Nga Fahri Xharra/
Gjendemi në Shëngjergj edhe pranë martirëve të kulturës shqiptare – Atë Shtjefën Gjeçovit, Katarina Josipit, Anton Pashkut, Hermina (Delhysa) Lekajt, pastaj mësuesit Gjon Dulaj, martirit të Luftës Çlirimtare të Kosovës Kolë Gjevelekajt, e shumë të tjerëve. Të gjithë këta martirë na kanë mbetur emra në zemra. Dikur Dardania, përkatësisht Iliria ishin lëteri i Evropës. Megjithatë, për shkak të shumë trazirave që u zhvilluan në këto troje, ne e braktisem perëndimin me ikje nga vetvetja, kurse e pushtuam perëndimin me ikje nga atdheu. E sot po i mbledhim copat e historisë së shpirtit. Bile koha po ecën e ne ende nuk po arrijmë te vetvetja. Nga kjo del se ripagëzimi ynë kulturor na bënë ta kërkojmë identitetin që e artikulon ardhmërinë tonë.- shkruante Frrok Kristaj në një rast.
Edhe pse po i mbledhim copëzat e historisë ne ende nuk po arrijmë te vetvetja; nga se ne duhet të mendojmë ndryshe.Mendimi ndryshe për veten tonë pa ndikimin e helmatosur turko-serb na është shumë i nevojëshëm.
Edhe pse na duket që asgjë nuk fluturon mbi ne; ne duhat ta dimë se jemi të vrojtuar dhe mbikqyryr nonstop nga miqtë dhe nga armiqtë tanë. Shikoni mjetet sociale të cilat e pasqyrojnë të menduarit tonë të cilin e shprehim qoftë nga mllefi , dashamirësia apo dashakeqësia; ne jemi autor të krijimit të mendimit të të huajve për ne ; vendimmarrësve për ne. Faktikisht nuk jemi vetëm.
At Luigj Palaj dhe vepra e tij njerëzore , dinjiteti shqiptar i tij dhe pasojat e një kokëfortësie kombëtare duhet të jet shembull i posaçëm për ditët e sotit.
At Luigji gjersa po udhëtonte për në Gjakove, (5 mars të vitit 1913 nga Gllogjani ) ndalet nga xhandarët dhe burgoset serish, mbahet dy ditë i lidhur me rreth 300 persona të tjerë, të cilët kishin kundërshtuar të konvertoheshin në fenë e pushtuesit. Pas dy ditësh qëndrim në atë burg, ku ishte rrahur e maltretuar në mënyrat më mizore, duke i kërkuar të konvertohej në fenë ortodokse, gjë që e kundërshtonte në çdo mënyrë, më 7 marsit të vitit 1913, Atë Luigji, së bashku me 80 persona që ishin në burg, i marrin dhe i nisin për në burgun e Pejës të lidhur dy nga dy.
Atë Luigji ishte i lidhur me Rexhep Sylën, (shqiptar i besimit mysliman). Po pse Rexhep Syla me te ? sikur të mendonim shtruar ,pa paragjykime të sotme atëherë do të bindemi që fati i At Luigjit ishte i njejtë edhe për shqiptarët musliman; të gjithë pa dallim duhet të ndërroheshin në malazias dhe të flisnin sllavisht . Por jo ! Atë Luigji dhe Rexhep Syla e patën të njëjtin dënim sepse ishin shqiptar .
Ashtu të lidhur , të zbathur nëpër acar të madh, xhandarët i rrihnin pa mëshirë dhe kërkonin prej tyre të pranonin fenë ortodokse, nëse dëshirojnë t’i lirojnë! Atë Luigji kundërshtonte në çdo mënyrë dhe kërkonte nga të gjithë të burgosurit që të mos pranojnë një gjë të tillë, duke u thënë:
“O vllazen shyptarë, gjith ni dit kem me dek, pranaj mos ti bim moh fes se tpareve! “.Sa herë përsëriste këto fjale, Atë Luigji goditej me kamxhik nga xhandarët që po e shoqëronin.
Torturat shkuan aq largë deri në prerjen e gishtave ;por dinjiteti , morali i lartë dhe refuzimi ndaj kërkesave të pushtuesit ishin më të forta. ……Jo larg metra nga Kroi i Janoshit, xhandarët serbo-malazez ndajnë fratin nga turma e njerëzve dhe më pas dëgjohen të shtëna armësh.
Dhe ku ishim tek vrojtimi i të huajve mbi ne ; viti 1913 ….Xhandarët kthehen dhe vazhdojnë të dërgojnë të burgosurit drejt burgut të Pejës. Ndërsa fratin e fusin në dhe, disa metra më poshtë dhe varrin ai mbulojnë me dushk, që të mos e gjejë askush. Përveç tyre, askush nuk dinte gjë për fatin e fratit. Më vonë, fjala merr dheun. Populli vihet në zi. Ishte kjo një vrasje që tronditi jo vetëm shqiptarët, por edhe gjithë Evropën. Ky lajm u përhap shpejt në qarqet diplomatike dhe kishte zënë vend në krye të faqeve të shtypit austriak, gjerman, italian dhe anglez.
E shihni që vrasja e At Luigjit e morri botën ! . Me kot e kishin malazezet që me intriga e fjalë të tjera, të cilat nuk përkonin me realitetin, të mundohen ta njollosnin emrin e tij dhe ta fshihnin krimin e tyre, edhe të vërtetën për Atë Luigj Palajn. Bato ka sy , bota ka veshë
Edhe rrëzimi i varrezave katolike afër Prizrenit ,nga qarqet ekstrem- islamike në Kosovë nga po ata të viteve 1913, 1999 reaguan “Një ditë , para do ditësh qenka ngritur një tornado e egër, e quajtur “ Pa mëshirë “ dha paska bërë kërdi “ se rrëzimi i atyre varrezave apo shkatërrimi ndodhi si shkak i erës së fuqishme që e kishte goditur këtë vend, ku si shkak kishin mbetur edhe disa varreza të myslimanëve të shkatërruara” Bota vrojton , bota heshtë por bota nuk mashtrohet.
Të mendojmë ndryshe dhe jo si na mëson qoftëlargu !
Fahri Xharra 07 .01.16
Gjakovë
Stupcat kthyen Kosovën në kohën e luftës dhe…
Stupcat përmes spotit humoristik demaskojnë anët negative në shoqërinë kosovare!/
Nga Asllan Dibrani/
Buja qe u bërë dhe po bëhet është një fazë tranzitore e pjekurisë së popullit ndaj përqafimit te të metave në shoqërinë kosovare apo demaskimin e tyre?!. Stupcat me shfaqjen e Spotit humoristik na rikthyen në kohën e luftës . Fraksionet në mediat kosovare dhe me gjerë lidhur me skeçin humoristik japin sinjale,” qe ky popull nuk din, ose ka frikë ta pranoj realitetin e ngjarjeve në sfidat e periudhës së luftës dhe pas saj”…
Këtu, shihet se publiku kosovar,apo me mirë me thënë “ personazhët e prekur nga ky skeç i realizuar nga stupcat ,humorist ,artist ,dhe sugjerues të gjykimit të së keqes përmes llojit të artit dramatik , arritën kritikon dhe i demaskuan anët negative në sjelljet dhe veprimet e personave të ndryshëm , figurave publike dhe klasës politike qe qëndrojnë prapa të së keqes në arenën kosovare.
-Në artin aktual të realizuar nga stupcat përmes skenës , në shtetet demokratike vlerësohet dhe e ndihmojnë arritjen e luftimit të së keqes në shoqëri. Paraqitja e sendeve, e dukurive dhe e veprimeve të njerëzve në veprat letrare e artistike duke i vënë në lojë të metat dh dobësitë ,shpesh nuk mbetet vetëm kënaqësi e se qeshurës ,por nga njëherë bëhen edhe tema aktuale si rasti i stupcave . Humori,karikatura ,piktura,një artikull analitik, jepen përmes artistëve ,gazetarëve, piktorëve etj , shpesh ose janë te përbuzur ose edhe janë vet artistët të varur nga politika ditore në Kosovë , me çka ma , nuk mbetet art i mirëfilltë .Këtu aq sa u pa stupcat arritën ta pasqyrojnë një realitet përmes skeçit humoristik Lufta e Kosovës, përmes personazheve “Qipsit,Smokit dhe Shtapiqit” demaskojnë dhe luftuan anët negative qe u demonstruan gjatë luftës dhe pas saj!
Kuptohet se janë artist të pa ndikuar nga strukturat politike me çka dëshmon se i dhanë një goditje të rend fraksioneve në dy oborre të UÇK-së të ndara fillimisht në UÇK dhe Fark!!! Personifikimi figurave i realizuar përmes humorit satirik “Stupcat “ arritën që të mbesin artist ma serioz ndaj ngjarjeve në Kosovë, por edhe ma gjerë në rrafshin kombëtar .
-Në Kosovë, pak kuptohet ky lloj arti , apo ta marrim për shembull karikaturën shpesh merret vetëm si një tablo qesharake, ku nuk merret me mend se përmes saj arrihen efekte shumë pozitive në skenën politike.
Diçka që e jep një paraqitje dhe pasqyre të gjallë të dukurive, të ngjarjeve e të rrethanave, me shprehje besnike ne realitetit kosovar nuk mund te merret si negative, pos nga disa protagonist me mize pas veshit mund ta cilësojnë si negative .
Ky skeç humoristik thumbues dhe kritik për një numër „komandantesh „ është një luftë kundër krimit të organizuar nën petkun e “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Ushtrisë për çlirimin e atdheut që ishte gatuar brez pas brezi për t’i dal zot atdheut nga pushtuesi serb. Përmes këtyre misionarëve, kristalizohet , pastrohet dhe mbetet një ushtri e shenjtë , një ushtri me vlera, pa profitet personale, qe me veprimet e tyre e gjymtojnë vlerën e saj!!!.
Prandaj stupcat atë, po duan dhe kanë deshtë ta pastrojnë nga mikrobi i veshur me fenomenin” tradhtar, mashtrues dhe kriminel”, që vepruan në dëmin e popullit shqiptar. Stupcat, as pak nuk e kanë cenuar UÇK-në, por përkundrazi e kane rrit dhe ruajtur korrshi tradhtarëve me uniformen e Ushtrisë sonë të lavdishme për përfitime personale??? Është shumë e rrugës qe elita politike duhet të ndërgjegjësohet dhe të ndajnë shapin nga sheqeri, për ta eliminuar të keqen, qe qëndroj në krye të mediave , kapitalit ,ekonomisë .kulturës dhe vlerave kombëtare qe 16 vite, duke e bëre analfabetin , të pa shkolluarin , të paditurin“Intelektual,doktor,politikan,krijues dhe akademik!!!??…
-Pa dyshim, pas kësaj qëndron argumenti ,fakti dhe arsyeja në përshkallëzimin e krizës së gjendjes politik ,ekonomike ,kulturore dhe kombëtar. Për krejt në fund arti i stupcave në rastin konkret, le të mbetet si mesazhi ma i mirë i kurorëzimit për një qëllimi dhe një mendje me një vizion dhe ide ,me një strategji dhe synim, me një vullnet dhe harmoni , e të gjitha forcave politike , intelektuale të krijuesve,artistëve,biznesmenëve dhe e gjithë spektrit në elitën e kombit të bashkohen rreth flamurit,kombit dhe gjuhës me qellim qe të luftohen komandantët e vetëshpallur ,demagoget,kriminelet ,bandat e ndryshme që ujin e qojnë në mullirin e armiqve tanë. T’i rrekemi ndërtimit të shtetit me një synim dhe lufte te përbashkët kundër keqbërëseve me veprime destruktive dhe tradhtareve të vendit. Atdheu ju tirret,jemi në rrugë të synimeve tona prandaj bashkohuni,veproni dhe punoni ne te mirën e tij.
PO DIBRES, JO SKAVICES
DIBRËN PO E MBYSIN: KUSH DO TI DALË ZOT?/
Atë që se bëri dot Berisha, po e bën Rama…
Atë që se bëri ministri Bode i financave të Berishës po e bën ministri Cani i financave i Ramës -deputet i Dibrës.
ATË QË SE BËNË DOT TURQIT OSMANLLINJ NË 18 BETEJA FITIMTARE TË GJERGJIT TË GJON DIBRANIT-SKËNDERBEUT, po e bëjnë turqit e kohës sonë me ndërmjetësinë e ballbanëve të rinj.
DIBRANËT O SOT O KURRË DUHET TI THONË PO DIBRËS! JO SKAVICËS!
Abdurahim Ashiku
Athinë, 6 janar 2016
Opozita kosovare paralajmëron…rrëzimin e Qeverisë
-“Opozita: Nuk ndalemi deri në rrëzimin e Qeverisë” dhe “9 janari nuk e shqetëson Qeverinë”, janë kryetituj të shtypit në Prishtinë-/
PRISHTINË, 5 Janar 2016/Protestë paqësore, por kreative, me kërkesën e vetme – dorëheqjen e Qeverisë Mustafa, kanë paralajmëruar përfaqësues të partive opozitare. Ata kanë thënë se një kryeministër i cili konfirmohet shkelës i Kushtetutës nuk ka legjitimitet të vazhdojë të qeverisë, shkruan sot shtypi në Kosovë.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë kundërshtimit të tyre gjatë vitit të kaluar kundër Marrëveshjes për parimet e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Kurse Driton Çaushi i “Vetëvendosjes” ka deklaruar se edhe pas dy javësh kur u publikua vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kjo qeveri e cila vazhdimisht është thirrur se do të japë llogari nëse gjendet ndonjë shkelje, ende nuk ka reflektuar.
I pyetur për metodat që do t’i përdorin në protestë, Çaushi ka thënë se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme.
Kurse Valdete Bajrami e Nismës ka thënë se opozita e fitoi debatin në mbrojtje të Kushtetutës, “ndryshe prej Isa Mustafës e Hashim Thaçit, të cilët thoshin se asnjë presje e saj nuk është shkelur”.
Kështu shkruan sot gazeta Koha Ditore me kryetitullin në ballinë “Opozita: Nuk ndalemi deri në rrëzimin e Qeverisë”.
Por, “9 janari nuk e shqetëson Qeverinë”, thekohet në kryetitullin e ballinës së gazetës Zëri, e cila shkruan:
Qeveria e Kosovës nuk po brengoset fort nga paralajmërimi i protestës së opozitës më 9 janar, në të cilën opozita do të kërkojë rrëzimin e Qeverisë Mustafa. Sipas përfaqësuesve të partive në pushtet, PDK-së dhe LDK-së, koalicioni qeverisës po ecën mirë dhe është shumë stabil.
Ata thonë se nuk frikësohen nga deklaratat e zyrtarëve të opozitës se më 9 janar do të jetë fundi i qeverisjes së Isa Mustafës. Tashmë opozita po përgatitet në mënyrë intensive që më 9 janar të organizojnë një protestë masive, me pjesëmarrje të lartë të qytetarëve për të kundërshtuar dy marrëveshjet, atë për Asociacionin dhe atë për Demarkacionin.
Por, në këtë protestë është shtuar edhe një kërkesë tjetër, dorëheqja e kryeministrit Isa Mustafa, pasi, sipas tyre, ka shkelur Kushtetutën, shkruan gazeta.
Herën e kaluar, në 28 nëntor, në manifestimin e opozitës në Prishtinë sipas vlerësimeve të saj ishin 35 mijë pjesëmarrës. Manifestimi ishte ftuar nga opozita në kundërshtim të katër marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë, veçmas asaj për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, si dhe kundër marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi./b.j/
MIRNJOHJE DHE NDERIM PER PROF. REPISHTIN DHE SHKRIMTARIN KADARE!
UNIONI KOMBTAR I TE BURGOSURVE DHE TE PERNDJEKURVE POLITIKE SHPREH NDERIMIM PER REPISHTIN E KADARENE/
Profesor Sami Repishtit!/
Nga Besim Ndregjoni/
Në këto ditë të fillim motit të ri 2016 shtresa antikomuniste shqiptare mori si një sihariq lajmin e vendosjeses së personalitetit tuaj në panteonin e Shkodrës loce, të kulturës e të qëndresës antikomuniste “Nderi i Qytetit Shkoder”!
Në emrin tim dhe të bashkëvuajtësve të tu në mbarë hapsirën shqiptare na lejoni i nderuar të ju percjellim përgezimet tona të sinqerta si dhe dashurin njerzore që kemi për JU si një udherrëfyes dhe ideolog i lirisë dhe denoncimit të krimit komuniste në Shqipëri.
Sigurisht që ne të përndjekurit politike të diktaturës gjatë kë tyre 25 viteteve jemi sunduar nga një klasë politike sa e verbërt dhe e shurdhët për të drejtat dhe lirite tona.. por jeni Ju Profesor me zërin tuaj, me mendimet tuaja të vyera e realiste, që i keni shërbyer të vërtetës të denoncimit të krimit komunist ku Ju e provuat jo pak por një 10 vjeçar në trupin tuaj. Ne miqtë e tu gëzohemi jo vetëm se vendlindja e juaj e ndritut vlersoi birin e saj. por se përkrah Fishtës dhe Ibrahim Rugovës emri i përfaqësuesit tonë Prof. Repishtit na ndricon në rrugën tonë të drejte drejt lirisë, na lehteson plagët që kullojnë gjak nga sadiszmi i diktaturës staliniste shqiptare..na inkurajon për të vërtetën për të ndërtuar raporte të drejta që të ndërtojme këtë atdhe me paqe dhe jo urretje.
Konsideratat dhe vlersimet ndaj figurës tende të ndritur nuk mund kurr të shprehen në një mesazh.. por ne jemi krenar me JU që na udhërrefeni drejt një paqe e mirkuptimin në atdheun tonë të përbashkët Shqiperinë!
Shkrimtarit të madh Ismail Kadare
Fillimi i ketij viti që përkon dhe me ditlindjen tuaj të 80 më jep kënaqësi t’ju përcjell urimet e mia dhe të klasës së përndjekurve politike shqiptar për marrjen e titullit të lartë të shtetit demokratik francez, ku vlerat e një personaliteti si JU, nderohen në përkushtim të zhvillimit dhe të drejtave dhe lirive të njeriut.
Nderimi i juaj është një ogur i mire për zhvillimet e demokracisë shqiptare. për kombin tonë që ju me dinjitet e përgjegjësi kombëtare po e rreshtoni në botën e qytetruar. Faliminderit mik për këtë nder që na bani neve bashkombasve të tu dhe atdheut tonë të përbashkët Shqipërinë. Paqja në botë për njerzimin . Sidomos , mirkuptimin për problemet tona që akoma nuk “:shihen ” as “ndigjohen” nga të verbrit dhe shurdhët e vendit tonë.
Besim NDREGJONI
Aktivist i te Drejtave dhe Lirive te Njeriut
President i Unionit Mbarekombetar
Integrimit te Burgosurve dhe Perndjekurve Politik te Shqiperise
- « Previous Page
- 1
- …
- 613
- 614
- 615
- 616
- 617
- …
- 868
- Next Page »