Të dielën më 23 Maj 2021 në Neë York, Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra mbajti mbledhjen e radhës së Kryesisë së Vatrës në platformën zoom. Mbledhjen e hapi kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha duke ngushëlluar nënkryetarin e Vatrës z. Alfons Grishaj për humbjen e vëllait, studiuesit Eduart Grishaj. Ai u shprehu mirënjohjen të gjithë atyrë që e ngushëlluan dhe u tha të pranishmëve se ngushëllimet e tyre ishin një lehtësi për humbjen dhe dhimbjen e madhe. Kryetari Elmi Berisha shpalosi sipërfaqësisht vizitën historike në Shqipëri, duke thënë se vizita ishte e suksesshme duke pasur një përfaqësi nga të gjitha viset dhe trevat e Shqipërisë. Vatra dha një kontribut shumë të rëndësishëm në në një moment historik për Shqipërinë. Z.Berisha tha se Vatra pati takime emocionuese. Zgjedhjet ishin të manipuluara, jo demokratike, vjedhje të identitetit të votuesve dhe zgjedhje të papranueshme. PD pësoi rritje të jashtëzakonshme në zgjedhje, PS kreu një maskaradë në zgjedhjet e 25 prillit.
Më pas ia kaloi fjalën nënkryetarit Pashko Camajt që ekspozoi detaje nga vizita e delegacionit të Vatrës në Shqipëri: Vizita ngushëlluëse në Shkodër, familjen Grishaj, vizita në familjet e prekura nga tërmeti dhe ndihma që do japë Vatra për këto familje, detaje të kontributit për zgjedhje të lira dhe demokratike në Shqipëri, takimet me Presidentin e Republikës Meta, ish-kryeministrin Berisha, liderin e opozitës Basha, vizitën në Autoritetin e Dosjeve, takimin me akademik Beqir Metën, pjesëmarrjen në takimin elektoral dhe mbështetjen e dhënë kandidates, që kishte mbështetjen e të përndjekurëve politikë Lediana Fratari, si dhe takimi me simbolin e qëndresës antikomuniste në Shqipëri Simon Mirakajn. Vizita në Kosovë me grupin e Vetvendosjes, në Ministrinë e Jashtme të Diapsorës dhe në Mal të Zi për çështjet shqiptare atje.
Sekretarja e Vatrës Nazo Veliu u shpreh: Vatra u pajtua me shqetësimin e Presidentit Meta dhe ndërkombëtarëve për zgjedhje të lira e të ndershme. Takim special ishte takimi me Doktor Berishën i cili ekspozoi kapjen e shtetit nga qeveria Rama dhe rreziku që i kanosej Shqipërisë prej zgjedhjeve të pandershme. Vizita në familjet e prekura nga termeti ishte shumë e dhimbshme dhe shumë e përshpirtshme. Pamë harresën e shtetit në familjet në nevojë. Ne u përpoqëm të krijojmë tek ata idenë se nuk do jenë kurrë vetëm. Do ta vlerësoj shumë idenë e kryetarit të Vatrës për të çelur një fushatë mbledhjesh të fondeve për këto familje. Ata ishin lënë në vuajtje, skamje, mjerim. Ne duhet të jemi afër tyre. Rama nëpërmjet forces, dhunës, krimit, vjedhjes e kanë kthyer Shqipërinë në një çiflig personal. Nuk mund të flitet më për shtet ligjor, as demokratik as që respekton liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Vizita në Autoritetin e Dosjeve ishte mbresëlënëse pasi pamë nga afër terrorin komunist mbi përndjekjen e familjeve e qytetarëve gjatë diktaturës komuniste.Takimi me Akademik Beqir Metën na la përshtypje fantastike për punën shkencore që po bën. Delegacioni i Vatrës ishte solid, gjithëpërfshirës, kordinues dhe bashkëpunues. Shqipëria ka nevojë për ne. Do duhet të jemi gjithmonë bashkë për të kërkuar që e drejta të dalë në shesh. Ne duhet të mbështesim opozitën dhe kauzën e drejtë të saj për një Shqipëri të zhvilluar dhe një Shqipëri demokratike. Mbështetëm Lediana Fratarin pasi është pjesëtare e shtresës së përfaqësuesve të përndjekurve politik. Vatra ishte në krahun e të djathtës dhe të mirës së Shqipërisë, jo në krahun e antishtetit të Ramës. Një ditë para se të kthehesha në Amerikë në respektin e Pirro Manit ne vendosëm një tufë me lule në themelet ku u shemb Teatri Kombëtar.
Anëtari i Kryesisë Mondi Rakaj deklaroi se ishte një vizitë e suksesshme në Shqipëri dhe Vatra luajti rolin e saj si përherë. Propozimet e Vatrës te Presidenti janë miratuar dhe do të arrihet në vazhdim të kordinohet në një darkë pritëse në vazhdim. Në fazën që jemi, kam bindjen se gjyqi i Vatrës me përçarësit do të dalë me sukses ndaj tyre.
Nënkryetari i Vatrës Alfons Grishaj deklaroi se ishte vizita më e suksesshme dhe më dinjitoze që ka realizuar ndonjëherë Vatra. Ju dhatë një mesazh të jashtëzakonshme. Mbështetja ndaj opozitës është një mbështetje ndaj të mirës së Shqipërisë. Qeveria Rama u tall me diasporën. Ne duke mbështetur dhe vlerësuar opozitën mbrojmë vlerat demokratike dhe vlerat e kombit shqiptar. Duhet të mbështesim më shumë Vatrën në daljet mediatike dhe shkrimet që shkojnë me filozoninë, misionin dhe proceset ku është Vatra. Ne duhet të shkruajmë dhe të bëhemi bashkë për të treguar konsekuencë dhe mbështetje për njëri-tjetrin. Ju ftoj të gjithëve që të kontribuojmë financiarisht në mbështetje të Vatrës dhe proceseve në të cilat ajo gjendet.
Nënkryetari Malota deklaroi se: komisioni i përçarësve të Vatrës ka paditur 8 vatranë. Secilit i është dhënë dokumentacioni. Procesi është delikat. Shpenzimet janë shumë të mëdha. Ne do kërkojmë dhe dëmshpërblim pas këtij procesi të padrejtë dhe të paligjshëm që përçarësit e Vatrës kanë ngritur ndaj nesh. Ose secili i akuzuar do mbrohet vetë ose avokati i Vatrës do të mbrojë të akuzuarit. Është çështje konfidenciale. Nuk lejohet shpërndarja e materialeve. Këta 8 persona të tjerë do informohen me materialet e gjyqit. Avokati i Vatrës ka kërkuar në gjykatë që Logo dhe stema e Vatrës dhe Diellit të mos përdoret prej grupit të përçarësve. Kërkesa për pajtim me 5 Tetorin është refuzuar. Ata kërkojnë të shfuqizojnë Kuvendin e 2017 dhe të 2020. Këto janë të papranueshme. Ky komision i përçarësve të Vatrës është refuzuar nga Ambasada e Kosovës e Shqipërisë në Uashington, nga shteti shqiptar dhe shteti i Kosovës. Duhet të kontribuojmë financiarisht secili prej nesh. Duhet të përgatisim përgjigjet sa më shpejt dhe të bëjmë një mbrojtje dinjitoze. Z.Malota tha se së shpejti duhet të krijohet komisioni për vitin jubilar të Vatrës në 110 vjetorin e saj. Sekretarja Nazo Veliu: duhet të kemi të gjithë një avokat të tetë ne. Ne duhet të kërkojmë dëmshpërblim për të gjitha shpenzimet. Ai që humbet duhet të paguajë dëmshpërblimet. Ndryshimet e propozuara dhe të supozuara nga ish kryetari Buçaj nuk janë miratur ansjëherë. Kanunorja e botuar e Buçajt është e jashtëligjshme. Nënkryetari Malota tha se Sekretari i Shtetit të Boston e ka refuzuar botimin në Uebsajtin e shtetit, kanunoren e Buçajt. Duhet të mblidhemi dhe të kontribuojmë për të përmbyllur këtë proces, përfundoi ai. Pas thirrjes së Kryetarit Elmi Berisha për të dhënë kontribut financiar për Vatrën u përgjigjën: Mondi Rakaj 2 mijë dollarë, Pashko Camaj 1 mijë, Besim Malota 1 mijë, Elmi Berisha 1 mijë, Nazo Veliu 500 usd, Agim Rexhaj 500 usd dhe Alfonc Grishaj deklaroi se do të japë sado kontribut që të kërkohet në këtë proces. Gjithashtu edhe Merita Bajraktari deklaroi se do të kontribuonte. Nënkryetari i Vatrës Ervin Dine deklaroi se duhet të mblidhemi dhe të bëjmë fushata për mbeldhje fondesh për Vatrën. Duhet të kemi transparencë për fondet e Vatrës. Duhet të ftojmë njerëz për të na ndihmuar dhe bashkuar në kauzat tona. Presidenti i Nderit Agim Rexhaj deklaroi se Edi Rama është palë me armiqtë shekullorë të shqiptarëve si Vuçiç. Ai interferoi në zgjedhjet në Shqipëri. Më tej z.Rexhaj u shpreh se: jam i gatshëm të shkoj e të përballem në çdo gjykim për të mbrojtur Vatrën. Unë do të përballem me të gjithë. Vatra mbetet përjetë. Njerëzit do të shkojnë dhe vijnë. Agustin Mirakaj deklaroi se: Uebsajti ka kohë që është bërë me mund dhe profesionalizëm. Ky Uebsajt ka stopuar për momentin pasi nuk punuan ata që duhet të punonin. Ju informova dhe askush nuk ktheu përgjigje. Kam shpenzuar 3 mijë e ca dollarë mund dhe investim personal. Aksush nuk më mbështeti. Riaktivizimi kushton më shumë se 1 mijë dollar. Nuk pati bashkëpunim në këtë proces. Ky Uebsajt ishte adekuat për këtë situate dhe fazën që ndodhet Vatra. Ti kryetar duhet ti japësh drejtim kësaj situate. Uebi tregon se Vatra ekziston dhe në online. Unë kam bërë të pamundurën për ta ndihmuar Vatrën. Më është kthyer mbrapsht ndihma ime. Nuk është vlerësuar kontributi im. Kërkoj që Uebsiti të bëhët aktiv pasi ishte rezultativ për të mbledhur fonde dhe shumë aktiv në shkrime. Unë kam kontribuar dhe do të kontribuoj si gjithmonë financiarisht për Vatrën. Kryetari Berisha siguroi se brenda 10 ditëve Uebi do të jetë aktiv dhe grupi i punës do ta ndjekë këtë çështje dhe Uebi i Vatrës do të funksionojë më së miri në vazhdim. Më tej kryetari i Vatrës Berisha njoftoi se nga data e sotme gazetari i Diellit Sokol Paja do të mbajë pozicionin zv.Editor i gazetës Diellit.
Z.Paja e falenderoi familjen e madhe vatrane për besimin që i dha dhe u zotua që të shtojë përpjekjet dhe fuqitë e talentin e tij për Diellin dhe Vatrën. Më tej z.Berisha përmendi aktivitetin me datë 29 maj i promovimit të librave të Dine Dines dhe Adriana Dines. Kërkoj pjesëmarrjen masive në këtë aktivitet kaq dinjitoz për Vatrën. Më tej z.Berisha u shpreh se gjyqi është një rast për herë të fundit në historinë e Vatrës do të përballemi me këto idiotësira dhe budallalliqe të papranueshme. Pas kësaj ne do të jemi edhe më të fortë. Vatra do të mbijetojë përjetë. Më tej kryetari Berisha shpalosi planet për të ardhmen rreth vizitës në Jerusalem tek Ambasada e Kosovës dhe në Vatikan ku do të marrin pjesë një përfaqësi e Kryesisë dhe Këshillit të Vatrës. Më tej z.Berisha tregoi për një takim dhe bashkëpunim me kryeministrin e Maqedonisë Veriut Zoran Zayev për interesta e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Dritan Abazin zv.Kryeministrin e Malit të Zi për të drejtat e shqiptarëve në Malin e Zi. Më tej z.Berisha tha se pas stabilizimit të çështjes së ndërtesës aktuale të Vatrës, do të kërkojmë të hapim një fushatë të madhe për mbledhje fondesh për të blerë një ndërtesë të madhe që të shërbejë edhe për organizatat dhe shoqatat e tjera që veprojnë në USA. Merita Bajraktari propozoi dhe u miratua një kurorë në emër të Vatrës që do të vendoset në respekt të viktimave të komunizmit më 11 qershor në Uashington. Nënkryetari Ervin Dine shprehi idenë që të ftohet Agron Shehaj në një konferencë në zoom për të shpalosur platformën e rigjenerimin e PD. Të promovojmë idetë e reja dhe liderët e rinj. Kjo ide, propozime dhe ide të tjera u mirëpriten nga kryetari i Vatrës dhe Kryesia, ku të gjithë ranë dakord për të punuar fort në sfidat që presin Vatrën në vazhdim.(Korrespondenti i Diellit)