NGA JAKOV SOLLOMONI/IZRAEL/
Dalja e hebrenjve nga Shqipëria në vitet 90-të, nuk ka ra dhe aq në sy për faktin se “kur bien kambanat, nuk dëgjohen zilet”. Vendi po përjetonte një ngangjarjet më të dhimbshme në histori, eksodin e dytë masiv, pas atij të kohës sëSkënderbeut, por në dallim nga i pari që u detyrua nga pushtimi turk, ku tjetriishte krejt ndryshe. Kambanat kishin kohë që binin fort, por shqiptarët ishintë fundit që i dëgjuan ato. Fluksi i pa treguar i njerëzve që kaloi gardhin eambasadave e evropiane, tregonte se këtyre njerëzve u kishte ardhur në majë tëhundës dhe po prisnin veçse rastin për të treguar se Vakum i shkaktuar ngalargimi i një numri gjithmonë e në rritje nga vendi,tregonin me germa të mëdha se diktatura 50 vjeçare komuniste, ndoshta më eegra në kontinent, përfundoi në kosh plehrash, por kjo bishë me gojën e përlyerme gjak edhe pse dhëmbët po i binin përditë, shkaktonte akoma viktima nëkufirin jugor në dimrin e egër të atij viti. Pra në këtë situatë tejet tërënduar, dalja e hebrenjve pas një jete të tërë në Shqipëri, ishte zhurma qëshkakton një zile biçiklete, në mes të Shangait dhe asgjë më tepër.Po vethebrenjtë si e pritën këtë ngjarje, si e përjetuan ata largimin? Në këtëzallamahi të madhe, pritej në mënyrë logjike që edhe kjo të ndodhte, ishinpjekur kushtet, siç u poqën në të gjithë Evropën për rreth gjysmë milionijehudijë, që në formën më ligjore, të linin edhe ata vendet. Nga ana tjetër kjonuk kaloi pa dhimbje, pa lot në ndarjen me miqësitë e krijuara në vite atje,dhe të shumë kujtimeve të mara me vete, (natyrisht ato më të mirat). Nuk undamë vetëm me të gjallët, por edhe me të vdekurit, eshtrat e të cilëve, që nukishin të pakët në numër, përbëjnë një hallkë të fuqishme në themelet e miqësisëme vendasit. Midis tyre u derdhën lot në ndarjet e pafundme, vazhdimësi edashurisë, respektit të thellë të falënderimit për atë që shqiptarët bënë përshpëtimin e qindra jetësh të hebrenjve në luftën e fundit botërore. Kokatktheheshin instinktivisht pas, për të rrëmbyer qoftë edhe një kujtim tjetër,duke parë shtëpitë ku jetuan me shekuj. Dhimbja u koncentrua në një pikë aq tërëndë sa zemra nuk mund ta duronte. Pikërisht këtë dhimbje e mori me vetesecili prej tyre, duke premtuar në heshtje se asgjë nuk do të harronin dhe këtëfakt e vërtetuan plotësisht vitet që do të pasonin. Jo, nuk harruam! Ne grupetë vogla jehuditësh i drejtoheshim aeroportit të Rinasit, që bota nuk ia dinteas emrin. Vetëm pas viteve për të cilat po flas, bota filloi të dëgjonte shumëpër këtë vend të vogël në hartën e Evropës. Dëgjoi për historinë e këtij vendime një popullsi autoktone, të ngulur atje historikisht. Verbëria dhe shurdhëriaevropiane, në shekuj njihte jugosllavët, të ardhur nga veriu i Evropës, por joshqiptarët që “kanë vënë themelet e Sazanit dhe Karaburunit”. Dhe them pastajse nuk do të shkruaj më për këtë temë, por kurrë nuk do ta mbajë fjalën. Nukrri dot të hesht sado kam takuar plotë që as nuk duan t’i kujtojnë ato ngjarjetë dhimbshme dhe kërkojnë me insistim që t’i harroj e t’i fshij nga mendja.Qofshin ata që janë se unë nuk kam për t’i harruar deri sa të bëjë hije mbikëtë tokë Në këtë kornizë ngjarjesh dua t’u tregoj diçka fare të vogël që na kandodhur vite më parë. Dhe ja se si:Një grup i vogël jehudijsh, (më vjen keq qëka akoma TV shqiptare të cilat edhe pas insistimit tonë, na quajnë në programete tyre me një emër tjetër), në atë fund Marsi 1991, për arsye thjeshtpersonale, vendosëm të mbërrinim në Izrael përmes Greqisë. Një avion ishoqërisë së fluturimeve greke i solli në Athinë, mes një ere marramendëse që elëkundte avionin si një fletë peme. Mbërritëm së fundi mbas asaj peripecie, nëtokën greke, tokë kjo jo shumë mikpritëse, sidomos për hebrenjtë. Përfaqësuesjae agjencisë hebraike na çoi me dy makina në një prej hoteleve të shumta, me treyje, ku do ta kalonim tre ditë. Pronarët e hotelit, me moshë 35-40 vjeç, sapomorën vesh se klientët e tyre ishin me destinacion Izraelin, e demonstruanhapur antisemitizmin e tyre, duke kufizuar edhe ushqimin, por duke qenë seishim mësuar me “dieta ushqimore” dhe kufizime në përgjithësi, e anashkaluamkëtë fakt edhe pse në mbrëmje arritën deri aty që të na servirnin një gotë çajme djathë. Kuptohet që e bënin për të mirën e shëndetit tonë, për të fjeturrehat në mbrëmje! Si të mos mjaftonte kjo, bënin biseda “dashamirëse” përshtetin e Izraelit duke na këshilluar që të mos shkonim atje sepse atje nukishte mirë, ka shumë probleme, etj. Gjuhën ua kuptonim mirë, sepse e kishimmësuar nga prindërit e më të moshuarit që Greqinë e kishin si vendlindje. Porfjalët e tyre siç na hynin në vesh edhe na dilnin, duke iu shmangur debateve meta. Jua njihnim mirë jo vetëm gjuhën, por edhe historinë e mitologjinë e tyreqë pjesërisht i kishim mësuar në shkolla. Dua të pranoj me sinqeritet sekonkluzionet dhe emërtimet që shqiptarët u bënin grekëve, jo thjesht ngamosmarrëveshjet që dy shtetet kishin me njëri tjetrin, qëndronin totalisht dhendoshta është vetëm kjo temë e propagandës së shtetit të diktaturës që nuk eklasifikoj në aspektin e shpëlarjes së trurit. Në ditën e dytë patëm vizita tëkëndshme. Na gjetën shpejt adresën disa të rinj jehudijë me banim në Athinë dhetë ardhur, me të cilët kishim lidhje fisi dhe krushqie dhe së bashke me ne qëishim në hotel u bëmë tetë apo nëntë veta në formë rrethi. Biseda mes taishte tepër e gjallë dhe e përzemërt, sa që ra në sy për keq tek personeli ihotelit. U vunë në lëvizje lart e poshtë të nervozuar, gjë që u dallohej qartënë fytyrë, nga mënyra se si na shikonin. Grupi i të ardhurve u takua edhe me dyçifte, të moshuarish, prindërit tanë, që kishin zënë një qoshk dhe pondiqnin një film në televizor me kënaqësi të madhe. Ata kishin të drejtë edhepër faktin se për ta ishte një kuriozitet për të parë një film e të dëgjoningreqisht, mbasi atje ku banonin, nuk mund ta shikonin programin grek për shkaktë reliefit dhe maleve rrotull atij qyteti që lamë pas. Epo mirë nuk kam pse tambaj sekret, për Vlorën bëhet fjalë. E thash më në fund. Nuk di të them mesaktësi sa kohë kishim që bisedonim ashtu të shkujdesur, por në një moment tëcaktuar, i vogëli nga dy vëllezërit që kishin ardhur aty, kërkoi të falur dhedoli nga rrethi. Shkoi në drejtim të pronarit dhe po debatonte me të deri sazërat arritën në veshët tanë, atëherë u ofruam edhe ne të tjerët për të marrëvesh se çfarë po ndodhte. Vëllai i tij më i madh, i nxitoi hapat, edhe ne pastij, dhe pyeti në anglisht: What about, What happens, Avi?
Tjetri fillo të shpjegojë në shqip që të kuptonim edhe ne.
-Ky zotëria, pronari i lokalit, erdhi këtu dhe pa pyetur asnjë ndërroi kanalinteleviziv, nga filmi në sport. Ata pleqtë atje, – dhe tregoi në drejtim tëkatër të moshuarve,- po shikonin filmin dhe ky me paturpësi shkon e ju heqë tëdrejtën për të parë atë që duanë ata.
-Unë dua të shoh basketbollin!, – u hodh pronari..-Sot është ndeshja finale ekampionatit evropian dhe luan ekipi ynë.
-Po për ata që shihnin filmin nuk të bëhetvonë fare ty?
-Ta pret mendja unë jam pronari këtu dhe do ta vendos ku të dua!, – foli mekapadaillëk tjetri.
-Këtë hotel e ke hapur që t’u shërbesh klientëve dhe ai televizor është nëshërbim të njerëzve që vijnë këtu, për t’i respektuar e jo t’i fyesh, – folivëllai i vogël i nervozuar me të drejtë.
-Unë jam zot i gjithçkaje, këtu e jo ju!, – shtoi pronari me kryeneçësi.
-Dëgjo këtu!, – vëllai i madh bëri një hap para në drejtim të tij dhe gati sanuk i preku hundën tjetrit. – Ti po të duash të shohësh basketbollin tënd, shkoe shikoje në një televizor tjetër qoftë edhe në shtëpinë tënde. E ke këtë tëdrejtë meqenëse qenke tifoz i madh ti, por t’u heqësh programin atyre që kanëmë shumë se një orë që po e ndjekin, kjo nuk është e drejta jote!
-Por…, – nisi të flas pronari.
-Nuk kam mbaruar akoma. Dëgjo deri në fund dhe hapi mirë veshët këtë herë. Tiduket se nuk ke asnjë respekt për klientët e tu dhe je i paedukuar. Se ku do tashikosh ndeshjen kjo është punë për ty. Për ne kjo nuk ka rëndësi. Tani shkoatje dhe çoje kanalin ku ishte më parë dhe madje kërkoju edhe ndjesë atyre përatë që bëre. Tani!
Vëllai e ngriti zërin dhe me gishtin tregues e preku pronarin tek supi.Alarmuar nga kjo, pronari hodhi sytë rreth e rrotull për të kërkuar me sa duketvëllain, por ai nuk ishte aty.
-Nuk është nevoja të kërkosh ndihmë se në këtu jemi tetë, e jo dy. I shikonkëta këtu!, – dhe tregoi të tjerët që deri në atë moment nuk kishin marrë pjesënë bisedë. -Unë nuk të këshillojë të biesh në duart e tyre, se pas kësaj do tëmbetet edhe ndeshja pa parë dhe jo vetëm kaq… do të ndjesh shumë dhimbje qëdo të vazhdojnë për ditë të tëra. Ata po presin reagimin tënd. Dëgjo mua, bëhui zgjuar, së paku njëherë në jetën tënde. Mos e humb këtë rast.
Pronari ishte bërë dyllë në fytyrë dhe i iku goja fare.
-E di se nga vijmë ne?, – foli dikush nga grupi dhe pa pritur përgjigje shtoi:,-Ne vijmë nga Shqipëria! Atje na kanë mësuar se me të edukuarin duhet të flasësh me kulturë e mirësjellje, kurse me derrat si puna jote duhet tëflasësh ndryshe.
Pronari ishte vënë përball një harku njerëzish që po e shikoni në sy dhe ai nëfund u bë si dele. U kthye nga Tv-ja dhe ndërroi kanalin, aty ku ishte më parë.Në të kthyer dikush i foli aq hidhur, sa që atij iu duk sikur e vrau fare.
-Na u duke si Akili ca minuta më parë, por nuk na dole i tillë Dhe as dinak siOdisea nuk dole. Nuk të ndihmoi mitologjia jote. Dhe ai e di pse? Sepse ti je ikeq sa nuk bëhet. Na ik nga sytë tani. Të gjithë filluan të qeshin.