Muri i Berlinit ra në vitin 1989, por komunizmi nuk ra. Njëqind vjet pas Revolucionit Bolshevik, një e pesta e popullsisë së botës ende jeton nën regjimet komuniste me një parti si në Kinë, Kube, Laos, Kore e Veriut dhe Vietnam. Për më tepër, regjimet komuniste kryejnë abuzimet më të këqija të të drejtave të njeriut në shkallë më të gjerë në botë sot. Komunizmi premton t’i bëjë të gjithë të barabartë, por jep pabarazi radikale. Sa herë që komunizmi provohet, ai përfundon ose në kolaps ekonomik ose në një shtet policor. Nga uria, spastrimet dhe gulagët e Rusisë Sovjetike deri te Shpërthimi i Madh i Maos dhe Fushat Vrasese të Khmer Ruzhit nga Masakra e Sheshit Tiananmen në vitin 1989 , te vrasja nga regjimi Kastros në vitin 2012 e aktivistit të demokracisë kubane Oswaldo Payá, janë vrarë më shumë se 100 milion njerëz gjatë shekullit të kaluar. Të panumërt jane ata qe vuajnë më shumë dhe vuajnë ende. Eshte turp qe bota e lirë nuk kërkoi kurrë një llogari morale për krimet e regjimeve komuniste. Ata dëshmitarë me një kujtim të gjallë të komunizmit të shekullit të 20 po e lene kete bote prej moshes. Dhe një brez i tërë amerikanësh është i hapur për idetë kolektiviste, sepse ata nuk e njohin të vërtetën.Në Fondacionin për Përkujtim të Viktimave të Komunizmit, treghet e vërteta për komunizmin sepse vizioni I fondacionit është për një botë të lirë nga shpresa e rreme e komunizmit.Misioni i fondacionit është të edukojë këtë gjeneratë dhe brezat e ardhshëm për ideologjinë, historinë dhe trashëgiminë e komunizmit.
Disa nga programet e Fondacionit jane:
Qendra studimore te fokusuara gjeografikisht-. Per momentin kane hapur qendren per studimet e komunizmit ne Poloni dhe ne shtetet balltike.
Evente ne Universitete due edukim studentesh
Seminare ne shkalle kombetare per Mesuesit e gjimnazeve
Projekti i deshmitareve , seriale me video ku portretizohen deshmitare qe rrefejne per jeten ne komunizem.
Nje nga veprimtarite vjetore te ketij fondacioni eshte vendosja e Kurorave tek monumenti ne Rrugen Massachusets ne Uashington DC ku ftohen organizata dhe individe dhe perfaqesi diplomatike te vendosin kurora lulesh ne perkujtim te atyre qe kane vdekur e vuajtur prej komunizmit.
Kjo ceremoni mbahet kete te premte ne oren 9 t emengjesit te amerikes me 8 Qershor 2018 . Ne do te jemi Live nga sheshi u gjendet Monumenti ne perkujtim t eviktimave te Komunizmit. Disa shqiptaro Amerikane planifikojne pjesemarrjen ku do te vendosin kurora ne emer te shoqatave per edhe familjeve. Edhe Ambasadat e vedeve ku ka pasur rregjime komuniste ftohen te vendosin kurora.
www.victimsofcommunism.org(pergatitiper diellin Merita B McCormack)