• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DELEGACIONI I VATRËS NË TIRANË

November 23, 2014 by dgreca

Kryetari i VATRËs dr. Gjon Bucaj i dhuroi Qendrës Botërore Bektashiane në Tiranë një fotografi të zmadhuar në kornizë të klerikëve të të gjitha besime fetare, pjesmarrës në 100 vjetorin e Federatës Panshqiptare në Amerikës/
* Të Hënën delegacioni do të ketë takime me Komitetin Musliman Shqiptar dhe Kishën Katolike,do të ejtë ceremonia e dekorimit të Martirëve në Presidencë, pritje në Bashkinë e Tiranës, takim me dr. Sali Berishën dhe veprimtari të tjera/
NGA CEZAR NDREU/ TIRANË/
Një delegacion i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, po qëndron në Kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Delegacioni kryesohet nga kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, zv/kryetari Agim Rexhaj me zonjën Laura, sekretarja e Vatrës Nazo Veliu, anëtari i këshillit të Vatrës Cezar Ndreu, sekretari i degës së Vatrës në Ëashington Eduard Bucaj e të tjerë.
Gjatë ditës së dielë, 23 nëntor 2014, delegacioni u prit në Kryegjyshatën Botërore nga Baba Mondi, i cili u uroi mirëseardhjen dhe e përgëzoi Vatrën për punën e madhe që ajo vazhdon të bëjë prej 102 vitesh për cështjen Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Dr. Gjon Bucaj, falenderoi për pritjen e përzemërt dhe tregoi për veprimtarinë Kombëtare të Vatrës në misionin e saj të përhershëm historik. Pasi informoi për qëllimin e vizitës në Tiranë të delegacionit, i cili do të jetë i pranishëm për ceremoninë që organizohet të Hënën me 24 Nëntor në Presidencë, ku presidenti do të dekoroi pas vdekjes Martirët e Vatrës, si dhe zv/kryetarin e tanishëm Agim Rexhaj, z. Bucaj tha se për Vatrën, është amaneti i themelusve për forcimin e bashkëjetesës fetare. Ai tregoi konkretisht për ritin që përdor Vatra në cdo festim të Pavarësisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, ku janë të pranishëm të gjithë klerikët e besimeve fetare dhe bekojnë festat kombëtare sipas një kalendari të përvitshëm . Po ashtu, dr. Bucaj, iu referua shembullit të shkëlqyer që dhanë klerikët shqiptarë në Amerikë dhe ata të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, që ishin të pranishëm në 100 vjetorin e Vatrës. Prania e klerikëve në Konferencën Shkencore Historike të Vatrës dhe në darkën solemne të 29 Prillit 2012, ku nën drejtimin e priftit atdhetar Arbëresh, Antonio Beluschi, bekuan shqip. Pikërisht fotografinë simbolike të asaj nate, kryetari Bucaj, ia dhuroi Teqesë Botërore me qendër në Tiranë, ndërsa nesër do t’ia dhuroi Katedrales Katolike dhe Komunitetit Islam Shqiptar. Baba Mondi falenderoi dr. Bucaj, dhe shoqërusit e tij për këtë dhuratë tepër simbolike, që me praninë e saj në mjediset e qendrës botërore Bektashiane do të përcjellë atë përvojë që Vatranët e ruajnë për 102 vite.
I pranishëm në vizitën e delegacionit shqiptar ish dhe Kryetari i Komitetit Shtetëror të Kulteve, z. Rasim Hasani si dhe biznesmeni Kadri Morina.

Filed Under: Vatra Tagged With: ÇEZAR NDREU!, DELEGACIONI I VATRËS, ne Tirane

PRESIDENTI I REPUBLIKËS DO TË DEKOROJË MARTIRËT E FEDERATËS “VATRA”

November 19, 2014 by dgreca

* Do të dekorohen : Aqif Përmeti, Bahri Omari, Kolë Tromara, Kristo Kirka, Koco Kota, Aqile Tasi, Kolë Rodhja, Ali Kuci, Faslli Frashëri, Kristo Floqi, Andon Frashëri, dhe Halit Qyteza./
* Njoftohen të afërmit që janë në Shqipëri t’i bashkohen ceremonisë /
* Fati i martireve te Vatres te pushkatuar, burgosur, internuar nga Enver Hoxha, duhet t’i bejne qe te reflektojne nostalgjiket qe dalin me portretet e Enver Hoxhes ne sheshe e mitingje!
Mos i fyeni martiret!/
* Po atë ditë do të dekorohet edhe zv/ Kryetari i Vatrës, Agim Rexhaj./
Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, është njoftuar se me 24 Nëntor në orën 5 pasdite, në prag të 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Festës së Flamurit Kombëtar, në Presidencë do të organizohet ceremonia e dekorimit të Martirëve të Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”.
Propozimet për martirët janë bërë nga Kryesia e Vatrës dhe janë miratuar nga Këshilli i saj.
Dekorimi është një vleërsim i vonuar, dy dekada pas rrëzimit të diktaturës komuniste. Vatranët martire, të prirur nga idealet Kombëtare, lanë Amerikën dhe shkuan t’i shërbejnë Shqipërisë; shkuan të bënin Shqipërinë. Shpërblimi nga Qeveria Komuniste për idelaizmin e tyre ishin prangat dhe plumbat, ishin qelite dhe kampet e internimit!
Ky dekorim, edhe pse i vonuar, është vlerërsim për kauzën atdhetare të Vatranëve, që i kanë bërë shërbime të cmuara Kombit, pa kursyer as jetën, sic bënë martirët vatranë!
Pse i ka propozuar VATRA për dekorim martirët e saj? Në pak rreshta jepet gjithcka:
M A R T I R Ë T E “V A T R Ë S”
të cilët diktatura komuniste, në vend të nderimit, i ndëshkoi me plumba, i internoi dhe i burgosi, ata dhe bijtë e tyre:
AQIF PERMETI, menaxher i “Diellit”, komandanti që i stërviti në Neë England dhe udhëhoqi Trupat Vullnetare të “Vatrës” në Shqipëri më 1920, nuk u kthye më në Amerikë, por qëndroi për t’i shërbyer Atdheut. Në vend të nderimit, komunistët e pushkatuan.
BAHRI OMARI, editor i “Diellit”, deputet i Parlamentit, Ministër i Jashtëm. U çua para skuadrës së pushkatimit, edhe pse nuk iu provua asnjë lloj krimi a faji.
KOLË TROMARA, sekretari i Besa-Besën dhe kryetar i Vatrës, nuk pranoi që të kthehej me shpinë nga skuadra e pushkatimit, duke treguar shpirtin e pamposhtur të vatranit.
KRISTO KIRKA, ish kryetar i Besa-Besën, menaxheri i parë i “Diellit”, pasi u bë pronë e Vatrës më 1912, kryetari i degës nr 1 të Vatrës në Boston, konsull nderi i Shqipërisë në Boston dhe Neë York, deputeti i Korçës, ish nënprefekt i Himarës dhe Bilishtit, kryetari i fundit i Bashkisë së Korçës, para se të vinin në pushtet komunistët. Vdiq si martir në burgun e Burrelit. Trupi nuk iu kthye familjes.
KOÇO KOTTA, bashëthemelues i “Vatrës”, i pranishëm në të gjitha mbledhjet e komisionit themelues, kryeministër i Shqipërisë për 3 vjet, vdiq nën tortura të egra në burgun e Burrelit.
AQILE TASI, 8 vjet zyrtar i Vatrës, ish kryetar i saj dhe editor i gazetës “Dielli”. U burgos, u torturua dhe u shua në burgun e Burrelit.
KOLË RODHJA, vatran i dimrit dhe beharit, ish editor i “Dielli” dhe bashkëpuntor i themeluesavet. U torturua dhe vdiq në burgun e Burrelit.
ALI KUÇI, aktivist i dalluar, i prini fushatës”Përshpëtimin e Shqipërisë”, qëorganizoi “Vatra” me 1917-1919. Iu pre jetagjatëtorturavenëhetuesi.
FASLLI FRASHËRI, veprimtar i Vatrës, nacionalist i shquar, i internuar në Ventotene nga italianët, luftëtar i lirisë, u dënua me pushkatim dhe u ekzekutua nga komunistët.
KRISTO FLOQi, bashkëthemelues i Vatrës dhe editor i Diellit. Veprimtar i shquar i Pavarësisë;poet, dramaturg, studiues, publicist i njohur. U arrestua dhe u burgos nga regjimi komunist dhe mandej vdiq në mjerim te madh, ndersa te birin ia internuan.
ANDON FRASHËRI, veprimtar i Vatrës, sekretar i saj, gazetar dhe nëndrejtor i Diellit. Atdhetar, shkrimtar, përkthyes, pedagog i Liceut të Korçës. U burgos nga regjimi komunist dhe u persekutua familjarisht mbasi doli nga burgu.
HALIT QYTEZA, aktivist i dalluar i “Vatrës”, dha shumër rekord prej $6000 për uhanë kombëtare. U dënua me 20 vjet burg në Korçë në vitin 1945, i vëllai Qamili u pushkatue, familja e madhe e tij u shpronësua dhe u internue.
Shënim: Në ceremoninë e dekorimeve kryetarin e Vatrës do ta shoqërojë zv/ Kryetari Agim Rexhaj, sekretarja Nazo Veliu si dhe anëtarë ët Këshillit.
Zoti Agim Rexhaj do ët dekorohet për veprimtarinë e tij të përkushtuar si veprimatr i dalluar i komunitetit shqiptar, si vatran, si drejtues i Vatrës dhe organizatave e shoqatave ët tjera që kanë vepruar në Diaspoërn e Amerikës.
Hollësitë për ceremononë dhe veprimtarinë e secilit ët dekoruar do t’i sjellim pas organizimit të saj në Tiranë.
Fati i martireve te Vatres te pushkatuar, burgosur, internuar nga Enver Hoxha, duhet t’i bejne qe te reflektojne ata qe dalim me portretet e Enver Hoxhes ne sheshe e mitingje!
Mos i fyeni martiret!

Filed Under: Vatra Tagged With: do et dekorohen, Martiret e Vatres, nga Presidenti

NISI ME $ 13,150 FUSHATA E VATRËS

November 9, 2014 by dgreca

FUSHATA VAZHDON DHE DO TE PERFSHIHET CDO VATRAN/
Të Shtunën me 8 nëntor 2014, në Shtëpinë e Vatrës, nisi fushata për mbledhjen e fondeve që do të shërbejnë për arkivin, bibliotekën dhe moblimin e zyrave të Vatrës.
Fushata nisi në mbledhjen e Këshillit të Vatrës nën drejtimin e kryetarit dr.Gjon Bucaj.
Pasi z. Bucaj informoi për masat që ishin marrë për realizimin e veprimtarive me rastin Ditës së Flamurit, shtroi kërkesën e editorit për një mbështetje në realizimin e numrit special të 28 Nëntorit të DIELLIT, bëri thirrje që të gjithë duhet ta mbështesin editorin, që nga kryesia, Këshilli e deri tek anëtarësia e Vatrës.Ai vecoi kontributin e z. Uka Gjonbalaj.
Kryetari i Vatrës përmendi gjatë këtij takimi edhe intervisten që anëtari i këshillit të Vatrës, Ramiz Mujaj, i kishte marrë At Nikolla Markut priftin që shërben në Kishën e “Shën Mërisë” në Elbasan dhe e trajtoi me detaje gjendjen dhe rolin e kësaj kishe.
Më pas u diskutua për fushatën për mbledhjen e fondeve. Vatra ka një përvojë të gjatë në organizimin e fushatave, fillimisht për Kombin, dhe vonë për mbijetesen e vet. Janë të njohura fushatat për “Shpëtimin e Shqipërisë”, që pat nisë me 3 Qershor 1917,ku u mblodhën 150 mijë dollarë, Fushata për “Huanë Kombëtare” 1920-21, ku u mblodhën më shumë se 197 mijë dollarë. Po ashtu janë organizuar fushatat më pas si ato të pas Luftës së Dytë Botërore për të ndihmuar popullin shqiptar të dëmtuar nga lufta me anë të Kryqit të Kuq etj.
Po me ndihmën e fushatave fondmbledhëse nën drejtimin e z. Agim Karagjozi, Vatra ka sot Shtëpinë e saj trekatëshe(të siguruar nga z. Zuhdi Karagjozi), e cila ka kontributin e shumë vatranëve( Zef Balaj, Ibrahim Kolari, Sejdi Hysenaj, vëllezërit Bitici, Arjan Myrtaj, Agim dhe Ramiz Mujaj, Ahmet Hoti,Zef Pernocaj dhe shumë të tjerë)…. dhe së fundi u rikonstruktua falas nga z. Rrustem Gecaj.
Për drejtimin e fushatës u ngrit një Komision, i cili do të merret me mbledhjene fondeve dhe pas tij, një komision tjetër do të merret me projektin e Bibliotekës, Arkivit dhe moblimin e zyrave.
Fushata, e cila sapo nisi të Shtunën, do të vazhdojë edhe për të ardhmen. Anëtari i këshillit të Vatrës, vatrani Sabit Bytyci, do të organizojë në restorantin e tij një darkë për mbledhjen e fondeve.

Kontributet e mbledhura deri tani janë :

1- Bedri Lita – $ 3000
2- Mehmet Kadrija $1000
3-Skënder Murtezani $550
4- Agim Rexhaj $500
5- Asllan Bushati $500
6-Mithat Gashi $ 500
7-Agim Alickaj $ 500
8- Albert Perndocaj $500
9-Fatos Mucho $ 500
10- Merdjan Hysen $500
11- Marjan Cubi $ 500
12-Uka Gjonbalaj $ 300
13- Ahmet Giafo $ 300
14-Ibrahim Kolari $ 300
15- Leke Gojcaj $ 200
16- Dalip Greca $ 200
17- Ramiz Mujaj $ 200
18- Adem Cukaj $ 200
19- Ahmet Hoti $ 500
20- Ndrece Gjergji $ 100

****
1- Nexhat Kaliqi $ 1000
2- Gjon Bucaj $ 500
3- Ismer Mjeku $ 300
4- Syle Lajci $ 200
5- Idriz Lamaj $200
6- Halil Mula $ 100
Kryetari i Vatres dr. Gjon Bucaj, i falenderoi kontribuesit dhe se në këtë fushatë do ët përfshihet cdo vatran sipas mudnësisë që ka. Ai porositi degët që edhe ato në ëprvojën e Vatrës në vite, ta organizojnë fushatën paarlelisht.
Dr. Bucaj shprehu falenderime edhe për tre kontributorët e më parshëm, që i patën nisë dhurimet para fillimit të fushatës:
1- Cezar Ndreu, që investoi rreth 2 mijë dollarë për redaksinë e Diellit për kompjutera dhe print.
2- Ahmet Hoti, për dërgimin e $ 500
3- Ndrecë Gjergji $ 100

Filed Under: Vatra Tagged With: 150, FUSHATA E VATRES, NISI ME $ 13

DR. NAIL DRAGA, DREJTOR I QENDRËS KULTURORE NË ULQIN VIZITOI FEDERATËN VATRA

November 9, 2014 by dgreca

Të Shtunën me 8 nëntor 2014, Dr. Nail Draga, drejtor i Qendrës Kulturore në Ulqin, vizitoi VATRËN. Z. Draga shoqërohej nga kryetari i Shoqatës “Ana e Malit” Ismet Kurti dhe gazetari Beqir Sina.
Stdiuesi dhe shkrimtari Nail Draga, u prit nga Editori i Diellit, Dalip Greca. Ai e prezantoi mysafirin me historinë 102 vjecare të VATRË-s dhe 105 vitet e publikimit të Gazetës më të vjetër të Botës Shqiptare Dielli.
Z. Draga u njoh edhe me ekspozitën fotografike”100 vitet e Vatrës” si dhe me disa prej ekzemplarëve të arkivit, si dhe botimet origjinale të veprave të Nolit dhe Konicës.
Mysafiri, Dr. Nail Draga dhuroi për bibliotekën e VATRËS librin e tij”Intelektuali dhe Paragjykimet” si dhe kopje të revistës”Lemba”, revistë shkencore, kulturore e artistike, që botohet nga art Club Ulqin nën drejtimin e tij.

***
Dr. Nail Draga po të Shtunën ishte i ftuar edhe në studion e Televizionit Kultura Shqiptare të z. Adem Belliu, ku dha një intervistë për teleshukuesit e këtij televizioni. Z. Draga u intervistua nga gazetari Beqir Sina.
***
Sipas infromacioneve që ka gazeta Dielli dr. Nail Draga bëri edhe një vizitë në shkollën Shqipe në Bronx-NY, ku u prit nga themeluesi i kësaj shkolle, z. Gjergj Dedvukaj, nga drejtori i shkollës Mustafe Qosja dhe ekipi i mësuesve.
***
Po ashtu dr. Nail Draga ishte për vizitë edhe ne Shkollën Shqipe në Manhattan, ku pritën nga bashkshortët, drejtues të kë saj shkolle, Qemal dhe Kozeta Zylo. Mysafiri shoqërohej nga z. Ismet Kurti dhe Dr.Sabina Osmanovic.
Mysafirët vizituan shkollën shqipe dhe bashkë biseduan me më suesit dhe nxënësit.
***
KUSH Ë SHTË Dr. NAIL DRAGA?
Nail Draga ka lindur në vitin 1957 në Draginë (Ana e Malit) Komuna e Ulqinit, është gjeograf shqiptar.
Nail Draga Dr., në vendlindje ka kryer shkollën fillore gjegjësisht në Katërkollë(1972), të mesmën-gjimnazin në Ulqin(1976), ndërsa ka studiuar gjeografinë në FSHMN në Universitetin e Prishtinës (1976-1980). Nail Draga punuar në Unversitetin e Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, Dega e gjeografisë, fillimisht si asistent e më pas ligjerues(1983-1998). Studimet pasuniversitare i ka përfunduar në Universitetin e Zagrebit ku edhe ka magjistruar(1988). Disertacionin e doktoranturës e ka mbrojtur në Universitetin e Tiranës në vitin 1999. Ka qenë në dy mandate drejtor i shkollës “Bedri Elezaga” në Katërkollë-Ulqin(1998-2003, 2007-2011).
Nga 31.10.2011 është drejtor i Qendrës Kulturore në Ulqin.
Dr. Nail Draga është autor këtyre librave:
1.Shqiptarët në Mal të Zi, Art Club,Ulqin, 1994,
2.Albanci u Crnoj Gori, Art Club, Ulcinj, 1995,
3.Gjurmë gjeografike, Art Club,Ulqin 1997,
4.Komente dhe opinione, Art Club, Ulqin, 1999,
5.Shpalime gjeografike, Art Club,Ulqin, 2001,
6.Meditime për identitetin, Art Club,Ulqin, 2005,
7.Kultura dhe shoqëria civile, Art Club, Ulqin, 2009
8.Intelektuali dhe paragjykimet,Art Club, Ulqin, 2013
Dr. Nail Draga ka marrë pjesë në shumë takime, tribuna, sesione, simpoziume dhe konferenca të ndryshme shkencore, nga fusha e gjeografisë, etnologjisë, historisë, ekologjisë dhe çështjeve të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit.
Ka qenë anëtar i Këshillit të përgjithshëm të arsimit(2003-2008), subjektit me të lartë arsimor në Mal të Zi. Me ftesë të kongresmenit Tom Lantosh, me datën 30.10.2003, në Kongresin Amerikan në Uashington ka dëshmuar në një seancë degjimore në lidhje me Poziten dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi. Ka marrë pjesë në takime të ndryshme shkencore në vend dhe në botën e jashtme me kumtesa nga fusha e gjeografisë[1].
Deri më tash ka botuar rreth 300 artikuj, studime, recensione, vështrime dhe komente nga fusha e gjeografsië dhe e publicistikës, në botime të veçanta, revista dhe gazeta te ndryshme në hapësirën shqiptare dhe më gjerë.[2]
Dr. Draga është një nder themeluesit e Shoqatës së Artisteve dhe Intelektualeve ART CLUB[3] (28.12.1990) në Ulqin si dhe president saj nga viti 1995-2002. Është themelues dhe kryeredaktor i revistës LEMBA (shkencë, kulturë, art) nga viti 1998. Po ashtu edhe redaktor dhe recenzentë i botimeve të ndryshme ne edicionin e botimeve të Art Club-it.Udhëheqes dhe organizator i shumë veprimtarive shkencore, kulturore dhe artistike. Gjithashtu merret edhe me publicistikë.

Filed Under: Vatra Tagged With: DR. NAIL DRAGA, DREJTOR I QENDRËS, FEDERATËN VATRA, kulturore, NË ULQIN VIZITOI

Na shkruajne nga Gjirokastra-KERKOJME TE AFERMIT TANE NE AMERIKE!

November 8, 2014 by dgreca

Jam Bashkim Çani nga qyteti i Gjirokastres nga Shqiperia. Ne nje artikull te gazetes lexuam se midis kontribuesve te tjere per Kontributet e Çeshtjes Kombetare ne vitin 1917 jane edhe Azis Roqi dhe Bilal Roqi.
Azis Roqi dhe Bilal Roqi jane te afermit tane, por per arsye te sistemit komunist ne jemi shkeputur dhe nuk kemi mundur dot te lidhemi me pasardhesit e tyre.
Ne duam te lidhim kontakte me trashegimtaret e Bilal Roqit. Femijet e Bilal Roqit jane Nebahet Roqi, Ali Roqi, Shevqet Roqi.
Dime qe Nebahet Roqi eshte martuar dhe mban mbiemrin Kazimi.
Nese mundeni, ju lutemi te na ndihmoni me nje adrese te trashegimtareve te Bilal Roqit, per arsye familjare qe jane ne interes te tyre.
Adresa jone eshte: Bashkim Çani
Lagjja: “Dunavat i pare”
Gjirokaster
Albania
Numer telefoni: +355684282993
E-mail: valtercani357@yahoo.com
Me respekt

Bashkim Çani

Filed Under: Vatra Tagged With: Bashkim Cani, KERKOJME TE AFERMIT TANE NE AMERIKE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 125
  • 126
  • 127
  • 128
  • 129
  • …
  • 150
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT