Dy takime me dr. Anna Kohen, ne Manhattan dhe ne Tirane. Mbresa dhe mesazhe…./
Nga Angjelina Xhara/
Mesazhi i dr. Ana Kohen per 100 vjetorin e Pavaresise:”Gezuar nje Shqiperi Demokratike pergjithmone!”/
Mesazhi i kesaj Zonje te nderuar,Presidente e shoqates se grave “Motrat Qiriazi” ne Amerike,mbeshtetet ne nje ide te madhe qe rrezaton nga Rilindasit tane te medhenj,nga intelektualet korifej te Vatres se Amerikes,Noli e Konica e del krejt natyrshem nga shpirti i saj demokratik dhe dashuria e madhe per Shqiperine!Ajo u dashurua me Shqiperine qe kur ishte femije…ardhur nga vitet tronditese te luftes se dyte boterore,kur per te shpetuar nga Holokausti,gjeti strehe ne atdheun e shqiponjave.Fshati “Trevllazen” u be fole mbrojtjeje per familjaret e saj hebrej.
Pata fatin ta intervistoj dr.Kohen ne Manhatan, Nju Jork, gjate xhirimit te filmit per Vatren e shqiptareve te Amerikes dhe me erdhi rasti ta takoj ne mjediset e hotel”Rogner”,kur ajo kishte planifikuar nje takim me shoqet e saj te matures te gjimnazit”HALIM Xhelo”Vlore,viti 1961.
Ishte nje atmosfere magjike,nje takim i ngrohte shoqesh,qe edhe pse te ndara per 40 vjet,flisnin me njera tjetren sikur te ishin ne vazhdimsi bashke…”he,moj gjitonja ime e dashur,Ana,do ta fillosh ti, tregimin me te rejat tona qekurse jemi ndare?’-e hap biseden Ani,keshtu i therisnin shoqet Ana Kohen.
Flasin me radhe te gjitha hoqet,Eli,Teuta,,Eleni,Urania,Valentina…Sjellin kujtime nga vite te veshtira te dikurshme,por me sukseset ne jete te femijeve ne vitet e reja te demokracise.Eshte nje tryeze e thjeshte e rrumbullaket,me kafe,caj.leng portokalli,por sikur ne te, te ishin gjithe te mirat e botes…
Ani ,e buzeqeshur dhe me syte qe i shkelqejne nga gezimi vete,tregonte per veten e saj dheper familjen,per punen e saj e mbi te gjitha per menyren si u largua nga Shqiperia.
Ajo flet thjesht e me detaje te tilla qe e bejne biseden shume intime.Eshte nje rrefim I sinqerte e shume interesant.
“Kur u largova nga Shqiperia,doja te harroja cdo gje ,fillimisht,dhe truri me ndihmoi …Por erdhi casti tjeter i mallit per shoqet e mia,per njerzit e dashur, qe kisha lene pas,dhe kur e lashe veten te lire I kujtova te gjitha…Ja sa afer jemi tani, keshtu ju kam menduar gjithmone…’Syte e saj mbushen me lote dhe pergezimet e perqafimet vazhdojne…
“Kishim me vete vete 1 dollare.ishim 7 pjestare te familjes,babai mamaja,gjyshja e ne 4 femijet..””Po,po me kujtohet dita kur iket,kam qene edhe une me familjen time ne ate tren drejt Tiranes,shton Eleni.”ti bije ne sy, se ishe e gjate e me floke kacurela si tani”
Ana Kohen e ve theksin tek veshtiresite e jetes,qe e bene me te mire njeriun…” Kur isha ne Greqi ,kurseja shume, se nuk kisha para. Kur vazhdoja shkollen,me ndihmonte dhe vellai qe me dergonte20 dollare ne muaj,ndersa une mezi rregulloja deri parate e autobuzit…Por edhe kur vajta ne Amerike,shkolla me fillonte ne oren 9,une isha gati qe ne oren 7,me bluzen e bardhe te veshur dhe punoja,qe te nxirrja shpenzimet e Universitetit…”
Ajo flet ngrohte per familjen e saj me bashkeshortin e dy femijet e saj,dhe ka nje merak ,qe s’eshte bere akoma gjyshe…”
Biseda vazhdon gjate,fillon me dite e me pas mbremesohet e ne cepin ku jane ulur “vajzat “e gjimnazit “Halim Xhelo”,nuk ka dhe drite shume…Kamarieri sjell 4 qirinj dhe atmosfera behet me romantike e mallengjyese. Flasin aq bukur me njera tjetren e mundohen te marrin edhe keshilla apo mendime per jeten.Sejcila ka pervojen e saj dhe kane cfare te thone.Diku, diku biseda prek edhe ne ndonje humbje jete te te afermeve,por me shume ato flasin per gjerat e bukura te jetes,per realizimet personale e familjare.dhe biseda natyrshem vjen edhe per festen e madhe te 100 vjetorit por edheper festen e 50 vjetorit te matures se tyre,qe ishte matura e pare e gjimnazit’”Halim Xhelo”.
Mendimi i tyre ishte ta festonin sa me mire bashke,se keto gezime jane vertete jubilare.
Ana Kohen eshte tipi i njeriut kerkues per vete e per te tjeret.Ajo tregon si mori jeta e saj nje dimension te ri me shoqaten “Motrat Qiriazi” qe drejton ne Ny Jork.Dhe mendjen e ka vazhdimisht edhe per ne Shqiperi.
Nga biseda e pare me te ne Amerike me kishte mbetur ne mendje nje fjale e saj.Dua te bej dicka per fshatin qe na strehoi ne vite te veshtira, per”Trevllaznit” e mi…
Ajo kenaqet me petkun e festes qe ka veshur Tirana e Vlora historike…Dr,Ana Kohen flet shume e emocionuar per 100 vjetorin e Pavarsise…”nje vit i madh i paharruar per te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen ne bote dhe miqte e tyre.Ne fund thote mesazhin qe drejton per Shqiperine:”te jete gjithmone demokratike!”
Spiro Qirzidhi says
Ju lutemi shumë i trasmetoni zonjës së nderuar Anna Kohen përshëndetje të sinqerta nga ana ime dhe i përccillni i-mailin tim.Jam nga Vlora dhe mik i familjes Kohen.Në 2005 jemi takuar N.Jork dhe madje në mediat e shkruara shqip në Athinë ku jam emigrant,kam botuar shkrime per kete vizite e takim dhe per komunitetin hebre ne Vlore.
Vëllai im i madh Dionisi, shokë fëminie me të ndjerin Elio Kohen (vëllanë e madh të z. A.KoHEN) i-maili im është; edi-vl@hotmail.com
Bardha Pali says
Zonja Angjelina Xharra,
Ju faleminderit për intervistën bërë Presidentes së OGSh-A “Motrat Qiriazi”, Zonjës Ana Kohen. Eshtë me të vërtetë kënaqësi dhe privilegj të flasësh e të dëgjosh vërtetësinë e fjalëve të saj të besueshme. Jetoj në Brooklyn, NY dhe jam anëtare e kësaj Organizate shpresëdhënëse. Si çdo e ardhur fillestare në Amerikë, aty gjeta mbështetjen shoqeërore, ngrohtësinë, duke folur shqip, duke shkruar shqip në revistën “Shpresa”, duke bahkëbiseduar e mbledhur në aktivitete shoqërore që na ofron koha. Nostalgjia e saj për Shqipërinë dhe sidomos për Vlorën e saj (qytet i lindjes), si çdonjëra grua për qytetin e saj të lindjes, na rrëmben të gjithave. Kënga e nënës është bërë Hymn në festimin e Festave të Nënës. Nuk do t’a harroj nostalgjinë e saj për nënën kur i ndrroi jetë(ndjesë pastë). Nuk i harroj kujdesjet e saj per mbarëvajtjen e festave, ku shprehet gjithmone diçka e re. Për kujdesin e fëmijëve e të sëmureve nga Kosova e pasluftës, kujdesin për mbledhje fondesh, lojrash etj. etj. Gjithmonë e qeshur, gjithmonë demokrate. I uroj nga zemra GEZUAR FESTIMIN E 20 VJETORIT TE FORMIMIT TE ORGANIZATES “MOTRAT QIRIAZI” në muajin Tetor 2013! Dalshim faqebardhë sikundër dëshirojmë edhe një Shqipëri e Kosovë të lirë, demokratike në zbatimin e ligjëshmërisë, pa vese dhe sa më të lumtur të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë!