filloi me eksplorimin në terren, me qëllim të njohë kërkime topografike, nga ajo që mbeti prej pjesësë së dukshme, organizimin e lashtë, për të zbuluar qendrat e veta të jetesës, qyteteve apo kalatë dhe linjat e komunikimit të jetës një koncepti i mënyrës në të cilën natyra ishte zbutur me vullnetin dhe punën e njeriut. Kjo pjesë e parë e punës së tij, Misioni ishte kryer për pjesën jugore të Shqipërisë për të marrë atë në fusha të tjera, veçanërisht në veri, të cilat që ofrohen shumë mundësi për hetime për zgjidhjen e problemit ilire.U gërmua në qendrat e mëdha në të dhëna e mëposhtme ofruara nga mbetjet dhe tradita letrare, duke eksploruar plotësisht, duke kërkuar monumentet, duke studiuar se si është shprehur në organizimin e jetës shoqërore, si në sistemin urban, dhe në mbrojtjen e punimeve të kulturës. Si dëshmi e kësaj dhe punës, raportojnë lavdërimi i Ernest Koliqi, Ministri shqiptar i Arsimit në vitin 1940.Qendrat e eksploruara nga ekspedita italianeGërmimet më të rëndësishme misioni arkeologjik italian e në Shqipëri ishin ato të qytetit të Butrintit dhe Feoniki, fshatrat Cuka, Dema dhe Karalibej, Akropolis dhe kështjellat e Malahuni, malin Aetos dhe Vagaliati, pranë Gjirokastër, në Himarë, në PashaLiman, shpella Spile dhe Velça: këto tjerë kultura parahistorike, greke dhe romake.
Ugolini ka punuar në Phoenicê, në prefekturën jugor të Gjirokastrës, në mes të viteve 1925 dhe 1927, thotë O. Gilkes (‘Një nga akropolet më të madh të botës klasike’ p.sh., në Il Popolo d’Italia 9 / 11/1933. Në dhjetor 1927 u vendos të zhvendoset fokusin e misionit rreth 30 km në jug të vendit bregdetar të Butrintit. Ugolini ishte për të gërmuar këtu deri në vdekjen e tij të hershme në vitin 1936, por pasuesit e tij, Pirro Marconi, Domenico Mustilli dhe Igino Epicoco vazhduan punën deri në 1943. Në vitin 1931 një zyrtar i rregullt u emërua për të punuar me Ugolini. Ky ishte Hasan Ceka, një arkeolog trajnuar në Vjenë, të cilët në periudhën e pasluftës ishte që të bëhet më shumë ose më pak themeluesi i arkeologjisë moderne shqiptare. Ceka vizitoi për periudha të zgjatura në 1930 dhe shkroi raporte të gjera mbi gërmimet.

Filed Under: Opinion Tagged With: Gezim Llojdia, Pse arkeologët i, rikthehen në Butrintit?

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 612
  • 613
  • 614
  • 615
  • 616
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PREJARDHJA ILIRE DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE
  • Fitoi “Gold Winner” në konkursin ndërkombëtar “New York Photography Awards”, Erion Halilaj: “Promovim i talentit shqiptar në një skenë ndërkombëtare”
  • Kur filozofia dhe psikologjia ndërveprojnë për të shpëtuar njerinë
  • BALFIN REAL ESTATE HAP ZYRËN E PARË NË SHBA, NJË MUNDËSI E RE INVESTIMI PËR DIASPORËN SHQIPTARE
  • Konferenca “Diaspora 2025” organizuar nga Federata Kombëtare Shqiptare në Itali ( FNAI)
  • Koncepti i lumturisë dhe Krishtlindjet sot
  • Nxënësit e shkollës shqipe “Gjuha Jonë” në Philadelphia festuan Festat e Fundvitit
  • Vatra Tampa Bay organizoi piknikun tradicional me rastin e festave të fundvitit
  • VATRA URON TË GJITHË SHQIPTARËT: GËZUAR E PËRSHUMËVJET KRISHTLINDJEN
  • SHQIPTARËT DHE CILA ËSHTË DOMOSDOSHMËRIA STRATEGJIKE E MAQEDONISË SË VERIUT?
  • Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” përkujtoi shkrimtarin Bilal Xhaferi në 90 vjetorin e lindjes
  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT