Nga Zef Chiaramonte/*
Me Liturgjine Hyjnore pontifikale të koncelebruar nga tërësia e klerit arbëreshte prej Sicilie, me pjesemarrjen e perfaqesuesit të Manastirit të Grottaferratës, u mbyllën manifestimet dyditshe lidhur me 80-vjetorin e themelimit te Eparkisë së Horës së Arbëreshëve.
Pontifikalin e sotëm dhe Mbrëmësoren e djeshme i kryesoi Imz. Gjergj Dhimitër Gallaro ne kishën
katedrale, ku ishte i pranishëm edhe Kryeipeshkvi Mitropoliti latin i Palermos.
Dje paradite Mons. Gjusepe Maria Kroçe, Drejtor i Arkivave Sekrete Vatikanas, mbajti nje ligjiratë
tejet interesante ku, me anë të dokumentacjonit arkivor nga Selia e Shenjtë, përshkroi etapat
paraprake lidhur me krijimin e Eparkisë dhe me emërimin e Dhespotit të pare të saj.
Duke i zgjeruar këndvështrimet e fjalës së tij, ligjiruesi i lartt, dha nje pasqyrë sa më të përsosur mbi
interesimin e papëve, duke filluar nga Luani XIII, rreth kishave lindore katolike në pëgjithësi, dhe
rreth Kishës Arbëreshe në veçanti.
Në diskutimet që pasuan ndërhyri, ndër të tjerë, koresspondenti yne, Zef Kjaramonte, i cili veri ne
spikamë marrëdhëniet e arbëreshit Françesko Krispi, kryeministër i Mbretërisë së Italisë, me
Papatin, lidhur me problemin e traditës lindore të Kishës Arbëreshe.
Palermo, 26 Tetor 2017
*Radio Vatikanit ne gjuhe shqipe/(E dergio per Diellin, z. Zef Chiaramonte)