
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA e gazeta Dielli shprehin mirënjohjen dhe falënderimin e veçantë për kryetarin e Vatrës Dr. Elmi Berisha, i cili kontribuoi me shumën prej 5,000 USD në mbështetje të organizimit të Darkës së Flamurit Kombëtar që zhvillohet në New York më 27 nëntor 2026.
Ky kontribut bujar e fisnik i Dr. Berishës është mjaft domethënës pasi tregon mbështetjen e vazhdueshme, seriozitetin dhe angazhimin që nderon festën tonë kombëtare dhe dëshmon përkushtimin, solidaritetin, kujdesin dhe përkrahjen ndaj aktiviteteve kombëtare që ruajnë historinë dhe promovojnë identitetin, trashëgiminë dhe traditat tona kombëtare.
Dr. Elmi Berisha faleminderit për mbështetjen dhe përkushtimin ndaj Vatrës, komunitetit shqiptar dhe çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.