• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FEDERATA “VATRA” I PROPOZON Z. MARK GJONAJ T’I PRIJE NJE DELEGACIONI SHQIPTAR PER NE MAL TE ZI

April 12, 2014 by dgreca

Hon. Mark Gjonaj /

NYS Assembly – Albany/

Dear Assemblyman Mark Gjonaj,/

The Albanians in the Republic of Montenegro continue to face persecution by the government authorities simply because they are Albanians. The political, social, and economic conditions are designed to make life difficult for the Albanians in Montenegro –with the continued intention to force Albanians to leave their homeland. The net result of this calculated plan is called slow ethnic cleansing; today there are more Albanians from Montenegro in Detroit than in Montenegro.

As you know, when Montenegro’s Prime Minister, Milo Gjukanoviq, visited Washington, the Pan-Albanian Federation of America-VATRA fully supported the protest that was held in Washington by the Albanian-American Organizations on April 8, 2014.

To take our joint effort a step further, The Pan-Albanian Federation of America-VATRA proposes that you lead an Albanian-American delegation to the U.S. Embassy in Podgorica to express our concerns about the plight of the Albanian people in Montenegro and recommend actionable steps to improve their fundamental rights.  VATRA will be happy to join the delegation.

For the Board of Directors,

Dr. Gjon Buçaj,

President

New York, April 11, 2014

Filed Under: Vatra Tagged With: Dear Assemblyman Mark Gjonaj, dr. Gjon Bucaj, Hon. Mark Gjonaj, Vatra

KRYETARI I VATRES I SHKRUAN Z. ALFONS GRISHAJ

April 12, 2014 by dgreca

10 prill 2014/

Z. Alfons Grishaj/

Kryetar i Keshillit te Deges së VATRËS /

Michigan/

I dashtun Alfons,/

Ju keni përgatitë për nesër mbledhjen vjetore të degës së Vatrës, ku do të kisha pasë deshirë të madhe që t’ishem prezent, me ju urue sukeses, tue ju shtërngue dorën të gjithëvet.

Por, në pamundësi për të plotësue këtë deshirë, me anë të kësaj letre po ju përgëzoj, n’emën tim dhe të antarëve të Kryesisë, për sukseset e deritashme në aktivitetet tueja, si në përmbushjen e obligimevet ndaj organizatës sonë të përbashkët, ashtu edhe në aktivitete me vlerë kombëtare në komunitetin shqiptar në Michigan. Ju keni tregue gjallni në këto dy drejtime, tue ndjekë gjithmonë parimet e Vatrës, dhe tue pasë objektiv përforcimin e kësaj Federate për t’i shërbye sa ma mirë e ma me dobi çashtjes kombëtare.

Jam i sigurtë se mbledhja e juej do të zhvillohet në frymën e bashkëpunimt të sinqertë e konstruktiv, me synim drejt sukseseve të reja në përforcimin dhe zghanimin e Degës, që të losi rrol gjithënji e ma të frytshëm në komunitetin e gjanë shqiptar në atë shtet, si pjesë e kësaj organizate me nji të kalueme të lavdishme dhe me nji të ardhme shumë premtuese.

Po shfrytëzoj këtë rast t’ju njoftoj se asht afrue të bahet realitet hapja e nji dege të Vatrës në Hartford, Connecticut, ku pritet se do të antarësohen shumë shqiptarë të asaj zone, me rastin e nji aktiviteti kulturor këtë të djelë.

Ju uroj përzemërsisht punë të mbarë dhe kohë të kandëshme!

Për Kryesinë,

Gjon Buçaj,

Kryetar

Filed Under: Vatra

Shtëpia e Vatrës me pamje të re – Rustem Gecaj kreu rikonstriumin e saj

April 7, 2014 by dgreca

Rrustem Gecaj:“ VATRA është një vlerë e madhe kombëtare , është ajo që më ndryshoi mua botëkuptimin tim – për të ditur atdhe-dashurinë dhe patriotizimin shqiptarë, se çfarë është në mërgim”/

Nga BEQIR SINA, New York/

BRONX NEW YORK : Vjetërsia e Vatrës dhe vendndodhja, e saj , materiali i vyer-arkivor mbi 100 vjeçar, i cili gjendet brenda atyre “katër mureve”, pra Shtëpia e Vatrës , dëshmohet në punën e madhe dhe të paçmuar – vlerat kombëtare, që ka futur ajo për të “mobiluar” historinë e saj – të kësaj shoqate famëmadhe , dhe fatlume, për ne shqiptarët e Amerikës, krenaria jonë kombëtare.Me moshë që daton nga fillimi i shekullit të kaluar(Shekullit XX – 26 Prill 1912) emri i saj i shenjtë VATRA, Federata PanShqiptare e Amerikës, u bë në vite një vend frymëzimi që inspiroi me dekada të tëra të gjithë shqiptarët e Amerikës. Ajo që e cila i ngrohu ata me frymën patriotike, dhe mbajti gjallë këtë ndjenjë shqiptarie, që gëzojmë ne sot, deri në ditën e sotme – edhe 102 vjet mbas krijimit të saj – e cila përkon gjashtë muaj më parë se të shpallej edhe pavarësia e Shqipërisë, pra duke u bërë kështu para-rendese e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 2012.   Ajo gjatë gjithë veprimtarisë së saj – në Amerikë, me punën dhe veprën kolosale që ka bërë arriti të frymëzojë shumë figura të shquara kombëtare, të cilat më pasë u rradhitën e panteonin e atdhedashurisë e patriotizmit shqiptarë, siç janë drejtuesit e saj prej themeluuesve Konicës e Nolit, deri tek Karagjozi, dhe Buçaj në ditët e sotme.

Rrustem Geci, një veprimtari i njohur i komunitetit shqiptarë në SHBA, thotë se :”VATRA , për të, është një vlerë e madhe kombëtare , është ajo që më ndryshoi mua botëkuptimin tim – për të ditur atdhe-dashurinë dhe patriotizimin shqiptarë, se çfarë është në mërgim”, ku afro tre dakada më parë ai emigroi në SHBA, nga Kosova.

Shtëpia e Vatrës me pamje të re – Rustem Gecaj kreu rikonstriumin e saj duke iu uruar “E gëzofshim së bashku “Shtëpinë e Re të Vatrës”

Këtë vendim falë bujarisë së tij, ai e kishte marrë si një zotim –  kishte dhënë një fjalë , si i themi ne shqiptarët; “fjalë burrash”, qysh më 22 shtator 2013, gjatë një vizite që bëri në Shtëpinë e Vatrës së bashku me ish Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj – kryetarin e AAK-së, se : “Vatrës i takon një shtëpi më dinjitoze, më e bollshme, sa më shumë funksionale, për t’i dhënë hapësirë më shumë kësaj Shtëpie, ku brenda saj ruhet si margaritarët tonë kombëtar, pjesët e historisë së Vatrës – e cila, e ka zanafillën e saj me shqiptarët e Amerikës”, ishte shprehur ai dhe po aty kishte shtuar se do të hapte ashti si nga hera- zemrën dhe kuletën, për të ia ndryshuar pamjen e kësaj Shtëpie.

“Unë do ta marr përsipër që t’a bëj! Unë do t’a rinovoj Shtëpinë e Vatrës! me shpenzimet e mija dhe puntorët e mi,” u tha publikisht nga Vatra në njoftimin e saj gjatë një darke, që shtroi për nder të Presidentit të Shqipërisë z. Bujar Nishani, se kishte deklaruar pikërishtë vetë z. Rrustem Gecaj para bashkëatdhetarve të tij.

Gazeta Dielli online shkruajti këtë fund javë se  :”Të shtunën me 5 prill 2014, z. Rrustem Gecaj, në prani të Këshillit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, i dorëzoi celësat kryetarit Gjon Bucaj. Ndërkohë, që Kryetari i Vatrës e falenderoi z. Rrustem Gecaj, biznesmen i njohur për dhurime e mbështetje të çështjes Kombëtare,-( njëkohësisht ai është edhe anëtar i këshillit të Vatrës),për këtë dhuratë që u bëri vatranëve dhe komunitetit shqiptar.

Ndërkohë, Dielli sqaron se puna për rinovimin e ndërtesës nisi në fillim të muajit Mars 2014 dhe vazhdoi për një muaj. Rinovimi i katit të parë thuhet se ishte tërsor dhe preku edhe sistemin elektrik, atë hidraulik, u rrëzuan muret, u vu shitrak, u bë plastër,  u zhvendosen tubacionet, u shtruan dyshemetë, u ndërhy në sistemin e ngrohejes, në atë elektrik etj. Çdo ditë, sipas Diellit, punuan 5-7 dhe më shumë punëtorë, përveç specialistëve hidraulikë e elektrikë. Riparimi përfshiu edhe mjediset e jashtme të dy kateve të sipërme dhe bejzmentin. Vetë zoti Gecaj, shkruan kjo gazetë i udhëhoqi punimet duke ardhur çdo ditë në Shtëpinë e Vatrës së bashku me djalin , Avniun. Janë shpenzuar me dhjetëra mijëra dollarë, por z. Gecaj nuk jep shifra. Ai jo vetëm pagoi punëtorët dhe specialistët për një muaj, por të gjitha materialet i bleu vetë. Puna u bë me cilësi, sipas kryesisë së Vatrës.

“I kam bërë si për shtëpinë time, citohet të ketë thënë zoti Gecaj,  Vatra, është shtëpia e të gjithë Shqiptarëve”, tha ai për Diellin.

Kurse, Ganiu, që drejtoi punimet, thotë për Diellin se ndjehej i gëzuar që pronari, i kompanisë së tij zoti Rrustem Geci, mbeti shumë i kënaqur nga cilësia e punës. Porosia, që na pat dhënë ai shtonë Ganiu, një puntor i kompanisë së tij, ishte e prerë:-“Djema, bëni punë si në shtëpinë time, si në shtëpitë tuaja. E dua me cilësi gjithçka.” Në fakt , shton Ganiu, na doli shumë punë, sidomos në shtrimin e floorit. Materiali ishte i kalbur. Na u desh që të hiqnim deri dhe trarët.Por, gjithësei jemi të kënaqur, që puna na doli shkëlqyshëm.

Duke iu referuar gazetës Dielli online, thuhet se kryetari Bucaj – tregoi historinë e Shtëpisë së Vatrës, e cila është blerë me kursimet e vatranëve ndër vite. Ai përmendi kontributin që patën dhënë viteve të shkuara një grup vatranësh në rinovimin e ndërtesës. Ndërsa atëhere grupi që mori përsipër rinovimin, i prirur nga Kryesia e Vatrës dhe Kryetari Karagjozi, ishte me pjesmarrës të  shumtë, si Zef Balaj, Arjan Myrtaj, Ibrahim Kolari, Sejdi Hysenaj, Ahmet Hoti, vëllezërit Zabit dhe Sejdi Bytyci, Zef Perndocaj, Jonuz Ndreu, e shumë të tjerë, ndërkohë, që këtë herë rinovuesi ishte vetëm një, dhe ai është Rrustem Gecaj nga Kosova.

Në këtë shkrim editori i Diellit, shkruan se Kryeatri i Vatrës Dr. Gjona Buçaj, në emër të tij dhe vatranëve tha se :”E falenderojmë për këtë bujari që anëtari i Këshillit të Vatrës – tregoi ndaj nesh dhe vatranët do t’i jenë përherë mirënjohës.Puna që ka bërë z. Rrustem Gecaj, është e një cilësie të lartë, për të cilën flet vetë Shtëpia, që duket si e re -”

Dr. Gjon Buçaj e falenderoi z. Gecaj në emër të vatranëve dhe tha se vatranët nuk do ta harrojnë kurrë këtë dhuratë tepër të vlefshme. Ky kontribut do të shënohet në rekordet e Vatrës 102 vjeçare.

Ndërsa z. Rrustem Gecaj duke i dorëzuar celësat e Shtëpisë së rinovuar në një ceremoni të thjeshtë është shprehur se ndjehej mirë për vlerësimin dhe mirënjohjen e kryetarit të Vatrës dhe gjithë vatranëve duke shtuar se “E bëra se i kisha mundësit”, tha ai. Ta gëzojmë së bashku! Uroj që për një të ardhme jo të largët, të arrijmë që të bëjmë një Qendër shumë herë më të madhe se kjo shtëpi”.

Dielli shkruan se gjatë ditës së Premte, me 4 prill, kishin ardhë për ta falenderuar z. Rrustem Gecaj, kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, i shoqëruar nga zv/kryetari Asllan Bushati, nga anëtari i Bordit të Këshilltarve zoti Zef Përnocaj, dhe editori i Diellit zoti Dalip Greca

Z. Gecaj në ceremoninë simbolike “dorzimin e çelsave” shoqërohej nga djali i tij Avniu dhe z. Rasim Hasanaj, tha se ndjehej i gëzuar që kishte mundur të jepte kontributin e vet për Vatrën Kombëtare dhe shtoi se ndjehej mjaft mirë, që ju vatranët ishin të kënaqur nga puna e tij në rikonstruimin e Shtëpisë së Vatrës duke i dhënë asaj një pajme të re edhe më bashkëkohore.

Ceremoninë simbolike e ndoqi edhe media, TV 21, TV Kultura Shqiptare dhe Gazeta Dielli.

 

Filed Under: Vatra Tagged With: Gjon Bucaj, Rrustem Gecaj, Shtepia e vatres

THIRRJE PER DEMONSTRATE E KRYETARIT TE VATRES!

April 7, 2014 by dgreca

Me daten 5 prill, ne seline e “Vatres”, u mbajt mbledhja e radhes e Keshillit Drejtues. Ne mes tjerash, nji pike me randesi te posaçme ne rendin e dites, ishte demonstrata e thirrun nga shoqatat e shqiptarevet me origjine nga viset shqiptare ne Mal te Zi, per te protestue kunder shkeljes se te drejtavet njerzore dhe kombetare te shqiptarevet qe jetojne ne trojet e veta nen Malin e Zi, nga ana e qeverise se atij shteti, ma keq se ne kohen e komunizmit. Ne mbledhje u miratue unanimisht vendimi i Kryesis i marrun me daten 20 mars qe te perkrahet demonstrata pa rezerva. Demonstrata do te zhvillohet ne Washington para Shpise se Bardhe, diten e marte me 8 prill 2014. Per hollesina te tjera mund te lexoni ne gazeten “Dielli” ne internet: gazetadielli.com, ose mund t’i drejtoheni zotit z/v kryetarit, zotit Asllan Bushati ne tel. (917)669-2082. Autobusat, falas, do të nisen nga disa oika në Staten Island, Brooklzn dhe në Bronx, prej Arthur Avenue, para restaurantit “Giovenni’s”, n’oren 4 të mëngjesit.

Na shqiptaret bashkohemi çdo here kur nji cashtje me randesi kombetare na thërret. Shkelja e vazhdueshme e te drejtave te shqiptarevet ne Mal te Zi asht shume alarmuese. Vatranët kanë qenë gjithmonë në vinë e parë të frontit kur e ka lypë nevoja kombëtare, prandej:

TË GJITHË NË DEMONSTRATE të marten me 8 prill !!!!!!!

Me përshëndetje të përzemerta,

Kryetari I Federates Panshqiptare te Amerikes VATRA

Dr. Gjon Bucaj

 

Filed Under: Vatra Tagged With: e kryetarit te vatres, Gjon Bucaj, Kryetrai i vatres, Ne Washington, per demonstrate, thirrje, Thirrje per demonstraten

VATRA, PJESMARRËSE DHE NJË NGA SPONSORËT E DEMONSTRATËS NË WASHINGTON

April 6, 2014 by dgreca

Një nga pikat e rendit të ditës të Këshillit të Vatrës, organizuar me 5 prill, ishte dhe mbështetja që Federata i jep demonstratës që organizojnë shoqatat dhe fondacionet me origjinë nga trevat shqiptare në Mal të Zi për të dënuar politikën diskriminuse që ndjek prej vitesh Gjukonovici me qeverinë malazeze në drejtim të mohimit të drejtave më elementare të shqiptarëve dhe asimilimit. Në takimet e organizuara nga komisioni i demonstratës Vatra është përfaqësuar me zv/kryetarin e saj z. Asllan Bushati.

Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, tha se kjo demonstratë është shumë e rëndësishme për të drejtat e bashkadhetarëve tanë që jetonë në trojet e veta në Mal të Zi, ku të drejtat e tyre janë nëpërkëmbur dhe asimilimi po rrezikon të ardhmen e shqiptarëve në trojet e veta. Z. Bucaj tha se ky solidaritet i Vatrës  dhe i shumë shoqatave të tjera këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një sinajl edhe për bashkimin e faktorit politik shqiptar në Mal të Zi, i cili me moskordinimin mes vetes kanë ndihmuar asimilimin e shqiptarëve.

Po ashtu dr. Gjon Bucaj, bëri publik, një propozim që i ka bërë anëtarit të Ansamblesë Kombëtare të Shtetit të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj, për t’u vënë në krye të një delegacioni shqiptaro-amerikan, për të organizuar një vizitë në Mal të Zi për të kërkuar të drejtat e shqiptarëve.

Për demonstratën e së martës-8 Prill 2014 në Washington, iu bë thirrje vatranëve në Nju Jork dhe degëve të tjera, vecanërisht asaj në Washington, që të bëhen pjesë e demonstratës.

Në fund të takimit u organizua një fushatë simbolike për të sponsorizuar udhëtimin drejt Washingtonit.

Grupit të vatranëve pjesmarrës në demonstratën e Washingtonit do t’i prijë zv/kryetari i Vatrës, Asllan Bushati.

Të dashur vatranë bëhuni mbështetës të kësaj demonstrate për të mbështetur bashkatdhetarët tanë në Mal të Zi dhe për t’i thënë ndal asimilimit!

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, demonstrata e washingtonit, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 141
  • 142
  • 143
  • 144
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT