
Mehmet Prishtina/
Diplomacia bullgare gjatë dy dekadave të fundit të shekullit XIX dhe sidomos dekadën e parë të shekullit XX, angazhimin e saj e kishte përqëndruar në dy drejtime: t’i luftojë dy projektet e mëdha të Serbisë dhe Greqisë (Serbia e Madhe dhe Megalo Idea). Ndërsa, angazhimi tjetër ishte kryesisht në objektivat e politikës shtetërore për të ndjekur zhvillimet e çështjes së pazgjidhur shqiptare, e cila drejtpërdrejt kishte të bënte me revidimin e vendimeve të Kongresit te Berlinit, të cilat e ndanë Bullgarine e Shën Stefanit në tri pjesë: në Bullgarinë vasale, në një autonomi lindore të Rumelisë dhe pjesa e Maqedonisë– Odrinit, e mbetur në jurisdikcionin e Perandorisë Osmane. Duke u nisur nga fakti se pjesa e Maqedonisë kishte të bënte edhe me trojet etnike shqiptare, ndërsa shqiptaret konsideroheshin si popull me i vjeter i Ballkanit, por njëkohësisht edhe palë më e dobët kundrejt Serbisë e Greqisë, pikërisht për këto arsye diplomacia bullgare ishte shumë e interesuar për të ndjekur zhvillimet diplomatike të Fuqive të Mëdha rreth çështjes shqiptare në Ballkan.
Nga qarqet diplomatike bullgare liferoheshin informacione për kalkulimet diplomatike të shteteve ballkanike rreth krizës së mundshme që do të sjellte shkatërrimin e Perandorisë Osmane. Në këtë drejtim më 28 tetor të vitit 1911 në Sofje u takuan ministrat e Punëve të Jashtme të Serbisë, Millovanoviç dhe ai i Bullgarisë, Geshov. Në mes tjerash në këtë takim u diskutua edhe propozimi i grof. Arentall i cili kishte humbur çdo shpresë për rimëkëmbjen e Perandorisë Osmane dhe sipas tij për këtë arsye për të qetësuar Ballkanin, i domosdoshëm ishte formimi i shtetit autonom shqiptar. Në këtë takim rreth propozimit të grof. Arental për një Shqipëri autonome, do të prononcohet ministri Millovanoviç, i cili këtë propozim e shihte si rrezik të madh për shkak se në të parashikoheshin të hynin vilajetet e Manastirit dhe Kosovës dhe do të paraqiste rrezik për sllavët e Ballkanit nëse shqiptarët në kufijtë e tyre i kanë fqinj.
Për këto arsye Milovanoviç do t’i propozojë kolegut të tij Geshov që territoret e banuara me shqiptarë të ndahen kësisoji: pjesët jugore të Shqipërisë dhe Maqedonisë t’i takojnë Greqisë; ndërsa pjesa veri – lindore në vijën tokësore Bregallnicë – Veles – Durrës t’i takojë Serbisë dhe pjesa e mbetur t’i takojë Bullgarisë. Ndaj këtij propozimi ministri Geshov i ishte përgjigjur me gjuhën diplomatike se për këto çështje duhet diskutim më i gjërë. Ndërsa në qarqet e ndryshme politike në Bullgari theksohej se nëse gjatë bisedave Shkupi i lëshohet serbëve, atëherë bullgarët do të humbin çelësin e Maqedonisë.
Diplomacia bullgare edhe gjatë krijimit të aleancës ballkanike edhe pas Luftës së Dytë Ballkanike dëshironte t’i impononte aleancës ballkanike jetësimin e vendimeve të Shën Stefanit. Ndërsa, diplomacia serbe dëshironte të impononte vendimet e Bukureshtit, ku asaj i ishin bërë koncesione të mëdha edhe për territoret të banuara me shqiptarë.
Në këtë drejtim shumë shpesh diplomacia bullgare liferonte nëpërmjet shtypit bullgar propozime konkrete për qetësimin e situatës në Ballkan dhe evitimin e një lufte të mundshme gjithëpërfshirëse. Ky objektiv do të arrihej vetëm nëse Maqedonia fitonte autonominë, por vihet në dukje se kjo mund të arrihet vetëm nëse edhe Shqipëria e fitonte këtë autonomi të plotë.
Gjatë periudhës së fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare shpesh herë politika zyrtare dhe ajo akademike u sugjeronte popullatës maqedonase që të solidarizohen me kërkesat e shqiptarëve për të fituar lirinë e dëshiruar dhe vetëqeverisjen kombëtare, se këto zhvillime ishin edhe në favor të politikës bullgare. Aktivitet të jashtëzakonshëm zhvilloi edhe Lëvizja Kombëtare Shqiptare në Mal të Zi. Kjo politikë pozitive e ndjekur ndaj popullit shqiptar, do të ndërojë me përfshirjen e Bullgarisë në alencën ballkanike.
Diplomacia bullgare kishte informacione të duhura për zgjerimin gjithnjë e më shumë të Lëvizjes kryengritëse në verën e vitit 1912 si dhe disponimin gjithëpopullor kundër regjimit xhonturk, gjë që ka ndikuar që çështja shqiptare të ngritet si problem evropian që dëshiron zgjidhjen përfundimtare.
Këto ngjarje në trojet etnike shqiptare i përcillte me interesim të madh diplomacia bullgare dhe i vlerësonte si shumë serioze, me një karakter të thellë revolucionar e gjithëpopullor. Për faktin se në krye të saj ishin vënë ish deputetët e Parlamentit osman dhe prijës të Lëvizjes Kombëtare: ish deputeti i Prishtinës, Hasan Prishtina, i cili në shtypin bullgar paraqitej me virtyte të larta kombëtare, i qëndrueshëm dhe intelegjent. Diplomacia bullgare ishte shqetësuar me hyrjen e kryengritësve shqiptarë në Shkup dhe i kishte kushtuar rëndësinë e veçantë duke theksduar se synimet e Shqipërisë Autonome kishin qenë që ajo të shtrihet që nga bregdeti Adriatik, deri te rrjedha e majtë e lumit Vardar, me Shkupin duke vazhduar më poshtë në Selanik. Me këto synime të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, cënoheshin interesat e shteteve ballkanike dhe sipas diplomacisë bullgare këtu qëndrojnë arsyet për përshpejtimin e vënies në funksion të alencës ballkanike.
Konferenca e paqës në Londër ishte thirur për të qetësuar shtetet e Aleancës Ballkanike dhe për të orientuar për lidhjen e një marrëveshje për kufijtë e Ballkanit pas dëbimit të Perandorisë Osmane. Apetitet territoriale të shteteve Ballkanike ishin rritë pas ngadhënjimit në Luftën e Parë Ballkanike dhe ishin paraqitur mosmarrëveshjet për definimin e kufijve. Nga ana tjetër mosmarveshjet e shteteve ballkanike, kishin shqetësuar Fuqitë e Mëdha se konflikti mos po merte përmasa evropiane, këtu qëndronte arsyeja pse u thir Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Sepse Fuqit e Mëdha nuk ishin të përgatitura për një konfliktë me përmasa botërore.
Më 31 marsë 1913, qeveria bullgare i ishte përgjigjur notës serbe nga 1 shkurti, ku kategorishtë hedhi poshtë kërkesën serbe për revidimin e marrëveshjes ushtarake për formimin e Aleancës ballkanike. Dy ditë më herët ( 29 marsë ) autoritetet ruse, i propozuan Serbisë se me kërkesat e saja maksimale do të humbë mbështetjen e Fuqive të Mëdha në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.Nikolla Pashiqi i ishte përgjigjur autoriteteve ruse se “ Shteti i Serbisë nuk do të lejoi asnjëherë që Bullgaria të kufizohej me Shqipërisë edhe me çmimin e humbjes së simpative të Fuqive të Mëdha në Konferencën e Ambasadorëve në Londër “.
Në Konferencën e ambasadorëve në Londër, diplomacia ruse ishte shumë e shqetësuar për shkak se ajo kishte investuar në krijimin e aleancës sllave të Ballkanit për të ngadhënjyer ndaj Perandorisë Osmane dhe pas Luftës së Parë Ballkanike ndërmjet tyre kishin filluar përplasje të mëdha për territore. Bullgarët dhe grekët u zunë për shkak të Selanikut, serbët dhe bullgarët për shkak të vijës kufitare të Vardarit dhe kufijve të Shqipërisë. Diplomacia ruse shqetësohej për konfliktin ndërmjet shteteve ballkanike, sepse informacionet që dispononte ajo tregonin se Austro – Hungaria stimulonte përçarjen e aleancës ballkanike, si element kyç për të realizuar ndikimin e saj në Ballkan. Problemi do të kulmon për territorin e Maqedonisë që asaj kohe (pjesa dërmuse ishin territore që i përkisnin vilajeteve të Manastirit dhe Kosovës që ishin të banuara me shumicë shqiptare ) ishte mollë sherri ndërmjet Bullgarisë që i vlerësonte si territore të saj kundrejt Serbisë dhe kjo do të jetë arsyeja kryesore që në qershor të vitit 1913 të fillojë Lufta e Dytë Ballkanike.
Në fillimet e punimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër diplomacia bullgare kishte për synim të realizojë qëllimet e saj territoriale në Vilajetin e Kosovës dhe Manastirit. Për realizimin e këtyre synimeve mbështetjen më të madhe e kishte tek diplomacia ruse. Me marrëveshjen e Bukureshtit më 10.gusht të vitit 1913, Serbia jo vetëm që e morri territorin kontestues që ishte pikë e marrëveshjes për lidhjen e Aleancës Ballkanike, por edhe Greqia morri një territor të madhë të Bullgarisë. Diplomacia bullgare pas Luftës së Dytë Ballkanike kërkonte nga shqiptarët një aleancë kundër Serbisë dhe Greqisë, duke lënë përshtypje se ata janë të gatshëm të bëjnë kompromis sa i përket kufijve me shqiptarët. Ndërsa, diplomacia serbe dëshironte të impononte vendimet e Bukureshtit, ku asaj i ishin bërë koncesione të mëdha edhe për territoret e banuara me shqiptarë.
Pasi Serbia kishte ngadhënjyer në Luftën e Dytë Ballkanike, përveç që forcohet pozicioni i saj në Konferencën e ambasadorëve në Londër, asaj i hapej rrugë për të realizuar synimet shekullore për të okupuar territorin e luginës së lumit Vardar dhe të kufizohej me Greqinë. Me këto synime drejtpërdrejt cenoheshin trevat lindore të banuara me shqiptarë, po ashtu dobësohej ndikimi Austro – Hungarez në Ballkan si dhe ngulfateshin edhe shpresat e Bullgarisë për të jetësuar projektin e Shën Stefanit. Për tu rikthyer në synimet e saj në Maqedoni, qeveria në Sofje mbështeste në mënyrë aktive lëvizjen nacionaliste maqedonase, që dëshironte bashkimin e Maqedonisë me Bullgarinë. Lufta kundër Serbisë ishte objektivi i parë i kësaj aleance. Por për ta bërë sa më të fuqishme këtë aleancë duheshin zgjeruar radhët e saj dhe shqiptarët ishin të prirur për tu bashkuar me të gjitha forcat që kundërshtonin Serbinë dhe u premtonin atyre rikthimin e territoreve etnike shqiptare të Vilajetit të Manastirit dhe atij të Kosovës.
Ngjarjet dhe veprimit të kryengritjes së shtatorit, e cila në çarçet diplomatike vlerësohej si Lufta e Tretë Ballkanike, e cila kishte për synim që të bëjë presion deri te Konferenca e Ambasadorëve në Londër për të rishiku vendimet e mëhershme për kufijtë, që ishin në dëm të çështjes shqiptare dhe bullgare. Situata do të ndryshonte, kurë ushtria serbe kishte shuar kryengritjen shqiptare në Maqedonin Perëndimore.
Zhvillimet në terren i shkonin përshtati Serbisë dhe Rusisë, por ishin tepër negative për Austro – Hungarinë dhe Italinë. Sishte i rastësishëm që në fundë të nëntorit 1913 përfaqësuesi i Vjenës në Sofje u autorizua që tu deklaronte autoriteteve bullgare se ishte në interesin e Bullgarisë që të mos u jepte përkrahje manovrave të drejtuara kundër personalitetit të Princ Vidit, se ajo kishte një interes të natyrshëm që Shqipëria të bëhej një faktor, i cili duhej të llogaritej në të ardhmen në Ballkan. Ndërsa në fillim të dhjetorit Vjena e Roma bënë demarshe edhe te kryeministri Radosllavov dhe te ministri i Jashtëm për të ndalur stimulimin e veprimeve të grupeve të armatosura shqiptaro – bullgare.