Leonora Vata Rajta, mësuese në klasën “Dritë e Diturisë” në Eretria, ishulli i Evias në Greqi, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA”, New York, ruajtjen e identitetit kombëtar, historisë, gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Eretria, ishulli i Evias në Greqi, nëpërmjet mësimit të gjuhës shqipe, historisë, traditës e kulturës shqiptare dhe aktiviteteve patriotiko-kulturore. Me mësuesen Leonora Vata Rajta bisedoi editori i “Diellit” Sokol Paja.
HISTORIKU I MËSIMIT SHQIP “DRITË E DITURISË” NË ERETRIA TË GREQISË
“Dritë e diturisë përpara do na shpjerë” tha i madhi Naim Frashëri. Eretria është një provincë në ishullin e dytë më të madh nd Greqi, në ishullin e Evias. Për shumë vite me rradhë zonjat shqiptare organizoheshin për festën e gruas dhe e festonin atë së bashku nën tingujt e muzikës Shqiptare. Kështu mbas disa kohës i lind ideja e zonjës Shpresa Biba për të formuar një Shoqatë. E kështu ajo u bë e ligjshme dhe kërkoj çdo të drejtë që i përket një shoqate. Tashmë prej 4-5 vitesh kemi Shoqatën e Shqipëtareve të Evias në Eretria me kryetare Z. Shpresa Biba. Me vërtetë shumë këmbëngulje e lodhje por me dëshirë të madhe për t’ia arritur u krijua klasa e parë plotësuese e gjuhës Shqipe në Eretria. Që në hapat e para të shoqatës më ishte bërë ftesa që të jem pranë shoqatës si antare po ashtu të jap edhe kontributin tim vullnetar për fëmijët e bashkëatdhetarëve tanë. E mirëprita me shumë dashuri, bindje dhe dëshirë për të investuar për kombin tonë! Zonja Shpresa Biba në bashkëpunim me anetarët e Shoqatës të Evias dhe me një mbështjetje të fortë të Ambasadës Shqiptare ne Athinë arritën të fitojnë besimin dhe bashkëpunimin me organet e Shtetit Grek dhe me Bashkinë e Eretrias të cilët pranuan dhe dhuruan nje klase të veçantë dhe me të gjitha kushtet pranë ambjetit të shkollës publike “2 Dimotiko në Eretria “. Në datën 6 nëntor 2022 u hapën dyert për herë të parë me fëmijë të moshave të ndryshme ! Ishin të ftuar dhe të pranishëm nga Ambasada e Republikës së Shqipërise në Athinë. Nga Lidhja e mësuesve Shqiptarë në Greqi të cilët na kanë mbështetur ndër vite dhe ndihmuar, për çdo gjë kanë qenë pranë nesh. Jemi edhe ne si mësuese tashmë anëtarë të kësaj shoqate. Kishim mbështetjen e bashkisë së Eretrias si dhe të shkollës ku tashmë për të tretin vit rradhazi zhvillojmë mësim. Klasa “DRITË E DITURISË” ka rreth 32 nxënës të cilët janë në grupmosha të ndryshme nga 5 deri ne 15 vjeç. Mësimin dy vitet e para e zhvillonim çdo ditë të diel nga ora 09:00 me 11:00. Për vitin 2024-2025 kemi planifikuar me prindër dhe nxënës çdo të shtunë 17:00 me 19:00. Jam falënderuese shoqatës e veçanërisht Z. Shpresa Biba për ftesën që të jem mësuse e kësaj klase, gjithashtu mirënjohëse të gjithë prindërve për besimin tek unë!
ÇFARË KURRIKULA MËSIMORE DHE BASHKËPUNIMI ME PRINDËRIT
Nxënësit na u ofruan me shumë dëshirë. Ata u bënë protagonistë që në orën e parë, bashkëpunuam dhe krijuam një mini koncert ditën e inagurimit të shkollës! Kishim ndihmën edhe të një mësueseje e cila prej 16 vitesh kontribuonte për bashkëatdetarët tanë. Mësuese Lira anëtare po ashtu e Lidhjes së mësuesve Shqiptarë në Greqi. Me nxënësit mësojmë shkronjat dhe më shumë rëndësi mundohemi ti japim bukurshkrimit, pasi ai cdo ditë e më shumë e ka humbur atë bukurshkronjën që ne kemi mësuar dikur. Shpesh herë përvec gramatikës dhe sistematikës mësimore kemi ndërthurur edhe këndim e recitim, vjershë, gjëegjëzë, si dhe hitori e gojëdhëna që tu krijojnë kureshtje fëmijëve. Ndër të gjitha duke folur dhe shpjeguar shumë nga historia e vëndit nënë! Nga gjuha e ngjyrës së gjakut tonë. Kemi realizuar edhe orë të lira e ndër to edhe argëtime për festat e nënës, të mësuesit, të clirimit, festat fetare e shumë të tjera. Duke qenë mirënjohëse e prindërve që kanë besuar tek ne fëmijët do doja të Ju bëja thirrje edhe nëpërmjet gazetës tuaj që të jenë sa më shumë afër ketyre klasave që japin vetëm fryte pozitive. Sa më shumë dituri të kontribuojmë tek fëmijët e tyre aq më të pasur i bëjmë ata.
MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI FORMË E RUAJTJES SË IDENTITETIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE NË GREQI
Në Greqi tashmë kemi arritur të jemi deri në 3 breza. Fëmijët e fëmijëve të atyre prind që hodhën hapat e para këtu që në vitet 90′ tashmë rriten shkollohen e bëjnë jetën ashtu siç e bën edhe një fëmijë i dy prindërve grek. Jeta na ka lidhur dhe na ka dhënë mundësi të ndryshme. Tashmë kemi plot fëmijë që njërin nga prindërit e kanë grek dhe tjetrin shqiptarë. Shkollat e Gjuhës Shqipe janë zgjedhja më e duhur dhe më e mirë që të ju japi njohje, dituri, dhe që të flasin bukur gjuhën e prindërve të tyre. Që të mësojë dhe të edukohet me prejardhjen e prindërve të tyre. Të dijë të flasi bukur për një vend me histori kaq të vjetër të ka populli jonë.
NDIHMA NGA SHOQATA SHQIPTARE E EMIGRANTEVE TË EVIAS
Në Greqi tashmë ka shumë vite, mbi 25 vite që me shumë mund dhe sakrificë kanë arritur mësusët tanë të parë të hapin jlasat e para të gjuhës shqipe. Unë jam e re në pofesion. Siç e thashë më lart është viti im i tretë që kontribuoj për bashkëatdhetarët tanë për brezin tonë të ri. Sa herë që mblidhemi në Seminare të oganizuara nga Ambasada e Republikes së Shqipërise apo në raste e festa të ndryshme të organizuara nga Lidhja e mësuesve Shqipëtarë në Greqi flasim mësuesit e vjetër në profesion dhe tregojnë përpjekjet e tyre me sakrifica se si ia kanë arritur ndër vite të vazhdojnë e të mbjellin dituri për fëmijët tanë. Tashmë janë shumë më të lehta shumë më të pranuara nga organet shtetërore greke. Shoqatat Shqiptare në Greqi kamë bërë përpjekje dhe ia kanë arritur dhe në mënyrë të ligjshme kanë hapur plot klasa të tilla. Të mirëkuptueshëm kanë qenë po ashtu edhe bashkitë përkatëse në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave. Në ishullin e Evias i cili është i dyti më i madhi në Greqi në pozicion gjeografik tashmë janë tre klasa. Klasa e tretë do të inagurohet së shpejti. Kjo është meritë e përpjekjeve të shumta që ka bërë Shoqata Shqiptare e emigranteve të Evias. Kjo shoqatë në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë ka ofruar për të gjithë nxënësit librat e gjuhës shqipe falas.
MËSIMDHËNIE PËRMES TEKNOLOGJISË, VËSHTIRËSITË NË MËSIMDHËNIE ME FËMIJËT ME DY GJUHËSI
Qendra e Botimeve për Diasporën ka qenë gjithmonë pranë nesh. Përmes teknologjisë na kanë dhënë edhe shpjegimet e duhura po ashtu na kanë ofruar edhe disa libra fjalorë të vegjël e me figura për fëmijët. Nxënësit herë pas here kanë vështirësi të shumta dhe të ndryshme. Kemi përveç se mosha të ndryshme siç e theksova më lart, edhe kategori të ndryshme. Disa fëmije dinë të flasin pak. Disa dinë të kuptojnë por jo të flasin. Dinë dinë të lexojnë pak e disa të tjerë nuk kuptojnë asnjë fjalë. Këto janë vështirësi që i hasin të gjithë mësuesit e diasporës me fëmijët me dy gjuhësi. E unë këtu do të analizoja edhe diçka më shumë. Fëmijët tanë tashmë nuk do ti quaja më fëmijë me dy gjuhësi. Duke ditur të gjithë Ata një gjuhë bazë e kanë, atë Greke. Një gjuhë në shtëpi e kanë, atë që disa prindër e flasin akoma dhe që bëjmë punën më të mire do thoja , gjuhën e gjakut tonë. E përveç këtyre direkt në fillore fillojnë gjuhë të dytë Anglishten, dhe ndër vitet e para të shkollës së detyruar ata fillojnë gjuhën me zgjedhje gjermanisht ose frëngjisht. Gjë që ne paragraf dp doja të shtoja do ishte dëshirë e madhe që së shpejti pse jo gjuhë me zgjedhje të jetë edhe gjuha shqipe. Jemi vëndi që ka popullsi të madhe shqiptare dhe dëshirë do ishte që kjo ëndërr e shumë mësuesve që prej vitesh kanë dhënë kontributin e tyre falas ëndrra t’u realizohet.
EFEKTI QË KA PASUR TE FËMIJËT NË RRITJEN E NDJENJËS PATRIOTIKE MËSIMI I GJUHËS SHQIPE
Përmes shumë leximeve dhe historive ata kanë kuptuar që ne si popull kemi shumë të përbashkëta. Nuk duhet vetëm mësuesi të jetë frymëzuesi i fëmijëve për ndjenjën dhe dëshirën e patriotizmit. Prindërit duhet herë pas here të bisedojnë, të komunikojnë e ashtu do thoja në një mënyrë të bukur sikur tregon një histori të tijën të fëmijërisë ashtu të tregojë shumë rreth Shqipërisë tonë të bukur. “DRITË E DITURISË PËRPARA DO NA SHPJERË” e ne sa më shumë mësime të mbjellim tek fëmijët tanë aq më shumë fryte do korrim. Aq më shumë pasuri do ju lëmë.
KUSH ËSHTË MËSUESE LEONORA VATA RAJTA?
Leonora Ded Vata (Rajta) vendlindja Shkodër! E rritur që foshnje në një vend të bukur bregdetar Tale e Lezhës. E lindur në një familje të madhe e të bashkuar malësore. Familja Rrok Nikoll Vata. Në vitin 2002 fitova bursën e shkollës Pedagogjike. Në ato vite ishte shumë vështirë e shumë larg të shkolloheshe nga Lezha në Elbasan kisha shprehur që në klasë të oarë dëshirën time të bëhesha mësuese. Familja ma plotësoi dëahirën e kështu në vitin 2002 fillova studimet në shkollën Normale Luigj Gurakuqi Elbasan. Dëshira e madhe për shkollë dola e suksesshme me rezultate dhe përfitova bursën në konvikt 75 %. Isha anëtare e grupeve të ndryshme sportive volej e basket në skuadrën që përfaqësonte herë pas here shkollën Pedagogjike me profesore Natale Xhufka dhe me rezultate të mira vlerësoheshim me kupa të cilat edhe sot ndodhen në historkun e shkollës. Anëtare gjithashtu e një grupi të paharruar muzikor e organizuar nga profesor Qazim Dosti. Një grup fantastik në të cilin unë i bie Mandolinës e të tjerë Firzamonikës e Kitarës. Të organizuar edhe me zëra të bukur pjesëmarrës në shkolla të Ndryshme si në Shkollën e parë të gjuhës Shqipe në Korçë, në Vlorë, në teatrin e qytetit të bukur të Elbasanit. E më mbresëlënëset në Radio Televizionin Shqiptarë RTSh në vitin 2006 si dhe në emisionin e mëngjesit në Televizionin Shqiptare TVSh. Në 2006 mbarova studimet e jeta më solli në Greqi bashkë me bashkëshortin tim të cilin kemi tre fëmijë. Punojmë dhe jetojmë këtu prej vitesh. Në momentin kur Shoqata e emigrantëve Shqiptarë në Evias të Greqisë arriti të bëjë ëndrrën e tyre realitet e të hapi klasat e gjuhës Shqipe unë edhe pse kisha tre fëmijë e më të voglin atëhere 5 muajsh edhe e punësuar PO, e pranova me dëshirë të madhe të kontribuoj falas për fëmijët tanë, për vendin tonë dhe për të ardhmen e gjuhës tonë mëmë që ajo ti ketë gjurmët sa më të thella edhe këtu ku ne jetojmë. Dhe në këtë moment nëpërmjet gazetës tuaj do doja të ribëja thirrje të gjithë prindërve shqiptarë të dërgojnë fëmijët e tyre në keto klasa sepse kontribojnë në formimin a fëmijëve të tyre …DRITË E DITURISË PLRPARA DO NA SHPJERË…