Zgjedhjet e 6 Tetorit në Kosovë: Kend Nuk Duhet Votuar!/
Shkruan: MRSC. Agim Aliçkaj/
Anëtarë i Bordit Ekzektutiv të LQSHA dhe Këshillit të Vatrës./
Nga
takimet dhe bisedat me te afërt, shokë dhe miq të shumtë nga të gjitha nivelet
dhe spektri politik, krijohet përshtypja se kësaj radhe, populli i Kosovës
është i gatshëm për ndryshime. Siç u shpreh njëri nga ata : “ Na u lodh shpirti
nga politikanët e këqinj”.
Situata ekonomike dhe politike është padyshim e
vështirë dhe shumë komplekse. Vota e 6 Tetorit është votë e shpresës. Një pjesë
e madhe e votuesve veç janë të përcaktuar për partinë e vet. Ekziston shpresa
dhe mundësia se ndryshimet do ti bën pjesa e papërcaktuar, deri tash vonë
indiferente, me kusht që të del në votime.
Por, votuesit e pavarur në Kosovë dhe diasporë ,
nuk e kanë të lehtë të vendosin për kend duhet votuar. Procesi i eliminimit
negativ në këtë rast mund të ndihmojë deri diku. Nuk duhet votuar kurrsesi ata
kandidatë që:
1.Nukë e mbrojnë hapur dhe me forcë integritetin
teritorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës. Është e domosdoshme që
kandidati të deklarohet haptas se është kundër ndarjes, coptmit dhe shkëmbimit
territorial me Serbinë. Shkëmbimi i territorit nënkupton shkatërrimin e shtetit
të Kosovës.
2.Nukë deklarohen kundër bisedimeve pakushte me
Serbinë për çështje te brendshme të Kosovës. Serbia është agresore që shkaktoi
dhe humbi me turp luftën në Kosovë. Nuk bën të lejohet që edhe mëtutje të
sillet si viktimë, duhet insistuar që të kërkojë falje, t’ju ktheje familjeve
njerëzit e humbur dhe të paguaj dëmet e luftës. Pavarësia e Kosovës është punë
që ka përfunduar para 11 viteve dhe për te ska çka të bisedohet. Pra, bisedimet
nuk kanë kurrfarë kuptimi pa njohjen e Republikës së Kosovës nga Serbia, të
gjitha shtetet e Europës dhe Kombet e Bashkuara. Mbi të gjitha, nuk bën të
bisedohet për të drejtat e minoritetit serb në Kosovë pa biseduar në të njëjtën
kohë për të drejtat e popullit shqiptar në Serbi.
3.Tregojnë servilitet dhe dëgjueshmëri ndaj
faktorit ndërkombëtarë për çështjet që janë në kundërshtim me interesat
kombëtare. Të tillët nuk e kuptojnë se përkrahja eventuale për ta është e
përkohshme ndërsa respekti për ta është hiq fare. Ata edhe janë shkaktarë të
mbajtjes së një status quo’je të dëmshme për të gjithë dhe prolongimit të zgjidhjes
së drejtë të konfliktit shqiptaro-serb. Është fare e qartë se kombi shqiptarë
është dhe duhet të jetë i orientuar përgjithmonë nga Amerika dhe vlerat perëndimore.
Por, Amerika nuk i don qyqanet dhe servilët. I don dhe përkrahë ata që kanë
aftësi dhe karakter të fortë, që dinë çka kërkojnë dhe si ti arrijnë
rezultatet.
Pra,
me përfaqësuesit e Amerikës dhe Evropës duhet biseduar me kujdes, respekt,
fakte dhe argumente të pamohueshme. Të gjitha këto janë në anën tonë.
4. Për të cilët ka fakte korrupcioni dhe
pasurimi të dyshimtë dhe të paligjshëm.
5.Nukë kanë përgatitje adekuate shkollore dhe
aftësi të theksuara komunikimi dhe veprimi.
6.Nukë tregojnë humanitet, tolerancë fetare,
racore dhe nacionale. Kjo tolerancë ka qenë dhe është njëra ndër vlerat më të
mëdha kombëtare shqiptare.
7.Simpatizojnë ende dhe përdorin metodat e
veprimit të sistemit të errët komunist anti-shqiptar dhe anti-njerëzorë.
8. Nukë kan program real
dhe propozime konkrete për zhvilllimin ekonomik të Kosovës. Gënjejnë haptas dhe
premtojnë gjëra qartë të parealizueshme.
9.Nukë promovojnë vlera familjare dhe traditë
kombëtare. Sillen në mënyrë të vrazhdë, arrogante dhe të paedukatë.
10. I qesin interesat personale, familjare,
klanore dhe partiake para interesave kombëtare.
Votuesit aktiv, të informuar mirë dhe demokracia
e vërtetë, janë shpëtimi i Kosovës dhe mbarë kombit shqiptarë.
Nga
MRSC. Agim Aliçkaj
Anëtarë I Bordit Ekzektutiv të LQSHA dhe Këshillit të Vatrës.