Shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë Amerikane, Gjeneral me 4 Yje, Joe Dunford tha se ai nuk ka “asnjë dyshim” që ndërhyrja ruse në Siri e mbajti në këmbë qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Asad. “Në lidhje me aktivitetin e Rusisë në Siri, – tha Gjenerali, – nuk ka absolutisht asnjë dyshim se ata e stabilizuan regjimin, dhe e kanë vënë veten në një pozitë të tillë që mund të ndikojnë mbi zgjidhjen politike në vend.” Ai i bëri komentet në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington. Gjenerali Dunford tha se qeveria siriane ishte në pozitë tepër të vështirë në korrik dhe gusht të vitit të kaluar, por tani është në “gjendje shumë më të mirë.” Tërheqja e Rusisë nga Siria “hedh pikëpyetje” rreth qëllimit të saj të vërtetë të hyrjes në konfliktin në Sirian, tha gjenerali. “Qëllimi i deklaruar ishte për të goditur ISIS-in,” tha ai. “Ata kanë shpallur tashmë tërheqjen. Nga këndvështrimi im, ka ende punë për të bërë kundër ISIS-it”.
Jakov from Israel says
BE NATO dhe gjithe forcat e aleances kunder IS ,me Rusine apo pa Rusine ,duhet te sulmojne me ashper kete trup gjakatar terrorist qe ka ngritur krye kunder gjithe botes se civilizuar ,per te coroditur e destabilizuar gjendjen jo vetem ne Europe ,por kudo ku ata e shohin mundesine me te mire .Nuk ka me nevoje per deklarata se cfare eshte bere dhe kush i beri –duhet pare perpara me shume kujdes duke mos e lene te qete kete organizate qe po shkateron edhe monumente kulture .Kjo tregon edhe nje here anakronizmin e ketyre qe nuk meritojne as emrin njeri ,por qe ja U KANE KALUAR EDHE KAFSHEVE PREHISTORIKE