Hamid Alaj
Që në kohët e lashta e deri në ditët e sotit, si në aspektin teorik poashtu edhe në atë praktik, si dhe gjatë zhvillimit të një gjuhe, pra gjatë historisë së saj, asnjë gjuhë në botë nuk ka mbetur pa u ndikuar nga gjuhë të tjera. Huazimet janë proces që e pëson një gjuhë nga një gjuhë tjetër duke marrë hua elemente gjuhësose që lidhet me hyrjen e fjalës prej leksikut të një gjuhe në gjuhën tjetër. Mardhëniet midis dy gjuhëve më së shumtit zhvillohen atëherë kurë një gjuhë huazon disa fjalë nga gjuha tjetër. Disa dijetarë ose më saktë disa gjuhëtarë pohojnë se huazimet marrëse nga një gjuhë tjetër zënë zakonisht vendet e zbrazëta që do të thotë se një gjuhë është e detyruar të marrë fjalë nga gjuha tjetër për nevoja emërtimi të një sende, apo të një dukurie tjetër, kështu që folësi përdorë fjalët e huaja gjatë komunikimit në gjuhën e tij amtare sepse i mungon fjala e përshtatshme.
Në të kaluarën por edhe sot, edhe pse nuk haset në njerëz që nuk kanë pranuar ndonjë huazim, pra nuk mund të thuhet se mund të haset edhe në shoqëri pa huazime. Ato kanë vazhduar të ekzistojnë së bashku me njeriun dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë edhe në të ardhmen.
Duke dëgjuar të folmen e Krajës, menjëherë të bie ndërmend se ke të bësh me një gjuhë të moderuar duke u shfaqur e gjithë pasuria e huazimeve të ndryshme si ato turke, osmane, latine e duke vazhduar me ato sllave e në kohë të fundit edhe ato angleze. Kështu që me depërtimin e Perandorisë Osmane dhe me sundimin e tyre në trevat shqiptare, padyshim se çdo gjë mori kahje të kundërt, nga ajo që kishte më parë, si në pikëpamje administrative poashtu edhe në pikëpamje arsimore dhe atë gjuhësore.
Duke vazhduar sundimin e tyre në territoret shqiptare si dhe duke sunduar dhe nënshtrua popullsinë në ato territore dhe me depërtimin e tyre në trevën e Krajës, edhe gjuha e tyre patjetër që ka filluar të perdoret në të folmen e përditshme në ato treva ku ato sundonin, kryesisht me huazime të fjalëve tuko-osmane, arabe, persiane, të ardhura së bashku me sunduesin, me mbizotërim mbi gjuhën e popullsisë së nënshtruar.
Si në territoret e tjera të nënshtruara nga Perandoria Osmane, edhe në trevën e Krajës, gjuha e tyre la gjurmët e veta, si në emrat e njerëzve, të toponimeve të ndryshme, të sendeve shtëpiake, e sendeve të tjera, që quhen edhe sot e kësaj dite me emrat turko-osmano-arab, e sidomos tek të moshuarit që janë percjellur brez pas brezi deri në ditët e sotit, dhe që kishin më së shumtit kontakte me qytetet e njohura shqiptare që ishin më të afërmet me Krajën si me Shkodrën, Ulqinin dhe Tivarin, që ishin qendra të njohura si në pikëpamje ushtarake, administrative, kulturore, tregtare, ekonomike dhe arsimore në kohën e Perandorisë Osmane, ku i gjithë malli i Krajës shitej në këto qytete dhe anasjelltas, i gjithë malli që krajanët blinin për nevojat e veta i tregtonin nga këto qytete, andaj edhe huazimet dhe përdorimi i fjalëve turko-osmane ishte më i shpeshtë në mes popullsisë krajane.
Përparim i veçantë i përdorimit të fjalëve apo i huazimeve turko-osmane në të folmen e Krajes ka ardhur në mënyra të ndryshme si p.sh. gjatë perdorimit të fjalëve shërbyese në qytete ku mbizotëronte sundimi i Perandorisë Osmane, ku krajanët kishin kontakte të përditshme me popullsinë e atyre qyteteve (Shkodër, Ulqin, Tivar, Podgoricë etj.), përdorimi i fjalëve të ndryshme në tregjet e atyre qyteteve, kryerja e punëve administrative, shkollimi në medrezet e atyre qyteteve, emigrimi i krajanëve në shtetin e Turqisë, dhe mënyra të tjera, që si rrjedhojë janë shfaqur me përparimin, zgjuarsinë dhe aftësinë krijuese të popullit të Krajës. Të gjitha këto huazime si ato turke, osmane, arabe, latine etj. janë pësosmëri e atyre fjalëve që kanë ndikuar te të folmet e gjuhës krajane. Pra kjo është një rrjedhojë dhe rezultat i vetë njeriut, e në këtë rast i vetë popullit krajan në përdorimin e termave të huaj, e jo rrjedhojë dhe rezultat natyror i një populli, e në veçanti i popullit krajan.
Përparimi si dhe përdorimi i fjalëve të huaja (në këtë rast i atyre turke) varet gjithashtu edhe nga përparimi material, ekonomik, teknik dhe mendor i njeriut. Fjalët që janë huazuar nga fjalët turke, kanë ardhur deri te të folmet e Krajës nëpërmjet tregtisë dhe teknikës, sepse sado që një gjuhë merr fjalë të ndryshme nga një gjuhë tjetër ato asnjëherë nuk e huazojnë mënyrën e ndryshimit dhe të formimit të fjalive, pra formimi i fjalive bëhet në të njëjtën mënyrë, aty ku përdoret termi i gjuhës turke.
Nga vetë analizat dhe trashëgimia e leksikut të të folmes së Krajës dhe të elementeve të huazuara, pikësëpari nga latinishtje, ndoshta që në kohën e Buzukut e më heret, osmanishtja e më vonë nga turqishtja dhe sllavishtja, kemi të bëjmë me një popullësi që huazimet në të folmen e kësaj treve, Krajes dhe asaj të Shestanit, nuk u zhvilluan në kushtet e saja origjinale por me pasojat që sillnin dyndjet dhe pushtimet e huaja, turqit dhe sllavët, e sidomos në sistemin e shkollimit, ku një pjesë e Krajës së Naltë (Shestanit) edhe u sllavizua krejtësisht. Mirëpo, me sllavizimin e tyre, edhe e folmja merr kahje tjetër, duke huazuar fjalë të huaja, në këtë rast gjejnë përdorim huazimet sllave me ato turko-osmane, që janë faktorë keyesorë në zhvillimin e një shoqërie, si në trashëgimi, në unitet, në mardhënie ekonomike etj., po të njëjtit faktorë ndikojnë edhe në zhvillimin unitar të gjuhës së tyre apo të të folmes së një shteti, krahine apo edhe të një treve, si në rastin e veçantë të trevës së Krajës së Naltë–Shestanit. Mirëpo, edhe me përdorimin, pra huazimin e fjalëve turko-osmane, latine, arabe, sllave etj., gjithsesi mbi këtë popullsi të kësaj treve (Krajë–Shestan) vazhdojnë të qëndrojnë tiparet karakteristike të gjuhës, të kulturës, të traditës, të truallit të përbashkët ndonëse në kohën e fundit me kufizime të caktuara.
Në përgjithësi sundimi i gjatë dhe i huaj në trevat shqiptare dhe kontaktimi, tregtimi, administrimi etj., i popullsisë së kësaj treve (Krajë–Shestan), me qendrat kryesore administrative të Shqipërisë së Veriut e më gjërë, dhe emigrimi i tyre edhe në vendet e Perandorisë Osmane, solli si rrjedhim huazimin e shumë fjalëve të atyre trevave ku ato ishin vendosur, ku tregtonin, ku administroheshin, të përcjellur brez pas brezi deri në ditët e sotit, duke i përdorur në jetën e përditshme për nevojat e veta. Është një dëshmi e sigurtë se e folmja e Krajës, e cila me gjithë huazimet e shumta turko-osmane, arabe, persiane, latine, sllave e në kohët e fundit edhe me ato angleze, si rrjedhim i emigrimit të shumtë të kësaj popullsie në shtetet perëndimore e sidomos në Sh.B.A., ende nuk e humbi të folmen e saj si disa treva të tjera si p.sh. simotra e saj, ajo e Shestanit e cila me huazimet sllave në të folmen e saj, u kthye në një gjuhë sllavo–shqipe.
Po që se shtrohet pyetja se a kishte dhe a ka popullsi të përzier në trevën e Krajës, si ate turke, sllave etj.?, dihet se nuk kishte dhe nuk ka fare, por kuptohet se e folmja e Krajës, si gjuhë shqipe që është dhe i përket dialektit të gegërishtes (Shqipërisë së Veriu –Shkodrës), i përvetësoi apo i huazoi fjalët e huaja nëpërmjet emigrantëve të vet. Mirëpo populli shqiptarë i Krajës e ka ruajtur ekzistencën e vet të gjuhës me karakteristikat e veta të të folmes së saj, në trevën ku banon sot e këndej, megjithëse ka pasur shumë huazime në të folmen e saj, duke ecur drejtë zhvillimit të kulturës së vet, shkollimit, arsimimit dhe menjanimit të një pjese të madhe të huazimeve të huaja në të folmen e saj. Ajo e ruajti identitetin e vet të gjuhës së tyre, që zhvillohej dhe flitej në bisedat në mes vedi pranë votrave të tyre, ku mbeti e paprekur dhe u përcoll brez pas brezi deri në ditët e sotit, e ruajti me anë të artit muzikor, me anë të zakoneve të tyre origjinale etj., duke mos e ndryshuar karakterin etnik të të folmes së këtyre viseve.
Për popullsinë shqiptare të trevës së Krajës, por edhe të atyre për rreth si; të Anës së Malit, Ulqinit, Tivarit etj., të provuara me shkrimet e para në gjuhën shqipe, si Meshari i vitit 1555 i Gjon Buzukut, që njihet si vepra e parë shqipe, megjithëse kishte karakter fetar, ishin pjesë përbërëse e formimit të gjuhës dhe kulturës së popullit shqiptarë të kësaj treve.
Një ndikim të madh në huazimet e shumta turko–osmane luajti edhe faktori fe apo konvertimi i popullsisë së kësaj treve nga feja katolike në fenë islame. Mirëpo edhe me ndryshimin e fesë, popullsia e Krajës nuk e ndryshoi karakterin etnik të saj, pra mbeti shqiptarë, duke e ruajtur edhe më shumë etnitetin e vet, ashtu siç ndodhi p.sh. me popullsinë e Bosnjës e cila mbeti popullsi sllave edhe pas islamizimit të saj. Si në fenë katolike, një pjesë e Krajës së Naltë (Shestan) dhe në fenë muslimane (Krajë–Shestan) kemi një mori huazimesh. Në atë katolike kemi huazime nga latinishtja kurse në atë muslimane kemi huazime turko–arabe çka kanë ndikuar në të folmen e përditshme të kësaj treve.
Depërtimi i një numri të madh huazimesh nga gjuhët e tjera tregon se populli i Krajës kishte kontakte të shpeshta me ato popuj nga merrte huazimet e tyre, sidomos, e në veçanti me huazimet turko–osmane dhe ato sllave. Megjithë atë huazimet sllave në të folmen e Krajës nuk kanë edhe një përdorim të madh me përjashtim të Anës së Naltë (Shestanit) ku popullsia e asaj ane ka një kontakt të vijueshëm me ato treva që flasim gjuhën sllave (Tivar, Virpazar, Cërmicë, Podgoricë etj.), ku edhe shkollën e kanë në gjuhën sllave, megjithë përpjekjet e shumta që janë bërë disa herë që shkolla të jetë në gjuhën shqipe.
Gjithmonë duhet pasur parasysh se ai popull i cili huazon fjalë të huaja, e në rastin konkret popullsia e trevës së Krajës, vjen deri aty sa të heq dorë më në fund nga gjuha e vet amtare në të mirë të gjuhës tjetër, si për leverdi ekonomike, tregtare, administrative, ushtarake, politike, si në kohën e sundimit turk poashtu edhe në kohën e tashme, e cila trevë i përket komunës së sllavizuar të Tivarit, duke ruajtur disa elemente të të folmes së gjuhës amtare, apo më saktë duke ruajtur disa elemente leksikore të të folmes së kësaj treve.
Ato të cilët përdorin huazime të ndryshme gjatë mardhënieve të ndryshme si në biseda, kuvende, fjalime etj., duke pasur kontakte me popujt të tjerë, atë gjuhë apo ato huazime i kanë marrë si gjuhë sekondare, pra si huazime që origjinalisht janë të një kombësie tjetër si huazimet turke, osmane, latine, sllave, persiane, arabe, angleze etj.
Në bazë të materialit të hulumtuar deri më tani, kemi arritur në përfundim se huazimet turko–osmane në të folmen e trevës së Krajës, sikurse edhe në trevat e tjera shqiptare, apo ndoshta edhe në gjuhët e tjera të Ballkanit, më së shumtit e përbëjnë emrat, që janë të përdorshëm për sendet konkrete të jetës së përditshme, si emërtimet nga emrat e njerëzve, në administratë, në ushtri, artizanat, në fenë islame, emërtime gjellërash (gatesash), bimësh etj. Për sa i prërket emërtimit të njerëzve me huazime turke, Ana e Naltë (Shestani), gjithnjë e më tepër është duke i zhdukur, mirëpo me zhdukjen e tyre, ato emra të huazuar nga turqishtje, vinë duke u zavendësuar me emra jo shqiptarë, por me emra poashtu të huazuar, me ato boshnjakë, apo sllavë të muslimanizuar, kurse në Ana e Poshtme (Krajë) është e kundërt, emërtimet e njerëzve me emra të huazuar nga turqishtja, gjithnjë e më tepër vinë duke u zavendësuar me ato ilir apo me emra të vërtetë shqiptarë.
Huazimet që përdor kjo trevë, dita ditës vinë duke u zavendësuar me terma të ri në gjuhën shqipe. Duke i krahasuar fjalët që brezat e moshuar i përdornin për nevojat e veta në jetën e përditshme, brezi i ri me përdorimin e fjalëve të gjuhës shqipe, fjalët apo huazimet e gjuhëve të huaja sistematikisht janë duke i zhdukur. Si faktorë kryesorë i zhdukjes së tyre është se gjeneratat e reja shkollimin e vet e kryejnë nëpër shkollat shqipe, duke filluar në atë fillore, të mesme, të larta, fakultete, dhe ato në trevat shqiptare si në Kosovë, Shqipëri etj., kështu që nga të folmet e të parëve tanë (të moshuarve) duke përdorur fjalë turke, arabe etj., kanë mbetur shumë pak fjalë që ato huazojnë gjatë komunikimit, të moshuarit me të rinjtë. Ka mundësi që pas disa kohe apo vitesh, do të vijë deri aty që nuk do të përdoret asnjë huazim turko–osmane apo ndonjë huazim tjetër, në përdorimin e të folmes së Krajës, kështu që e gjithë popullsia e kësaj treve do të perdorë të folmen e pastër të gjuhës shqipe, të folmen e dialektit të veriut–gegërishten. Do të vijë deri te mos përdorimi i fjalëve të huaja ashtu siç ka ardhur edhe deri te mospërdorimi i emrave turke në familjet krajane, që në kohë të shkuara kanë qenë në masë të madhe, dhe duke u zavendësuar me emra Ilir, pra me emra të vërtetë shqiptarë.