- ZOTIMI I SHBA NDAJ EUROPËS: “DEFENDER 21”, STËRVITJE NË KOHË PANDEMIE QË PËRFSHINË 30 MIJË FORCA DHE 27 SHTETE
- Aktivitetet e Defender-Europë 21, fillojnë këtë muaj në Europë, vazhdojnë përgjatë qershorit dhe përshijnë dy dyzina kombesh…
- Shkruan zyra e shtypit e Ushtrisë së SHBA, Europë dhe Afrikë, Visbaden, Gjermani.
Përktheu Shefqet & Herion Kërcelli
16 mars, 2021- Aktivitetet e Defender Europë 21, fillojnë këtë muaj përmes Europës dhe vazhdojnë dhe në qershor.
Në njoftim shkruhet: Ne, Ushtria e SHBA, Europë- Afrikë, mezi po presim që të demonstrojmë vendosmërinë dhe zotimin e SHBA ndaj Europës.
Defender-Europe 21, është një stërvitje ndërkombëtare vjetore e nivelit të lartë, e përbashkët, e planëzuar, me qëllim që të forcojë gatishmërinë strategjike-operative dhe ndërveprimin mes SHBA, aleatëve dhe partnerët e NATO-s, të udhëhequr nga Ushtria e SHBA, Europë -Afrikë.
E ndërtuar mbi suksesin e stërvitjes në fund vitit 2020, Defender-Europe 21, përfshin një numër të madh të kombeve aleate dhe partnere të NATO-s, që zhvillojnë operacione në një zonë më të gjerë se, çfarë ishte planifikuar në 2020.
Më shumë se 30,000 forca ndërkombëtare nga 27 kombe, do të organizojnë operacione afërsisht të njëkohshme,përmes më shumë se 30 zonave të trajnimit në dy dyzina vendesh.
“Ndërsa jemi afërsisht duke monitoruar situatën e COVID, ne kemi vërtetuar që kemi kapacitete të trajnojmë të sigurt këto forca, pamvarësisht pandemisë. Edhe në këtë situatë, kombet tona kanë besim mbi forcat tona, të cilat janë të gatshme të mbrojnë paqen”,- tha Gjeneral Kristofer Kavoli, Komandanti i Ushtrisë të SHBA, Europë- Afrikë.
“Defender-Europë 21, na krijon ne mundësinë më të mirë që të perfeksionojmë veprimet tona mes aleatëve dhe partnerëve tanë, në rajonin strategjikisht të rëndësishëm të Ballkanit dhe Detit të Zi, në mënyrë që kolektivisht, të gatshëm ti përgjigjemi cdo krize që mund të krijohet”.
Këtë vit, Defender-Europë 21, do të përfshijë gjithashtu pjesëmarrjen e shtuar të Forcës Ajrore dhe Marinës së SHBA. Stërvitja, do të shfrytëzojë rrugë kyce tokësore dhe detare që lidhin Europën, Azinë dhe Afrikën. Ajo, do të inkorporojë kapacitete të reja edhe më të shtrenjta, duke përfshirë mjetet e mbrojtes nga ajri dhe municioneve[predhave], gjithashtu edhe asete nga Brigadat Ndihmëse të Forcës së Sigurisë Ajrore dhe Korpusit V-të të Ushtrisë të riaktivizuar kohët e fundit.
“Defender-Europë 21, është një stërvitje e rëndësime që do të përfshijë Korpusin V-të, një tjetër mundësi për të ngritur gatishmërinë drejt në shkallë të plotë operative, ndërkohë promovojnë bashkëpunimin me aleatët dhe partnerët”, tha Gjenerali Xhon Kolasheski, Komandant i këtij korpusi.
“Ky është një shans i mirë për të punuar ngushtë me ushtrinë e SHBA, Europë -Afrikë, duke demonstruar vendosmërinë dhe zotimin e SHBA ndaj Europës.”
Ndërsa në mars, fillojnë të zhvendosen pajisjet dhe personeli nga SHBA, në prill, njësitë pjesëmarrëse do të lëvizin nga kazermat e tyre, në Gjermani, Itali dhe Hollandë. Pjesa kryesore e aktiviteteve stërvitore do të zhvillohen në maj,ndërsa stërvitja do të përfundojë në qershor, me riaktivizimin e forcave dhe pajisjeve me vendbazim në SHBA.
Defender-Europë 21, do përfshijë disa operacione të përbashkëta si:
Swift Response, Reagim i shpejtë (herët deri në mesin e majit) – do të përfshijë operacione nga ajri në Estoni, Bullgari dhe Rumani, duke përfshirë më shumë se 7,000 trupa nga 11 vende.
Immediate Response, Reagim i menjëhershëm (mesi i majit deri herët në qershor) – më shumë se 5,000 trupa nga 8 vende, do të përhapen përmes zonave të trajnimit në 12 vende të ndryshme, që organizojnë zjarr direkt. Gjithashtu, do zhvillohet një operacion i zbarkimit të pajisjeve logjistike në zonat bregdetare.
* Saber Guardian, Defender -shpatë, (mesi i majit deri herët në qershor), – më shumë se 13,000 trupa ushtarake nga 19 vende, do të organizojnë operacione zjarri direkt, mbrotje nga ajri dhe nga predhat, plus një evakuim mjekësor në shkallë të gjerë.
* Command Post Exercise, Stërvitja e marrjes së vetdrejtimit, Komandës (qershor) – një personel afërsisht prej 2,000 vetash, do të rrisin aftësinë e Shtabit të Përgjithshëm duke komanduar Forcat tokësore shumëkombëshe, në një mjedis trajnimi të përbashkët dhe të kombinuar, ndërsa menaxhojnë operacionet e vërteta përmes 104 vendeve mbi dy kontinente.
Ushtrimet e përbashkëta, mbështetja e ndërsjelltë, do kordinojnë veprimet e cdo komandë për krijimin e mjedisit të favorshëm në realizimin e misionit të tyre.
Defender-Europë 21, gjithashtu do të bashkërendohet me dy stërvitje të tjera të rëndësishme:
African Lion, Luani afrikan (mesi i majit deri në mesin e qershorit) – stërvitje vjetor kryesore e Komandës së SHBA në Afrikë. Në të cilën do marrin pjesë afërsisht 5,000 ushtarakë nga afërsisht 24 kombe, të cilët do të trajnohen për gatishmërinë mjekësore, do të performojnë ushtrime të zjarrit direkt në shkallë të gjerë dhe do organizojnë stërvitje trajnuese nga Komanda Ajrore, Detare dhe ndihmuese. Aktivitetet do të zhvillohen së pari në Marok.
Steadfast Defender, Mbrojtja e qëndrueshme, (mes maji deri herët në qershor) – një seri e re e stërvitjeve të NATO-s, fokusohet në përforcimin e aleancës transatlantike duke demonstruar aftësinë e NATO që ti përgjigjet shpejt spektrit të gjerë të kërcënimeve.
*Stërvitjet e përbashkëta janë të lidhura drejtpërsëdrejti me Defender-Europë 21, njëkohësisht ato ndajnë eksperiencën midis pjesëmarrësve të njëjtë dhe/ose aseteve të tyre.
Zhvendosja e trupave e pajisjeve në shkallë të madhe gjatë stërvitjeve, do përfshijë mbështetje të gjerë nga secili prej kombeve mikpritëse, duke demonstruar rëndësinë e investimit në aleancë si dhe partneritetit në mbrojtjen dhe gatishmërinë ushtarake europiane.
Mjekimi, parandalimi i mospërhapjes së Covid si dhe strategjia e lehtësimit e zbatuar nga SHBA dhe kombet pjesëmarrëse, do të jenë të rëndësishme për realizimin me sukses të Defender-Europë 21. Sipas këtij programi, ushtarët e bazuar në SHBA do të organizojnë testimin e para-aktivizimit të Covid, pastaj do karantinohen në Europë dhe në fund do bëjnë një tjetër test anti-Covid, përpara udhëtimit përgjatë kontinentit.
Defender-Europë 21, është një dëshmi e zotimit të hekurt të SHBA ndaj NATO-s, është një shembull i demostrimit të kapaciteve kolektive, ku aleatët dhe partnerët e NATO-s, qëndrojnë fort së bashku.
Gjithashtu, medias do ti krijohen mundësitë për të ndjekur aktivitetet e Defender Europë 21.
Ndiqni lajmet dhe informacionin më të fundit, Defender-Europë 21.
Tek w.w.w.EuropeAfrica.army.mil/DefenderEurope.