Rafaela Prifti/
Anëtarët e Degës VATRA Boston mbledhur në sallën e AC Hotel by Marriott në Cambridge të dielën zgjodhën z. Mentor Maksutaj kryetar të saj për katër vitet e ardhshme.
Fjalën përshëndetëse për pjesëmarrësit dhe të ftuarit e regjistruar paraprakisht si edhe fjalën hapjes e dha Peshkopi i Dioqezës shqiptare në Amerikë Peshkop Theofan (Koja) njëherit edhe Presidenti i përkohshëm i Degës nga takimi organizativ i muajit maj.
Përfaqësues dhe drejtuesë të Shoqatave të bashkësisë shqiptare si Hafiz Kabashi nga Shoqata Kosova, Artan Rrëza Djemtë e Bostonit, Poema Dauti nga Maas Besa etj i uruan suksese takimit zgjedhur të degës.
Nga ana e tyre të deleguarit e Kryesisë së Vatrës z.Mondi Rakaj, Drejtor i Degëve, z.Besim Malota, Arkëtar i Vatrës, z.Bashkim Musabelliu, Anëtar i Kryesisë, Ylli Dosku Kryetar i Degës Vatra Ridgewood të cilët kishin qenë të pranishëm edhe në mbledhjen e majit në Boston përshëndetën dhe e përgëzuan Komisionin për organizimin e sotëm.
Nga Dega e Usterit folën Thanas Gjika dhe Artur Vrekaj, i cili në diskutimin e tij paraqiti një sërë me projekte dhe nisma në shumë sfera.
Petrit Alibeaj nga Shoqata Besa Besë dhe anëtar i komisionit organizues shprehu mirënjohje të veçantë për punën përgatitore nga grupi i punës.
Fatmir Beja, një nga diskutantët që vuri në dukje vazhdimësinë e veprimtarive të anëtarëve të Vatrës në Boston, tha se ka 25 vjet në Boston dhe mbi 20 vjet anëtar i Vatrës.”
Andrea Pani nga familja e nderuar patriotike Pani shprehu vlerësim për rolin historik të Vatrës.
Fuat Memelli, gazetar dhe Vatranë e quajti takimin e majit “ndezjen e shkëndijës që na mblodhi sot.”
Në pjesen e dytë të Kuvendit Zgjedhor, anëtarët e degës së Vatrës në Boston miratuam një komision i cili sqaroi procedurën e votimit. Nga salla u propozuan tri kandidatë : z.Andrea Pani, z.Mentor Maksutaj, Peshkop Theofan Koja. Rezultatet e votimit ishin :
Z.Maksutaj 38 vota, Z.Pani 18 vota, dhe Peshkopi Theofan Koja 6 vota.