
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e saj të veçantë për Teqenë Bektashiane Shqiptare në Michigan për kontributin prej 1,000 USD në mbështetje të organizimit të Festës së Flamurit Kombëtar.
Ky gjest bujar është një tjetër dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë dhe marrëdhënies së veçantë që Teqeja Bektashiane ka ndërtuar ndër vite me Federatën Vatra. Të bashkuara nga dashuria për kombin, traditat dhe identitetin shqiptar, Vatra dhe Teqeja kanë qenë pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të forcuar unitetin dhe solidaritetin në komunitetin shqiptaro-amerikan.
Teqeja Bektashiane Shqiptare në Amerikë me Seli në Michigan ka dhënë një kontribut të çmuar prej dekadash në jetën shpirtërore, kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve në Amerikë, duke promovuar harmoninë ndërfetare, tolerancën, traditën dhe dashurinë për atdheun.
Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje, Federata Vatra e nderon Teqenë Bektashiane Shqiptare në Amerikë me BRONZE SPONSOR të Festës së Flamurit Kombëtar.
Faleminderit për mbështetjen, miqësinë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Vatrën, në shërbim të kombit dhe komunitetit shqiptar në Amerikë!