Nga Nora Kalaja, New York/Prishtinë/
Karriera e artistit Kastriot Preteni me pseudonimin KAS ka evoluar që nga fillimet e rinisë së tij në Kosovë, kur ai ishte 11 vjeç që u mor me muzikë e deri më sot në Norvegji, ku është evidente pjekuria në lirikat, stilin e muzikës dhe kreativitet. Videografia e artistit përfshin hitet “Imma Get My Piece”, filmuar në Paris dhe “Till Death Do Us Part”, që brenda një kohë të shkurtër arritën 65,000 shikime në youtube.
Në 4 Janar 2013 Kas laçoi videolipin e ri “Product of Society” e cila ka marrë pëlqim nga fansat dhe po bie në sy dhe nga artistë të tjerë të njohur. (Shiko videoklipin: http://www.youtube.com/watch?v=rX9OZ9KHCzA).
“Kam marrë shumë përgjigje pozitive nga publiku, fansa dhe artistë për këngën dhe videoklipin e ri. Me 13/14 shkurt jam ftuar në emisionin “Relax Show” në Kosovë, ku do jem prezent dhe do festoj 5 vjetorin e pavarësisë të mëmëdheut tim,” tha KAS.
Realizimi i videoklipit u krye nën drejtimin e Ufollow Movement dhe KAS, ku bien në sy koncepti origjinal i artistit si dhe maskat e veshura në klip. Inçizimet filluan në nëntor 2012 dhe përfunduan një muaj më pas.
“Porosita të gjitha pajisjet e duhura dhe nevojitshme për projektin, duke përfshirë dhe 40 maska nga Kina, që i kam sponsorizuar vetë. Bllokuam një rrugë komplet për të realizuar një skenë kryesore që përbënte 50 veta plus aktorë ekstra. Videoklipi u lançua me 4 janar dhe fansat mund t’a blejnë këngën në iTunes, Spotify and YouTube,” shtoi artisti KAS.
Mesazhi pas këngës “Product of Society” (Produkt i Shoqërisë) është që njeriu duhet t’i bëjë vetë zgjedhjet në jetë dhe jo të ndjekë trende pa i kuptuar mirë arsyet. Maska simbolizon personin e influencuar nga shoqëria që humb vetveten nën influencën e shoqërisë duke jetuar një gënjeshtër.
“Kënga shpreh faktin që ne të gjithë jemi produkt i shoqërisë, në aspektin pozitiv dhe negativ. Secili nga ne mendon se duhet të veprojmë, mendojmë dhe ndejmë në një mënyrë specifike, për t’iu përshtatur rrethanës. Për këtë arsye secili person në video ka veshur një maskë. Jetojmë në një botë të frikshme, prandaj dhe tema e videos është horror. Shoqëria ka vendosur kërkesa për njeriun, që ndikon në zgjedhjet e tij. Në teori, jemi të lirë të marrim vetë veprimet tona, zakonisht ne marrim vendime të lehta. Prandaj dhe shoqëria ka influencë në zgjedhjet tona. Për këtë arsye ne jemi produkt i shoqërisë. Shoqëria na ka bërë ato që jemi. Mesazhi pas kësaj kënge është që duhet të mendojmë jashtë normës, dhe të mos ecim dhe jetojmë si ‘zombi’, duke pranuar dhe favorizuar çdo trend ose vlerë që na tregon se çfarë konsiderohet ‘normale. Mos ki frikë të jesh vetvetja. Hiqe maskën dhe trego vetveten!,” tregon KAS.
Pas realizimit të këngës “Product of Soceity” KAS bashkëpunoi me artistin e njohur Kobra aka Helmuesi i grupit TBA, në këngën “Goodbye” e cila u lëshua me 27 janar në youtube. KAS pret të nxjerrë një videoklip të ri gjatë verës, me një koncept origjinal të tij.