FORMA TE GJENOCIDIT SERB KUNDER SHQIPTAREVE TE KOSOVES/
Abstrakti/
Gjenocidi është një nga format më monstruoze e brutale kundër vlerave civilizuese, njërëzimit dhe të drejtave elementare humanitare, socio-ekonomike, politike, kulturore , etnike, tradicionale e gjuhësore.Gjenocidi është dukuri quazi shoqërore në sfondin më të errtë ,bizar,monstruoz,malevolent,
Terma topike:
Gjenocidi
Etnocidi
Democidi
Kulturocidi
Krimi i luftës
Gjenocidisti dhe viktima e gjenocidit!
Trajtime teorike dhe praktike të gjenocidit
Për koncepcionin nocional të gjenocidit, nga viti 1944 deri në aktualitet ,kanë shkruar mendimtarë të fushave të ndryshme , nder më të spikaturit, nëpër vite janë:
1944 ,Raphael Lemkin
1959, Pieter Drost,
1975, Vahakn Dadrian,
1976, Irving Horowitz,
1981, Leo Kuper, Genocide Scholar ,
1982, Jack Porter,
1984, Yehude Banner,
1987, Thony Barta,
1988, Henry Huttenbach @Helen Fein
1990, Frank Chalk @ John Thompson1993, Helen Fein
1944, Steven Katch @ Israel Charry
2003, Barbara Hart
2005,Marc Levane
2007,Martin Shaw
2016, John Cox.
Krahas eseve, artikujve dhe analizave kritike- teorike referuar koncepcionit të gjenocidit, në këtë periudhë, janë miratuar disa dokumente juridike -ndërkombëtare,me të cilat, pos definicionit të gjenocidit ,janë formuluar elementet esenciale të cilat e konstitutojnë dhe e formësojnë figurën dhe kuptimin normativ të gjenocidit.
- Në vitin 1945 , në Aktakuzën kundër 24 liderëve nazistë , ka qenë formuluar figura definicionit të krimit monstruoz- gjenocidit.
- *Në Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së , të miratuar në vitin 1946, ka qenë definuar dhe inkriminuar koncepcioni nocional i gjenocidit.
- Sipas Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimeve dhe të Gjenocidit ( CPPCG), të miratuar nga Asembleja e Përgjithshme e OKB-së, në vitin 1948, gjenocidit është , ndonjë nga aktet e kryera me qellim:
- për të shkatrruar tërësisht ose pjesërisht grupin nacional, ethnik, racial, religjioz nëpërmjet vrasjeve, shkaktimeve , dëmtimeve serioze trupore ose mentale të anëtarëve të grupit ( të targetuar),
- të përkeqësimit përkatësisht goditjes ( infliction) esenciale të kushteve jetësore të grupit me qellim të shkaktimit të destrukcioneve fizike në tërësi ose pjesërisht të tij,
- të imponimit të masave tendencioze – të qellimta për të preventuar lindjen ( natalitetin) përbrënda gupit ( të targetuar) si dhe , me qellim të
- të transferimi të fëmijeve të grupit ( të targetuar) në grupin tjetër.
- Rrjedhimisht , gjenocidi është i definuar ngjashëm edhe me Artikullin 6 të Statutit të Romës për Gjykatën Ndërkombëtare Penale.
Gjeneza e orekseve hegjemoniste sërbe kundër shqiptarëve dhe territoreve shqiptare
Në shekullin XIX- të, Perandoria Otomane ishte e dobësuar dukshem nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.
Nga brenda , Perandoria Otomane ishte e eroduar dhe ligështuar nga korrupsioni galopant në adminisitratën publike madje edhe në strukturat ushtarake më të larta.
Perandoria Otomane dukshëm kishte ngec pas advancimeve teknike – teknologjike të shteteve europiane. Përbrënda Perandorisë Otomane , shumë popuj të nënshtruar , në okasione të caktuara, kryengritshin për pavaresi. Nga jashtë, Perandoria Otomane atakohej dhe rrezikohej nga të gjitha anët.
Perandoria Ruse , pasi që, ishte zgjëruar tej mase duke e pushtuar , pothuaj se, pa pengesa pjesën veriore të Azisë ,madje , edhe një pjesë të madhe të Amerikës Veriore , ishte konsoliduar në fuqi koloniale të fuqishme ,qe gjithnjë, pretendonte ekpansion të thellë në territoret e Perandorisë Otomane, e cila, pritej të rrenohej . Zgjërimet ekspansioniste marramendëse Perandoria Ruse i kishte realizuar në territore aziatike të pabanuara eventualisht të banuara rrallë ,në të cilat ,nuk interferonin shtetet koloniale europiane nga se ishin të preokupuara me zbulime dhe pushtime të tokave të reja në hapësira e kontinente tjera.
Edhe shtetet koloniale europiane e atakonin Perandorinë Otomane në forma të ndryshme ,nder të tjera, duke i sponsoruar kryengritjet ,veçanërisht ,të popujve arabë për kryengritje e pavarësi me synim malevolent, një të dobësimit të Perendorisë Otomane dhe dy , jo të shypartallimit të saj dhe të pushtimeve të territoreve arabe qe kishin rëndësi gjeopolitike, gjeostrategjike dhe gjeoekonomike.
Seandejmi Përandoria Otomane , veçanërisht gjatë shekullit XIX-të ishte dobësuar tej mase sa qe, konsiderohej “ E sëmura e Bosforit” qe pritej të rrenohej nga stuhia e parë.
Në atë kontekst , shtetet koloniale europiane ,duke e përfshirë Rusinë, planifikonin një ridisajnim gjeopolitik të territoreve europiane të cilat ndodheshin nën sundimin Otoman.
Pas luftërave ruso – turke në pjesën e dytë të shekullit XIX-të, në të cilat Perandoria Otomane pat pësuar disfata, Rusia, në Shën Stevan, 1878, njëanëshëm pat favorizuar shtete sllave ballkanike e veçanërisht Bullgarinë.
Ridisajnimin e tillë nuk e patën pranuar shtetet e fuqishme europiane perendimore , patën kërkuar dhe realizuar revidimin e projektit rus të Shën Stevanit ,ashtu që, në Berlin , nder të tjera , koncerti i shteteve influente europiane , nder të tjera, i pat pranuar shtete të pavarura Sërbinë, Rumuninë , Malin e Zi e virtuelisht edhe Bullgarinë.
Sërbia , Mali i Zi e Greqia,në Kongresin e Berlinit ,kanë qenë privilegjuar dukshëm me koncesione territoriale në dëmin e tokave shqiptare. Rrjedhimisht , nga po ato dhe disa shtete tjera, zhvillohej propagandë e fuqishme antishqiptare duke i kualifikuar të njëjtit të pa indentitet kombëtar, melez me popuj lindorë, të pa traditë shtetërore, krejt, në funksion të shpërngulljes masive , në një anë si dhe të okupimit të territoreve të tyre, në anën tjetër.
Në atë drejtim, nga nomenklaturat shtëtërore, politke e shkencore veçanërisht të Sëbisë , nga viti 1878 e deri në aktualitet, në okasione oportune, janë përgatitur , miratuar madje janë publikuar dhe, në masë të madhe ,janë realizuar plane, projekte dhe programe fantome, morbide për taktikat e teknikat bizare në formë të shpërnguljeve masive, apilikimit të dhunës shtetërore , krimeve të luftës madje , vrasjeve, çpronësimeve përkatësisht të akteve gjenocidiste kundër shqiptarëve.
Projektet , programet e planet e tilla, veçanërisht, i kanë mbështetur fuqishëm shtetet antigjermane , në radhë të parë Rusia , Franca madje edhe Britania e Madhe. Këto shtete, nga droja e ekspansionizmit gjerman , synonin qe ,nga sllavët jugor, kryesisht ,nga sërbët më të shumtë në numër ,të bënin tamponb shtet ca më të fuqishëm e për aq , më pengues të dëpërtimit gjerman në Ballkan e sëandejmi në Lindje.
Ndaj , kryesisht , Rusia e Franca e kanë pasë favorizuar shtetin sërb me koncesione territoriale në dëmin e shqiptarëve sikundër në vitin 1913 në Konferencën e Ambasadorëve në London ashtu edhe në vitin 1919 në Konferencën e Paqës në Paris .
Në Konferencën e Ambasadorëve, edhe sipas opinionit të kryetarit të saj , Lordit Gray, Kosova i ka qenë konceduar Sërbisë pa të drejt ,por, për hir të ruajtjes së paqës përkatësisht të preservimit të interesave gjeopolitike, gjeostrategjike të fuqive të mëdha të kohës. Vijimisht, ashtu ka qenë vepruar edhe në Konferencën e Paqës, në të cilën, shteti sërb ,ka qenë shpërblyer me dhuratë të stërmadhe ,të pamerituar me asgjë, me Vojvodinën kryesisht të banuar me hungarezë e gjermanë.
Rrjedhimisht, në Konferencën e Paqës , në vitin 1919 ,ka qenë formuar shteti unitar i sllavëve jugor me pijemontin, shtetin dhe entitetin sërb.
Shteti sërb, duke e përjetuar euforisht pozitën e privilegjuar nga shtetet e mëdha të kohëve ,gjatë të gjitha etapave historike – kritike dhe, në të njëjtat, duke u favorizuar dukshëm me territore të huaja, kryesisht, shqiptare, krijojë dhe zhvilloi mentalitet, kulturë dhe traditë politike megalomane, hegjemone, eksklusive dhe, në atë drejtim, investoi pakursyeshëm për indoktrinim antishqiptar të popullit sërb dhe gjithandej.
Ndaj, edhe apetitet e pangopshme megalomane e hegjemone ,në një anë dhe, urrejtëse, eksklusive antishqiptare , në anën tjetër.
Forma specifike të akteve gjenocidiste, të krimeve të luftës dhe të krimeve shtetërore të autoriteteve sërbe kundër shqiptarëve në Kosovë e gjithandej
Shteti sërb ,në implementim të politikave megalomane e hegjemoniste , nëpërmjet ushtrisë , policicë , administratës dhe sërbëve vendorë të armatosur , kundër shqiptarëve civilë,autoktonë ,të gjitha moshave e gjinive, gjatë periudhës 1878 – 1999, me intensitete , metoda dhe okasione diferente , adapte me rrethanat historike, makijavelisht, ka ushtruar akte kriminale paraluftarake , luftarake madje edhe gjenocidiste nëpërmjet vrasjeve individuale, vrasjeve grupore , vrasjeve masive, plagosjeve , dëmtimeve fizike , morale e materjale, përdhunimeve monstruoze të fëmrave shqiptare të të gjitha moshave shpesh herë në praninë e fëmijeve dhe familjarëve, çpronësimeve violente , diskriminimeve socio- ekonomike , kulturore e politike , shpërnguljeve të shqiptarëve dhe kolonizimeve të trojeve , kryesisht, me sërb!
Në funksion të dealbanizimit dhe në favor të sërbizimit të territoreve shqiptare , shteti sërb, konform me plane , programe e projekte kishtare, shkencore, politike dhe shtetërore ,nder të tjera ,në realizim të Projektit të Garashaninit, Andriqit, Çubrillovoqit si dhe të Projektit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Sëbisë, veçanërisht gjatë etapave kritike – historike : 1878, 1912-1914, 1919-41, 1945-61, 1989-99, fatkeqësisht ,nëse jo explicite, padyshim, implicite ,i yshtur dhe i stimuluar , në radhë të parë, nga Rusia dhe Franca, padrejtësisht ka okupuar territore tradicionalisht shqiptare dhe të njëjtat , makijavelisht i ka sërbizuar nëpërmjet democidit, etnocidit, kulturocidit, toponimocidit, hidronimocidit, oronimocidit !
Shteti sërb, veçanërisht ,gjatë peridhave kritike historike :1919- 41 , 1945- 66, 1989 -99, në funksion të realizimit të politikave shtetërore antishqiptare , ka miratuar dhe praktikuar plane, projekte, programe akte politike, akte ligjore dhe akte administrative diskriminatore për shqiptarët , për kolonizimin e territoreve shqiptare me sërb dhe për sërbizimin përfundimtar të trojeve historikisht shqiptare,
Pos gjatë etapave historike kritike të theksuara më sipër, shteti sërb, gjatë periudhës 1989 – 99, veçanërisht, pat ushtruar politika dhe praktika shtetërore antishqiptare , e për aq anticivilizuese ,pos vrasjeve individuale e grupore , dëmtimeve fizike, morale e materjale, diskriminimeve socio-ekonomike , arsimore e politike, vetëm gjatë vitit 1999, me dhunë ushtarake e policore , ka pasë shpërngulur cirka një milion shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive!
Në aktet e sipërthëna të shtetit sërb, rezultojnë komponentet dhe format e etnocidit, kulturocidit, democidit, historicidit, toponimocidit, oronimocidit në dëmin e shqiptarëve , në përgjithësi e veçanërisht të shqiptarëve të Kosovës ,në veçanti.
Prof dr Riza Smaka
Mund t’i shkruani autorit ne Emailin e tij: riza_smaka@hotmail.com