Në katër 100 vjetorët, ishin gjallë bijtë dhe bijat e delegatëve, pjesëmarrës në Kongreset e Gjuhës Shqipe; nëntor 1908 (Manastir), korrik 1909 (Dibra e Madhe), shtator 1909 (Elbasan), prill 1910 (Manastir)/
Nga Elida JORGONI/
Afërdita Hima – e bija e delegatit Dervish Hima – Tiranë.
Magdalena Roço (Ekonomi) – e bija e delegatit Andrea Ekonomi – Durrës.
Beglie Minarolli (Pazari) – e bija e delegatit Ahmet Pazari – Tiranë.
Tefta Naçi – e bija e delegatit Naum (Nuçi) Naçi – Korçë.
Nigjar Skuka (Deralla) – motra e delegatit Halim Deralla dhe e bija e Mehmet Pashë Derallës – Peshkopi.
Luan Dibra – i biri i delegatit Ramiz Dibra – Tiranë.
Zaira Mati (Hamzaraj) dhe Safo Morina (Hamzaraj) – dy bijat e delegatit Zihni Hamzaraj (Kanina) – Tiranë.
Bardhyl Fico – i biri i delegatit Rauf Fico – Tiranë.
Ana Doga (Mosi) dhe Rina Gjergji (Mosi) – dy bijat e delegatit Hilë Mosi. Rina – Tiranë. Ana jeton në Itali.
Hilmi, Saibe Qorri (Dakli) dhe Naim Dakli – dy bijtë dhe e bija e delegatit Ahmet Dakli. Hilmiu dhe Naimi – Tiranë dhe Saibeja – Elbasan.
Islam Sharofi dhe Adivie Alibali (Sharofi) – i biri dhe e bija e delegatit Haki Sharofi. Islami dhe Adivia – Tiranë. Adivia jeton dhe në Amerikë.
Xhuliana Preza (Jella) dhe Hatixhe Dakli (Jella) – dy bijat e delegatit Rexhep Jella. Xhuliana dhe Hatixheja -Tiranë.
Dëshira Ohri – e bija e delegatit Irfan Ohri – Kavajë. Jeton dhe në Amerikë.
Zija dhe Arshi Vrioni – dy bijtë e delegatit Karahman Vrioni. Zijai – Tiranë dhe Arshiu – Durrës.
Sami, Bukurosh dhe Eshref Blloshmi – 3 bijtë e delegatit Selman Blloshmi. Samiu është babai i poetit martir, Vilson Blloshmi – Librazhd. Bukuroshi jeton në Amerikë. Eshrefi jeton në Elbasan.
Eftim Papajani – i biri i delegatit Foti Papajani – Elbasan.
Frosina Balloma (Papapano-Çuçi) – e bija e delegatit Thoma Papapano – Gjirokastër. Jeton dhe në Greqi.
Sofie Rusi – e bija e delegatit Vasil Rusi. Jeton në Greqi dhe në Kavajë.
Aqif dhe Fiqiri Leka – dy bijtë e delegatit Sulejman Leka. Aqifi – Librazhd dhe Fiqiriu – Tiranë.
Skënder Begeja – i biri i delegatit Ali Begeja – Tiranë.
Asije Resuli (Agolli-Dibra) – e bija e delegatit Vehbi Dibra (Agolli) – Tiranë.
Mehmet Jegeni – i biri i delegatit Ibrahim Jegeni – Tiranë.
Olivera Jashar-Nasteva e bija e delegatit Emin Bej Shkupi (Jashari) – Shkup.
Afërdita Rusi (Ypi) – e bija e delegatit Xhafer Ypi – Tiranë.
Nexhat Mitrovica – i biri i delegatit Rexhep Mitrovica. Jeton në Francë.
Neferit Frashëri (Biçaku) – e bija e delegatit Dervish Biçakçiu – Tiranë.
Semie Sejdini (Biçaku) dhe Didie Maliqi (Biçaku) – dy bijat e delegatit Qamil Biçakçiu. Semia dhe Didia – Tiranë.
Nuri Bungo dhe Elena Pistulli (Bungo) – i biri dhe e bija e delegatit Gani Bungo. Nuriu dhe Elena – Shkodër.
Agim Haxhimima – i biri i delegatit Josif Haxhimima – Tiranë.
Marie Avrami – e bija e delegatit Thoma Avrami. Jeton në Rumani.
Resul Demi – i biri i delegatit Musa Demi (Çami) – Tiranë.
Myzejen Shala (Langu) – e bija e delegatit Sherif Langu – Tiranë.
Seit dhe Drita Panariti – i biri dhe e bija e delegatit Tefik Panariti – Tiranë.
Drita Agolli (Strazimiri) dhe Ferzilet Haxhiu (Strazimiri) – dy bijat e delegatit Ismail Strazimiri. Drita dhe Ferzileti – Tiranë.
Fiqirete Ali Spahiu (Korça) – e bija e delegatit Hafiz Ali Korça – Durrës.
P.S. Mund të ishin gjallë të tjerë, bij e bija, të delegatëve të katër kongreseve të gjuhës shqipe…
“Sot është dita, që jemi mbledhur, për të përfaqësuar gjithë Shqipërinë. Ky vend, që grekët e quajnë Epir, nuk është tjetër vend, veçse Shqipëri. Kurrë nuk do t’i lemë armiqtë tanë, t’i përmbushin qëllimet e tyre. Të gjitha këto, dua t’i them dhe për Kosovën. Serbët siç thashë edhe më parë, po derdhin shuma të mëdha të hollash, për t’i serbizuar vëllezërit tanë…”
Dervish Hima, Kongresi II i Manastirit
– Vila më e bukur dhe më moderne për kohën, një ndërtim i vitit 1830 në qytetin e Manastirit, dikur pronë e familjes Qiriazi, në ditët e sotme është në pronësi, pra i është shitur një familjeje maqedonase. Në oborrin e kësaj banese, dikur gjallonte shtypshkronja më e madhe në Ballkan, Shoqëria Botonjëse Literare, që botonte literaturë në 13 gjuhë të botës. Komisioni i Alfabetit, i përbërë prej 11 vetësh, nga data 19-22 nëntor 1908, u mblodh në këtë vatër historike të shqiptarizmit, për të marrë vendimin e shumëpritur.
– Rruga para vilës Qiriazi në kohën e pushtimit osman quhej Mëhalla Sallatash, në kohën e pushtimit greko-serb u quajt Mëhalla Dhespoti, dhe pas 1945-ës u quajt Ulica Kuzman Josifovski. Por një numër ka mbetur i pandryshuar, ai i derës së jashtme 33…
Kur do të vendoset në Manastir një rrugë me emrin e kësaj familjeje të shquar, që i dha kulturë jo vetëm shqiptarëve, por edhe Ballkanit e më gjerë?!
Përgatiti: Elida Jorgoni, nëntor 2008 deri prill 2010
Si e ka emrin motra e Akademikes Olivera Nasteva/Jashari. Me informoni ju lutem. Jane vajzat e delegatit te Shkupit ne Kongresin e Manastirit 1908, Emin Bej Shkupit/Jashari. Me respekt,Elida Jorgoni
“Komisioni i Alfabetit, i përbërë prej 11 vetësh, nga data 19-22 nëntor 1908, u mblodh në këtë vatër historike të shqiptarizmit, për të marrë vendimin e shumëpritur.”
Nuk me shkonte mendja kurre se “ky Komisjon, vazhdon mos me pase edhe SOT KRYETAR !!!”