Shkruan: Nik Klementi/
Federata Vatra dhe Gazeta Dielli urojne besimtaret myslimane
FEDERATA PAN SHQIPTARE E AMERIKËS DHE GAZETA “DIELLI” urojnë të gjithë besimtarët myslimanë në Amerikë, vendlindje dhe kudo ku ndodhen: Gëzuar Festën e Bajramit!
Kjo ditë e shënuar për besimtarët myslimanë është ditë feste, paqeje, harmonie, e cila mëshiron virtytet më të larta shpirtërore.
Nga mot Gëzuar!
Rikthimi i duhur i Kolonel Tomsonit…
Shkruan: Dorian KOCI/
Shqiptarët si komb kanë një problem të njohjes së historisë së krijimit të shtetit të tyre. Për shkak se për 50 vjet ideologjia komuniste kërkoi dhe zhvilloi një paradigmë mendimi që nënkuptonte krijimin e shtetit shqiptar nga vetë shqiptarët duke mohuar çfarëdolloj kontributi të të huajve në këtë proces, mesa duket për t’ia përshtatur ideologjisë së vet të ndërtimit të socializmit me forcat e veta, shumë personalitete të huaja u përmendën kalimthi apo si zakonisht nëpërmjet kriterit të fillit të kuq që duhet të përshkruante aktivitetin e tyre politik. Mirëpo Shqipëria Politike që gëzojmë sot nuk është vetëm kontribut i patriotëve shqiptarë por dhe i një sërë dashamirësish e miqsh të Shqipërisë që kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme të ndërtimit të shtetit të ri shqiptar. Mes tyre shquan Koloneli holandez Tomson i ardhur në Shqipëri sëbashku me administrastën e Princ Vidit për të themeluar xhandarmërinë shqiptare. Në krye të misionit të vet që përbehej nga 80 oficerë holandezë , Tomsoni u mundua që të organizonte mbi baza moderne rendin publik në Shqipëri , përpjekje e cila nuk do të rezultonte e lehtë dhe atij për fat të keq do ti kushtonte dhe jetën. I gjendur në mes të rebelimit haxhiqamilist të Shqipërisë së Mesme që me kërkesat e veta absurde kërkonte të zhbënte pavarësinë e Shqipërisë , misioni holandez me në krye Kolonel Tomsonin nuk e braktisi Shqipërinë por i doli zot administratës së Princ Vidit dhe bashkë me të dhe Shqipërisë së porsalindur.
Kjo ishte një nga arsyet që shqiptarët e njohën që herët kontributin e Kolonel Tomsonit jo vetëm duke i dhënë vendin që meritonte në historinë e ringjalljes së Shqipërisë por duke e nderuar veprën e tij dhe në monumente të fjalës së shkruar dhe të artit plastik. Fan Noli dhe Skënder Luarasi kanë krijuar poezi dhe monografi për të, por nderimi kryesor iu dha nga qyteti i Durrësit që me taksat e veta më 1923 i ngriti bustin duke shënuar kështu jo vetëm mirënjohjen e shqiptarëve ndaj Kolonel Tomsonit por duke shënuar në të njëjtën kohë dhe monmentin e parë publik të realizuar në Shqipëri. Busti përkujtimor i Kolonel Tomsonit ka qenë vendosur në vendin ku sot është busti i Mujo Ulqinakut, madje topat me zinxhirë dhe kolona mbi të cilën rri busti, i përkasin monumentit të vjetër. Busti i Kolonel Tomsonit ishte i pranishëm në Durrës deri nga filimi i viteve 50’ , kur rregjimi komunist në kuadër të sterilizimit të kujtesës historike dhe vlerësimit të simboleve të veta, e hoqi dhe më vonë e zëvendësoi me bustin e Mujo Ulqinakut. Ky veprim, për të cilin dhe vetë heroi i popullit Mujo Ulqinaku po të ishte gjallë nuk do ta pranonte, përveçse shprehte mentalitetin mohues të vlerave historike që nuk ishin të lidhura me komunizmin synonte të fshihte çfarëdolloj kontributi evropian në ndërtimin e shtetit shqiptar.
Tashmë që kohët kanë ndryshuar dhe shqiptarët prej kohësh janë njohur me burime të ndryshme historike për kontributin e miqve të Shqipërisë për të krijuar shtetin shqiptar, dhe për më tepër viti që vjen do të jetë 100 vjetori i rënies së Kolonel Tomsonit , do të ishte në nderin e bashkisë së Durrësit që në emër të vlerësimit të drejtë të historisë por dhe të kontributit të këtij miku të shqiptarëve, ta anullojë vendimin e mbrapshtë të heqjes të bustit të Kolonel Tomsonit dhe të marrë vendim për ta rivendosur sërish në pidestal. Një komb që harron martirët e vet apo akoma më keq nuk shpreh mirënjohjen për miqtë që e kanë ndihmuar në kohë të vështira e ka shumë të vështirë të mbijetojë në dallgët që historia dhe fati njerzor ndërthur, ndaj për tu përsosur dhe për tu zhvilluar është mirë që para se të ndërtojë monumente mirënjohje për luftën e afërme të Kosovës, të nderojë dhe ata që kontribuan në krijimin hershëm të tij.
KENI HARRUAR NJË MINISTRI PËR DIASPORËN, ZOTI KRYEMINISTER
LETËR E HAPUR/ Drejtuar Zotit Edi Rama/Kryeministër i Ardhshëm i Republikës së Shqipërisë/
Nga Artur Vrekaj,/
Kryetar i shoqatës Atdhetare Kulturore KOMBI/
Worcester,Massachusetts, SHBA/
24 korrik 2013/
I nderuar Kryeministër i Ardhshëm i Republikës së Shqipërisë Zoti Edi Rama! Urojmë me qeverinë e re të çelni një etapë të re për ti dhënë frymë Ëndrrës Shqiptare në Europë që çdo shqiptar të rrojë në dheun e tij me dinjitet.
Duke parë se edhe Diaspora është në hall ashtu sikundër edhe Shqipëria, duke parë se edhe kombi shqiptar është në hall ashtu sikundër edhe ëndrra për përparim dhe qytetërim të shqiptarëve në trojet e tyre, duke parë se të dyja bashkë Shqipëria dhe Diaspora mund të bëjnë më shumë vetëm me një ngritje të nivelit përfaqësues në rang Ministrie të Diasporës Ju drejtohem juve shqiptarisht të përdorni autoritetin Tuaj, sepse keni vullnetin e popullit të shumëvuajtur që ka bijtë në mërgim për ta bërë realitet krijimin e dikasterit ministerial të Diasporës.
Përse i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve që jetojnë në Diasporë, Ministria e Diasporës?Mbi të gjitha për hartimin dhe vënien në funksion të një Strategjie Kombëtare për vëmëndjen që duhet ti kushtojmë Diasporës si pjesë vitale dhe integrale e kombit shqiptar.Ministria e Diasporës do të na ndihmojë edhe për bashkërendim dhe udhëheqje të punës atdhetare e kulturore, por më shumë për këto përparësi:1-Promovim të Identitetit Kombëtar shqiptar me veprimtari atdhetare e kulturore të programuara dhe të kordinuara midis shqiptarëve në Ballkan dhe Diasporës Shqiptare në botë sipas edhe një kalendari kombëtar për ngjarje e figura madhore të kombit.
2-Bashkim me bashkëkuvendim të Diasporës Shqiptare në Europë dhe Amerikë duke ruajtur modelet e sukseshme të organizimeve shqiptare me bazë qyteti a ndërqytetëse siç janë sot në SHBA për angazhimin e brezit të ri të shqiptarëve të shkolluar në Perëndim që janë sot për sot zëri i shqiptarëve në shtetet apo qytetet ku jetojnë, si e ardhmja lobuese dhe përfaqësuese në qeveritë lokale dhe qëndrore të vendeve pritëse.
3-Institucionalizim dhe mirëintegrim të agjencive të qeverive të shteteve shqiptare në Ballkan në rang Ministrie të Diasporës jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri si edhe ngritjen e një Bordi bashkëpunimi për Diasporën ndërmjet tyre me përfaqësim edhe të Diasporës.
4-Punë më e kualifikuar dhe e studjuar nga institucionet arsimore shqiptare për trajnimin e mësuesve të Gjuhës Shqipe për specifikat që paraqet zhvillimi i mësimit të Shqipes në Diasporë sipas vendeve pritëse.
5-Hapja e qëndrave të Edukimit dhe Kulturës për Komunitetin shqiptar në Diasporë me bashkëfinancim të të dy shteteve shqiptare më shumë dhe të Diasporës në përputhje me mundësitë ekonomike të mbitokës dhe nëntokës shqiptare.
6- Perspektivë më e qartë për Investimin e Diasporës shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë e trojet ku ka shqiptarë me sipërmarrje direkte në bashkëpunim me qeveritë shqiptare dhe të vendeve pritëse.
7-Botimi i literaturës letrare apo shkollore e nevojshme kjo, në gjuhën Shqipe dhe të huaj sipas vendeve pritëse për promovimin e historisë dhe kulturës kombëtare shqiptare.
8-Ringjallja e një Ansambli Kombëtar me program muzikor perlat e këngës dhe valleve popullore, me artistë nga të gjitha trevat shqiptare që të promovojë në Diasporë trashëgimë e pasur dhe të ndihmojë ringjalljen e pasionit tek brezi më i ri për të ruajtur traditën kombëtare.
9-Aktivizimin e intelektualëve të sukseshmëm të Diasporës në shërbimin diplomatik të Shqipërisë dhe Kosovës që kanë potenciale edukimi dhe punësimi në fushën e politikës dhe marëdhënieve ndërkombëtare në Europë dhe SHBA për ta bërë më të besueshëm shërbimin diplomatik nga qeveritë e vendeve pritëse. 10-Hapësirë të nevojshme mediatike, në median e shkruar dhe atë elektronike për Diasporën në Shqipëri.
Duke ju uruar : Zoti ju ndihmoftë! për ta bërë Shqipërinë jepini një shans shqiptarëve të mërguar të përfaqësohen pas 100 vjetëve shtet edhe institucionalisht në vendlindje!
Nëse vërtet e doni Diasporën koha është e mjaftueshme për të shtuar në strukturën e Qeverisë së Re, Ministrinë e Diasporës!
Gjithë të mirat për Ju dhe Shqipërinë!
ATË NIKOLLE MARKU I SHKRUAN EDI RAMES:JO BEKIM NGA JANULLATOSI!*
Kur e shpallët “Qytetar Nderi” për Kryqytetin, ju bëtë një gabim të pafalshëm, tani që do të bëheni kryeminsitër i vendit, keni rastin të korrigjoni veten!/
Zgjedhjet parlamentare mbaruan. Ne do t’ju kemi juve Kryeminister te Shqiperise ne muajin Shtator, zoti Edi Rama. Ju uroj mbaresi dhe paqe ne punen tuaj, qe do te filloje se shpejti.Fushata juaj e fundit ne Shkoder, duke permendur shume nga njerezit historike te rilindjes, me lindi nje deshire per t’ju shkruar ne shtyp. Besoj se cdo kush ne kete komb qe quhet kombi Shqiptar, do te bindej per papajtushmerine e kontributit te rilindasve ne dobi te kombit Shqiptar, krahasuar me misionin anti shqiptar te Anastas Janullatos.
Deshiren tuaj per t’i dhene titullin “qytetar nderi” i Kryeqytetit kur ishit kryebashkiak, po e anashkalojme si nje mungese informacioni ose si nje gabim politik, qe fare mire mund ta korigjoni ne te ardhmen. Qendrimet tuaja per disa ceshtje teper delikate, si ujrat detare etj, te lene te kuptosh se, ju po beheni koherent me ate cka ndodh nen rrogoz ne dem te Shqiperise. Une besoj se ju, nuk do te perserisni gabimin historik ndaj Janollatosit, duke i afruar nje agjenti te asfalise Greke dhe nazisteve Greke, respekt si Kryeminister i Shqiperise.
E ndjej si detyre ndaj kauzes te Ortodoksise Pavarur, por dhe si njeri i thjeshte, te mbroj kombin Shqiptar nga cdo sulm apo deshire, per te zhdukur dhe tjetersuar historine e vertet. Pikerishte, per kete arsye madhore, po ju kujtoj dhe njehere se cfar demi po ndodh ndaj kombit Shqiptar nga Anastas Janullatos, ky gozhde Nastradini, me nje mision kunder jugut te Shqiperise dhe ne teresi ndaj kombit Shqiptar.
Zoti Rama. Ju e dini shume mire se Shqiperia nuk ka vetem rilindas nder shekuj por, ka dhe martire qe per ceshtje jetike te atdheut dhe kombit jane sakrifikuar me jeten e tyre, kisha ortodokse Shqiptare ka nje statistike te gjate martiresh. Si mund te lutem perpara altarit te kishes per Kristo Negovanin, Dhaskal Todhrin, Petro Luarasin, Fan Nolin, Visarjon Xhuvanin etj, kur ne krye te kishes ortodokse Shqiptare qendron Anastas Janullatos, nipi i atyre qe gatuan helm dhe gjak kunder martireve ortodokse Shqiptare, martire qe endrra e tyre ishte, qe kisha te ishte e pavarur dhe te meshohej Shqip.
Ne fjalen tuaj ne Shkoder, Ju permendet priftin legjendar dom Simon Jubanin. Dikur ne fillimet e demokracise, ju keni patur mardhenie politike te nje niveli shume pozitiv me priftin Simon Jubani. Le t’i bejme nje pyetje vetes sone. Po te ishte gjalle dom Simon Jubani, cfare qendrimi do te mbante ndaj Janullatosit? Shume te burgosur politike qe kane jetuar me te ne burg, kane nje konsiderate te larte per te se ky prift i pamposhtur ishte nje atdhetar i pakompromis.
Zoti Rama. Besoj se, kur behet fjale per varreza te ushtrise Greke (varreze memorial), nuk eshte problemi per te respektuar djem nenash qe kane humbur jeten per atdheun e tyre, por per interpretime te deshmoreve ne Vorio-epir. Nje politike e mirfillte me eshtra njerezish, nuk njihet ne historine e njerzimit, pervec Janullatosit qe frymzon dhe mbeshtet plane fantazmash. Ishte pikerisht Janullatos qe nuk organizoi asgje per njeqind vjetorin e pavarsise sepse per te nuk ka Shqiperi te pavarur, por ka vetem Vorio-epir dhe Serbi. Besoj se ju e kuptoni se cfar kuptimi ka, kur kreu i kishes ortodokse Shqiptare meshon greqisht dhe aq me teper, ne institucione nderkombetare flet greqisht, nenkuptimi eshte i qarte.
Financimi dhe ndima qe jep per ndertim kishash, nje dite do ti paguajme shtrenjte sepse asgje ne kete bote nuk behet per hir te njeriut. Janullatos ka treguar se, pas financimeve vjen gjuha Greke me imponim, ndryshimi i emrit, ndryshimi i kombesise, percaktimi i teritorit aty ku nuk ka greke etnik, sic nuk jane etnik dhe greket ne disa fshatra te Shqiperise.
Zoti Rama. Anastas Janullatos asnjehere nuk ka ndihmuar kur ka ndodhur spastrime te refugjateve shqiptare nga Greqia. Ai kurre nuk bisedoi me kishen serbe, qe ajo te heqe dore nga spastrimet etnike dhe konfliktet artificiale qe mbjell ne Mitrovice e gjetke. Ju kerkua nje meshe per viktimat e genocidit grek ndaj Shqiptareve etnike te Camerise, por Janullatos nuk e mbajti. Per cfar eshte ky njeri ne Shqiperi? Per te na ndihmuar? Veprimtaria e tije eshte tregues i qarte i misionit Vorio-epir. Sigurisht qe e mbeshtet organizata agjenture Omonia dhe politikani me “kulture” dhe i “edukuar” me thike pas shpine Vangjel Dule.
Zoti Rama. Jam koshient per pergjegjesine tuaj ndaj ketyre emrave, si dhe per ekuilibrat qe ti dikton koha, ekuilibra qe kerkojne ti ruash dhe ti mbash per nje Ballkan ne paqe dhe harmoni. Anastas Janullatos ka pas vetes shtetin Grek, kaq te perkedhelur nga Anglo-sanksonet. Nje mushkonje ta piskoje ne Shqiperi Janullatosin dhe shteti Grek e kthen ne predhe kunder lirise e brockullave hipokrite, qe perdorin kunder vendit tone.
Zoti Rama. Kur ju te votoheni ne parlamentin Shqiptar si Kryeminister i Shqiperise, injorojeni prezencen e Janullatosit si klerik i fese. Janullatos vetem njollos veprimtarite e shtetit dhe institucioneve shqiptare me prezencen e tije. Aty ku ndodhet ai, eshte prezente asfalia Greke dhe kriminelet e Vorio-epirit.
Mos pranoni bekim nga Anastas Janullatos, sepse do te njollosni amanetin e heronjve te kombit Shqiptar, por dhe do ti vini qeverise tuaj te ardhshme, nje dyshim negativ per orientimin e saje qeverises. Thjeshte zoti Rama, injorojeni Janullatosin si njeri qe misionit te tije anti shqiptar dhe aspak fetar, i ka dale boja perfundimisht.
Besoj se filozofia e juaj bazuar ne rilindas eshte nje trup i tere dhe jo nje fragment i shkeputur nga e vertete.
Po, ne jemi per fqinjesi te shkelqyer me popullin Grek, por pa mbeturina te shovinizmit te cmendur Vorio-epir dhe Janullatos
KISHA ORTODOKSE PAVARUR KOMBETARE SHQIPTARE SHEN MARIA ELBASAN
ATE NIKOLLA MARKU(Shkrimi u dergua tek Dielli prej Kishes Orthodokse Shen Maria-Elbasan)
- « Previous Page
- 1
- …
- 797
- 798
- 799
- 800
- 801
- …
- 868
- Next Page »