• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

70 vjet nga Çlirimi i Tiranes, Enveri ne kujtimin e Edi Rames

November 18, 2014 by dgreca

Nga Gjergj Lacuku/ Jacksonville/
Me ardhjen ne pushtet te se ashtu-quajteres Parti Socialiste ku si moto kishte Rilindjen, nuk asht e çuditshme qe e vetmja gja qe rilindi ishte pikerisht figura e Diktatorit famekeq,Enver Hoxhes.
Shpesh here degjoj teza te ndryshme qe ne Shqipni nuk ka as te majte as te djathte por thjeshte forca politike ose mafje te ligjerume. Po te i referohemi shkalles se korrupsionit , padyshim se asht e kjarte se çdo gja bahet per interesat e ngushta klanore.
Por ajo çka asht thelbesore ne kete ndarje , ku nga njana ane jane te majtit dhe nga ana tjeter jane te djathit, asht shfaqja ndër festa zyrtare e portretit Hoxhe.Ketu qendron nje ndamje e madhe ideologjike, dhe Partia Socialiste qe asht ne pushtet , po fyen nji popull ,po legjitimon krimet monstruoze dhe kjo mbase ska se si te ndodhe ndryshe kur keto akte sadiste jane kry pikerisht nga baballaret e tyne. Kryeminstri jone , qe dojme apo s’dojme ne,po tregon hipokrizine ma te ulet ne syte e botes politike. Lind pyetja; Çfare vlere demokratike dhe dinjitoze kishte pritja qe i bane Papes ne aeroport? Ç’ vlera humanizmi dhe nderimi kishte kujtimi dhe vendosja e fotografive te martirve te fese ne sheshin e Tiranes ? Valle a nuk ishte pikerisht ai diktator qe i vrau gjthe keto martire nen akuzen si agjente te Vatikanit. Zoti Rama , un nuk e di se me ke jeni. Nese je me Enverin , s’mund te jesh me Papen, e nese je me Papen s’mund te jesh me Enverin. Njeriu nga natyra, lind me nji identitet dhe jo me dy, e aq ma teper kur bahet fjale per lider te nji vendi. Mos valle duhet te pajtohemi me ate shprehjen se politikani asht produkt i shoqnise ku ban pjese , e ne kete rast un po kam frike se jemi nji shoqni me krize identiteti.
Ne fund te fundit , çdo te thote te jesh Socialist Shqiptar?
Disa prej pergjigjeve qe mora jane si ma poshte:
Do te thote te jesh komunist i kamufluar.
Do te thote te jesh regres per shoqnine
Do te thote te jesh ujk me lekure qengji
Do te thote te jesh kriminel i heshtur
Shpresoj qe keto te jene thjeshte vetem fjale dhe te mos jene pjese e Rilindjes Ramhoxhjane.

Filed Under: Opinion Tagged With: 70 vjet nga Çlirimi i Tiranes, e Edi Rames, Enveri ne, Gjergj Lacuku, kujtimin

Le ta ndihmojmë vetveten duke ndihmuar Universitetin e Prishtinës

November 17, 2014 by dgreca

Nga Uk Lushi dhe Qëndrim R. Gashi*/
Nuk është e rastësishme që diskutimet dhe vendimet rreth Universitetit të Prishtinës zënë shpesh vend të rëndësishëm në diskursin tonë publik. UP-ja, si universiteti më i madh dhe më i vjetër në vend, vazhdon të jetë institucioni qendror i arsimit të lartë dhe i shkencës në Kosovë që ka vlerë historike për popullin tonë dhe ndez emocione për shumë bashkëqytetarë, të cilëve për një kohë të gjatë iu mohuan të drejta themelore, përfshirë të drejtën e shkollimit në gjuhën amtare.
UP-ja u themelua falë angazhimit dhe betejave të vështira të gjeneratave të tëra të popullit tonë nën pushtim. Duke mbrujtur breza të shumtë me dije dhe ideale të lirisë, në fakt, kjo çerdhe e edukimit, shkencës dhe artit, është njëri nga prindërit e lindjes së UÇK-së. Ndërsa flasim për ish-ushtarët dhe familjarët e tyre— pjesën më fisnike të popullit dhe së cilës i detyrohemi jashtëzakonisht shumë për lirinë që e gëzojmë— duam të bëjmë të qartë si kristali mirënjohjen tonë më të thellë për kontributin e tyre gjigant.
Mirëpo askush nuk ka të drejtë të përdorë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare apo familjarët e tyre për të shkelur idealin dhe amanetin e UÇK-së për drejtësi dhe paanësi. Universitetet nuk janë fabrika të prodhimit serik të diplomave që nuk konfirmohen nga nxënia e diturisë siç nuk janë as ndërmarrje bamirësie apo filantropike.
Ne jemi të merakosur me trysnitë dhe ndërhyrjet flagrante të politikës dhe grupeve të caktuara të interesit në punën dhe procedurat autonome të UP-së. Shqetësimi ynë është shtuar veçanërisht ditëve të fundit ndërkaq vijon furtuna në gotë e regjistrimit dhe pranimit pa kaluar nëpër sitën e selektimit të mbi 1000 kandidatëve për studentë që rrjedhin nga familjet e ish-veteranëve të UÇK-së. (UP-ja tanimë e ka adresuar çështjen e fëmijëve të dëshmorëve duke u dhënë atyre pesë pikë bonus në start). UP-ja, si çdo institucion serioz i arsimit të lartë, si kritere vlerësuese primare duhet t’i ketë aftësitë studiuese dhe rezultatet.
Afirmimi dhe diskriminimi janë dy koncepte të ndryshme dhe ky i dyti më së pakut duhet të nxitet dhe përkrahet nga Shoqatat e ish-ushtarëve të UÇK-së. Familjarët e luftëtarëve të lirisë duhet të gëzojnë të gjithë përkrahjen, privilegjet dhe të drejtat speciale që i meritojnë, veçse nuk duhet që nën pretekstin e gjoja ndihmës së tyre të bëhen kompromise me diturinë sepse kështu dëmtohen si përfituesit ashtu edhe shoqëria.
Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së sigurisht që kanë bërë shumë për anëtarësinë dhe familjarët e heronjve të luftës, porse, nëse duan që të ndihmojnë konkretisht dhe si duhet kolegët dhe familjet sakrifikuese të UÇK-së, ato duhet të përqendrohen dhe kërkojnë përmbushje të obligimeve nga institucionet shtetërore, që janë përgjegjëse direkte për gjendjen jo të mirë të shumë familjeve të dëshmorëve, të invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së— edhe pesëmbëdhjetë vite pas çlirimit. Memorandumet, si zgjidhje të përkohshme dhe të paplota, duhet të zëvendësohen me ligje adekuate për status, të drejta dhe benefite, si zgjidhje e përhershme dhe precize, siç është rasti i ushtarëve pjesëmarrës në luftëra në çdo shtet të botës.
Nga disa është keqpërdorur argumenti i gabuar krahasues mes kandidatëve të lidhur me UÇK-në dhe minoriteteve duke u shtruar pyetja se pse duhet të pranohen me njërin sy mbyllur shtetasit nga pakicat kombëtare dhe jo njerëzit e UÇK-së? Është një lajthitje naive të vihen paralele midis shumicës absolute dhe pakicës që nuk e ka fuqinë të ndikojë në mbingarkesë të një institucioni si UP-ja. Pyetja e duhur do të ishte: pse kanë sukses shumica e studentëve dhe akademikëve shqiptarë kur pranohen dhe studiojnë nëpër universitetet më të forta botërore? Dhe përgjigjja është: sepse institucionet arsimore-akademike të mirëfillta përdorin kritere të ashpra dhe studiuesit punojnë shumë të fitojnë kualifikimin dhe suksesin. Ndërsa institucionet e arsimit dhe shkencës në Kosovë, pothuajse si rregull, nuk i kanë standardet mjaftueshëm të larta dhe lejojnë të prodhojnë kuadër jo të mirëkualifikuar.Regjistrimi dhe pranimi i kandidatëve me automatizëm në institucione të arsimit, artit dhe hulumtimit shkencor i ngarkon ato me mbikapacitete që nevojisin rritje të hapësirës dhe kuadrit mësimdhënës dhe administrativ dhe tautologjikisht si rrjedhojë ndodh ulja e cilësisë dhe potencialisht dështimi i misionit arsimor dhe akademik. Gjendja në UP është e rëndë qe shumë kohë dhe fajtorë për të jemi të gjithë nga pak. Që të shpëtojmë dhe përmirësojmë universitetin publik më të njohur të shtetit të Kosovës duhet të kontribuojmë dhe veprojmë të gjithë dhe pa hezituar derisa të ndalet degradimi.

Shoqëria jonë nuk duhet të rrijë pasive. Ne i ftojmë studentët, profesorët, përfaqësuesit e popullit, intelektualët, punëtorët dhe çdo qytetar të ngrehin zërin dhe bëjnë çdo gjë që UP-ja të bëhet vatër e zjarrit dhe ndriçimit të diturisë. Ne jemi të bindur që shumica absolute e ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe familjarëve të tyre do të jenë në ballë të këtij aktiviteti dhe kontributi.
Vlerat e luftës për liri dhe të UÇK-së mbrohen më së miri nëse nderohen dhe zbatohen principet e meritokracisë, kreativitetit dhe arritjes. Veteranët e UÇK-së dhe familjarët e tyre ndihmohen më së shumti duke mos lejuar persona të caktuar që për agjenda personale dhe grupore të manipulojnë listat e fëmijëve të ish-ushtarëve të UÇK-së duke futur në to p.sh. të afërm dhe/ose kandidatë që paguajnë. Një njeriu të mirë dhe i cili do të jetë i dobishëm për shoqërinë dhe kombin nuk i nevojitet diploma pa njohuri dhe meritë sepse kjo është sikur njeriut t’i dhurohet trupi pa tru dhe vullnet të lirë. UP-ja duhet të rikthehet në universitet ku përgatitja, dedikimi dhe puna e palodhur prodhojnë inovacion dhe krijimtari.
Nëse nuk i bëjmë universitetet tona si duhet dhe nëse nuk e bëjmë sektorin e arsimit prioritet numër një, nuk do të kemi as shtet dhe as jetesë si duhet. Le t’i ndihmojmë si UP-në ashtu edhe heronjtë e UÇK-së duke e bërë Universitetin e Prishtinës më cilësor dhe më konkurrues dhe duke e trasuar përgjegjësinë dhe meritokracinë individuale sepse kështu i ndihmojmë vetvetes.
*Uk Lushi dhe Qëndrim R. Gashi janë ish-studentë të UP-së. Lushi është i diplomuar për matematikë dhe ekonomi në Columbia University të Nju Jorkut dhe ka qenë ushtar i UÇK-së, ndërkaq Gashi është i doktoruar për matematikë në University of Chicago dhe tash punon si profesor në UP.

*Uk Lushi dhe Qëndrim R. Gashi janë ish-studentë të UP-së. Lushi është i diplomuar për matematikë dhe ekonomi në Columbia University të Nju Jorkut dhe ka qenë ushtar i UÇK-së, ndërkaq Gashi është i doktoruar për matematikë në University of Chicago dhe tash punon si profesor në UP.

Filed Under: Opinion Tagged With: duke ndihmuar, Le ta ndihmojmë vetveten, Qendrim R Gashi, Uk Lushi, Universitetin e Prishtinës

Diskutimi: A ka pasur luftë civile në Shqipëri?

November 17, 2014 by dgreca

Nga Gavrosh Levonja/
Organizimi i një ceremonie përkujtimore nga shoqata “Labëria” u shfrytëzua nga disa historianë zyrtarë të regjimit komunist për t’i bërë hyjnizimin e radhës luftës “nacional-clirimtare”, në kohën që mbrojtën tezën sipas të cilës ajo nuk ka qenë aspak luftë civile. Që është bërë luftë, kjo sigurisht nuk mund të mohohet, por të hedhësh poshtë tezën që, sidomos, pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, pati dhe karakterin e një luftë civile, do të thotë ta shkruash këtë pjesë të historisë duke u bazuar në “direktivat e partisë”, “mësimet e shokut Enver” apo, më e pakta “dokumentat” të cilët servireshin nga regjimi komunist dhe propaganda e tij. Lidhur me këtë, mund të them se janë vetë burimet e sipërpërmendura, të cilët vërtetojnë se lufta ka pasur goxha elementë të një luftë civile. Ata të cilët janë shkolluar para vitit 1990, në tekstet e historisë të të gjitha niveleve shkollore, mësonin se “lufta nacional-clirimtare” ishte luftë kundër okupatorit dhe “tradhtarëve të vendit”. Duke pasur parasysh se “tradhtarët” nuk mund të ishin nga radhët e forcave pushtuese, mjafton vetëm kjo për të ardhur në përfundimin se lufta ishte zhvilluar edhe kundër një pjese shqiptarësh. Sigurisht, ata që kundërshtojnë tezën e “luftës civile” përgjigjen menjëherë se “tradhtarët” përfaqsojnë të ashtuquajturit “kolaboracionistë” ata që morën pjesë në qeveritë e krijuara në kohën e pushtimit apo në struktura të tjera shtetërore të asaj periudhe, pa marrë mundimin të thellohen në arsyet e shkaqet që i shtynë ata, (një pjesë e të cilëve figura të ndritura të kombit). Boll të përmend një nga motivet, qtë që vetëm gjatë periudhës së luftës u bë realitet bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare nën një shtet të vetëm. Megjithatë, Patër Anton Harapi në një shkrim monumental të botuar në shtypin e kohës duke shpjeguar arsyet që e shtynë atë të bëhej pjesë e këshillit të regjences, ka radhitur në mënyrë të qartë e bindëse dhe shkaqe të tjerë, si nevojën e një autoriteti për të ruajtur vendin nga kaosi e vëllavrasja. Mirëpo, në të njejtën linjë, në tekstet e historisë së asaj kohe, përsa I përket luftës “nacional-clirimtare” flitej gjërësisht dhe për luftën kundër “organizatave tradhtare” , “Balli Kombëtar” dhe “Legaliteti” në kohën që nuk shkruhej as edhe një rrjesht i vetëm për luftën e këtyre formacioneve kundër okupatorit. Lidhur me këtë, qoftë dhe në formë kurioziteti, u kërkoj historianëve që thonë se luftën e bënë komunistët, t’i ofrojnë opinionit publik numrin e cetave komuniste dhe atyre jo komuniste deri nga mesi I vitit 1943 përfshi dhe aktivitetin e tyre. Vetëm se u lutem historianëve të mos përfshijnë në listën e cetave komuniste, ndonjë si ajo e Babë Myslymit e formuar para krijimit të PKSH, të cilën drejtuesit komunistë e kishin më shumë si strehë kur e kishin punën pisk, dhe nga ana tjetër me dërgimin atje të elementëve nga radhët e PKSH të krijonin në publik përshtypjen se ajo ishte një krijesë e PKSH-së gjë që e bënë dhe me ceta të tjera, drejtuesit e të cilave nuk ishin komunistë. Historianët që mohojnë ekzistencën e luftës civile më së pari duhet të ndalen në mënyrë të hollësishme tek marrëveshja e Mukjes, tek shkaqet dhe rrethanat të cilat cuan tek ai takim historik e më pas hedhjen poshtë të saj nga krerët e PKSH. Me përjashtim të ndonjë trurrjedhuri apo të indoktrinuari deri në palcë, vështirë se mund të gjendet ndonjë historian, I cili ta argumentojë pozitivisht antemimin e Marrëveshjes së Mukjes nga udhëheqja komuniste. Në fakt denoncimi i kësaj marrëveshjeje shënon dhe momentin e fillimit të kryqëzatës komuniste kundër nacionalistëve, kryqëzatë e cila nuk kurseu as legalistët e udhëhqur nga heroi I rezistencës së 7 prillit, Abaz Kupi, deri në atë moment nënkryetar i Shtabit të Përgjithshëm të krijuar e dominuar nga komunistët. Kryqëzata kundër nacionalistëve dhe jo komunistëve në përgjithësi, më shumë se me luftën kundër pushtuesit, kishte si qëllim pastrimin e rrugës për të arritur tek vendosja e pushtetit komunist në vend. Përsëri, edhe për këtë mjafton t’u referohesh interpretimeve e qëndrimeve të shprehura në tekstet e historive të shkruara gjatë kohës së komunizmit, përfshi dhe historinë e PKSH, ku lufta nacional-clirimtare paraqitej dhe si një revolucion për marrjen e pushtetit nga bejlerët, agallarët e klasat shfrytëzuese duke i a dhënë atë “klasës puntore dhe fshatarësisë punonjëse” . Ca nga kundërshtuesit e luftës civile për të qenë më të besueshëm nuk kursejnë dhe qëndrimet kritike ndaj bëmave e gjëmave që provuan shqiptarët pas 29 nëntorit 1944 flasin dhe për “disa gabime” dukë u rrekur të ndajnë periudhën e luftës nga diktatura 45 vjecare komuniste. Por periudha nga nëntori 1941 deri në dhjetorin e 1990-ës është një vijë e gjatë e pandërprerë, që filloi duke “dekoruar me plumb ballit” individë që mendonin ndryshe, gjatë luftës, duke vazhduar me ekzekutimet masive në vitet e pasluftës për të arritur tek burgosjet e deportimet e përbindshmetë qindra mijra njerzish të pafajshëm, krimi i vetëm I të cilëve ishte në të qenët e tyre si trashëgimtarë të dikujt që nuk e “kishte ndihmuar” partinë gjatë luftës. Vetë lufta civile, për të cilën po flas është një shembull I qartë i kësaj vazhdimësie. Lufta civile e filluar në vitin 1943 do të vazhdonte deri në fund të vitit 1990, tashmë në formën e “luftës së klasave”, vecse “klasave të përmbysura” në 29 nëntorin e 1944-ës do t’u shtoheshin vit pas viti kategori të tjera nga radhët “e tanëve” deri dhe udhëheqës komunistë, të shquar dikur në luftën kundër “tradhtarëve të vendit”.

Filed Under: Opinion Tagged With: Diskutimi: A ka pasur, Gavrosh Levonja, luftë civile, ne Shqiperi

NJЁ E KALUAR E THELLЁ GJENETIKE

November 15, 2014 by dgreca

Me rastin e SIPOZIUMIT TЁ TRETЁ NDЁRKOMBЁTAR TЁ SHOQATЁS SЁ STUDIMEVE PELLAZGJIKE./
Nga Arlind Bebo/
Kam qёnё jashtё dhe kam parё se si gjithekush krenohej duke ndёrtuar karakterin e tij mbi kulturёn dhe identitetin gjenetik. Nё rrёmujёn e madhe ndёrkombёtare, nё median interkontinentale dhe nё fushbetejёn pёr mbijetesёn gjenetike, kam parё se si Italianёt, Francezёt, Rusёt, Kinezёt… tё gjithё krijojnё krenari dhe mbёshteten nё rrёnjёt e tyre historiko-kulturore. Edhe ne shqiptarёt krenohemi, por a mbёshtetemi mjaftueshёm nё njё “motor”, nё njё “bёrthamё tё tillё energjie” pёr karakterin dhe identitetin?
Rrёnjet tona janё aq tё vjetra… aq tё thella, sa jemi njё “GEN-nёnё”, kultura, gjuha jonё, “mёnyra se si jemi” ёshtё pёrtej trashёgimisё Europiane, qofshin edhe ato vёnde nga mё tё vjetrat e Europёs. Kjo ёshtё njё pёrparёsi e jona, njё “qerasje” pёr miqtё tonё europianё me tё cilёt duam tё ndajmё njё hapsirё tё pёrbashkёt. Dhe duket qartё, nё media, gjithandej intelektualёt tanё po punojnё me seriozitet pёr pёrcaktimin e kёtyre bazave tё qarta dhe tё sakta tё vazhdimёsisё sё Shqipёrisё sё sotme me atё qё ёshtё “veza nga e cila kemi dalё”. Dhe kjo “Nёnё” e jona ёshtё “gjyshja” e Europёs… atёherё hajde gёzohemi e flasim si “mivjeçarista”, flasim me kёtё hije misteri qё na japin faktet! Krijojmё edhe ne “krenarinё” legjitime tё c’do principi tё karakterit.
Le tё shkojme pёr vizite nё Europё si tё paraprirё nga “bota si e njohim ne”, si e njohim pёrpara “njerёzve qё kanё ardhur mё vonё”. Dhe kjo ёshtё fakt… ёshtё fakt i pamohueshёm, as nga dashamirёsia, as nga devianca nacionaliste. “Europa” bashkё me ёndrrёn e saj “pacifiste e unitare” le tё shihet me syrin tonё si “mё tё vjetёr”. Dhe si mё tё vjetёr, “Europa ёshtё mё e bukur nё sytё tanё se sa nё sytё e Bashkimit Europian”. Askush nuk e mohon dot qё “stёrgjyshi jonё” ishte nё Europё pёrpara se vetё njerёzimi tё ishte nё Europё, dhe pёr kёtё nuk ka asnje dyshim. Pёrveç kёsaj, kjo trashёgimi, “ky dinosaur gjenetik-kulturor-psikologjik” ёshtё rreal akoma e sot.
“Ne, shqiptarёt e njeriut nё hёnё” jemi njёkohёsisht trashёgimtarё rreal “TЁ NJЁ VAZHDIMЁSIE MENTALE MIJRAVJEÇARE” dhe kёtё e provon qartё e pastёr vetё GJUHA SHQIPE. Pёr mё shumё, nёse akoma ka ndonjё dyshim, mjafton tё shkosh nё ç’do bibliotekё tё botёs, edhe nё bibliotekat qё Shqiperinё nuk e duan, dhe tё sqarohesh pёr FAKTE, TЁ NJЁ MЁNDJE SHQIPTARE QЁ KA VAZHDIMЁSI ME NJЁ EUROPЁ TЁ PANJOHUR NGA EUROPIANЁT E SOTЁM.
Hajde sillemi pёr atё qё jemi! Dhe ajo qё jemi, pёr momentin ёshtё FITIMPRURЁSE, ёshtё natyra jonё e vёrtetё… pёrse tё ulim kokёn nё momente qё nuk na takojnё? Modestia, thjeshtёsia, natyraliteti dhe bashkёpunimi janё vlera tё pranuara tё vetё natyrёs njerёzore, por tё gjitha kёto duhet tё mbёshteten diku! Nёse nuk je dikushi si mund tё FUTEMI NЁ EUROPЁ SI ASKUSHI, KUR JEMI DIKUSHI?! Nё Europё do tё futemi si zotёrinj, dhe jemi zotёrinj tё njё mentaliteti gjenetik jo tё zakonshёm. Geni jonё ёshtё mё i vjetri nё Europё dhe na takon ne, sёbashku me popujt e tjerё tё vjetёr tё mёsojmё Europёn pёr TOKЁN-NЁNЁ tonёn. Kjo tokё Europiane ka qёnё nёna jonё pёrpara se tё ishte krevati ku u shtrinё mё vonё popujt e Europёs. Le ti’a japim edhe atyre BOTЁN, SE SI E NJOHIM NE “TЁ VJETRIT”.

Filed Under: Opinion Tagged With: Arlind Bebo, E THELLЁ, GJENETIKE, NJЁ E KALUAR

Cilët janë rrënjët politike të Flora Brovinës që po e mbanë të kindapuar shtetin e Kosovës!

November 13, 2014 by dgreca

Opinion nga Mr.sc.Nue Oroshi/
Sa i përket ngërçit politik dhe duke parë se janë krijuar dy taborre politike në Kosovë, unë personalisht në bazë të përvojës time në politikën Gjermane, më 27 Qershor 2014, kam shpërndarë në mjetet e informimit shqiptar: në gazeta, faqe interneti dhe mjete tjera të informimit, projekt-propozimin tim me titull, „Kosova pas 8 Qershorit, dhe propozimi im për të dalë nga ngërçi politik. Ky shkrim tek shumica e popullatës shqiptare, e, që e sheh Kosovën si shtet ku duhet të ndërtohet Demokracia dhe të ecë përpara në të gjitha drejtimet që ta mbërrin hapin me shtetet demokratike perëndimore u prit shumë mirë. Por nuk u prit mirë nga një pjesë e politikanëve në Kosovë! Më vjen mirë që, pas disa muajsh tani më ky projekt-propozim i imi është e vetmja alternativë për të dalë nga ky ngërç politik që e ka kapluar Kosovën. Partitë e Bllokut pas disa muajshë e pranuan këtë projekt-propozim timin. Unë në atë shkrim ju pata dhënë një variant të politikës Gjermane.
Duke u bazuar në faktin se, PDK-ja ka dalë partia më e madhe në Kosovë pas zgjedhjeve, i takon që ta marrë postin e Kryetarit të Parlamentit të Kosovës, dhe renditja e partive me poste në Parlament të bëhet në bazë të fuqisë politike që kanë fituar në zgjedhjet e 8 Qershorit 2014. -Por Qeverisja i takon Bllokut të Partive që kanë bërë koalicion paszgjedhor. Meqenëse partitë e Bllokut paszgjedhor e pranuan realitetin politik, kjo ende nuk ka ndodhur tek Partitë e koalicionit parazgjedhor, që, si bosht kryesor e kanë PDK-ën.
Kësaj radhe do i them disa fjalë, gjithnjë duke u bazuar në fakte shkencore për rrënjët politike të deputetës Flora Brovina, e cila me vepriminë e saj prej një adoleshente politike, po e mbanë të kindapuar jo Parlamentin e Kosovës por Shtetin e Kosovës! Pasiqë kjo sharllatane politike po e mbanë të kindapuar shtetin e Kosovës të krijuar me gjak e mund, dhe përkrahje ndërkombëtare, unë do ti them disa fjalë për rrënjët politike se nga rrjedhë komunistja Flora Brovina.
Flora Brovina është mbesa e komunistit Qamil Brovinës,ku siç na dëshmon në shkrimin e tij atdhetari dhe studiuesi, tani i ndjerë, Hajriz Demaku, në shkrimin me titull „Kujtime nga lufta e Drenicës e vitit 1945“, ku ai vet kishte qenë në krahun e atdhetarit Shaban Polluzha, thot: …Ndër kohë, për ta zbrazur sa më parë Kosovën,komunistët e formuan brigadën e VII-të më të madhen, sa 5 tjerat, që Kosova me numër të ushtarëve ish 13000, duke e vënë në krye të saj si Komandant major Shaban Haxhin (Pacin) nga Luma e Komesar Qamil Brovina. Pra Qamil Brovina ishte komesar i një brigade famëkeqe jugosllave, që vrau shumë atdhetarë shqiptarë, që e luftonin me pushkë në dorë ripushtimin jugosllavë të Kosovës.
Ai nuk u kënaq me kaq, por ishte edhe njëri ndër gjykatësit kryesor i shumë gjygjeve të mbajtura në Kosovë, ku me denim me vdekje pushkatim u dënuan shumë atdhetarë shqiptarë. Kësaj radhe po i jap faktet vetëm për gjygjin e mbajtur me datën 20-27 shtator 1945, në Prizren. -Ku atdhetarët Tahir Deda, Halim Spahia dhe shumë të tjerë, dënoheshin me pushkatim për këto qështje, „Janë fajtorë se kanë themeluar Komitetin Nacional Demokratik dhe si anëtarë dhe udhëheqës qëndrorë të Komitetit për Kosovë i kanë krijuar komitetet e rrethit,ku janë lidhë dhe i kanë bërë riorganizimet te rretheve të Ballit duke iu nënshtruar udhëheqjes së tyre e kanë bër një propagandë të rrejshme mbi padrejtësitë që ju bëhen shqiptarëve në Jugosllavinë federative, dhe kështu kanë krijuar një bazë për kryengritje të armatosur kundër pushtetit popullor dhe rregullit shtetëror,duke mbledhë shënime mbi ndëshkimin e kriminelëve të luftës, dhe armiqëve të popullit, me qëllim që këto ti dërgojnë jashtë për përhapjen e një propaganda mbi gjendjen në Kosovë“.
Dhe këtu Qamil Brovina me shokë ju jepte denime kapitale atdhetarëve shqiptarë në emër të popullit jugosllav, ku thuhet, Gjykata Popullore Krahinore në Prizrenë duke qenë e formuar prej Kryetarit të Gjyqit Hivzi Sulejmani dhe prej Gjygjqtarëve të Popullit Qamil Brovinës e Kolë Shirokës, me sekretarin Mustafa Biqakun, në qështje penale kundër të Akuzuarve Halim Spahisë dhe të tjerëve nga Prizreni, dhe sipasPretencës së Prokrurorit publik të Kosovës dhe Metohisë Ali Shukriu Nr.P 99/45 të datës 11 Shtator të vitit 1945, merr këtë vendim, ku gjykon të akuzuarit Halim Spahinë, Tahir Dedën, Rifat Krasniqin, Sefedin Ahmetin, Rexhep Kabashin dhe Kajtaz Ramadanin i dënon me vdekje me pushkatim, dhe denim e humbjes së përhershme te të gjitha të drejtave politike dhe qytetare, dhe dënim me konfiskimin e tërë pasurisë së tyre. Pra, përveç që i vritinin atdhetarët shqiptarë, Qamil Brovina me shokë iu konfiskonin edhe pasurinë për t‘i mbytur edhe të gjallët, dhe për t‘ju vështirësuar edhe mbijetesën familjeve atdhetare shqiptare. Kurse të akuzuarve të tjerë: Ahmet Derguti, Kadri Minushi, Xhemil Fluku, Maliq Bali Gashi,Avdyl Rexhepi, Kadri Ramadani,Fehmi Ibrahimi, Bastri Sallku, Vahid Mustafa, Abdulla Hajrullahi, Abdulla Hamza,Sadik Mehmeti, Qamil Jemini dhe shumë të tjerë, ju dha një denim prej 4 deri me 20 vjet.
Më ka mbetë në kujtesë gjithmonë një intervistë që unë dhe miku im Enver Sulaj e zhvilluam me të ndjerin atdhetarin Mulla Maliq Bali Gashi, me 16 Gusht 1993, në shtëpinë e Maliq Bali Gashit, tani e 21 vite më parë. Mulla Malën në këtë proces gjygjësor komunistët e denuan me 17 vjet burgim.Dhe kur e pyetëm për atdhetarin Tahir Deda, Mulla Mala u përgjigj: – Tahiri ka qenë nga Gjakova. Ishte djalë i zoti sa të duash. Edhe sot kur më kujtohen fjalët e tij në gjygj e ndjej vetën krenar që kisha mik të idealeve një njeri të tillë. Në mes të tjerave Tahiri bëri këtë dialog në gjygj.Tahir, i thanë, ti kurrë su bëre rehat. Tahir, ti në kohën e ish Jugosllavisë po ashtu nuk u rehatove,edhe në kohën e okupimit i atillë mbete. E tani çka po do Tahir? E Tahir Deda përgjigjej: A ende nuk e ditkeni se çka po dua, ju drejtua atëherë Tahiri dhe vazhdoi:- Qka kam dashur atëherë edhe sot atë e dua. E dua Kosovën të bashkuar me Shqipërinë. Pas këtyre fjalëve të Tahirit, thashë me vete, edhe nëse na vrasin s‘më dhimset aspak jeta… -harrova tju themë se Tahiri këto fjalë i tha në sallën e Gjygjit, të mbushur përplotë udhëheqës të lart komunist, që kishin ardhur ta përcillnin gjykimin tonë.
Shteti i Kosovës nuk guxon të mbahet i kindapuar. Politikanët në Kosovë duhet ta dinë faktin se qeveritarët apo pushtetarët qoft në nivelin legjislativ qoft në atë egzekutiv janë vetëm menagjerë apo drejtues të përkohshëm ndërsa institucioni është i përhershëm. Prandaj këtë dallim duhet ta bëj edhe Flora Brovina e cila rastësishtë ka qëlluar të jetë me e vjetra në Parlamentin e Kosovës, ta thërrasë sa më shpejtë seancën konstituive , të zgjidhet kryesia e Parlamentit në bazë të fuqisë politike që posedojnë partitë politike në Kosovë, dhe më pas të themelohet edhe Qeveria e Kosovës konfrom fuqisë politike të kaoalicioneve që janë krijuar pas zgjedhjeve të 8 Qershorit. Çdo vonesë që e bën Flora Brovina për shkak të interesave të ngushta të partisë që i takon, e merr përgjegjësinë për kindnapimin e Shtetit të Kosovës, të krijuar me gjak, mund e sakrifica shekullore, si dhe, me përkrahjen e miqëve tanë ndërkombtarë, pa të cilët Kosovën vetëm se do ta shihnim në ëndërr.

Filed Under: Opinion Tagged With: Nua Oroshi, rrenjet politike, te Flora Brovines

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 701
  • 702
  • 703
  • 704
  • 705
  • …
  • 865
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT