Nga Ilir Levonja-Majemi-Florida/
Nga mesazhet me plot urime për një vit të mbarë. Nga dje në mëngjes më vine edhe plot të tillë edhe si formë njoftimi për mbërritjen e Edi Ramës këtu në Majemi. Disa më kujtojnë ndonjë nga shkrimet e mia ku kam qënë paksa i ashpër me ‘të. Disa më pyesin se, a e di se për çfarë ka ardhur? Për ndonjë ekspozitë personale? Apo për t’u tallur me lekët e popullit.? Ndërkohë të tjerë habiten përse hesht kur unë jetoj këtu. Përse hesht për këto pushimet e tia përrallore? Ndërkohë ca më pyesin se, e kam apo nuk e kam marrë vesh akoma?
1)Unë nuk kam asgjë me Edi Ramën, biles gëzohem që është këtu. Të kritikosh nuk është marrëzi, por dobi. Të pështysh e përdhosësh, shash, fyesh…, është tjetër gjë. Faqje jetë që nuk i përket qënies time. Dhe sigurisht do dëshiroja që kjo të mos ndodhte edhe mes politikanëve tek ne. Edhe tek Edi Rama.
Dhe dua të them edhe këtë tjetrën, sidomos për shtypin aprofesional. Për shtypin e selive pranë partive kundërshtare. Se nuk është kreja e luksit një pushim dy ditor në Majemin e latinëve të Amerikës së Jugut. Majemi nuk është paraqitje e kulluar e fotoshopëve në sportelet e turistëve. Tashmë në këtë sezon, për shkak të klimës së ngrohtë. Që ta themi më shqip, është një lloj llixhe si ajo e Elbasanit, ku shkojnë pleqtë tanë të ngrohin gjunjët.
Më shtrenjtë është të pushoh në ndonjë nga resortet e reja, në vendet e nivelit të tretë. Si Afrika apo Oqeania e mënjanuar, se sa në Majemin tradicional. Aq më tepër në këtë sezon, ku vine dhe e pushtojnë zogjtë e borës, kanadezët. Ashtu siç bëjmë ne me Elbasanin.
2)Do kisha kënaqësi ta takoja. Dhe sigurisht do e ftoja për darkë në shtëpi. Bashkë me time shoqe, ne gëzojmë. Kemi kënaqësi të ndezim grillën. Kënaqësi sidomos unë të hap shishen e verës dhe ajo ato të ujit. Të bisedojmë e kujtojmë. Do e ftoja në shtëpi dhe jo në restorant për faktin e virtytit të shqiptarit. Me të drejtën njerëzore se sa kohë që nuk i kam thënë qelbësirë, apo depozitë m, apo nxjerrur ndonjë video të fshehtë etj. Nuk e kam problem por kënaqësi të pi gotën e verës. Në fund të fundit, argumentave të mia, i bien kokës 1 million vota të popullit shqiptar. Dhe nëse ka ardhur të hapi ndonjë ekspozitë, do shkoja me dëshirë. Pavarsisht shijeve të mia, që përkojnë me paqen shpirtërore të një piktori lezhian si Pashk Përvathi. Dhe jo abstraktsionizmin e tij. Por në art, ekzistenca është e drejtë universale, pavarsisht apo jo qejfit tim apo tonit. Në shtëpi do e ftoja edhe për t’i treguar një landfill të përpunimit të plehrave. E kam as një sy larg dritares time. Na ndan një liqen si ai i Tiranës. E shoh gjithë darkave që bulërin nga dritat. Një dykodrionor i gjelbër aq sa kur fqinji më tha se është landfill. Dhe një përpunues e prodhues energjie, u habita. Kam bërë shkrime ato kohë për këtë përpunim dhe riciklim. Tamam atëhere kur Edi Rama në opozitë i kundërvihej ashpër një nisme ricikluese në Shqipërinë tonë. Vitet kalojnë dhe prapë habitem. Nuk ka pluhur, nuk ka kutërbime, nuk ka asgjë. Veç kodërzimet e gjelbërta plot bar të qethur që mbulohen e zbulohen, në brendësi të të cilëve fermentohen mbetjet, të vetmet pasi gjithçka përqark është fushë. Aq sa këtu kanë vite që po bëjnë kodra, apo male, me plehrat e përpunura. Ndërkohë tek ne edhe pse kemi lumenjë të rrjedhshëm, edhe pse kemi plehra me shumicë, vuajmë akoma nga mungesa e energjisë. Dhe po çmeritemi nga djegiet publike të landfillëve kancerogjenë. Këtë jua siguroj që do t’ia kujtoja.
3)Tjetër gjë do i ofroja edhe një vizitë të shkurtër tek shtëpia e njërit prej ish Kryeminstrave tanë. Atij të vitit 1924, peshkopit erudit Fan Noli. Themeluesit të Kishës shqiptare, por që ne shqiptarët çuditërisht e lam përjetësisht në mërgim. Dikur për shkak të kundërshtive të ashpra politike mes nesh. Dikur prej luftrave … Dikur prej blasfemisë për njëri-tjetrin po prej nesh. Dhe sot prej qylit që aq shumë e vdesim. Dhe aq pa problem e kemi të shesim edhe krenarinë kombëtare. Të gjitha vendet i ngrenë kultet me dheun e tyre. Me djersën e tyre…, kurse ne mbetëm me sytë nga Konstandinopoja dhe fushat me rërë të beduinëve. Aq sa e mbushëm Tiranën me ibrikër çaji, duke u mburrur fushatave si arritje dhe thithje investimesh. Do ja tregoja këtë shtëpi duke i kujtuar se nuk kushton as sa gjysma e një apartamenti një dhomë e guzhinë në Tiranë. Nga ata të ndërtuarit me leje me shtatë vula fallco. Dhe që buxheti i shqiptarëve, qoftë i Tiranës, Prishtinës, apo edhe atyre të Maqedonisë… e ka vetëm një qime trupi. Në fund të fundit, peshkopi i shqiptarëve është.
Tjetër do i tregoja se gjithë Majemi ka në shpinë një kënetë. Atë të Everglajd-it. Një sipërfaqe e pamatë uji dhe kallamishtesh. Aq sa kur udhëton atyre anëve të kap paniku i një bote që të ka mundur një herë e përgjithmonë me hapësirën. Tabelat e rrugëve fije plumbi të këshillojnë ta kesh serbatorin plot. I gjithë Majemi është nën nivelin e saj. Një lloj ujdhese gjigande e bonifikuar gati në një sipërfaqe sa ajo e territorit të Shqipërisë. Një resort i botës siç e ka bërë Zoti. Ku për njëzet dollarë mund të shëtësisësh për orë të tëra mes natyrës dhe gjindjes së saj. Ne, ato pak laguna që kemi ua morëm shpirtin me pronarë që vriten si në filma western. Kjo këtu është rezervat e frymës së vërtetë shpezore, kafshësh dhe zvarranikësish. Një basen ushqyes për gjithë kanalet e lundrueshme në ujdhesat e Majemit dhe deri sipër. Por këto nuk janë bërë vetëm nga Zoti. Por edhe nga njerëz që dinë të shtrëngojnë duart. Të bëjnë marrëveshje. Të flasin, pasi pa folur nuk arrihet asgjëkundi.
4) Megjithatë një pyetje të drejt për drejtë do ja bëja. Për shkak të nismës së tij në luftën kundër informalitetit. A është Partia Socialiste sot, një zyrë punësimi? Nëse do më ironizonte, do qeshte dhe do fillonte e të tjera që i bën vetëm ai. Ta dini, nuk ka akoma reformë të mirfilltë aty. Madje këtë dua t’ua transemtojë edhe njerëzve mbarë. Nëse prisni të punësoheni përmes Partisë, në të cilën aderoni. Ai vend nuk ka për t’u rregulluar asnjëherë. Lëngata jonë vjen pikërisht prej kësaj strategjie. Ju mendoni se keni fituar. Në fakt jeni varfëruar më shumë.
A po na mashtron ne, Edi Rama duke thënë se po lufton informalizmin? A besoni ju se po e lufton dhe nga ana tjetër prisni radhën në listën e Partisë.? Pyesni veten. Se përgjigja është e thjesht…, ashtu sikur i dham një milion vota. Për ta sjellur këtu ku është. Ka po aty një milion vota për ta hequr. Dhe kjo quhet përgjegjësi qytetare. Puna është se tek ne ka një vlim marrok aq sa gjithçka është dhe i përket vetëm qeverisë. Dhe aspak e këtyre një milion votuesve. Përshembull nuk mund të bëhet opozitarizëm me aksidentet rrugore. Apo me një fatkeqësi si ajo e Drishtit në Shkodrën e pushtuar. Ku një i ri vret nga inati pse nuk i japin për grua vajzën. Kjo është një fatkeqësi që përpara se të na mbushi me mllef antiqeveri. Duhet të na bëj me turp. Duhet të kuptojmë se sa të lidhur këmbë e duarsh jemi. Së pari nga vetvetja pastaj nga qeveritë. Vetëm tek ne gjithçka mund të përbëjë lëndë opozitare. Jo sot, por kështu ka qënë. Kështu është. Dhe duket sikur kështu do të mbetet. Dhe çdo gjë mund të quhet shanc për të denigruar shoku-shokun. Ndaj them se kjo është një marri kolektive, krahësh. Nga e cila duhet dalur. Por me sa duket, ose sipas kapjes sociale. Akoma është e pamundur. Shqipëria ka nevojë për përtëritjen e politikës. Dhe nëse nuk e bëjnë këtë partitë aktuale. O do lindi një pol i ri. Ose do vazhdojë gjëndja tërkuzë me të acaruar dhe nevrastenikë të së përditshmes. Me politikanë që rrahin gjoksin dhe kurrë nuk duan ta kuptojnë se ka një ditë që i thuhet edhe vetes mjaft. Dhe fatkeqja është kur akoma ka ithtarë që i brohorasin.
5)E fundit do e bëja edhe një selfie me Edi Ramën. Për të lënë përfundimisht të kuptoni se, Edi Rama nuk u bë Kryeministri i 33-të i shqiptarëve me grusht shteti, me juntë ushtarakë, me çfarë të them. Por thjesht me votën tuaj. Unë asaj i falem, jo lartësisë së Tij.
FALENDERIM PËR PRESIDENTIN E REPUBLIKËS ZOTIN BUJAR NISHANI DHE….
….KUJTESË DEPUTETEVE TE KUVENDIT TE SHQIPËRISË PËR LIGJIN E PRONAVE/
NGA LORO STAJKA/SHBA/
I nderuar zoti President, të nderuar zotëri deputetë,
Quhem Loro Stajka, jetoj në SHBA prej disa dekadsh por ndjek çdo ditë zhvillimet e politikës në Shqipëri, veçanërisht problemin e pa zhgjidhur të pronave që pas vitit 1991 rëndon edhe mbi familjen time si dhe për shumë familje të tjera shqiptare.
Dshiroj ta falenderoj publikisht nga zemra Presidentin e Republikës z. Bujar Nishani, për dekretin e datës 20.12.2015 për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Refuzimi nga ana e Presidentit e ligjit për pronat është veprimi i parë efektiv për dekriminalizimin e Kuvendit dhe të Shtetit, që ka nevojë për veprime të tjera.
Për sa kohë Kuvendi nuk bën një ligj me të cilin prona e grabitur të kthehet fizikisht tek i zoti dhe pronarit të keqtrajtuat prej vitit 1945 e deri sot, shteti ti kthejë fizikisht pronën dhe ai të kompensohet vetëm për pronat që janë tjetërsuar për nevoja publike, drejtuesit e politikës shqiptare nuk meritojnë fjalë të mira, ata janë shkatërrues të shtetit por jo vetëm kaq. Pavarësisht se çfarë justifikimesh dhe akrobacirash mund të përdoren, në këto 25 vjet sistemi sllavokumunist ka ndryshuar fasadën por jo thelbin.
Nga 1945-1990 Shteti Shqiptar u drejtua me grush të hekurt nga një parti, që deklaronte diktaturë të proletarëve. Kjo ishte Partia e Punës së Shqipërisë, që miratoi ligje me të cilat grabiti dhe i shpalli të shtetit pronat e qytetarëve, por dokumentat i ruajti dhe pronat i vuri në shërbim të komunitetit. Dihet se ai sistem çnjerëzor që mohoi pronën private dhe besimin fetar pas 45 vjetësh falimentoi. Pas 1991 u shpallën shumë parti, por nën kujdesin e “dorës së padukshme”, u bënë ligje që pronat ti përvetësojnë politikanët. Sa për pronarët kleptokarcia në pushtet mendoi që prona e grabitur t’u kthehet me pikatore por të mos ti kthehet ajo tokë që ju është marrë nga diktatura edhe kur mundësitë e kthimit ishin 100%. Këtë linjë kleprokratike e kompleton ligji i fundit që është kritikuar nga ndërkombëtarët dhe me shumë të drejtë u refuzua nga Presidenti. Unë, mundem ta komentoj por nuk kam çfarë të shtoj analizës së bërë nga Presidenti. Dëshiroj t’ju them hartuesve të këtij ligji dhe komisionit Parlamentar të ligjeve se kanë njëllosur emrin e tyre. Ky nuk është gabim, se gabime bëjnë të gjthë kur punojnë. Ai grup pune ka vepruar në mënyrë të ngjashme me këshilltarët djllëzorë që erdhën nga Beogradi pas vitit 1945, që erdhën ta ndihmonin ekonominë Shqiptare, por me udhëzimet që ata jepnin e vodhën dhe sabotuan. Kështu më duken ata që e projektuan këtë ligj antipronar dhe antishqiptar por nuk mund të kuptoj deputetët që e votuan këtë ligj.
Ananliza juridike e Presidentit Nishani, për ligjin e Pronave që lexova në gazete dhe në faqen e internetit të Shoqatës së Pronarëve, me bindi se gjërat po ndryshojnë. Asht here e parë në këto 25 vjet pluralizëm që Presidenti, në ndryshim nga presidentët e maparshëm i del zot Kushtetutës. Uroj që presidenti Nishani, të vazhdojë pa u lodhun për dekriminalizimin e ligjeve dhe të Kuvendit ku deputetët komandohen të miratojnë ligje që e shkelin kushtetën.
Për fat të mirë, tash që ligja u kthye në Kuvend, është rradha e Kryeministrit z. Edi Rama, rradha e Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta por dhe e deputetëve të maxhorancës që edhe pse gabuan të tregojnë vetveten, të veprojnë si shqiptarë dhe jo antikombëtarë. Ata e dinë shumë mirë se ligjet e shumta dhe kontradiktore për pronat të miratuara nga 1991 e deri sot, janë produkt i shkeljes së parimeve kushtetuese, morale dhe zakonore, që kanë fut në vëllavrasje familjet shqiptare.
Eshtë turp të pretendohet se është interes publik dhe barazi para ligjit, kjo që është abuzim me pushtetin dhe të drejtat e njeriut. Nuk mund të ketë demokraci në një shtet ku ligji favorizon vjedhesin dhe shkelësin e ligjit. Mua dhe çdo shqiptaroamerikan na çudit fakti që për 25 vjet kjo demagogji vazhdon ta mashtrojë opinionin ndërkombëtar. Është absurde që Kuvendi të shkeli Kushtetutën, duke miratuar ligje që përkundrejt disa formulave mashtruese në vend të kthimit fizik të pronës së grabitur, pronarit të ligjshëm ti jepet ndonjë para ose maksimumi atij ti kthehet fizikisht ndonjë pjesë brenda pronës së tij të njohur , ndërsa pronën e tij ta trajtojnë ata që u futën në politikë për tu pasuruar, duke sharë n diktaturën dhe diktatorin Enver Hoxha. Burim i të gjitha të këqijave për popullin janë ligjet e pronave të miratuara prej Kuvendit pas vitit 1991. Ato ligje për atë pjesë që nuk ja kthejnë pronën të zotit, vazhdojnë edhe sot të kultivojnë njerëz që vjedhin e përvetësojnë pronën e tjetrit sepse ligji i justifikon. Prona është burimi i korrupsionit në të gjitha nivelet e shtetit dhe jo vetëm në drejtësi. Komisioneri I BE zoti Fleckenshtein duhet ti ndajë mirë lakrat, siç I thomi ne ne popull. Qëndrimet e derisotme të kuvendit me ligjet që kanë miratuar për pronat dhe qëndrimet e komisionerëve ndaj këtij problem me kujtojnë thanjen e Aesopit:”We hang the petty thieves and appoint the great ones to public office.
Veç shkrimeve që kam botuar në media, kam pasur letër këmbim dhe me Ambasadorin e SHBA ne Tiranë që e konsideron pronën problem të rëndësisë së parë. Unë e falenderoj Ambasadorin e SHBA dhe Ambasadoren e BE për reagimin aktiv në drejtim të mbrojtjes së parimeve të demokracisë dhe të të drejtave të njeriur, por me këtë ligj Kuvendi i Shqipërisë tregoi se po vazhdon ti shkeli brutalisht parimet. Kompensimi siç janë rastet e gjykuara nga Gjykata e Strasburgut duhet të jenë mjaft të rralla por problemin duhet ta zgjidhi ligji I brendëshmëm. Kuvendi ka gabuar rendë me këto ligje që nuk përputhen me menin 41 të Kushtetutës, ligje që kanë krijuar një klimë pasigurie juridike për pronësinë e tokës, ku investimet e huaja nuk mund të vijnë, buxheti shtetëror dhe ekonomia shkon në shkatërrim dhe falimentim dhe borxhi i Shtetit ka kaluar çdo kufi. Pasojat e këtyre ligjeve bien mbi popullin. Mjaft e rëndë është ana sociale pasi shqiptarët janë në konflikt me njëri tjetrin dhe vriten me njëri tjetrin. Moralisht kjo është turp i deputetëve pasi historikisht asnjë pushtues nuk e ka dëmtuar kaq shumë popullin shqiptar.
Lutem Zotit që me këtë shkrim të kem mundur të zgjoj pjesën morale dhe patriotike të koshiencës tuaj.
Me respekt
LORO STAJKA/ SHBA
NJERI,ATDHETAR DHE ALBANOLOG I PËRKUSHTUAR…
In memoriam post mortem:Isa Bajçinca/
Pas shkuarjes në amshim të më shumë intelektualëve ndër më të spikaturit:Esat Stavileci,Pajazit Nushi,Mark Krasniqi,Leci,Isak Muçolli, Hajriz Demaku,Fitim Domi (Mixha Ramë),Gani Xhafolli,Qerim Ujkani,Isat Muçoli,qoftë i fundit,mirëpo,për fat të keq,posa fillova me fjalët “qoftë i fundit”, posa e kreva këtë titull dhe fjalinë e posa filluar, qe,pa pritmas edhe:Fehmi Kelmandi,të cilët u orvata t’i përkujtoja në mënyrën më dinjitoze,në formën më të mundëshme,kryesisht me artikuj,gjegjësisht artikuj-DOMENTE,sidhe rëndomë,në nivelin më optimal propesional,vazhdimisht shkencor,sui generis.
Duke dëshiruar që edhe mikun tim dhe bashkëpunëtorin e devotshëm,prof.Isa Bajçincën ta përkujtoja në nivelin e njëjtë apo të ngjajshëm,duke mos dëshiruar t’i përsërish tiparet e njëjta apo të ngjajshme me një si licet komparari(nëse mund të krahasohet))dhe mutatis mutandis(të ndryshohet ajo e cila mund të ndryshohet),rëndomë,duke i përcjellur vetëm ca nga karakteristikat më dalluese,më specifike.
Duke e përkujtuar një presion të vitit 1960,në moshën shumë të re si student,pas fitoresë në Konkursin prestigjioz të “Jetës së Re”(botuar në nr.6 të atij viti),bashkërisht me Akad.Prof.Dr.Besim Vokshin dhe Adem G.,fillova të mendoj,se pas tyre cili e botoi i pari artikullin rreth kërkesës për një gjuhë letrare,nëse Prof.Hazir Shala dhe nëse kishte reaguar me qëndrimin e vete në Kongresin e Drejtëshkrimit në v.1972, Prof.Isa Bajçinca,që duhet verifikuar,por me ta,padyshim se ishim që të tre,ndër të parët,ndofta edhe po të parët,në ato kohë të vështira me plotë sfida dhe rreziqe permanente,kur për të parin reagoi me kërcnimin më të madh njëri ndër funcionarët më të lartë të kreaturës së quajtur Kryetar i Jugo-Sërbisë fashiste,Sinan H.,duke u orvatur të më vinte në “mbrojtje” Prof.Anton Çetta me retorikën e tij të njohur dhe me mençuri e urtësi,sepse pritej arrestimi urgjent,duke thënë se ky qëndrim i studentit të ri është shumë i dyshimtë dhe i rrezikshëm që të kemi një gjuhë të njëjtë me “Shypnejnë”?!
Në këtë stil ishte edhe artikulli i Hazirit,ndërsa qëndrimi i paluhatur i Prof.Bajçincës,në kontinuitet,duke përfshirë edhe 40 vjetorin jubiliar të Kongresit Historik të Gjuhës Letrare Shqipe,duke mbetur konsekuent gjatë gjithë jetës,edhepse nga qarqet e ndryshme antishqiptare dhe me qëndrime shumë të ulta lokaliste antishkencore dhe antikombëtarte,të cilës Bajçinca i mbeti konsekuent deri në fund të jetës,si patriot i devotshëm dhe i papërkulur ndaj të gjitha sfidave,presioneve dhe peripecive të pafunshme,duke e rrezikuar në mënyrë më të vrazhdë edhe karierën e tij shkencore,por edhe jetën!
Duke i përkujtuar vetëm me dhjetra tubime shkencore,e veçanërisht njërën ndër më të spikaturat v.1997:”Shqipja letrare në fund të shekullit tonë”,kur edhe u entuziazmua,duke shprehur mirënjohje të thellë që nga kumtesa:”Çështja e Ribashkimit të Shqiptarëve-Çështje e Domosdoshme e Kohës”,pas spektaklit gojor: “As Federatë,as Konfederatë,por Referndumi Plebishqitar për Ribashkim Gjithëkombëtar Shqiptar”,por edhe vijimit më prestigjioz vetëm me nëntitujt:”Si të zgjidhet çështja e Kosovës-Shqiptarëve”,në organizim të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovs dhe të Institutit Albanologjik të Prishtinës,duke e përkujtuar që më heret,sikurse edhe atë të vitit 1997:”Disa aspekte komparative të diskriminimit të shqiptarëve etnikë nën Maqedoni në aktet normative juridike ndërkombëtasre,dy kushtetutat e fundit dhe ligjet restriktive”,në organizim të Institutit Albanologjik të Prishtinës,të cilat profesori i nderuar,si atdhetar i devotshëm u intuziasmua,si dhe rëndomë,duke pasur konsideratë të veçantë ndaj shqiptarëve ende të robëruar edhe të atyre trojeve,que qendruar me profesorin në suaza të njëta,apo shumë të ngjajshme kombëtare dhe shkencore shumëdimensionale,sidhe rëndomë!
Për fat të keq,në më shumë takime edhe me kolegun e tij dhe njërin ndër personalitete më të shquara kombëtare dhe shkencore,poashtu ex de facto Prof.Dr.Shefki Sejdiun,sikurse edhe me tandemin e tij të njohur dhe të pandarë edhe nga universiteti,duke përfëshirë edhe studimet e rregullta,apo me karakter më të lartë profesional shkencor,ibid.de facto Akad.Prof.Dr.Gjyltekin Shehu,kur Isa me dëshirën më të madhe më ftoi për një bisedë me karakter pune dhe kafeje të rëndomë,me çka e pranova me shumë kënaqësi në momentrin e parë të mundshëm,mirëpo,edhe pse ishte shumë mirë me shëndet,për fat të keq,fare pa pritmas,me sa e di unë,kur e planifikoja për takim shumë serioz kombëtar dhe shkencor,kalimi i tij papritmas në amshim,më befasoi,më preku pa masë dhe nuk u realizua ky takim i fundit,sikurse edhe ai me Pajazit Nushin dhe ca të tjerë,ndërsa këto ditë,pasi dhe nëse i kryej ca tubime tejet urgjente rreth një përgaditjeve përfundimtare dhe dërgimit të një artikulli në nivel të kumtesës shkencore,si dhe rëndomë,por edhe propozimi pas pakimit shumë miqësorë,si dhe rëndomë,edhe me ,u shtye,me shpresë se me de facto Akad.Prof.Dr.Prof.Shefki Sejdiun,edhe me pretekst të përkujtimit me të gjithë të masahaurit e kohëve të fundit,me përpjekje edhe me shumë bashkëpunëtorë kombëtar dhe shkencor,të orvtami ta kompensojmë,sado pak, këtë vakuum të pa kontestueshëm,me dëshirë dhe shpresa,përdo ta sendertojmë në afatin më të mundhshëm optimal,sepse ky ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe duhet realizuar si një takim shumë serioz kombëtar dhe shkencor,besoj…
Duke e përkujtuar me dhembje të thellë edhe Prof.Isa Bajçincën,njërin ndër shokët,si njërin ndër bashkëpunëtoret e mijë më dinjitozë,edhe kjo humbje e madhe dhe e parakohëshme,qoftë e fundit!
Me dhembje të thellë,i paharruari:
Sali Ramadani-Uskana
RUSIA: SHBA dhe NATO, “kërcënim” për sigurinë kombëtare
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO janë dy emrat e rinj, që Rusia i ka cilësuar si kërcënime për sigurinë kombëtare të saj. Mesa duket, nisja e vitit të ri nuk ka ndryshuar asgjë në marrëdhëniet Moskë-Perëndim, por përkundrazi i ka përkeqësuar ato. Dokumenti me titullin “Rreth strategjisë së sigurisë kombëtare të Federatës Ruse”, që u nënshkua nga Presidenti Vladimir Putin në prag të mbylljes së 2015-s, zëvendëson një version të 2009-s, i cili ka qenë i miratuar nga ish-Presidenti Dmitry Medvedev, kryeministri aktual i vendit. Ndër të tjera, aty përmendet fakti se roli i Rusisë në arenën ndërkombëtare, si dhe në zgjidhjen e problemeve globale, është rritur. Por, sipas dokumentit, ky angazhim i madh i Kremlinit ka shkaktuar reagim nga Perëndimi. “Forcimi i Rusisë vjen në sfondin e kërcënimeve të reja ndaj sigurisë kombëtare, të cilat kanë një natyrë komplekse. Kryerja e një politike të pavarur, ndërkombëtare dhe vendase, ka shkaktuar kundërveprim nga SHBA dhe aleatët e saj, të cilat po përpiqen të ruajnë të njëjtën dominancë të tyre në çështjet globale”, citohet nga dokumenti strategjik. Për Presidentin Vladimir Putin, kjo strategji e ndjekur nga Perëndimi ka gjasë të shkaktojë “presion politik, ekonomik dhe ushtarak” në Rusi. Dokumenti liston një sërë ankesash kundër NATO-s, duke përfshirë edhe “intensifikimin e veprimtarive ushtarake të vendeve anëtare”, “zgjerimin e mëtejshëm të aleancës”, si edhe “lëvizjen e infrastruktures ushtarake shumë pranë kufijve të Rusisë”, gjë që e konsideron si një kërcënim për sigurinë kombëtare. Ndër të tjera, Moska thotë se ISIS ka theksuar “politikën e standardeve të dyfishta, që disa vende po u përmbahen në luftën kundër terrorizmit”, çka është e qartë se i referohet politikës së jashtme të Perëndimit në Siri.
Akuzat e Kremlinit kundër NATO-s dhe SHBA-ve, tashmë të dokumentuara në politikën zyrtare të sigurisë kombëtare të Rusisë, me shumë gjasë do të përshkallëzojnë më tej marrëdhëniet mes Moskës dhe Perëndimit gjatë këtij viti.
Pse e gjithë kjo zhurmë kundër Kadaresë?
Ngs Fahri XHARRA/
Pa asnjë dyshim Kadare është shqiptar i madh Perandor i letrave shqipe, njeri i mendjes dhe i pendë dhe vetëm urimi nuk mjafton , por duhet çdo shtëpi shqiptari ta ketë ne bibliotekën e vete edhe kompletin e librave te Kadaresë . Ky çmim i bene nder te gjithë shqiptareve – shkruan miku .
Zhurma e madhe kundër Kadaresë nga ata që nuk e kanë lexuar asnjë shkronjë nga romanet e tij; zhurmë neveritëse nga një Shqipëri e vogël nga e cila në kohën e Kadaresë të gjithë ishin me libreza të Partisë; zhurmë e pa artikuluar po nga ata që e duan Dumbabën; zhurmë nga ata që edhe prindërit e tyre kanë marrë pjesë në rrënimin e kishave me urdhrin e partisë ; zhurmë nga ata që edhe sot së paku bijtë e tyre janë në poste publike në Shqipëri ; zhurmë nga ata që nuk dinë se çka duan ; zhurmë nga antikombëtarët të veshur në petkun e myslimanit të devotshëm, të katolikut të devotshëm të demokratit të devotshëm : dhe në thelb nuk dinë se çka duan .
Mbrojtja e identiteti europian nga Kadareja i pengon shqiptarët ( jo të gjithë,por zhurmuesit) mysliman dhe shqiptarët ortodoks se duan të jetojnë në frymën e Lindjes; sharja e” kohës që nuk fliste Kadareja në kohën e persekutimeve të krishterimit në Shqipëri “ ndodhë nga një shlyerje antishqiptare ( Lexoni At Zef Pllumbin ); sharje Kadaresë si “këlyshë i partisë” ndodhë nga vet çarqet ish partiake që duan mjegull dhe mëshehjen së “ klyshisë “ së tyre ndaj Partisë në kohën e tyre.
“ Ikja “ e Kadaresë në Perëndim shahet po mu nga ata që e deshën Kadarenë të vdekur .
Të përzier idealistët ( musliman, katolik , ortodoks , komunist ) nuk prajnë së njollosuri figurën më të lartë kombëtare shqiptare të kohëve të reja.
Mua nuk më çuditë kjo klithmë, kjo zhurmë shurdhuese kundër këtij vigani ; por më shumë më vjen turp nga bota e civilizuar që na rrethon.
Një popull që i ngritë përmendore Ivo Andriqit , Dumëbabës ; një popull që e mohon Skënderbeun , Nenën Terezë , Ismail Qemalin , Idriz Seferin ; nuk mund ti themi popull .
Një popull që shkon binarëve të sllavizmit , radikalizmit islamit. ekstremizmit katolik, ortotoksizmit grek , mundet të përfundon aty ku as vetë nuk e dimë – humnerën e pafund të vrimës së zezë .
Fahri Xharra,02.01. 16
Gjakovë
- « Previous Page
- 1
- …
- 614
- 615
- 616
- 617
- 618
- …
- 868
- Next Page »