• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Samiti i G7-s në Kanada: Gjërat po lëvizin

June 9, 2018 by dgreca

Fërkime transatlantike: Në samitin e G7-s në Kanada presidenti amerikan, Donald Trump paraqitet luftarak, ndërsa europianët nuk duan të dorëzohen. A mund të bien në ujdi në fund krerët e vendeve më të fuqishme të botës?

Samiti G-7

Krerët e qeverive dhe vendeve të G7-s duan që në ditën e fundit (09.06) të samitit në La Malbaie në Kanada të publikojnë një deklaratë të përbashkët. Pas diskutimeve për politikën e jashtme dhe atë tregtare të shtunën debatohet për diskriminimin e grave dhe ndotjen e oqeaneve. Të dyja janë tema që presidenca kanadeze i ka vendosur në axhendën e saj të samitit dyditor. Kancelarja gjermane, Angela Merkel është shprehur, se për shkak të diferencave me Trumpin në çështjet tregtare dhe klimiës është e pasigurtë, nëse do të ketë në fund një deklaratë të përbashkët të samitit. „Besoj se do ishte një shenjë e të qenurit i hapur po të thonim, se brenda një kulture të hapur debati nuk jemi dakord për të gjitha çështjet.”

Kanada G7 Gipfel (Reuters/C. Muschi)

Negociata të shpejta për NAFTA-n

Por presidenti Trump nga ana e tij u shpreh pozitivisht për një deklaratë të përbashkët. „Besoj se do ta kemi një deklaratë të përbashkët”, tha ai. Trump dhe kryeministri kanadez, mikpritësi i samitit, Justin Trudeau kanë pasur një takim mjaft pozitiv, u theksua pas takimit. Të dy kanë rënë dakord për përshpejtimin e një reforme të zonës së tregtisë së lirë, NAFTA.

Të paktën në çështjen e Koresë së Veriut, pjesëmarrësit e shtatë vendeve me të industrializuara të botës janë në një linjë. Sipas të dhënave të diplomatëve, të gjithë e mbështesin propozimin e Trump dhe kryeministrit japonez, Shinzo Abe për denuklearizimin e vazhdueshëm dhe të pakthyeshëm të gadishullit korean.

G7 Gipfel in Kanada (Reuters/Y. Herman)

Samiti i G7-s në Kanada është errësuar nga doganat që Trump ka vendosur për çelikun dhe aluminin. Presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh optimist se ka përparime në bisedimet me SHBA për çështjet tregtare. „Gjërat po lëvizin”, tha Macron para takimit me Trump. Një bisedë e parë ka ndihmuar për të larguar disa keqkuptime, tha kreu i shtetit francez. Trump theksoi se SHBA ka një deficit të madh tregtar kundrejt Europës, por ai theksoi po ashtu se gjërat do të lëvizin „Po bëhet diçka”, tha Trump. Sipas një burimi të brendshëm nga samiti, debati ka qenë mjaft emocional, kur u diskutua për politikën tregtare, por megjithatë i civilizuar.la/(afp, dpa, rtr)

***

Lexo edhe kete- G7 – një model që i ka kaluar afati?

Kryeministrat e shtatë vendeve më të industrializuara takohen në Kanada. Situata nuk do të jetë fare e lehtë për shkak të dallimeve me SHBA-në.

Kanada Whistler Treffen der G7 Finanzminister (picture-alliance/The Canadian Press/J. Hayward)

Ata kanë punuar shumë javët e fundit, por të ashtuquajturit “sherpas”, shefat e negociatave në G7, ende janë shumë larg qëndrimeve të përbashkëta që duhet të miratohen në samitin e Kanadasë, që do të mbahet në Charlevoix. Negociatat do të vazhdojnë deri në fillimin e samitit të premten, thuhet në qeverinë gjermane. Qëllimi është arritja e një “landing zone” të përbashkët.

Të premten dhe të shtunen do të takohen presidentët dhe kryeministrat e Gjermanisë, Francës, SHBA, Kanadasë, Japonisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe. Temat e G7 janë krizat dhe konfliktet në Korenë e Veriut, Siria dhe e ardhmja e raporteve me SHBA, pas vendimit për daljen e saj nga programi bërthamor me Iranin. Tema të tjera janë edhe mbrojtja e klimës dhe në veçanti tregëtia, si fushë e re mosmarrëveshjesh me SHBA-në.

Deklarata përfundimtare larg marrëveshjes

Nëse në këtë samit do të ketë ndonjë deklaratë të përbashkët, ende nuk dihet. Organizatorët po përpiqen që të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Deklarata e përbashkët nënkupton edhe një marrëveshje paraprake. Deklarata nga samiti i fundit në Taormina të Italisë ka dështuar për shkak të qëndrimeve të kundërta për mbrojtjen e klimës. Ndërsa tani ka një varg pikash ku palët kanë qëndrimet kundërthënëse. Presidenti Donald Trump mendon ndryshe për shumë çështje.

Kanada Whistler - Flaggen werden aufgestellt (picture-alliance/empics/The Canadian Press/J. Hayward)

Në Taormina është vendosur që në deklaratë të thuhet se palët kanë qëndrime të ndryshme për klimën. Nëse edhe në Kanada vendoset që të shënohen pikat e mosmarrëveshjes, atëherë dokumenti përfundimtar do të ketë më shumë mosmarrëveshje se sa marrëveshje dhe nuk do të ketë peshën e zakonshme.

Të gjithë kundër njërit

Ndërkohë po mendohet seriozisht nëse vetëm organizatori i samitit duhet të përgatisë një kumtesë të përbashkët, ku do të flitej për vlerat e përbashkëta për multilaterizmin, tregtinë e lirë dhe përgjegjësinë për klimën. A do të thotë kjo pra se një formati të tillë të takimeve po i vjen fundi? Presidentët dhe kryeministrat e G7 janë përpjekur deri tani që të nënvizojnë vlerat e përbashkëta multilaterale. Këtë thekson edhe qeveria gjermane. Këtë e thotë edhe kancalarja Angela Merkel.

Kanada Justin Trudeau und Emmanuel Macron (Getty Images/AFP/I. Langsdon)

Por jo të gjithë janë për vlerat multilaterale. Harmonia është prishur pas ardhjes së presidenti Trump në pushtet dhe me siguri që nuk do të kthehet shpejt. Tani bëhet fjalë për një grup të përçarë, shkruajnë mediat kanadeze. Ministri francez i Financave Bruno Le Maire e tha qartë para disa ditësh, kur foli për një takim të “tendosur dhe të rëndë”, me kolegët nga G7. Mosmarrëveshjet rreth doganave amerikane për çelikun dhe aluminin janë të mëdha.

“G6 + 1”

Takimi i ministrave të Financave dëshmoi se G7 të premten dhe të shtunen mund të shndërrohet në një takim ku gjashtë vende do të kenë qëndrime të ngjashme, ndërsa SHBA mund të jetë kundër. Por aktualisht askush nuk do të heqë dorë nga G7, në këto kohëra krizash dhe qëndrimesh ekstreme. Kjo është një mundësi e mirë për takimin e presidentëve dhe kryeministrave të vendeve industriale më të zhvilluara.

 

Filed Under: Politike Tagged With: gjerat, levizin, Samiti G-7

Fondacioni Amerikan Perkujtimor “Viktimat e Komunzimit”

June 8, 2018 by dgreca

1 viktimat komMuri i Berlinit ra në vitin 1989, por komunizmi nuk ra. Njëqind vjet pas Revolucionit Bolshevik, një e pesta e popullsisë së botës ende jeton nën regjimet komuniste me një parti si në Kinë, Kube, Laos, Kore e Veriut dhe Vietnam. Për më tepër, regjimet komuniste kryejnë abuzimet më të këqija të të drejtave të njeriut në shkallë më të gjerë në botë sot. 1 viktimat 1Komunizmi premton t’i bëjë të gjithë të barabartë, por jep pabarazi radikale. Sa herë që  komunizmi provohet, ai përfundon ose në kolaps ekonomik ose në një shtet policor.  Nga uria, spastrimet dhe gulagët e Rusisë Sovjetike deri te Shpërthimi i Madh i Maos dhe Fushat Vrasese të Khmer Ruzhit nga Masakra e Sheshit Tiananmen në vitin 1989 , te vrasja nga  regjimi  Kastros në vitin 2012 e aktivistit të demokracisë kubane Oswaldo Payá, janë vrarë më shumë se 100 milion njerëz gjatë shekullit të kaluar. Të panumërt jane ata qe vuajnë më shumë dhe vuajnë ende. Eshte turp qe bota e lirë nuk kërkoi kurrë një llogari morale për krimet e regjimeve komuniste. Ata dëshmitarë me një kujtim të gjallë të komunizmit të shekullit të 20 po e lene kete bote prej moshes. Dhe një brez i tërë amerikanësh është i hapur për idetë kolektiviste, sepse ata nuk e njohin të vërtetën.Në Fondacionin për Përkujtim të Viktimave të Komunizmit, treghet e vërteta për komunizmin sepse vizioni  I fondacionit është për një botë të lirë nga shpresa e rreme e komunizmit.Misioni i fondacionit është të edukojë këtë gjeneratë dhe brezat e ardhshëm për ideologjinë, historinë dhe trashëgiminë e komunizmit.

Disa nga programet e Fondacionit jane:

Qendra studimore te fokusuara gjeografikisht-. Per momentin kane hapur qendren per studimet e komunizmit ne Poloni dhe ne shtetet balltike.

Evente ne Universitete due edukim studentesh

Seminare ne shkalle kombetare per Mesuesit e gjimnazeve

Projekti i deshmitareve , seriale me video ku portretizohen deshmitare qe rrefejne per jeten ne komunizem.

Nje nga veprimtarite vjetore te ketij fondacioni eshte vendosja e Kurorave tek monumenti ne Rrugen Massachusets ne Uashington DC ku ftohen organizata dhe individe dhe perfaqesi diplomatike te vendosin kurora lulesh ne perkujtim te atyre qe kane vdekur e  vuajtur prej komunizmit.

Kjo ceremoni mbahet kete te premte ne oren 9 t emengjesit te amerikes me 8 Qershor 2018 . Ne do te jemi Live nga sheshi u gjendet Monumenti ne perkujtim t eviktimave te Komunizmit. Disa shqiptaro Amerikane planifikojne pjesemarrjen ku do te vendosin kurora ne emer te shoqatave per edhe familjeve. Edhe Ambasadat e vedeve ku ka pasur rregjime komuniste ftohen te vendosin kurora.

www.victimsofcommunism.org(pergatitiper diellin Merita B McCormack)

Filed Under: Politike Tagged With: “Viktimat e Komunzimit”, Fondacioni Amerikan Perkujtimor

140 VJET-LIDHJA E PRIZRENIT-Shqiptarët në pozicionin më të mirë historik

June 8, 2018 by dgreca

-Në Kosovë nisin veprimtaritë e jubileut të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit/1 shtepia

-Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi: Në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, shqiptarët në pozicionin më të mirë historik/2 Lidhja

 -Në vitin 1999 lufta e Kosovës për liri, vizioni properëndimor, gjeti mbështetje te bota demokratike, tek SHBA-të, shtetet e BE-së dhe NATO/1 Thaci LidhPRISHTINË, 8 Qershor 2018-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Në Kosovë nisin veprimtaritë e shënimin të jubileut të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me një konferencë shkencore ndërkombëtare sot në Akademinë e Shkenacave dhe Arteve, ku mori pjesë e foli edhe Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.

Ai theksoi se në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, shoqëria shqiptare është në pozicionin më të mirë historik.“Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, në rrugë drejt anëtarësimit në BE, kurse shteti i Kosovës është konsoliduar si shtet, si në rrafshin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar dhe tani në fokus ka objektivin e tretë, atë të integrimeve euroatlantike”, theksoi Presidenti Thaçi.Ai është shprehur i nderuar që ka marrë pjesë në hapjen e punimeve të konferences, 140 vjet pas Lidhjes Shqiptare e Prizrenit, të organizuar nga dy akademitë e shkencave, të Kosovës dhe të Shqipërisë.“Është koha që shkencëtarët ta studiojnë dhe vlerësojnë jo vetëm rilindjen tonë kombëtare, Lidhjen e Prizrenit, por të gjitha periudhat e historisë shqiptare me objektivitet shkencor të dijes bashkëkohore. Historia, e vërteta është një, e pakorrigjueshme, ndërsa historiografia duhet të shkruhet në përputhje me të vërtetën dhe të korrigjohet nga ndikimi ideologjik, censura dhe format e tjera”, u shpreh presidenti Thaçi.Kreu i shtetit ka thënë se dy akademitë tona, 140 vjet pas Lidhjes së Prizrenit, mund të veprojnë në kushte shumë më të volitshme se në të gjitha kohët deri më tash, sepse më nuk ka as diktaturë, as robëri.“Lidhja e Prizrenit ishte veprim dhe rezultat i situatës së re gjeopolitike që solli kriza lindore. Me vendimet e Traktatit të Shën Stefanit, pas tërheqjes së Perandorisë Osmane nga Ballkani, shumica e trojeve shqiptare, edhe ashtu të ndara në disa vilajete, u jepeshin shteteve fqinje. Ndërsa, në Kongresin e Berlinit, ku Fuqitë e Mëdha vendosnin pa e përfillur vullnetin e popullit shqiptar, ishte thelluar padrejtësia historike, me marrjen e vendimeve për implementimin e këtij copëtimi. Kështu, shqiptarët kërcënoheshin nga tri rreziqe: shpërbërja territoriale, asimilimi dhe zhdukja fizike”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se në këtë situatë të re, shqiptarët nuk ndenjën duarkryq.Ai theksoi se më 10 qershor 1878, përfaqësuesit e të gjitha viseve shqiptare në Prizren krijuan organizatën me karakter politik, ushtarak dhe ekzekutiv, që do t’i kundërvihej synimit të copëtimit të tokave shqiptare me të gjitha mjetet.“Lidhja e Prizrenit është organizata më e rëndësishme politike dhe ushtarake e popullit shqiptar, e krijuar katër shekuj pas qëndresës së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Kryengritjet e shumta, memorandumet drejtuar kancelarive të Fuqive të Mëdha, protestat dhe forma tjera të qëndresës e karakterizuan periudhën e Lidhjes së Prizrenit”, ka thënë presidenti Thaçi.Lidhja Shqiptare e Prizrenit, sipas presidentit Thaçi, në rrafshin e brendshëm është produkt i lëvizjes kulturore, i Rilindjes Kombëtare.Derisa në Jug të Shqipërisë po krijohej ndërgjegjja kulturore, pra nacionalizmi kulturor, presidenti Thaçi thesoi se në viset e veriut, ballafaqimi i përditshëm me aspiratat aneksuese të fqinjëve po krijonte vetëdijen shtetërore, nacionalizmin politik.

“Rilindësit shqiptarë ishin personalitete që me idealizëm të rrallë, në kushtet kur në tokat shqiptare nuk kishte asnjë institucion kulturor dhe arsimor, vunë themelet e ndërgjegjes kombëtare, duke tejkaluar ndarjet krahinore dhe fetare”, u shpreh presidenti Thaçi.Ai shtoi se Rilindja Kombëtare krijoi vetëdijen për identitetin e kombëtar shqiptar, të bazuar mbi vlerat e përbashkëta të gjuhës, kulturës, traditave dhe të njësisë territoriale.“Për këtë kontribut iluminist dhe intelektual, si gjithmonë, edhe sot i jemi mirënjohës asaj plejade mendjendritur që punoi me aq përkushtim patriotik. I jemi mirënjohës shumë e shumë penave tjera që kultivuan letërsinë, hartuan traktatet politike, zhvilluan gjuhën shqipe, themeluan klube e revista kulturore, përqafuan alfabetin latin dhe vlerat e qytetërimit evropian”, ka thënë presidenti Thaçi.

Krahas figurave kulturore, ai theksoi se nuk ka si të mos i vlerësojmë lart personalitetet qendrore të Lidhjes së Prizrenit, ideologun e saj, Abdyl Frashërin, Kryetarin e Qeverisë së Përkohshme, Ymer Prizrenin, Komandantin e Ushtrisë së Lidhjes së Prizrenit, Sulejman Vokshin dhe shumë e shumë patriotë të tjerë, që me mençuri dhe vizion reaguan përballë rreziqeve që cenonin ekzistencën fizike të popullit tonë.“Me veprimet e veta, Lidhja Shqiptare e Prizrenit tërhoqi vëmendjen e diplomatëve dhe konsujve të huaj, duke dëshmuar se shqiptarët po mobilizonin forca dhe nuk lejonin implementimin e marrëveshjeve të pa drejta ndërkombëtare që copëtonin hapësirat e tyre etnike. Rilindja Kombëtare dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit e shekullit 19, rrumbullakoi vetëm pjesërisht idealet e shqiptarëve në fillim të shekullit 20, me krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë, më 28 nëntor 1912”, ka thënë presidenti Thaçi.Në zhvillimet dramatike gjatë Luftës së Parë Ballkanike, presidenti Thaçi ka thënë se ndodhi paradoksi historik dhe territori shqiptar që më së shumti kishte kontribuar për bërjen e Shqipërisë, Kosova, por edhe viset e tjera shqiptare, mbetën padrejtësisht jashtë Shqipërisë.“Me gjithë fatin tragjik, Kosova e ruajti esencën dhe bërthamën e saj kombëtare. Gratë dhe burrat që u angazhuan në procesin e pavarësisë së Shqipërisë, vazhduan me të njëjtin idealizëm rezistencën për çlirimin e Kosovës, duke dhënë jetën për ëndrrën dhe idealin e lirisë si Hasan Prishtina, Shotë Galica, Azem Bejta dhe të tjerë”, u shpreh presidenti Thaçi.Kreu i shtetit ka thënë se pas një shekull sundimi nga të gjitha regjimet dhe administrimet e Beogradit, Kosova më në fund arriti ta krijojë organizatën më të rëndësishme politike dhe ushtarake në historinë e kombit shqiptar, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.“Vizioni i saj properëndimor bëri që të gjejë mbështetje te bota demokratike, tek SHBA-të, shtetet e BE-së dhe NATO. Për herë të parë në histori shqiptarët qenë pjesëmarrës, folën dhe vendosën në interesin e tyre në Konferencën Ndërkombëtare në Rambuje dhe Paris më 1999”, shtoi presidenti Thaçi…

Konferenca shkencore ndërkombëtare “Lidhja shqiptare e Prizrenit”  në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në Prishtinë, po vijon punimet dhe do i vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.Në 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne të dielën, në 10 Qershor 2018, në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të cilin sot e vizitojnë 12 prefektët e Shqipërisë, të pritur nga kryetari i komunës, Mytaher Haskuka.

Në përgatitjet për festën tradicionale të gjithë shqiptarëve, në 24 prill është mbajtur në Prishtinë, në Bibliotekën Kombëtare, takimi i Komisionit qeveritar për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të kulturës të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë.

“Nga institucionet relevante të Republikës së Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë po punohet jashtëzakonisht shumë që organizimi për shënimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit të jetë sa më madhështor dhe në mënyrën sa më të mirë të mundëshme”, u theksua me këtë rast.

Edhe në takime në vijim theks i veçantë iu kushtua edhe koordinimit të përbashkët në aktivitetet që do të realizohen në Vitin Mbarëkombëtar të Heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu si dhe në jubileun e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare, derisa janë paralajmëruar veprimtaritë në qytetin e Prizrenit.

Filed Under: Politike Tagged With: 140 vjet, Behlul Jashari, Lidhja e Prizrenit, Presidenti Thaçi

Franca, Holanda dhe Danimarka kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë

June 7, 2018 by dgreca

Franca, Holanda dhe Danimarka që po e frenojnë aktualisht hapjen e negociatave të anëtarësimit. Gjermania është më shumë pro hapjes së tyre.

Sipas informacioneve të agjencisë Reuters për Gjermaninë janë tri vende momentalisht që e bëjnë të pasigurtë hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ato janë Franca, Holanda dhe Danimarka. Prandaj është e paqartë, nëse Komisioni Europian do të japë dritën e gjelbër në samitin e BE në fund të qershorit, thuhet jo vetëm nga qarqe të KE, por edhe të qeverisë gjermane.

Brenda Berlinit ka zëra kritikë për qëndrimin e Macron se nuk po e dallon rëndësinë gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e Europës, vëren Reuters. Për Macron nuk ka interes aq zgjerimi, se sa forcimi i bashkëpunimit brenda BE dhe vendeve të eurozonës. Ndërsa në Bruksel thuhet se “Macron ka ndjesinë, se do t’u hapte krahun djathtistëve në politikë, sepse për Shqipërinë mendohet menjëherë për kriminalitetin e organizuar”, shkruan Reuters. Edhe qeveria holandeze e argumenton qëndrimin e saj kundër menjëherë me frikërat e brendshme.

Komisioni Europian kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, sepse dy vendet i kanë përmbushur formalisht kriteret dhe BE duhet t’i qëndrojë fjalës së saj.

Verleihung Internationaler Karlspreis an Macron (picture-alliance/dpa/I. Fassbender)Presidenti Francez kërkon forcimin e Europës para zgjerimit të saj

Edhe në Gjermani ka dyshime

Por edhe në Gjermani ka dyshime lidhur me hapjen e negociatave brenda Unionit konservator. Reuters shkruan se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm, Heiko Mass, socialdemokrat janë megjithatë për hapjen e negociatave. Nga qarqet qeveritare thuhet se bëhet fjalë për fillimin dhe jo përmbylljen e negociatave që zgjasin me vite.

Filed Under: Politike Tagged With: 3 vende, kínder negociava, Shqiperi-BE

Prishtina kryeqytet libri, bashkon 100 botues shqiptarë

June 6, 2018 by dgreca

-Hapet Panairi i 20-të jubilar i librit në Prishtinë me 100 botues shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora, me rreth 1500 tituj të rinj e 5000 të tjerë, të viteve të fundit, ndërsa organizatorët presin mëse 40.000 vizitorë/

1 panairi 1 Bel1 edhe ramushi lexon1 ramushi ekspozonCameria1 ramushi fjalim1 ramushi lib

-Kryeministri Haradinaj: Ta vazhdojmë lidhjen me librin, sepse kështu do të jemi më të zot në atë çfarë bëjmë në jetë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 6 Qershor 2018/ Në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë, u hap mbrëmjen  djeshme Panairi i Librit e vijon sot edicioni i 20-të, jubilar, në të cilin deri në 10 qershor prezantohen mëse 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora shqiptare me rreth 1500 tituj të rinj e 5000 të tjerë, të viteve të fundit, ndërsa organizatorët presin mëse 40.000 vizitorë.

Në ceremoninë e hapjes së panairit, qe e bën Prishtinën edhe kryeqytet libri,  organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se, “qeveria është e vendosur që të përkrahë botimin, shpërndarjen e librit, duke bërë lehtësira në taksa, me TVSH zero, por edhe me zbatimin ligjit, i cili do ta garantojë këtë, e që do të jetë funksional në muajin shtator”.

Kryeministri e cilësoi këtë vit jubilar, duke thënë se panairi i 20-të i librit meriton porosi të çmuar nga qeveria.“Porosia ime për ju sot, për ata që shkruajnë është: ‘shkruani se dilni në dritë’”, u shpreh kryeministri Haradinaj.
Më tej, ai tha se si brez i lirisë ka lexuar, është frymëzuar, ka marrë nga rilindësit, nga heronjtë, patriotët, burrat e zonjat e mëdha që ka dhënë kombi ynë për qëllimin më të madh, qëllimin e lirisë.
“Mendoj se njeriu që lexon është i lirë, ka liri. Ai që lexon është vetvetja, është sovran, sepse merr vendime dhe si i tillë lexuesi është fitues çdoherë. U bëjë thirrje qytetarëve të të gjitha moshave që ta vazhdojnë lidhjen me librin, sepse kështu do të jemi më të zotë në atë çfarë bëjmë në jetë”, theksoi kryeministri Haradinaj.

Qeveria  udhëhequr nga ai, me të marrë mandatin ka vendosur që të zbresë taksën e TVSH-së në zero për botuesit e librit, si nismë për të përkrahur shkrimtarët, botuesit dhe për të nxitur lexuesit për blerjen e librit.

Në hapje të panairit të librit, ku morën pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Daut Demaku, tha se kjo është ngjarja më e madhe kulturore e organizuar në Kosovë, ngjarja dhe organizimi më stabil për 20 vjet rresht. Duke kujtuar vitet e vështira kur është organizuar edicioni i parë i Panairit të Librit, ai porositi të gjithë që ta mbrojnë pastërtinë e gjuhës shqipe.

Duke qenë tashmë me traditë të konsoliduar, në 10 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, panairi i librit në Prishtinë ketë vit do të ketë edhe një varg aktivitetesh, të cilat përkojnë me jubile të mëdhenj të personaliteteve të historisë e letërsisë shqiptare:550 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Vitin e Skënderbeut; 300 vjetorin e lindjes së Teodor Kavaliotit; 200 vjetorin e lindjes së Zef Jubanit; 100 vjetorin e lindjes së Tajar Hatipit, Vorea Ujkos, Spiro Çomorës dhe Pashko Gjeçit.Me aktivitete gjatë panairit të librit shënohen edhe jubile të personaliteteve  letrare  botërore: 200 vjetori i lindjes së Turgenjevit dhe 100 vjetori i lindjes së Moris Dryonit dhe i Solzhenicinit.Para 19 vitesh, menjëherë pas luftës në Kosovë në vitin 1999, nga 17-22 nëntor, është organizuar panairi i parë i librit në Prishtinë, i cili ishte ndër aktivitetet e para kulturore në liri bashkë me një koncert të mbajtur në qytetin e Prizrenit të artistëve nga Kosova e Shqipëria.

SHËNIM DUKE VIZITUAR SHTËPITË BOTUESE NË PANAIR

Derisa vizitojmë shtëpitë botuese pjesëmarrëse në Panairin e Librit Prishtina 2018 takojmë shumë të njohur e miq. Ndalem ca më gjatë edhe te “Çamëria”, ku botuesi e shkrimtari, Arben Kondi, nga Shqipëria, ishte bashkë me shkrimtarin e gazetarin nga Kosova, Rrustem Geci, i cili më dhuron  librin ku është bashkëautor me Festim Lato, me titull “Republika e Çamërisë”.  Tek bisedojmë, flasim edhe për një reportazh timin futuristik shkruar e botuar para më shumë se 20 viteve me titull “Kufiri i ëndrrës”, që do ishte nga Çamëria te Molla e Kuqe, të ribotuar këto ditë te Gazeta DIELLI, organ i VATRËS në SHBA…

 

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Kryeministri Haradinaj, panairi i librit, Prishtine

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 463
  • 464
  • 465
  • 466
  • 467
  • …
  • 653
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT