Në shekullin e njëzetë, Shqipëria ishte e trazuar dhe aspak fatlume. Ajo kaloi periudha të vështira dhe përballoi tre diktatura, diktaturën fashiste, naziste dhe komuniste! Me mbarimin e luftës së dytë botërore Shqipëria u pushtua nga diktatura staliniste enveriste e cila veproi si klikë sunduese duke detyruar mijëra familje shqiptare të largoheshin nga reprezaljet e sadistëve enveristë. Në mes mijëra familje fisnike me taban atdhetar u largua nga Shqipëria dhe familja e Dr. Elez BIBERAJT nga malsia e Gjakovës..Arratisja në kohën e diktaturës ishte akti më i dhimbshëm dhe sakrifikica më sublime e asaj kohe. Mirpo “Armiqtë e Popullit” siç i etikonte diktatura do të lenin pasoja katastrofale në fisin dhe rrethin miqësor, ku do tu mohoeshin të gjitha të drejtat dhe liritë e njeriut!
Familja Biberaj dha një kontribut të jashtëzakonshëm në perendim , ku ata shkuan sëbashku me shumë patriot e atdhetar të tjerë , figura të shquara antikomuniste, që luftonin për liri e demokraci u shquan në veprimtaritë e tyre atdhetare , në një kohë që antarët e familjve të tyre në Shqipëri , gjykoheshin pa gjygj, denoheshin me pushkatim dhe burg politikë me dhjetra vite , dhe internoheshin në kampe internimi, nga njerzë që i sherbenin me aq vullnet regjimit të egër antishqiptar për 45 vite terror e martirizim.
Kontributi i këtyre familjeve fisnike shqiptare që lane me dhimbje vendin e tyre , për të dale në botën e lire, i ndanë shqiptarët . Shqipëria mbeti vendi më izoluar në botë.
Në vitet 80 kur regjimi e kishte çuar në skripin e fundit të jetesës, jetën e shqiptarve ku lufta e klasave do të bënte kërdinë mbi jetët e pafajshme, ku shpresat ishin të humbura , në vendin e lirisë në Shtetet e Bashkuar të Amerikës Elez Biberaj ky shqiptar i madh i shekullit njëzet do ta fillonte punën e tijë si gazetar në Zërin e Amerikës ( Voice of America) –redaksia e gjuhës shqipe dhjetor 1980,
8 vite më vonë 1989 pozitën e redaktorit përgjegjës të redaksisë së gjuhës shqipe, ndërsa në 2004 Përgjegjës për redaksitë në gjuhët e europës,
Zëri karakteristikë i Elez Biberajt në Zërin e Amerikës do të kumbonte dhe bante jehonë si zëri shpëtimit të mijëra familjeve shqiptare që vuanin në terrorin komunist. Dhe miljona shqiptar që vuanin pushtimin serbë. Zëri i tijë nëpërmejt valve të radios Zëri i Amerikës jepte shpresa që do të vi liria. Ne “ Armiqt e popullit” siç na thirnin xhelatët e enverizmit, siç luteshim e besonim në Zot fshehtas, ashtu fshehtas mbyllnim dritaret me batania dhe tek radiot Iliria ndigjonim Zërin e Amerikës dhe besonim në lajmet e saj siç besonim në Zot, se liria do të triumfoi mbi të keqen. Nqs e Shejta Nënë Tereza do të nderohej si humaniste e madhe botërore dhe do të lartësonte emrin e shqiptarve kudo në botë. Elez Biberaj do të shkëlqente në fushën e gazetarisë botërore Profili i tij mediatik do të shquhej si një intelektual ndërkombëtarisht, si gazetar profesionistë, si studjues e hulumtues në shkencat politike, si historian i të vertetës për më shumë se katër dekada karierë mediatike e historike. Në këto dekada Dr. Elez Biberaj lartësoi kauzat shqiptare anë e mbanë botës. Ne e njihmim Dr. Biberaj nga zëri i tij i veçantë në valet e Zërit të Amerikës që në vitet 80. Por vizita e Sekretarit Bejker në sheshin Skënderbej 1991 e pamë potretin e tij burrëror siç janë malsorët e Alpeve e duatrokitim përkthimin e tijë me atë zë melidioz verior, shqiptarët u gëzuan që erdhi bilbili i Zërit të Amerikës, vetëm fytyra e diktatorit Ramiz Alia, dhe bashkëpuntorve të tij nxinte si nata, por fatmirsisht ishte një natë që po perendonte.
Nqs Kosova sot është e pamvarun, përkrah të madhit Dr. Rugovës e martirizimit të heroit dhe familjes së Adem Jasharit, masakra e Reçakut do të ishte zëri i Elez Biberaj që do ti tregonte opinionit botëror masakrat serbe ndaj shqiptarve të Kosovës. Shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi
,Luginë e kudo që ndodhen nëpër botë. E për këto kontribute atdhetare të Biberajt jemi krenar më ikonën e gazetarisë me burrin e madh të kombit tone, Elez Biberaj, ashtu siç nderohemi me të Shejtën Nënë Tereze , ashtu nderohemi me zërin dhe penën tënde brilante që për gati një gjysëm shekulli kontribuat në shërbim të së vertetës, u bëtë frymëzues për miljona shqiptar që vuanim nën diktaturë, duke sjellë dhe mësuar parimet e demokracisë amerikane. Kur u emruat drejtor i Zërit të Amerikës si Drejtor i Përgjithshëm lexova në portalin amerikan të lajmeve VOX“ Se Zoti Biberaj gëzon një reputacion shum të mire si një njeri serioz dhe profsionist i disiplinuar . Ai është dhënë me gjithë shpirt ndaj përhapjes së lire të lajmeve dhe informacionit në vendet dhe kontinentet ku kjo liri u mohohet njerzve . Mbas këtij komenti mund të shtoj se përkushtimi i juaj ndaj fjalës së lire ka kaluar përmasat kontinetale që u mohohet fjala e lire. Nqs ti mik dhe idealist i lirisë ndjesh krenar për kontributin tuaj 43 vjeçare në median ma të madhe botërore, dhe ne bashkombasit tuaj jemi krenar për Ju. Fatkeqësisht mbas 43 vitesh vitesh nuk do ta ndigjojmë zërin tuaj kumbues të mbrojmë lirinë në një vend ku demokracia është përdhunuar, por ai zë është jehonë që nuk shuhet dhe na na jep force që mos të sprapsemi ndaj dhunusve të lirisë që kan vesh mantelin demokratik.
Veprimtaria dhe kontributi i juaj për forcimin e marrëdhënjeve Shqiptaro-Amerikane demokratizimin e institucjoneve të lirisë për shqiptarët, kontributi i yt në pamvarsinë e Kosovës e lartsojnë personalitetin tuaj dhe i sherbejnë me madhështinë e alapeve, kombit shqiptar.
Ju jeni një kontributor i artë përkrah burrave të mëdhenj të Shqiptarisë.
Ti je ikona e antikomunizmit!
Ne të mbijetuarit e diktaturës të shprehim mirnjohje të thellë për çdo gjë që ke ba për shqiptarët, si në fushën studimore, historike, mediatike, dhe do të jesh frymzim për mediat shqiptare.
Me plot gojën mund të themi “Je bir i denjë i Shqipërisë.”
Me zërin e të vërtetës ju arritët të fitoni zemrat e shqiptarve. Dhe ashtu siç thotë OSCAR WILDE Ju e arritët : “In America , the president reigns for four years, and journalism governs forever and ever” Ju e keni fituar besimin dhe ky është misioni më i lartë i një gazetari Njeri!
Misioni juaj vazhdon:
JU FLET ZËRI I AMERIKËS! UNË JAM ELEZ BIBERAJ!
Besim NDREGJONI