Prinder te ndergjegjshem, te perkushtuar e atdhetare – nxenes te rregullt e te perkushtuar/
Nga Sadik ELSHANI/*
Lexova diku nje thenie te bukue dhe shume me vend: “Gjuhen shqipe e duam se eshte gjuha e zemres, gjuhen tjeter e mesojme se eshte gjuha e bukes”. Une do te shtoja se te dish me shume gjuhe te tjera eshte kulture, eshte tregues i nivelit intelektual te nje njeriu. Ta ruash gjuhen tende, ta flasesh e ta shkruash bukur, nuk eshte vetem kulture, por eshte nje detyrim, eshte atdhedashuri. Na duhen te dyja, edhe gjuha e zemres edhe gjuha e bukes. Njera na siguron jetesen ne vendet ku jetojme, ndersa gjuha shqipe na mban gjalle shpirtin, qenjen tone shqiptare. Shkollat dhe familja jane vatrat ku mesohet dhe ruhet gjuha shqipe. Ketu ne Amerrike dhe ne diaspore ne pergjithesi, na shqeteson numri shumer i vogel i shkollave shqipe. Kemi shume femije te moshes shkollore, kemi hapur pak shkolla shqipe, dhe ato shkolla i ndjekin pak nxenes – shume pak.
Sami Frasheri ka thene per gjuhen: “Shenja e kombesise eshte gjuha, cdo komb mbahet nga gjuha. Kur nje komb e humb gjuhen, humb edhe veten”. Ndersa dicka te ngjhashme ka thene edhe profesor Eqrem Cabej: “Gjuha pasqyron nje kombesi, ajo eshte pasqyra me e qarte e kombesise dhe e kultures se saj”. Ajo eshte identiteti, leternjoftimi yne, AND-ja jone qe nder shekuj tejcon, ruan qenjen tone shqiptare. Pa shqioptare nuk ka gjuhe shqipe dhe anasjelltas, pa gjuhe shqipe nuk ka shqiptare.Sa perpjekje mbinjerezore kane bere Rilindesit tane mendjendritur per ta ruajtur e per ta perhapur gjuhen shqipe ne te gjitha trevat dhe ngulimet (kolonite) shqiptare, per t’ua ngjalle shqiptareve dashurine per gjuhen e tyre, dashurine per Shqiperine. Me sa dashuri e adhurim poetet dhe atdhetaret tane: Naim Frasheri, Dom Ndre Mjeda, At Gjergj Fishta e shume te tjere, vargjet me te bukura ia kushtuan gjuhes sone, gjuhes se zjarrte. Shume atdhetare shqiptare e flijuan edhe jeten e tyre, vetem per arsyen se kishin hapur shkolla shqipe dhe u mesonin femijve abc-ne, gjuhen amtare, gjuhen shqipe, sillnin ne atdhe libra shqip dhe mundoheshin te shtypnin libra shqip. Te kujtojme Dhaskal Todhrin, Petro Nini Luarasin, Papa Kristo Negovanin e shume te tjere. Per kete gjuhe te bekuar eshte derdhur edhe gjak! Ishte e vetmja gjuhe ne Europe qe ishte e ndaluar dhe e mallkuar. Dhe vetvetiu te shkon mendja te perpjekjet, veprimtarite e ketyre atdhetareve qe vepruan ne kushte e rrethana teper te veshtira. E ne ne diaspore c’bejme sot per gjuhen tone? Ne qe sot jetojme ne kushte dhe rrethana shume me te pershtatshme se bashkatdhetaret tane te shekujve te kaluar. C’ ben Shqiperia, shteti i shqiptareve? Fatkeqsisht, shume pak, apo thene me mire, aspak. Jo me kot At Gjergj Fishta e ka leshuar nje mallkim per te gjithe shqiptaret, per te gjitha koherat:
“Pra, mallkue njai bir Shqyptari
qi kete gjuhe te Perendis’,
trashigim, qe na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis’,
edhe atij, poi u thafte goja,
qe perbuze kete gjuhe hyjnore;
qi n’gjuhe t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e len mbas dore”.
(At Gjergj Fishta, “Gjuha Shqype”)
Pra t’i hapim shkollat shqipe, t’ua mesojme femijve tane gjuhen tone, te mos na ze mallkimi i At Gjergj Fishtes!
Me 11 shtator shoqata jone, “Bijte e Shqipes” ne Filadelfia i hapi dyert per femijet e bashkesise sone per te trembedhjetin vit. Ende pa mbaruar mire viti shkollor, ne mendojme per vitin e ardhshem shkollor dhe gjithmone kemi shqetesimin se, a do te na vijne nxenesit perseri ne vitin e ardhshem, sa nxenes te rinj do te na vijne? Me 11 shtator ndoshta numri i nxenesve nuk ishte ne nivelin e lakmueshem, por pervoja jone na tregon se ky numer vjen duke u rritur ne ditet ne vijim. Nga te gjitha veprimtarite tona te shumta: atdhetare, kulturore e sportive qe organizon shoqata, ne gjithmone e vecojme funksionimin e rregullt te shkolles sone si kryeveprimtarine tone. Misioni i shoqates sone eshte: ruajtja e trashegimise, gjuhes, tradites e kultures sone kombetare. E ku ka mision me te shenjte se kujdesi per gjuhen shqipe, ruajtjen dhe mbajtjen gjalle te saj?! E kush mund ta kryeje kete mision me mire se shkolla shqipe?! Nuk ka kenaqesi me te madhe se kur i sheh femijet tane duke folur shqip, duke recituar vjersha shqip, duke kenduar shqip, duke lozur shqip! Shkolla shqipe per femijet tane eshte nje kenaqesi shpirterore, nje pervoje jetesore, ku pervec njohurive qe marrin per gjuhen, letersine, artin, kulturen, historine tone, ata brumosen edhe me ndjenjat e atdhedashurise. Njihen me figurat e ndritura te kombit tone, me shqiptaret qe kane bere emer ne fusha te ndryshme te artit, shkences, sportit. Te ndihen krenar per prejardhjen e tyre, per kombin e tyre e jo te vuajne nga kompleksi i ultesise (inferiotetit). Se kombi qe ka dhene Skenderbeun. Shen Terezen, Aleksander Moisiun, Ferid Muratin, Ismail Kadarene e shume te tjere, permban ne vete dicka te madherishme. Shkollen shqipe duhet pare edhe ne rolin pak me te zgjeruar, jo vetem si mjedis ku mesohet gjuha ne menyre mekanike, por edhe si nje vater ku ngritet nderrgjegja kombetare dhe mbillet fara e atdhedashurise. T’ua mbajme te gjalle dashurine per Shqiperine, vendin e te pareve te tyre, vendin e tyre. Dhe nje dite, pse jo edhe te ndihmojne vendin e tyre. Edhe te merguar, kur kujdesemi dhe nuk e harrojme gjuhen tone, traditat, vlerat tona kombetare, atehere na duket sikur nuk e kemi lene atdheun prapoa shpines, por ate e kemi marre me vete. Ndoshta kjo na ngushellon pak.
Per funksionimin sa me te mire te shkollave shqipe eshte i nevojshem, i domosdoshem angazhimi maksimal i te gjithe faktoreve te perfshire ne kete proces: drejtuesve te shkollave, mesueseve, prinderve, nxenesve. Pervoja jone ka treguar se prindi eshte faktori kryesor, pa perjashtuar faktoret tjere. Prinderit jane ata qe duhet t’i drejtojne femijet e tyre ne kete moshe te njome. Kur prinderit jane atdhetare, arsimdashes, te vendosur e te perkushtuar, edhe femijet e tyre jane nxenes te rregullt, nxenes te perkushtuar. Padyshim qe kjo eshte nje sackifice per prinderit qe jane te angazhuar me pune dhe te ngarkuar me detyrimet tjera familjare, por eshte nje sakrifice qe ia vlen te kryhet per te miren e femijve, per te miren e kombit tone. Kur femijet verejne se prinderit e tyre, bashkesia shqiptare i kushton kaq rendesi mesimit te gjuhes shqipe, atehere edhe te ata, qe ne moshe te njome do te lindin ndjenjat e atdhedashurise, pergjegjesise, sakrifices.
Bashkesia jone shqiptaro – amerikane ka nje potencial te madh njerezor, intelektual e profesional, prandaj duhet te jemi me te organizuar dhe t’i bashkerendojme me mire veprimet, punet tona. Ta shfrytezojme kete potencial per te miren e kesaj bashkesie, per te miren e kombit tone. Ajo qe po na mungon eshte perkushtimi, kembengulja, vendosmeria, vullneti i mire, ndjenja e sakrifices per te bere dicka me shume se vetja jone, per te ecur perpara. Pra, edhe per te hapur shkolla shqipe. Te perpiqemi qe shkollat qe jane hapur, te zgjerohen e te vazhdojne me sukses punen e tyre, duke mos i ndalur perpjekjet per te hapur edhe shume shkolla te reja. Gjithmone duke patur ne mendje rolin e familjes. Familja eshte e para, nuk ka shkolle qe mund ta zevendesoje familjen. Funksionimi i rregullt i shkollave, organizimi i veprimtarive te ndryshme, organizimi i nje rrjeti per te ndihmuar bashkatdhetaret tane, vendlindjen tone, pasqyrojne nje bashkesi te organizuar mire, nje bashkesi qe rrezaton vlera kombetare e njerezore. Brezat e rinj edukohen duke pare vepra te mira e jo duke degjuar fjale te kota.
Pune te mbare e suksese!
Filadelfia, 17 shtator, 2016
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.