Nga Elida Buçpapaj/Fatmir Xhafaj nuk do të duhej të ishte përfshirë në asnjë lloj qeverie, që kur për vëllain e tij ekzistonte një fletë arresti e paekzekutuar nga vitit 2002.
AAWO”MOTRAT QIRIAZI” FL & VATRA NË TAMPA BAY ORGANIZOJNË SHFAQJEN E FILMIT”SKËNDERBEU”
– Organizatorët Ju lusin që të merrni me vete fëmijët dhe të ftoni miqtë Tuaj amerikanë në këtë event, që dëshmon pjesë të historisë tonë Kombëtare. Filmi është në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.-/

Redaksia e Gazetës “DIELLI” është njoftuar se AAWO”Motrat Qiriazi” -dega në Florida së bashku me degën e Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA” në Tampa Bay do të organizojnë shfaqjen e filmit artistik “SKËNDERBEU”-KRYETRIMI I SHQIPTARËVE- ditën e Djelë, me 15 Korrik 2018 në Captitol Theatre, që ndodhet në adresën: 405 Cleveland St, Cleaëater, Fl.
Organizatorët ftojnë të gjithë komunitetin shqiptar në Tampa Bay, që të bëhen pjesë e kësaj veprimtarie dhe të manifestojnë krenarinë e të qenit shqiptar.
Hyrja do të jetë falas. Organizatorët Ju lusin që të merrni me vete fëmijët dhe të ftoni miqtë Tuaj amerikanë në këtë event, që dëshmon pjesë të historisë tonë Kombëtare. Filmi është në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.
Dera do të jetë hapur që në orën 4.00 PM, ndërsa shfaqja fillon në orën 5.00 PM. Tregohuni korrket në respektimin e orarit.
Njoftimi i organizatorëve mbyllet me Thirrjen:” Le të përkujtojmë së bashku Heroin tonë Kombëtar në kuadrin e Vitit Jubilar të 550 Vjetorit të vdekjes së Tij.
Së bashku mund të bëjmë Mrekullira!
Kontaktoni për cdo sqarim në Tel: 941-951-1956
Shekulli i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA

Edhe gazeta “Dielli” pati rol në njohjen e çështjes shqiptare/
Duke marrë parasysh kohën dhe rrethanat në të cilat u formua federata pan-shqiptare “Vatra”, mund të thuhet se ajo dha një kontribut të rëndësishëm në ngritjen e çështjes shqiptare, jashtë kufijve të Shqipërisë, në përgjithësi e në veçanti, në Konferencën e Paqes në Paris (1919). Falë angazhimit të Federatës pan-shqiptare “Vatra” dhe gazetës “Dielli” u lidhën miqësi të reja dhe çështja shqiptare u bë e njohur edhe përtej oqeaneve.

Shkruan: Xhylije IBRAHIMI
Para gati një shekulli, kur zënë fill marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, një superfuqie botërore dhe një shteti të vogël në Ballkan, por të rëndësishëm në pikëpamje gjeostrategjike dhe mbi të gjitha mik besnik i Amerikës. Për njohjen e realitetit shqiptar në SHBA, asokohe kishin kontribuar aq sa kishin mundur emigrantët si dhe përfaqësuesit diplomatikë amerikanë të vendosur në shtetet fqinje të Shqipërisë. Kontribut të jashtëzakonshëm në informimin e popullit amerikan për trojet shqiptare, popullin shqiptar, jetën dhe ngjarjet që lidheshin me shqiptarët e Shqipërinë, dha edhe gazeta më e madhe për nga tirazhi “The New York Times”, që botohej në New-York. 1919-ta merret si vit që ndryshoi botën, që ndryshoi bërjen e politikave, shtrirjen e politikave, që më nuk do të përfshinin vetëm vendet dhe popujt e mëdhenj, por edhe ato vende të vogla dhe popuj të vegjël, siç ishte populli shqiptar. Që në janar të vitit 1919 ndizet një dritë e gjelbër për popullin shqiptar, një dritë në fund të tunelit, për të ardhmen e këtij populli të vogël, të përvuajtur, të ndarë e të copëtuar. Por, si u zhvilluan këto marrëdhënie mes këtyre dy vendeve, gjatë periudhës 1919-1939 dhe cili ishte qëndrimi i SHBA-së për çështjen shqiptare ?
Apetitet e fqinjëve
Në Konferencën e Paqes së Parisit (1919), Fuqitë e Mëdha, me aleatët e tyre ballkanikë për çështjen shqiptare si dhe në zgjidhjen e problemit të kufijve, zbatuan politikën e kompromisit, duke përdorur Shqipërinë si monedhë këmbimi për të shpërblyer aleancat e luftës. Në negociatat për zgjidhjen e ,,Çështjes së Adriatikut”, çështja shqiptare u diskutua pa marrë pëlqimin e shqiptarëve. Fqinjët ishin të interesuar që nga Shqipëria të marrin sa më shumë pjesë që të jetë e mundur, deri në ndarjen e saj. Delegatët britanikë dhe ata francezë përkrahën pretendimet greke për Vorio-Epirin, me qëllim të forcimit të Greqisë për t’i konkurruar Italinë në Mesdhe. Nga ana tjetër, Italia insistonte për rikonfirmimin e kufijve të përcaktuar me Konferencën e Londrës (1913), me qëllim që të kundërshtonte marrjen e vijës bregdetare përball Korfuzit nga Greqia, e cila shërbente si portë hyrje në Adriatik. Fuqitë e mëdha, për të ruajtur ekuilibrin e forcës, përdorën diplomacinë e kompromisit në kurriz të sovranitetit dhe të integritetit territorial të Shqipërisë. Memorandumi anglo-franko-italian i 14 janarit 1920 parashikonte copëtimin e Shqipërisë, për të plotësuar interesat e kundërta të Italisë, Jugosllavisë dhe të Greqisë. Falë ndërhyrjes së presidentit W.Willson, problemi shqiptar u shkëput nga ,,Çështjes së Adriatikut”. Marrëdhëniet diplomatike SHBA-Shqipëri në vitet 1922-1928 rezultuan me njohjen e Shqipërisë nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në gusht 1922. Shqiptarët, të zhgënjyer nga lëkundjet e diplomacisë evropiane ndaj çështjes shqiptare dhe duke qenë të pafuqishëm përballë apetitet imperialiste të shteteve fqinje, vendosin t`i drejtohen Amerikës, me kërkesë që të pengojë përpjekjet për copëtimin e Shqipërisë. Zyrtarët amerikanë e arsyetonin nevojën për njohje të Shqipërisë nga qeveria e tyre edhe me faktin se Shqipëria, edhe në ato kushte, ishte vend pa borxhe të jashtme, posedonte rezerva të mëdha nafte dhe ofronte mundësi të mira për investime në hekurudha, rrugë dhe industrinë e drurit. Gjithashtu, ata insistonin që interesat amerikane të trajtohen sipas rregullave për kombin më të favorizuar, kusht ky që u pranua nga qeveria shqiptare, pas njohjes de jure, bashkë me dy kushtet tjera të marrëveshjes. Njëra prej tyre kishte të bënte me angazhimin e qeverisë shqiptare që të respektonte natyralizimin e shtetasve të huaj në SHBA, kurse tjetra – me një hua të madhe nga bankat amerikane, që do të përdorej për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare, nën kontrollin e ekspertëve amerikanë.
Zemërimi amerikan me Shqipërinë
Periudha 1923-1925 karakterizohet me një ftohje të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, pas përmbysjes së qeverisë së Fan Nolit, që ishte një goditje e rëndë në përpjekjet e forcave demokratike, për të çrrënjosur mbeturinat e feudalizmit në Shqipëri dhe për ta orientuar vendin në rrugën e demokracisë perëndimore. Me ndihmën e huaj, Ahmet Zogu rikthehet në pushtet në vitin 1924, duke shtypur me dhunë revolucioni demokratik. Favorizimi i interesave ekonomike të Italisë dhe Anglisë, bëri që marrëdhëniet e SHBA-ve me Shqipërinë të ftohen dukshëm. Amerikanët mendonin se SHBA meritonte së paku një trajtim të barabartë, duke pasur parasysh shërbimet që i kishin bërë Shqipërisë përmes presidentit Uillson dhe Kryqit të Kuq. Në këtë mënyrë, Shqipëria kishte shkelur tri pikat e marrëveshjes në raport me SHBA-të. Pas në periudhe ftohje, në prill të vitit 1926, fillon të përmirësohet qëndrimi ndaj Amerikës, falë Faik Konicës, i shkolluar pjesërisht në Harvard, që ishte emëruar ambasador në Uashington. Në vitet 1928-1939, periudhën e Monarkisë në Shqipëri, Qeveria e SHBA-së, duke njohur Mbretërinë e Shqipërisë kishte parasysh marrëveshjen e lidhur nëpërmjet shkëmbimit të notave në qershor të vitit 1922, midis Maksvell Bllejkut dhe qeverisë shqiptare, e cila mbetej në fuqi. Ndryshimi ishte cilësuar “i rregullt” dhe që garantonte stabilitet për faktin se kreu i shtetit nuk ishte ndërruar. Njohja amerikane, edhe këtë herë lidhej me interesa ekonomike. Por, SHBA-ja nuk ndërmori asgjë, në vitin 1939, për të penguar pushtimin e Shqipërisë nga Italia, edhe pse Faik Konica, si përfaqësues diplomatik i Qeverisë Mbretërore të Shqipërisë në SHBA, kishte njoftuar Departamentin e Shtetit se Shqipëria gjendej para greminës dhe se së shpejti do të pushtohej nga Italia fashiste. Fajtore për këtë mos reagim të SHBA-së konsiderohet të ishte politika e Zogut. Më 10.06.1939, me udhëzim të Departamentit të Shtetit, mbyllet ambasada amerikane në Tiranë dhe marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve ndërpriten.
Një shekull më vonë, miqësia SHBA-Shqipëri, përfshirë tani edhe Kosovën, që falë përkrahjes amerikane, në rend të parë, u çlirua në vitin 1999, ndërsa shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, është në pikën e saj më të mirë.
…………………..
(Autorja është master i diplomacisë dhe dërgoi enkas për Gazetën “DIELLI”)
GJYKATЁSJA RUMUNE KUNDЁR KORRUPSIONIT QЁ BЁN TЁ DRIDHEN PALLATET E PUSHTETIT
Shkruar nga FRANCESCO BATTISTINI/
Perktheu:Eugjen MERLIKA/
Mbeskё e Stalinit. Motёrz e Hitlerit. Trashёgimtare e denjё e Ҫausheskut. Mё e etur se Drakula. Dhe,natyrisht autore grushti shteti, e paguar nga Soros, por kush tё çon?….. Ka njё gjykatёse nё Bukuresht, njё gjykatёse kundёr korrupsionit qё, nё pesё vjet, ka hetuar 1200 funksionarё publikё dhe ka arrestuar mё shumё se njёmijё. Kjo gjё pёrbёn tashmё njё problem politik, nё njёrin nga Vendet mё tё korruptuara t’Evropёs, ku (citim i New York Times) tё japёsh njё rushfet pёr provimin e patentёs ose njё vizitё mjekёsore, quhet njё rregull e jetёs, njёlloj si pagimi i taksave ose si vdekja.Di Pietro e Karpateve quhet Laura Codruta Govezi, ёshtё 45 vjeçe dhe ёshtё gruaja mё e urryer dhe mё e frikshme e Rumanisё. Pёr t’a ndaluar, udhёheqёsi i sё majtёs, Liviu Dragnea, pёr tё cilin Kovezi ka dyshim se ka kryer mashtrime zgjedhore, shpёrdorime pushteti e ka vjedhur fondet e BE, dhjetё ditё mё parё grumbulloi nё shesh 100 mijё rumunё kundёr “sektit kriminal” tё gjykatёsve, qё kёrkon tё krijojё “njё Shtet paralel” dhe rimerr sistemet e Securitate, policisё sё fshehtё tё kohёve tё Ҫausheskut. Thuhet kjo nga njё parti, socialdemokratja fituese e zgjedhjeve tё fundit, tё mbushur me ish komunistё. “Securitate? – u pёrgjigj e qetё gjykatёsja – po un jam diplomuar mё 1995, dhe komunizmi kishte mbaruar prej gjashtё vitesh…”
Njё ndeshje politike e tillё nuk shihej qё nga koha e Revolucionit. Ndёrmjet arrestimesh dhe hetimesh, kanё rёnё nё hall 14 ministra, 39 zёvendёsministra, 14 senatorё, njё eurodeputet. A mund tё qёndronte i palёvizshёm pushteti? Nё njё skenar prej Tanxhentopoli italian, nuk kursehet asgjё : teori pёrbetuese, fushata shtypi t’orkestruara nga botues tё rrasur nё burg pёr korrupsion, nxjerrje dosiesh, ministri i Drejtёsisё qё kёrkon tё silurojё Kovezin, Gjykata kushtetuese qё i jep tё drejtё, deri dhe padija ndaj gjykatёses se ka kopjuar tezёn e diplomёs… Dragnea qё, prej mё shumё se njё viti po pёrpiqet t’a kufizojё rёndё rolin e gjykatёsve, pёr t’i vёnё ata nёn kontrollin e ekzekutivit, duke ndryshuar dhe Kushtetutёn, frymёzohet haptas nnga Vendet evropiane (Polonia, Hungaria, RepublikaҪeke, Sllovakia) qё tashmё e kanё fituar kёtё luftё kundёr gjykatёsve, dhe nga Trumpi: “Dijmё sa forca janё rrjeshtuar kundёr presidentit amerikan – thotё njё besnik skajor i drejtuesit rumun – Pёrshёndesim luftёn e tij ndaj komplotistёve.” (Edhe se pikёrisht dje njё zёvendёs sekretar Shteti i SHBA, West Mitchell, ka inkurajuar punёn e prokurorёve rumunё). Ёshtё e lehtё tё tunden fantazmat: “Mos t’u gёnjejё mёndja se vetёm politikanёt dhe funksionarёt e lartё janё viktima tё padive e tё provave tё rreme. Sot, cilido qytetar mund tё goditet nga njё hetim e tё pёrfundojё i shkatёrruar”. Shumё e lehtё tё kapesh nё ndikimet e huaja: “Mbas Revolucionit tonё tё 89, Nato dhe BE duan tё na japin mёsime demokracie?”
Kundёrveprimi nuk ka munguar. Nё shkurt, me manifestimin mё tё madh kundёr qeveritar qё nga epoka Ҫaushesku. Tani me Kryetarin e Shtetit, liberalin Klaus Johannis, qё mbron Kovezin: “Nuk mund tё lejojmё qё Rumania tё largohet nga vlerat demokratike, qё gjykatёsit tё kёrcёnohen apo tё frikёsohen”. Nё zyrёn e saj, tё mbushur me ikona dhe fotografi tё vjetra kur ishte kampione basketbolli, bija e njё gjykatёsi dhe nune e Drejtorisё kombёtare tё antikorrupsionit, Laura ёshtё njё gjykatёse e gjatё (mё shumё se njё metёr e tetёdhjetё) qё nuk duket se shqetёsohet. Jeton çdo ditё me roje mbrojtёse, ёshtё e ndarё nga burri, por vazhdon tё shkojё nё kinema dhe nё palestёr. E din se loja ёshtё rёnduar: “Tё mё vrasin? Nuk u leverdis tё krijojnё martirё….” Dhe qё mbi reformёn e kёrkuar nga Dragnea luhet gjithshka: “Nёse zhduket pavarёsia e gjykatёsve, puna ime nuk do tё bёhet mё e vёshtirё. Do tё bёhet e pamundur”.
Marrё nga “Corriere della Sera”, 19 qershor 2018 E pёrktheu nga italishtja Eugjen Merlika
A janë “problem” nacional bisedimet me Serbinë?
Miqtë tanë ndërkombëtarë, e sidomos ata amerikanë, flasin se një pjesë domethënëse e klasës politike në Kosovë, sikur kurrë nuk ka kuptuar se procesi i pavarësisë së Kosovës ka edhe disa “rrugica” për t’i kaluar drejtë ratifikimt ndërkombëtar final me ulëse në OKB…./

Nga Faton Bislimi */
Tehu i bisedimeve me Serbinë kërkon një punë të përkushtuar ekipore te ekspertëve nga më të mirët në vend, pse jo edhe nga miqtë e Kosovës nëpër gjithë botën.
Te bisedosh për nje problem duhet të jeshë i përgatitur të njohësh nga afër materjen e temës, e kjo rrjedhimisht kërkon sforcim profesional dhe legjimitet të përfaqësimit.
Karl Poper, në parafrazimin e tij të problematikave filozofike, thotë se të detekstosh apo definosh mirëfillini një problem dmth të mos jetë me ai problemi! A i ka futur Kosova në objektivën e problemeve parësore bisedimet me Serbinë? Nëse po, atëherë nuk do të duhej të ishtë “problem” kjo çështje, ngase do të duhej të ishim të përgatitur siç duhet!
Miqtë tanë ndërkombëtarë, e sidomos ata amerikanë, flasin se një pjesë domethënëse e klasës politike në Kosovë, sikur kurrë nuk ka kuptuar se procesi i pavarësisë së Kosovës ka edhe disa “rrugica” për t’i kaluar drejtë ratifikimt ndërkombëtar final me ulëse në OKB.
Nëse nuk i kuptojmë mirë rrugicat që duhet t’i kalojë Kosova, do të mund që rrëshqitazi ta fusim në “qorr sokak” ardhmërinë e vendit tonë!
Klasa poltike në vend, përfaqsuesit e zgjedhur të popullit, edhe pse të vonuar tanimë, përsëri kanë edhe pak kohë që të ngrisin kapacitete ekspertësh për t’u përballë me “problemin” që nuk do të duhej të jetë problem.
Lufta e vitit 1998-1999, Plani i Ahtisarit, shpallja e pavarësisë, njohja nga mbi 115 shtete të botës, dhe vendimi i GJND-së, janë boshti kurrizor se Serbia dhe bisedimet me të nuk do të duhej të jenë “problem” i Kosovës.
Besoj fuqishëm që ka ardhur koha e fundit për krijimin e një Instituti Kombëtar elitar ekspertesh, për marrëdhënjet Kosovë-Serbi. Ky institut do të trajtonte problemet socio-politike, juridike, kuktuore e ekonomike aktuale, por edhe bisedimet e trajtimin e marredhenjeve pas traktatit të paqës që pritet të arrihet në mes Kosovës e Serbisë. Realisht, ka shembuj të shumtë nëpër botë, kur edhe shtetet më të fuqishme e me histori të gjatë të demokracisë e lirisë, për tema madhore të interesit nacional kanë dale nga petku politik dhe janë konsultuar e këshilluar edhe nga elita akademike e profesionale e vendit dhe nga jashtë. Në SHBA, në kuadër të përgjegjësive të Shtëpisë së Bardhë ekziston dhe funksionin Këshilli Kombëtar i Ekspertëve të Ekonomisë (National Council of Economic Advisors), organ ky që përshkruan, paraqet, dhe vlerëson të gjitha nismat ekonomike të ndërmarra nga ekzekutivi amerikan, duke përfshirë edhe vet Presidentin e SHBA-ve. Në fqinjin verior të SHBA-ve, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kanadasë, funksionin Këshilli Kombëtar Këshillimor (National Privy Council) që kryen funksionin e institutit kombëtar për politika në nivel nacional e strategjik të Kanadasë. Njejtë sikur Kanadaja, një institucion të tillë e ka edhe Britania dhe të gjitha vendet tjera të Komonuelthit.
Por, ka edhe shembuj tjerë të rendësisë së vecantë sikur që janë negociatat ndërkombëtare për klimën, ose ato për parandalimin e armëve bërthamore, apo edhe për tregëtinë e lire (sic eshtë NAFTA për shembull), ku shtetet pjesëmarrëse në këtë procese janë ndihmuar e këshilluar kryekëput nga institucione prestigjioze të tyre të pandikuara politikisht.
Përgjerësa procesi tanimë i stërzgjatur e kompleksuar i bisedimeve me Serbinë po shkon drejt fundit, dhe përgjerësa barra e bartjes së tij bie mbi supet e politikanëve, ata duhet të jenë të vëmendshëm që me kujdesin më të madh të marrin platëformë të mirëqenë nga një institut kombëtar ekspertësh duke i lënë anash ngarkesat dhe preferencat politike. Fundja, Kosova është e qytetarëve të vet, jo vetëm e politikanëve.
Marrëdhënjet Kosovë-Serbi janë shumë të rendësishme për paqën dhe stabilitetin në rajon! Nëse duhet të falim, nuk duhet assesi të harrojmë!
*Autori është ligjërues në Universitetin Amerikan në Kosovë, si dhe shërben si Shef i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Gjilanit.
- « Previous Page
- 1
- …
- 473
- 474
- 475
- 476
- 477
- …
- 668
- Next Page »