Pas grindjes shumë vjeçare kryeministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Cipras, ranë dakord për një kompromis për emrin e ish-republikës jugosllave.
“Fqinjët tanë do të mbajnë emrin Republika e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Cipras të martën (12.06) në një fjalim që u transmetua nga televizioni shtetëror grek (ERT) . Më e rëndësishmja e kësaj marrëveshjeje, sipas Ciprasit, është që fqinji verior nuk mund të ngatërrohet më me Maqedoninë antike greke.
Këtij kompromisi i kanë paraprirë bisedime prej disa muajsh mes dy shteteve të Europës Juglindore nën mbikqyrjen e OKB-së.
Në këmbim të ndryshimit të emrit Athina këtej e tutje nuk do të pengojë më antarësimin e kësaj republike në NATO dhe në BE, deklaroi Cipras. Parlamenti grek megjithatë do ta ratifikojë këtë vetëm pasi qeveria e vendit fqinj ta ketë vënën në jetë këtë ndryshim kushtetues, vuri në dukje kryeministri grek.
Grindja për emrin është hapur qëkurse Maqedonia më 1991 shpalli pavarësinë nga ish-Federata e Jugosllavisë. Greqia e refuzonte emrin e shtetit Maqedoni, sepse në veri të saj ndodhet provinca greke me të njëjtin emër. Athina i druhet pretendimeve eventuale territoriale nga fqinji verior e si rrjedhojë deri më sot i ka penguar përpjekjet e Maqedonisë për antarësim në NATO dhe BE. Si anëtare e OKB-së deri më tani Maqedonia ka vepruar nën emërtimin ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.





Së bashku me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj dhe Rifat Jasharin në prani të deputetëve e përfaqësuesve të qeverisë së Republikës së Kosovës, akademikëve, historianëve, pasardhësve të pjesëmarrësve të Lidhjes së Prizrenit, krerëve të bashkësive fetare, ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, etj., Presidenti Meta fillimisht mori pjesë dhe përuroi gurthemelin e kompozicionit të shtatoreve të udhëheqësve të Lidhjes së Prizrenit: Ymer Prizeni, Abdyl Frashëri dhe. Më tej Presidenti Meta dhe Kryeministri Haradinaj vizituan ekspozitën e hapur me këtë rast në Kompleksin Memorial të Lidhjes.
Presidenti i Republikës përshëndeti seancën solemne të mbajtur në Kompleksin Monumental të Lidhjes së Prizrenit, duke iu drejtuar të pranishmëve:
“Jemi mbledhur sot në këtë qytet të bukur dhe historik për të përkujtuar të gjithë së bashku 140-vjetorin e krijimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kësaj ngjarje lapidare në historinë e kombit tonë.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në mbledhjen komemorative të Kuvendit, të mbajtur me rastin e vdekjes së presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ish-futbollistit të njohur, Fadil Vokrrit, ka thënë se ikja para kohe e heroit të futbollit të Kosovës, është një humbje e madhe kombëtare.
