Nga Justin Godart, deputet/*
Artikull në “Le Matin” 30 gusht 1921/
Murgu Naum, dishepull i Cirilit dhe Metodit, u dërgua me mission nga Car Borisi në kufijtë perëndimorë të perandorisë së madhe bullgare. Kjo gjë ka ndodhur në shekullin X.
Naumi u nis dhe ndaloi në mes popullsive, të cilat jetonin me peshkim dhe bujqësi në brigjet e liqenit të Ohrit. Atje u mësoi atyre ato pak gjera që dinte mbi fenë. Por bëri më mirë që u dha shembullin me punën e tij.
Një ditë, kur po lëronte tokën, në kohën e gjumit të pasdrekës, erdhi një ari dhe çapëloi një nga qetë e mbrehur në parmendën e Naumit. Kur u zgjua, Naumi e pa se ç’e kishte gjetur. Iu drejtua ariut, që po treste demin e ngrënë, e qortoi për këtë veprim mizor dhe i tregoi se çfarë telashesh po i hapte. Si do mundëte tani, vetëm me një ka, të çante me parmendë hulli të thella dhe të drejta?
Kjo vërejtje e arsyeshme, të cilën Naumi ia bëri me shumë thjeshtësi, e preku aq shumë ariun, saqë ky erdhi dhe u vu vetë në zgjedhë, në krah të kaut që kishte mbetur gjallë. Dhe parmenda, e drejtuar nga Naumi dhe e tërhequr nga penda e re, rifilloi të lërojë tokën pjellore.
Kur panë këtë gjë, fshatarët, të cilët kishin provuar në kurrizin e tyre, natyrën e egër të arinjëve, mësuan se Naumi kishte një fuqi mbinatyrore. Dhe ata e adhuruan për së gjalli, ndërsa kur vdiq e ngritën në rangun e shenjtorëve.
Unë e lexova këtë legjendë në Shqipëri, gjatë mureve të manastirit të Shën Naumit, ku ajo është paraqitur me pamje naive.
Dhe, në se unë po tregoj tani, këtë e bëj sepse ajo na çon tek një fakt i historisë bashkëkohore, e cila ka një rëndësi tejet të madhe për të ardhmen e paqes në Ballkan.
Manastiri i Shën Naumit është vendosur lart, mbi një kep të bregut lindor të liqenit të Ohrit. Dy kthina të ndërtesës, njëra prej të cilave përmbante një bibliotekë të pasur, u dogjën nga gjermanët në janar 1918. Mu në mes të oborrit, ndodhet një kishë shumë e vogël por shumë me vlerë e stilit bizantin, me ngjyrë qelibari të tymosur, e cila ngre kupolën mbi varrin e Shën Naumit. Ajo është ndërtuar në shekullin XIV. Brendia e kishës është shumë e errët, por pak kohë pasi futesh në të, ajo fillon e popullohet nga personazhe të panumurt, që dalin nga afresket nën dritën e qirinjëve prej dylli të verdhë. Nga të katër anët, fillojnë të ndrisin dhe të jetojnë breroret e arta dhe vështrimet e shenjtorëve.
Mu në krye të kishës, nën disa hardhi të harlisura, tre ushtarë francezë prehen në dheun që ata kishin ardhur ta mbronin. Në të vërtetë Shën Naumi ndodhej në frontin e Armatës sonë të Lindjes.
Pas armëpushimit, Manastiri i Shën Naumit u pushtua nga serbët. Po kujt duhet t’i jepet ai përfundimisht? Serbisë apo Shqipërisë?
Ky problem, për një kohë të gjatë ishte objekt studimi, aty, në vend, nga një komision ndërkombëtar i ngarkuar nga Fuqitë e Mëdha që të përvijojë kufirin e Shqipërisë. Komisioni në fjalë shpalli se Manastiri i Shën Naumit është tokë shqiptare. Konferenca e Ambasadorëve e ratifikoi këtë vendim dhe njoftoi për këtë të interesuarit.
Mirëpo ja, sot, nën trysninë e Beogradit, Konferenca e Ambasadorëve por e rivë në diskutim përkatësinë e Shën Naumit.
Kjo gjë ka shkaktuar në Shqipëri një tronditje të madhe. Por ajo nuk do të mungojë që të habisë dhe shqetësojë në Evropë, të gjithë ata që i njohin rreziqet e një politike që synon mos të prishë qejfin.
Për atë që e njeh këtë cep të Ballkanit, Shën Naumi është patjetër shqiptar. Atje lind Drini, njëri nga lumenjtë kryesorë të Shqipërisë. Atje janë rrënjosur thellë traditat fetare shqiptare. Përkushtimi për Shën Naumin nuk ka bërë pjesë asnjëherë në besimtarinë popullore serbe. Duke pasur zanafillë bullgare, ashtu si i gjithë qytetërimi i krahinës së Ohrit, ku nga shekulli X deri në shekullin XVII kishte selinë Patriarkati bullgar, kulti i Shën Naumit ka qenë pranuar dhe përvetësuar me afsh nga shqiptarët, qysh prej shumë kohe.
Këto fakte u vunë re nga Komisioni ndërkombëtar dhe e çuan atë të marrë vendimin përkatës. Që ta shfuqizojnë këtë vendim, miqtë tanë serbë përmëndin vetëm dëshirën e tyre të madhe. Dhe po ta shohim jo më të veçuar, por duke e përballur me çështjen e kufive në tërësi, pretendimi i tyre duket edhe më i padrejtë.
Duke kaluar hap pas hapi nëpër male e nëpër fusha, anëtarët e komisioneve ndërkombëatre, të shoqëruar nga teknikë përkatës, kanë punuar për të vendosur gurët e kufive të Shqipërisë. Dhe që ta kryenin sa më mirë këtë veprim praktikisht dhe me paanësi, ata në disa pika kanë bërë disa kompensime territoriale, herë në të mirë të Jugosllavisë dhe herë- por kjo ka ndodhur shumë rrallë- në të mirë të Shqipërisë. Këtu ata kanë prerë në mishin e gjallë të Shqipërisë, por atje, nga ana tjetër, kanë marrë më tepër nga toka që ishte paracaktuar të bëhej jugosllave. Pas disa vjet punimesh, kufiri shqiptar përfundoi së vendosuri, nën kontrollin e vazhdueshëm dhe me miratimin që i bëri, pjesë-pjesë Konferenca e Ambasadorëve.
Kjo vepër, pra është një tërësi e drejtpeshuar. Ne kemi të drejtë të themi se, po ta ndryshojmë në një pikë të vetme, në dëm të kombit më të vogël dhe më të dobët, do të bënim një padrejtësi të madhe.
I frymëzoftë, që atje lart, i miri Shën Naum, Konferencës së Ambasadorëve logjikën dhe forcën e shpirtit të tij!
* Marre nga “Ditarët shqiptarë-Mars 1921- dhjetor 1951″
Botoi: Dituria- Fragmente
I NDERUARI JUSTIN .poahtohem me ket analiz e mirfilt që keni zbardh apo ekeni përpunur ket histori KOMBTARE sipas mendimit tim dhe sakam lexur për kto objekte fetare kto jan PADYSHIM SHQIPTARE KA ARGUMENTE ARKIOLOGJIKE DHE HISTORIKE .mostmirmi me gjëra që kanqen nato kohra interesa apo shfrytzime individuale por tikthehmi KONKRET ARKIOLOGJIS KOMBTARE HISTORIS KOMBIT SE NUK ËSHT IVETMI KI KULT FETAR QË [ JANTI FALLCIFIKUR ARMIQT TON HISTORIK] se gjithmon naikan fsheh dhe poi fshehin e fallcifikojn GJËRAT HITORIKE DHE ATO ARKIOLOGJIKE ATHER TITHOJM NJIHER E GJITHMON STOP SHKATRIMIT HISTORIK TË KOMBIT TON.