Opinion nga Asllan Bushati/
Sa herë kam patur rastin kohët e fundit të takohem e të bisedoj me ndonjë përfaqësues të Partisë Republikane, këtu në SHBA si në nivel shtetëror, por dhe me përfaqësues të Kongresit, jam ndier keq se biseda fillon me ndonjë romuz për Kryeministrin Shqiptar Edi Rama, duke sjellë ne fokus deklaratën skandaloze të tij,( gjatë fushatës zgjedhore), për Presidentin Trump. Pa qenë vetë aspak fajtor, befas jam ndierë si i tillë, se e ka thënë (jo i biri i Kristaq Rames para shokve të tij), por njeriu numër një i ekzekutivit të vendit tim, i përdorur në mënyrën më të keqe të mundëshme nga sorosianët e këtushëm. Kjo shije e keqe më ka ardhur mu ( dhe shumë të tjerëve), mendoj, vetëm nga deliri falls dhe manjakllëku për tu dukur, i nje njeriu tipik avanturjer. Nuk është hera e parë që Edi Rama e bën një gjë të tillë, madje e disata herë, kujtoj këtu rastin e armëve kimike siriane, problemin e Kosovës gjatë vizitës në Beograd dhe kjo e fundit me partitë shqiptare në Maqedoni. Për këtë të fundit do të shpreh një konsideratë, që ndoshta tingëllon pak e cuditëshme nga opinionet e tjera të hedhur nga media për konsum publik. E them këtë se dyshoj se vizita e Ramës në Stamboll para një muaji dhe takimi e bisedimi me Erdoganin të ketë qenë thjeshtë për ndërtimin e një aeroporti në Vlorë (sic u tha në media). Jo. Më së pari Rama besoj se i ka kërkuar ndihmë Erdoganit që të mund të ndërmjetësojë në administratën e Presidentit Trump, që të mos e marrin për të madhe deklaratën e tij, duke u premtuar me shumë përulësi bashkpunim në të ardhmen si ta dojë e përse ta dojë administrate e re. Nga ana tjeter do ti ketë marrë përsipër Erdoganit se do të bisedojë me Kancelaren Gjermane Merkel ,nevojat e ngutëshme që Turqia ka aktualisht me BE-në dhe Gjermaninë në vecanti (vizitë të cilën Rama e realizoi javën e kaluar). Por, po ashtu mendoj se nga ky takim, me porosi të Erdoganit (duke ditur lidhjet që ka Partia Shqiptare Besa me islamizmin dhe me ndihmat financiare të Turqisë), Rama ka marrë përsipër ti thërras Partitë Shqiptare në Maqedoni në Selinë e Kryeministrisë Shqiptare që të firmosin një dokument politik ,duke bërë në të njejtën kohë skandalin politik të radhës me avanturizmin që e karakterizon.
Ajo shprehja e tij kundër opozitës në Parlament se:”s’keni parë gjë akoma” rezulton të ketë qenë pothuaj e vërtetë se paska pasur brenda shumë delire të protagonizmit tij individual. Delir për fitoret “madhështore” në zgjedhjet vendore në Korcë dhe vecanërisht në Dibër e Kolonjë ( pa cka se për to ka ca filmime e regjistrime pak të sëkëlldisëshme). Delir për vetingun para dhe pas 22 korrikut, sikur ai të ishte vepër personale e tij ( p. sh pikturë surealiste), por që rezultoi jo funksional pas prishjes marrveshjes së konsensusit me opozitën, duke vonuar e dëmtuar rëndë reformën në drejtësi. Delir për politikë të “madhe” të jashme , por që fatkeqësisht coi pa asnjë arsye në keqësimin e marrdhënieve me fqinjët . Largimi para dy javësh nga detyra pa asnjë arsye dhe pa asnjë shpiegim për publikun i Ministrit Manjani, vetëm se ai i tha të vërtetën se policia është e pa aftë të shkatërrojë kanabisin, prandaj duhet përdorur edhe ushtria . Këto ditë shkarkoi nga detyra katër ministrave të tjerë me spjegimin “fantastik” se këta të fundit na duhen për fushatën zgjedhore të 18 qershorit në bazë, (sikur shqiptarët janë të varfër jo vetëm ekonomikisht por edhe mendërisht). Të gjitha këto dhe shumë të tjera më cojnë tek përfundimi se opozita ka plotësisht të drejtë në qëndrimet e veprimet e saj dhe se deliri, protagonizmi vetiak, mendjemadhësia, fodullëku, mos përfillja dhe arrogance e cfrenuar e Edi Ramës, kanë dëmtuar rëndë interest kombëtare .
E kam thënë edhe në një shkrim tjetër se meqënëse disa ministra të LSI-së kanë bërë kritika për Qeverinë, më të ashpra e më të rënda se opozita, kjo që sot quhet “Qeveria Rama” faktikish ka rënë nga fuqia. Cdo ecja më tutje e bashkqeverisjes PS-LSI, është më shumë një zhgarravitje qeveritare se sa drejtim i planifikuar i programit miratuar para elektoratit dhe parlamentit. Ministrat e LSI-së kam bindjen e plotë se nuk flasin e veprojnë pa marrë urdhër nga Ilir Meta, por ky i fundit për mendimin tim po e keqpërdor Ramën më keq se sorosistët. Mendoj kështu se Meta, në gjykimin tim i bën presion Ramës cdo ditë me largim të menjëherëshëm nga koalicioni qeverisës dhe shkuarjen në zgjedhjet e reja vec e vec. Duke qenë të vecuar në zgjedhjet e ardhëshme , Rama pret humbjen e sigurtë dhe fundin e hidhur të karierës së tij politike. Duke e ditur këtë gjë Meta i ven kushte akoma më të rënda si p.sh:”jam dakort për koalicion para zgjedhor PS-LSI me kusht që kryeministri i ardhëshëm të jetë Ilir Meta”. Ata zërat e LSI-së poshtë e përpjetë për ”Meta kryeministër” pas zgjedhjeve të ardhëshne, janë trysni drejt per drejt mbi Ramën duke i thënë hyr e zgjidh , o me këtë variant dhe del pak i humbur në fitoren e përbashkët ose i humbur fare përballë opozites me në krye Lulzim Bashën. Në këto rrethana, zgjedhja që i mbetet Edi Ramës është të pranojë vullnetin e Metës për kryeministër dhe vetë të kërkojë të zgjidhet President po me vullnetin e Metës ose të tërhiqet i vetmuar e pa protagonizëm në qoshen e kryetarit të PS-së. Por a do të jenë dakort ndërkombëtarët me kalkulime të tilla Rama –Meta, pa parë në to interest e tyre, të vetingut të ardhshëm (se kush do të shkojë në burg) dhe të opozitës që tashmë nuk është e vënë në vështirësi në qoshe të ringut, si më parë. Por ajo pas 18 shkurtit, është në fushbeteje me kredite të brendëshme e të jashtme më të medha se dyshja Rama –Meta. Për këtë le të presim, por dhe të shohim më në detaje edhe qëndrimin e opozitës.
Lulzim Basha sic dihet, ka bërë një betejë të lavdrueshme dhe vërtetë burrërore për ligjin e dekriminalizimit dhe largimin e të inkriminuarve nga Parlamenti,qeverisja qëndrore e vendore, duke i dhënë kështu një ndihmes të vyer të sotmes dhe të ardhmes së Shqipoërisë në rrugën e demokracisë e të shtetit ligjor. Ka bërë një betejë të fortë për reformën në drejtësi (edhe kundër ndërkombëtarëve të korruptuar), duke mos lejuar që ajo të vihej nën këmbët e Edi Ramës, por të vihej në funksion të ligjit dhe së drejtës. Kurse demostratën për zgjedhje të lira e të ndershme e ka ngritur në nivelin e kërkesave më të larta euro-perendimore, duke e prezantuar vetë para vendasve dhe ndërkombëtarëve si lider i matur, paqësor, largpamës, vizionar dhe i vendosur.
Largimin nga detyra të katër ministrave të PS-së, Basha e quajti fars dhe dhe të vonuar. Tani tha ai është koha e largimit të vetë Ramës dhe kalimi pa asnjë mëdyshje në qeveri teknike te pranuar nga të gjithë aktorët politik. Kurse zëvëndësimin e Ministrit të Brendëshëm Saimir Tahiri me Fatmir Xhafën, e quajti zëvëndësohet banda Tahiri që mbronte Shullazët me shokë dhe kanabistët, me bandën Xhafa që mbron Hakmarrja për drejtësi dhe tregun e drogës Shqipëri- Itali e deri në Kolumbi me vëllain e Xhafës. Shkurt zëvëndësim bandash se atij i duhen parat e drogës për zgjedhjet e ardhëshme. Për ish Ministrin e Shëndetësisë Beqja tha fytyra më e urryer e popullit shqiptar, hajduti më i pa skrupullt që edhe me gjakun e të sëmurëve kërkon të pasurohet duke u dhënë koncesionet miqve e shokëve të tij dhe të Ramës. Këto banda janë rrezik serioz për jetën e cdo shqiptari- shtoi Basha. Asnjë Pazar nuk ka e nuk do të bëhet me Edi Ramën,përvec qeverisë teknike që do të krijojë kushtet për zgjedhje të lira të nderëshmë dhe të barabarta. Ne nuk bëjmë asnjë kompromis në kurriz të inreresit publik të shqiptarëve.
Si përfundim, po bëj një “skandal të vogël” duke përsëritur pjesë nga artikulli”Situate politike në Shqipëri-dëshpëruese” shkruar nga unë (pra po përsëris vehten), disa javë më parë ku tregoj se cfarë këshillash morën politikanët shqiptar nga administrate e re amerikane:”Edi Rama: je i pa besueshëm për ne.Zollumet që ke bërë janë të shumta (jo vetëm me deklaratën kundër Presidentit Trump), prandaj këshillohesh të mos shkosh më tutje në rrugën e gabuar që ke zgjedhur. Për Ilir Metën:Edhe më parë, por vecanërisht këto tetë vitet e fundit je baltosur shumë.Ka ardhur koha të dalësh në opozitë, ku të keshë kohë të merresh me pastrimin e vehtes dhe të partisë, pa hyrë në koalicion parazgjedhor me askënd. Për Lulzim Bashën:Vazhdo të ecësh përpara duke insistuar në zgjedhje të reja të lira e të nderëshme dhe minimalja me numurim elektronik. Ne po ju vëzhgojmë nga afër dhe në cdo rast do të keni ndihmesën tonë”.Mendoj se këshilla e më sipërme vazhdon të qëndrojë në fuqi, lum ai që e kupton dhe e merr para syshë dhe mjerë ai ai që e kupton por nuk e merr parasysh.