• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vizat japoneze për qytetarët e Kosovës jepen në Tiranë

March 3, 2018 by dgreca

-Ministri i Jashtëm Pacolli vazhdon takimet me autoritetet e larta në Japoni, vizat japoneze për qytetarët e Kosovës do të jepen në Tiranë/

1 Vizat Japoneze 2

Tokio, 2 Mars 2018 – Gazeta DIELLI/ Si hap i parë i takimit të djeshëm midis dy ministrave të jashtëm të Japonisë dhe Kosovës, Taro Kono dhe Behgjet Pacolli në Tokio, menjëherë sot, ka mbërritur nota verbale japoneze me lajmin e mirë për qytetarët e Kosovës.Japonia pranoi menjëherë kërkesën e ministrit Pacolli, që vizat për kosovarët, që duan të udhëtojnë në Japoni, të jepen pranë Ambasadës së këtij vendi në Tiranë.Ky është një lehtësim i konsiderueshëm për shtetasit e Kosovës, duke patur parasysh se deri më tani, vizat për ta jepeshin në ambasadën e Japonisë në Vjenë.Gjatë takimit të djeshëm pala japoneze premtoi se do ta merrte parasysh kërkesën e shefit të diplomacisë së Kosovës për regjim pa viza, në rast se Bashkimi Europian do t’i heqë vizat për kosovarët në të ardhmen e afërt.

Ndërkohë, dita e dytë e vizitës së ministrit të jashtëm të Kosovës dhe numrit dy të qeverisë, shoqëruar nga ministri i zhvillimit ekonomik, Valdrin Lluka në Tokio, kishte në fokus bashkëpunimin ekonomik me Japoninë, njerin nga tre vendet më të zhvilluara ekonomike të botës dhe donatorët kryesorë në rrafsh botëror.Kështu dy ministrat patën takime me drejtuesit kryesorë të JICA, (Agjencia Japoneze e bashkëpunimit ndërkombëtar), dhe  të JBIC (Banka Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar), përkatësisht me Kazuhiko Koshikawa dhe Tadashi MAEDA, ministrin e shtetit për financat, Kenichiro UENO,  me Ministrin e ngarkuar për lojrat Tokio Olympic and Paralympic Games Shunichi SUZUKI.

Gjatë këtyre takimeve, ministri Pacolli ftoi investitorët japonezë të vinë në Kosovë në vendin e mundësive dhe lehtësive të mëdha për ndërmarrësit, afër tregut europian prej 500 milionësh.

“Na jeni gjendur në momentet më të vështira duke na ndihmuar. Sot ne duam që kompanitë japoneze në Kosovë të prodhojnë mallrat e tyre, në bashkëpunim me kosovarët”, tha z. Pacolli.Ai përsëriti gatishmërinë e qeverisë së Kosovës për themelimin e  një zone të lirë  ekonomike në dispozicion të ndërmarrësve japonezë. Ministri i jashtëm kërkoi ndihmë prej agjencive ndihmuese japoneze dhe Bankës kryesore të bashkëpunimit ndërkombëtar, asistencë për ngritjen e platformave agroushqimore, të shkollave profesionale cilësorë, etj. Bashkëbiseduesit e tij japonezë premtuan një nivel të ri bashkëpunimi me Kosovën dhe se do të punonin në drejtimet e sugjeruara nga z. Pacolli.Po ashtu gjatë paradites së sotme, në mjediset e Qendrës Meiji para një mjedisi ndërmarrësish të interesuar për Kosovën, ministri Lluka prezantoi lehtësitë ligjore, financiare, etj dhe ju përgjigj pyetjeve të tyre.Në mesditë, në praninë e autoriteteve të larta japoneze, miqve të Kosovës në institucionet e këtij vendi, zëvendësministrit të jashtëm Mori, mbi 20 ambasadorëve nga vende të ndryshme dhe që nuk e njohin Kosovën, u organizua  një pritje me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së vendit.Në pritje mbajtën fjalë rasti mysafirë të shquar, ministri i jashtëm Pacolli, ambasadori Leon Malazogu, etj./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, Kosove, Tirane, Vizat Japoneze

PROJEKTLIGJI KONICA

March 2, 2018 by dgreca

1 agron alibali

Nga  Agron Alibali/

Me 5 janar 1924 Faik Konica u zgjodh deputet i Korçës dhe “mis” i Kuvendit Kushtetues. I ndodhur në krye të Vatrës në Boston, Konica nuk i pranoi detyrat e rëndësishme politike. Me 2 mars 1924 ai hoqi dorë zyrtarisht nga mandati i deputetit.

2faiku

Largësia nga Shqipëria dhe ngjarjet e vrullshme të atij viti i mundësuan Konicës të mbante qëndrime deri diku objektive për gjendjen në vend. Këtë e shohim sidomos tek korrespondenca me Zogun në dhjetor 1924, ku bën thirrje për qetësi dhe vënien mbi gjithshka të interesave të vendit.

Mirëpo gjetje hipotetike në arkivën e tij private mund të hedhin dritë edhe për një veprimtari legjislative të Konicës, të mbetur në embrion. Fjala është për një projektligj tejet interesant për lobimet politike. Edhe ky dokumenti juridik do të shquhej për kthjelltësinë, lakonizmin dhe frymën e interesit publik.

I titulluar shkurt “Nyjat për ndalimin e veprimtarisë lobiste”, projektligji do të përmbante vetëm dy nene, si më poshtë:

“Neni 1 – Ndalohet financimi nga çdo subjekt i Mbretërisë Shqiptare i veprimtarive lobiste të çfarëdolloji, përfshirë konsulencë zgjedhore, të kontraktuar në favor të subjekteve të huaja”.

“Neni 2 – Shkelja e këtij ligji dënohet me gjobë të barasvlefshme me shumën e kontraktuar për shërbimin e lobingut.”

I mbetur në letër, ky projektligj nuk mund të mos na sjellë në vëmendje shumat marramendëse që kanë kontraktuar për veprimtari lobiste politike etj. tre partitë kryesore në vend. Sipas të dhënave të shpallura në faqen e Departamentit Amerikan të Drejtësisë [www.fara.gov], vlera monetare që tre partitë kryesore harxhuan sëbashkë për veprimtari lobimi në SHBA në periudhën parazgjedhore në vitin 2017 ishte baras me 125,000 dollarë amerikanë në muaj. Nëse këtë e shumëzojmë për katër muaj, atëhere deri në korrik 2017 arrijmë shumën e konsiderueshme prej 600,000 dollarësh. Një kontratë prej 20,000 $/muaj, madje, isht njëvjeçare.

Pyetja e parë që vjen ndërmend është: prej nga dalin këto para? Ligji fillimisht përcaktonte tre burime financimi për partitë politike: (i) kuotat e anëtarësisë; (ii) çdo pasuri e fituar në mënyrë të ligjshme; (iii) ndihma buxhetore. [Ligji për Partitë Politike, Nr. 8580, dt. 17.02.2000, Neni 17]. Vështirë që këto fonde të dalin nga kuotat e anëtarësisë apo ndihma buxhetore. Me ligjin e ndryshuar [Nr. 10 374, dt. 10.02.2011] u krijuan hapësira të gjera përmes termit “fondet jopublike”, ku përfshihen “dhurime financiare, dhurime në natyrë, shërbimet, sponsorizimet, kreditë apo garancitë e ndryshme, si edhe çdo transaksion tjetër financiar.” Lepuri, pra, fle në ferrnajën e gjerë dhe gjithpërfshirëse të “fondeve jopublike”…

Po kush i kontrollon burimet dhe veprimet financiare të partive politike?

Fillimisht tagrin e kontrollit ndaj financimit të partive në çdo kohë e kishte Kontrolli i Lartë i Shtetit. Me ndryshimet ligjore ky tagër fatkeqësisht i kaloi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Po të mbajmë parasysh ndikimin e thellë të partive politike tek KQZ-ja, është e qartë se mënjanimi i rolit të KLSH-së e ka dobësuar ndjeshëm kontrollin publik mbi financimin e partive politike në vend.

Sipas Nenit 23/1 të ligjit të ndryshuar, “dhurimet regjistrohen në një regjistër të posaçëm, ku shënohet shuma e fondeve të përftuara dhe identifikimi i qartë i dhuruesit, qoftë ky person fizik ose juridik”. Dhe më tej: “Lista e personave, që dhurojnë shuma jo më pak se 100 mijë lekë, si dhe vlera përkatëse, duhet të bëhen kurdoherë publike.” Ndofta mund t’i takonte shtypit profesionist dhe të pavarur shqiptar që të zbardhë deri në fund këtë lumë parash që del nga Shqipëria në mes të ditës me diell…

Pyetja e dytë është nëse këto fonde të majme do të mund të përdoreshin përndryshe për hallet e mëdha të vendit? Dhe si mund të frenohet kjo dalje e pakontrolluar e parave jashtë vendit, ndërkohë që Shqipëria është në krizë ekonomike e financiare?

Dihet se shoqëria shqiptare sot ballafaqohet thuajse në çdo fushë me nevoja të shumta e të jashtëzakonshme. Kemi parasysh këtu shkollat e spitalet sidomos në zonat e thella të vendit, katastrofën urbane e emergjencën mjedisore kudo, gjakmarrjen që ende po korr jetë njerëzish në malet e Veriut etj. Ndërkohë totali i detyrimeve të prapambetura, të akumuluara në periudhën janar 2015 – dhjetor 2016 ka arritur në shifrën 1 miliard e 800 milion lekë. Atëhere, a justifikohen shumat e konsiderueshme që nxjerrin nga Shqipëria partitë politike vendase, duke mbushur kësisoj xhepat e firmave lobiste amerikane me synimin kinse për të marrë sa më shumë vota në Shqipëri?!

Prandaj, do të ishte mëse e mirëpritur ndërmarra e një nisme ligjëvënëse për ndalimin e menjëhershëm dhe përfundimtar të financimit të shërbimeve lobiste prej partive politike. Përndryshe, nën trysninë e opinionit publik, është imperative që kryetarët e partive ta ndërpresin menjeherë këtë praktikë të dëmshme e thellësisht hipokrite, dhe listat e dhuruesve të mëdhenj të deritanishëm të partive politike të bëhen publike sa më parë.

*Shënim: shkrimi mbështetet në një trajtë të argumentit reductio ad absurdum. Konica nuk paraqiti projektligj të tillë ndonjëherë.

Filed Under: Politike Tagged With: agron alibali, PROJEKTLIGJI KONICA

Juncker Ballkanit Perёndimor: Substanca para kalendarit

February 28, 2018 by dgreca

Nё intervistё pёr DW nё kuadrin e turit tё vizitave nё vendet e Ballkanit Perёndimor, kryetari i Komisionit tё BE-sё Jean-Claude Juncker, thekson nevojёn e njё perspektive tё sigurtё europiane pёr kёto vende.2 Juncker

Lidhur me njё kalendar tё mundshёm negociatash dhe antarёsimi tё vendeve tё Ballkanit Perёndimor nё BE, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker thekson: „Gjatё tё gjitha stacioneve tё turit nё Ballkan unё nuk premtova data antarёsimi dhe as nuk do ta bёj kёtё nё ditёt e ardhshme, madje as pёr vendet qё ndёrkohё janё duke negociuar pёr antarёsimin. E gjitha varet nga substanca dhe jo nga pёrfytyrimet kalendarike. Mua mё interesojnё afatet, por jo qё prej tyre tё harrohet thelbёsorja. Kёtё e kuptuan nё Maqedoni, ndёrsa nё Shqipёri disi mё pak, sepse Shqipёria ende nuk i ka nisur negociatat. Lidhur me kёtё ne do tё japim rekomandimet tona nё prill. Por unё nuk mund ta parashikoj nga kёndvёshtrimi i sotёm se si do tё jenё kёto rekomandime, sepse duhen bёrё pёrparime thelbёsore. Ne do tё na duhet tё verifikojmё qё tani deri nё prill, nёse do tё ketё pёrparime tё mjaftueshme substanciale.”

Sa u pёrket kushteve tё antarёsimit, Juncker nёnvizon problemin e konflikteve tё pazgjidhura kufitare nё disa vende tё Ballkanit Perёndimor: „Ndёr kёto kushte bёn pjesё edhe zgjidhja e tё gjitha konflikteve kufitare nё shtetet e Ballkanit Perёndimor. Ne nuk mund t’i importojmё brenda BE-sё konfliktet kufitare. Ne duam tё sjellim stabilitet nё kёtё hapёsirё, por nuk duam qё kjo tё na shpёrblehet me destabilizim.”

Sa i pёrket emigracionit nga Ballkani Perёndimor drejt vendeve tё BE-sё Juncker thekson: „ Unё e di qё shumё kёtu po e humbasin durimin, kryesisht tё rinjtё po e humbasin durimin kёtu. Ka shumё shqiptarё, shumё maqedonas, shumё serbё qё shkojnё drejt pjesёs tjetёr tё Europёs, sepse kёtu nuk shohin mё perspektivё. Ky emigracion i inteligjencёs rajonale nuk ёshtё as nё interesin e vendeve dhe as nё interesin e BE-sё. Balkani ka nevojё pёr njё perspektivё  tё sigurtё europiane. Por e theksoj, se sё pari duhet substanca e pastaj kalendari.”

Ku konsiston dallimi mes vendeve mё tё avancuara dhe atyre ende nё pritje tё dritёs sё gjelbёr pёr hapjen e negociatave? „Serbёt negociojnё prej disa kohёsh, ndaj edhe kanё mё shumё pёrparime pёr tё komunikuar nё krahasim p.sh. me shqiptarёt, qё ende nuk kanё hyrё nё procesin e negociatave. Lidhur me ҁёshtjen e shtetit ligjor, lirinё e shtypit, reformat nё gjyqёsor, lufta kundёr pastrimit tё parasё sё kriminalitetit tё organizuar, nё tё gjitha kёto drejtime duhet tё bёhen pёrparime thelbёsore. Kёto probleme i diskutuam edhe nё Shqipёri. Atje duhet tё arrijmё shumё pёrparime, sepse hasim intensivisht me kriminalitetin e organizuar brenda vendit dhe si njё artikull eksporti jashtё vendit. Pra e kam tё qartё qё gjatё kёtij turi nuk do tё jem i dёshiruar, sepse nuk premtoj asnjё datё.”(Lars Scholtyssyk)

Filed Under: Politike Tagged With: annetaresimi BE, Ballkani Perendimor, Juckner

Kosovë- Kuvendi në pauzë për harmonizim rreth Demarkacionit

February 28, 2018 by dgreca

Kuvendi7Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme me pikën e vetme të rendit e ditës, ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka konstatuar se në sallën ku po mbahet seanca, tashmë janë të pranishëm 67 deputetët nga 120 sa ka Kuvendi. Deputetët e Listës Serbe nuk janë të pranishëm në seancë.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdullah Hoti ka prezantuar marrëveshjen e arritur me partitë e koalicionit në pushtet, përfshirë minoritetet joserbe.

Pas votimit në favor të shmangies procedurale të paraparë me Rregulloren e Kuvendit, kryeparlamentari Veseli ka kërkuar pauzë në seancë, me qëllim që shefat e grupeve parlamentare t’i harmonizojnë qëndrimet për projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, i cili më pas do të nxirret në votim para deputetëve.

Ndërkaq, Komisioni parlamentar për Punë të Jashtme, me shumicë votash ka votuar në favor të plotësimit të projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Projektligji i plotësuar, pas harmonizimit të partive shqiptare në pushtet dhe asaj opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të nxirret për votim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në aspektin kohore, mund të shtyhet seanca për votimin e projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

“Mund të ndodhë të shtyhet seanca nëse e kalkulojmë në aspektin kohor sepse disa deputetë shqiptarë janë në Podgoricë”, tha Haradinaj.

Javën e kaluar, Kuvendi në dy raste provoi por nuk arriti të përmbyllë seancën me votim, ngaqë nuk ishin siguruar 80 votat e domosdoshme për kalimin e Marrëveshjes për Demarkacionin.

Gjatë fundjavës, partitë e koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe partia opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës arritën një marrëveshje, por ajo ende nuk i ka siguruar dy të tretat, apo 80 votat e nevojshme për ratifikimin e Demarkacionit.

Aktualisht, subjekti opozitar Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe nuk po e mbështesin ratifikimin e Demarkacionit.

Sipas “matematikave” të tashme, janë rreth 76 – 78 vota të deputetëve, në favor të Demarkacionit.

Çështja e ratifikimit të kësaj marrëveshjeje po zgjatë që nga viti 2015, kur Prishtina dhe Podgorica e kishin nënshkruar atë në Vjenë. Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar tashmë marrëveshjen, por jo edhe ai i Kosovës, për shkak të mungesës së konsensusit të brendshëm politik.

Dështimi eventual i ratifikimit të Marrëveshjes nga Kuvendi i Kosovës, besohet se do të krijonte pasoja të mëdha politike për Kosovën, qoftë për kah dështimi i marrëveshjes me Malin e Zi apo edhe me humbjen e rastit për liberalizimin e vizave, ngase ratifikimi mbetet kusht i Bashkimit Evropian për hapjen e perspektivës për qytetarët e Kosovës për lëvizjen e lirë, pa viza.

Po sot, delegacioni më i lartë i BE-së, i kryesuar nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini dhe Komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn pritet të vijnë në vizitë në Prishtinë.

Ndonëse vizita e tyre nuk ka të bëj me Demarkacionin, por me prezantimin e strategjisë së re të BE-së për zgjerimin, megjithatë besohet se vendimi i Kuvendit, për apo kundër Demarkacionit, do të prodhojë shumë efekte për Kosovën.

Filed Under: Politike Tagged With: demarkacioni, Kuvendi, pauze

SI PO BЁHET REPUBLIKA ҪEKE ZVICRA INDUSTRIALE E EVROPЁS

February 27, 2018 by dgreca

1Elisabetta BurbaShkruar nga Elisabetta Burba/ Panorama(IT)

Vendi me treguesin mё tё ulёt tё papunёsisё n’Evropё, pa euro, me PPI qё rritet me 4,5 %, njё borxh publik nёn 40 % dhe njё inflaksion prej 2,4%. Jo, nuk ёshtё Zvicra. Po flasim pёr Republikёn Ҫeke, shtet I Mitteleuropёs qё deri mё 1989 ishte mbas Perdes sё hekurt, e qё tani po kalon njё “çast Kaçurrelash t’artё”, siç ka shkruar manaxherja e JPMorgan, Diana Amoa, duke i u referuar ekonomisё sё saj prrallore.

Nuk ka asgjё pёr t’u habitur nё tё vёrtetё. Edhe se pёrceptohet ende sot si njё Vend i Evropёs lindore qё arrin nderin e kronikёs vetёm kur zgjedh njё president (siç ndodh kёto ditё), pёr njёmijё vite ajo ka patur njё vend qёndror nё jetёn e kontinentit tonё. “Nё vitet Njёzetё, nё kohёt e republikёs sё Parё, Ҫekosllovakia ishte njёri nga 10 Vendet mё tё industrializuara tё botёs” kujton Matteo Mariani, sekretar i pёrgjithshёm i Dhomёs sё tregёtisё italo-çeke. Njё trashёgimi qё, mbas Revolucionit tё kadifenjtё tё vitit 1989 (dhe ndarjes nga Sllovakia mё 1992), e ka bёrё tё kthehet  nё shkёlqimin e vjetёr.

Me njё fuqi puntore tё pёrbёrё nga 5,3 milion njerёz, Republika çeke ёshtё Vendi evropian me pёrqindjen mё tё lartё tё puntorёve tё pёrdorur nё industri. Ёshtё njё e dhёnё qё, megjithё pёrmasat e vogla (ka 10,6 milion banorё), e ka kthyer nё Mekёn e investitorёve ndёrkombёtare : 80 % e PPI pёrbёhet nga eksportet. Nё vend tё parё ёshtё sektori i automobilёve. Nё Republikёn çeke janё tё pranishёm tre prodhues automobilёsh : vendёsja Škoda (grupi Volgswagen), koreania Hyundai dhe njё joint-venture ndёrmjet japonezes Toyota dhe francezeve Peugeot e Citroёn. Jo vetёm. Bmw sapo ka njoftuar se po ndёrton njё impiant pёr tё vёnё nё provё makinat pa shofer nё Sokolov, dy orё e gjysmё nga shtabi i pёrgjithshёm nё Munih tё Bavarisё. Dhe nuk mungojnё bashkatdhetarёt tanё. “Kёtu janё 1000-1500 ndёrmarrje italiane dhe nuk ka asnjё qё tё mos shkojё mirё” thotё ambasadori Aldo Amati. “Nё fushёn industriale Republika çeke po kthehet nё njё pikёmbёshtetje ndёrkombёtare” shpjegon Giuseppe Giordo, manaxheri italian i Finmekanikёs dhe nёnkryetar i Aero Vodochody, dymijё punonjёs, ndёrmarrja kryesore aeronautike nё Evropёn qёndrore.

Republika çeke po kthehet nё njё lloj Zvicre industriale. E vendosur gjatё vijёs sё kufirit mes botёs sllave e gjermane, ёshtё njё Shtet jastёk qё ka ditur tё pёrfitojё edhe nga periudha e saj mё e errёt, komunizmi. “Ky ёshtё i pari popull sllav nё Perёndim. Dhe  pёrzjerja mes trashёgimisё mitteleuropiane dhe asaj komuniste i jep aftёsinё t’i flasё si Lindjes ashtu edhe Perёndimit” vazhdon Mariani i Dhomёs sё tregёtisё.

Njё aftёsi sinteze e mishёruar nga parabola e Marek Dospivёs, njё sipёrmarrёs qё me shokun e tij tё fёmijёrisё, sllovakun Jarosllav Hašcak, kontrollon gati 90 pёrqind tё grupit Penta Investments. E themeluar mё 1994 nga pesё shokё (prej kёsaj edhe emri Penta), ёshtё njё shoqёri e specializuar nё investimet financiare nё kohё tё gjata. Dospiva, njё zotёri me trup atleti me kёmishё tё bardhё, por pa kravatё, e pret Panoramёn nё shtabin e tij tё pёrgjithshёm, nё qendёr tё Pragёs. Ёshtё ndёrtuar nё vendin ku ngrihej, para shёmbjes, redaksia e Rude Pravo, gazeta zyrtare e Partisё komuniste tё Ҫekosllovakisё. Duke lёnё mёnjanё ironinё e historisё, tempulli i Dospivёs ёshtё nё katin e fundit tё njё ndёrthurje xhami e betoni, pёrballё tё cilit po ngrihet njё ndёrtesё  e firmosur nga arkitektja yjore Zaha Hadid (e vdekur dy vite mё parё). Me njё buzёqeshje ngjitёse Dospiva kujton fillimet e tij : “Mbas diplomёs nё Drejtёsi kёtu nё Pragё, vendosa tё bёhem diplomat : nё thelb pёr tё mundur tё udhёtonja. Mё 1987 u pranova nё Universitetin shtetёror tё Moskёs pёr Marrёdhёnie ndёrkombёtare, Harvardi i bllokut tё Lindjes. Kёtu njoha ortakun e tanishёm, Jarosllavin. Me qё nё gjimnaz kisha studjuar japonisht, mё 1990 mё dёrguan tё mёsoja gjuhёn kineze nё Universitetin e Pekinit, i vetmi i njohur nga Sh.B.A. Jarosllavi mё ndoqi vitin tjetёr. Mё 1993 u diplomuam nё Moskё”

Me kthimin nё Pragё, dy shokёt vendosёn tё shfrytёzojnё fatin qё jepte rёnia e komunizmit. Dhe e bёnё nё mёnyrё shumё krijuese. N’ato kohё tё vёshtira kёngёtari mё i njohur çek, Karel Gott, i paraqitej publikut me njё xhaketё mёndafshi, njё gjё elegante tё paarritёshme qё e kishte blerё nё Perёndim. Nё trurin e dy tё rinjve nё ngjitje shkrepёtiu njё ide : mёndafshi baraz Kinё. “Babai im na huajti paratё pёr tё paguar kamionin e parё me xhaketa kineze, tё ngjajshme me atё tё Karel Gottit. Siguruam 1000 % fitim. Mbas njё viti tё konteinerit fituam 100 mijё dollarёt e parё. Qё aty rrugёtimi qe nё tё tatёpjetё : me ndihmёn e njё shoku qё punonte nё bankё investuan nё Bursё me instrumente mjaft tё guximёshme. Pёrfundimi : nё dy tre vjet ato 100 mijё dollarё ishin bёrё milionё e milionё. Nё moshёn 30 vjeç zotёronja disa milionё dollarё”.

Tani qё ёshtё 48 vjeç ёshtё nё krye tё njё perandorie me njё rreth biznesesh prej 5,6 miliard dollarёsh. Ёshtё i pranishёm nё dhjetё Vende evropiane, 35 mijё vartёs, punon nё sektorё tё ndryshёm : nga ai farmaceutik, tek ai i banesave, nga mediat nё manifakturё. Por krenaria e tij ёshtё ndёrmarrja aeronautike Aero, qё nё njёqind vitet e historisё sё saj, ka ndёrtuar 11 mijё aeroplanё dhe tani po nxjerr njё model tё ri : aeroplanin pёr tё stёrvitur pilotёt ushtarakё L-39NG. Por veprimtaria e tij mё fitimprurёse ёshtё zinxhiri i farmacive Dr. Max : zotёron gati dymijё nё gjashtё Vende evropiane, me 12 mijё vartёs e njё biznes prej mё shumё se 2,3 miliard dollarё.Nёnkryetar i grupit ёshtё njё tjetёr italian, Leonardo Ferrandino, 47 vjeç. “Mbas Sllovakisё, Polonisё, Serbisё e Rumanisё kemi zbarkuar nё Itali. Deri tani kemi 36 punonjёs nё katёr pikat e shitjes, por kёtё vit llogarisim tё invesojmё 50 milion euro”

Gjithёnjё nё zgrip mes Lindjes e Perёndimit : grupi Penta sikurse e gjithё Republika çeke. Nё rastin e votimit tё parё tё zgjedhjeve presidenciale, mё 14 janar New York Times ka titulluar kёshtu : “ Nё votimet çeke, njё zgjedhje pёr t’u pjerrur nga Lindja apo nga Perёndimi”. Milos Zeman, presidenti nё fuqi, qё do tё kёrkojё rivotimin nё balotazhin e 26 e 27 janarit (Zeman fitoi me rreth 56 % tё votave. Shёnimi i pёrkthyesit), ёshtё njё populist pranё Kinёs dhe nё marrёdhёnie tё mira me Vladimir Putin. E sfidon ish rektori i Akademisё sё shkencave çeke, Jiri Drahos, qё paraqitet si mbrojtёs i vlerave demokratike dhe i qytetёrimit. Por politikani qё tёrheq mё shumё vёmёndjet ёshtё Andrej Babiš, kryeministri i diskutueshёm dhe i shkarkuar mё 16 janar (ёshtё nёn hetim pёr parregullsi nё pёrdorimin e ndihmesave tё BE). I dyti njeri mё i pasur i Vendit, mё 2012 Babiš themeloi partinё antisistem Ano (Po, pёr tё qёnё mё mirё) qё, nё zgjedhjet parlamentare tё vitit 2017, mori 30 % tё votave. Pёr kёtё arsye, edhe se ёshtё i shkarkuar, mbetet vendimtar pёr drejtpeshimet e Vendit. Por a ёshtё vёrtetё Trump-i vёndas, siç e pёrcaktojnё ? “Jo, Trump-i ёshtё mё i marrё” pёrgjigjet Martin Weiss, analisti politik i sё pёrjavёshmes Echo. “Do t’a krahasonja mё shumё me Silvio Berluskonin : si ai (nё ndryshim nga Trump-i) ёshtё njё sipёrmarrёs pragmatik qё nuk nxit urrejtjen pёr grupe tё tёra njerёzish“. Edhe ambasadori Amati jep nje hapje besueshmёrie kundrejt Babišit : “Kujdes mos e shtyni nё njё qoshe, duke e nxitur tё marrё qёndrime shumё kombёtariste dhe sovraniste”. Megjithatё, edhe se nuk i pёlqejnё institucionet e bashkёsisё, ёshtё e vёshtirё qё Babiši tё pёrfundojё nё njё rravgim shumё populist. Edhe sepse nuk i leverdis, duke parё interesat e mёdha qё ka nё Gjermani, ku ka investuar nё toka bujqёsore”.

BE mbetet mortja e çekёve, edhe se kanё pёrfituar bollshёm nga fondet evropiane. Tani nuk duan tё dijnё mbi planin e shpёrndarjes sё mёrgimtarёve, qё megjithatё parashikon pritjen e rreth njёmijё vetёve. “Mё mirё tё heqim dorё nga financimet evropiane se tё fusim mёrgimtarёt tek ne”, ka gёrthitur presidenti Zeman. E ardhur nga Lindja skajore, era e populizmit ka filluar tё fryjё edhe nё Republikёn çeke, qё rrezikon “ tё rrёshqasё nё drejtimin e Hungarisё e tё Polonisё”, po tё pёrdorim fjalёt e Jiri Pehe, ish kёshilltar politik i Vaclav Havelit.

Por nёse Vendi merr kёtё rravgim, a nuk ёshtё rreziku qё tё ndikohet edhe rritja ekonomike? “Sigurisht” i pёrgjigjet Panoramёs drejtuesi i partisё sё piratёve, Ivan Banoš, ndёrsa nё zyrёn e tij nё Parlament pregatitet tё shkojё nё njё drekё tё organizuar nё ambasadёn italiane. “Nacionalisti polak Jaroslav Kaczynski dhe kryeministri hungarez Viktor Orbán nuk pёrfaqёsojnё ideologjinё nga e cila duhet tё frymёzohet Republika çeke”.  Pirati, qё vetёquhet njё liberal europeist kritik, megjithatё mbron Vendin e vet : “Pёr temёn e emigrantёve qeveria ka bёrё detyrёn e saj : ka çuar ushtarё dhe ndihma. Tani pёrparёsia ёshtё tё pengohet hyrja nё zonёn Schengen e njerёzve tё paidentifikueshёm”.

Pёr biznesmenёt  problemi i vёrtetё ёshtё mangёsia e fuqisё puntore. Njё gjё paradoksale pёr njё Vend qё nuk don emigrantё. Nё zonёn e Pragёs treguesi i papunёsisё ёshtё baraz me zero” shpjegon Giuseppe Giordo. Sfida e vёrtetё ёshtё  tё punёsosh e tё arrish t’a mbash personelin nё ndёrmarrje. Ja sepse njё nga levat mё tё mёdha ёshtё shtimi i rrogave, qё janё shumё mё t’ulta se nё Itali”. Vёrteton ambasadori Amati : “Kuadri makroekonomik ёshtё ngjyrё trёndafili. Megjithatё ka mbytje strukturore : vartёsi nga ekonomia gjermane, e tepruar sidomos nё sektorin automobilistik e tё makinerive, mungesё tё theksuar tё fuqisё puntore, qё ndalon rritjen e mёtejshme”. Jo mё kot, sipёrmarrja bergamaske Brembo, e specializuar pёr impiantet e frenimit u shtrёngua tё shpёrngulё nё Poloni disa linja prodhimi nga Republika Ҫeke. ( Marrё nga “PANORAMA” 18 janar 2018 – E pёrktheu Eugjen Merlika)

Filed Under: Politike Tagged With: E EVROPЁS, REPUBLIKA ҪEKE ZVICRA INDUSTRIALE, SI PO BЁHET

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 491
  • 492
  • 493
  • 494
  • 495
  • …
  • 668
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • THEMELIMI I “ALBLIBRIS” – LIBRI SHQIP NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • Dy kryeqytete, një komb
  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT