*Në 100 vjetorin e lindjes
Mësimi shqip në zonën e Mirditës lidhet pa dyshim me një patriot të spikatur i cili ka hyrë në historinë e mësimit shqip në Mirditë me xhestin e tij të veçantë duke dhuruar shtëpinë e tij në funksion të mësimit shqip dhe zhvillimit të gjuhës shqipe në zonën e Kaftallës së Mirditës. Ai dhe familja e tij u vu në shërbim të shkollës, mësuesve dhe nxënësve të shkollës me akomodim, ushqim, strehim dhe siguri fizike.
Nikoll Prendi, sot 80 vjeçar si nxënës i parë i kësaj shkolle e kujton me detaje atë kohë. Në një rrëfim për Diellin e Vatrës në New York ai shprehet se : “ kontributi dhe ndihma që ka dhënë patrioti dhe burri i mençur Marka Prenga në hapjen e shkollës së pare shqipe në fshatin Kaftallë, të Mirditës, pas çlirimit ishte diçka e jashtëzkaonshme. Të kontribuosh për arsimimin dhe diturinë, do të thotë se dashuria për atdheun dhe njerëzit është e madhe. Kjo merr kuptim të plotë, sidomos kur ky kontribut bëhët në kohen kur njerëzit e duan dhe e kanë të domosdoshme si dhe e shikojnë si ndriçim në errësiren e kohës. Vitet e para, pas çlirimit të Shqipërisë, e gjeten vendin dhe popullin shqiptar në një varfëri ekonomike, kulturore dhe shoqërore të jashtëzakonshme. Për këto arsye, ishte e domosdoshme dhe emergjente ringritja shpirtërore, ekonomike, kulturore e kombit. Por, edhe pse në kushte të tilla, përsëri nuk munguan patriotët dhe njerëzit e medhenj në shpirt dhe zemër. Një ndër ta, ishte edhe burri i urtë e i mençur dhe patrioti: Marka Prenga nga fshati: Kaftallë i Mirditës. Gjendja ekonomike ishte tepër e varfër. Mungonte infrastruktura. Njerëzit nuk dinin të shkruanin dhe të lexonin në gjuhën shqipe. Gjithashtu nuk kishte as objekt për të hapur shkollen e pare shqipe, në këtë fshat. Marka Prenga(Çoku) sakrifikoi gjithçka, vetëm e vetëm që të hapej shkolla në Kaftallë. Shtëpinë e tij, ku ai dhe familja e tij banonin, u kthye në shkollen e parë. I nderuari Marka Prenga, nuk kërkoi asnjë detyrim për shtëpinë e dhënë. Pra e dha falas shtëpinë, duke sakrifikuar tërë familjen e tij. Shkolla e parë në fashtin Kaftallë, u hap me daten 1 Mars 1946 në shtëpinë e Marka Prengës. Kjo shkollë u bë burimi edukimi dhe mësimi për të shkruar dhe lexuar gjuhen shqipe, për shumë breza”. Ajo shkollë, shërbeu edhe si gur themeli në të ardhmen. Ku në te ardhmen u hap edhe shkolla shtetrorë e Kaftallit. E përmendëm këtë rast, për te treguar se ishte Marka Prenga, burimi I frymëzimit për shumë persona të tjerë që kontribuan me bazë materiale e punë vullnetare për ndërtimin e shkollës shtetrore në Kaftallë. Ku ma vonë, nxënësit e kësaj shkollë u bënë edhe mësues të kësaj shkollë: Kjo shtëpi – shkollë, shërbeu për zhdukjen e analfabetizmit të brezave si edhe për edukimin e tyre. Një moment tjetër që vlen për t’u theksuar është edhe humanizmi i nënës së Marka Prenges, Mrica (lindur me 02 Shkurt 1885). Në shumë raste, nxënësit shkonin edhe pa ngrënë në shkollë. Dhe kjo grua, nënë e madhe, u jepte me ngrënë. Gjatë festave fetare, përseri nëna me shpirt të madh, Mrica tregohej bujare dhe humane. Për festen e Pashkëve, mbushte shporten me vezë të ngjyrosuara dhe u dhuronte të gjithë fëmijëve të shkollës. Duhet theksuar, se Marka Prenga ka lënë pas edhe një familje model. Të cilët vazhdojnë t’i ruajnë e trashëgojnë vlerat më të larta njerëzore. Familja e tyre mbetët një vlerë për shoqërinë dhe sidomos për ne, bashkfshatarët e tyre.
Frrok Mark Frroku Një tjetër nxënës i shkollës së Kaftallës tregon se: Shtëpia e Marka Prengës u bë burim i dijes dhe i zhdukjes së analfabetizmit për fshatin Kaftallë. Kjo shkollë u hap për herë të parë në vitin 1946 nga e cila mësuam të gjithë nxënësit e moshave të ndryshme dhe u edukuan për zhdukjen e analfabetizmit. Unë, Frrok Mark Frroku, i moshës 79 vjeçare kam filluar klasën e parë në shkollën Kaftallë tek shtëpia e Mark Prengës në vitin 1947. Aty, në atë shtëpi të kthyer në shkollë, kam përfunduar të gjithë ciklin shkollor.
Dede Bilani Drejtori i Shkollës shtetërore në Kaftallë e kujton atë kohë duke thënë se: Shkolla në shtëpinë e Marka Prengës punoi me dy turne për shumë vite: Turni i parë-paradite bëhej mësim me fëmijë të moshës 7,8,9 vjeçare. Turni i dytë –pasdite vonë për rreth 3 orë bëhej kurs kundër analfabetizmit masiv me më të rriturit 13-30 e më shumë vjeç. Mësuesi i parë në këtë shkollë shtëpi ishte Gjokë Kaçorri. E gjithë familja e Mark P.Ndojt i shërbente në një formë ose tjetër shkollës si për rregull, pastërti, siguri fizike të nxënësve por dhe mësuesit, ujë të pishëm, dru zjarri, përcjelljen për në shtëpi të fëmijëve të vegjel në raste të motit te keq apo për arsye të tjera si vajza të rritura që kishin larg shtëpinë, ndonjë fëmijë të sëmurë apo arsye tjetër,pa asnjë pagesë, por vullnetarisht, për humanizëm. Pasi shteti ndërtoi shkolla u vendos në qendër të fshatit, Në një dhomë të shkollës u ngrit muzeu ku u pasqyrua deri në detaje me foto, dëshmi, kujtime të ish-nxënësve të shkollës së parë, foto të shtëpisë-shkollë, të Marka Prengës.
(Dielli)