Nga Ilir Levonja/
Me 4 shtator 2016, ikonave te Vatikanit do u shtohet edhe nje shenjtore tjeter. Nje rast qe duhet t’i shikosh edhe te verteten tragjike te raportit mes shqiptareve nder vedi. Shtetit, shtetareve, inteligjences se radhitur dhunshem ne tri shtylla, dhune, percarje, sundim. Si te thuash…, atdheu i vdekur i mendesise se celikte gjaku lahet me gjak. Ajo eshte Gonxhe Bojaxhiu, nje shqiptare e lindur ne pjesen nga i vjen dielli Ilirides. Ose Shkupin e shqiptareve, kryeqendren e nje Vilajeti te Perandorise Osmane. Por qe ne rrjedhen e viteve, fragmenteve me vrasje, shitje, dredhi e gjithfaresoje teknikash dhe pazaresh alla veresie, do i mbetej hallkes tashme te shperbere, Perandorise se Sllaveve. Sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonise. Por edhe fantazmes shiptare te shperberjes. Te ndarjes mesjetare. Madje per koicidenca te kohes, qe na bien pas kokes ne shqiptareve, shtatori 1928-te viti i emigrimit te Gonxhes drejt katolicizmit, shtator 2016-te, shenjterimi i saj, eshte ndarja per se gjalli edhe e saja me familjen e vet. Ajo drejt Dublinit, apo Indise. Kurse e ema ne atdheun e tkurrur mes diktatit dhe diktatures. Si eshte e mundur te mburremi me vepren e saj. Dhe nuk na vjen aspak turp me ndarjen qe i bem per se gjalli? Ndarje qe ne qe mburremi sot me ‘te…., me foton e saj ne krye te nje qivuri me mermer te thjesht ne varrezat e Tiranes. Ndarje qe nuk e riparuam. Nuk tentuam ta bejme. Dhe ketu me perpara se Traktati i Versajes, 1918-te, ashtu si ne kapercyelle te tjera, e keqja e shqiptareve kane qene vet shqiptaret. Ata te turqizuarit, sllavezuarit, grekezuarit etj. Por ne ate linjen me perverse te fanatizmit te kombesive ne fjale, patriotizmin e semure. Duke i dominuar popujt e tyre me gjerat me te keqija nga landfillet e mbeturinave. Dhe qe sot e kesaj dite vazhdojne te sundojne ne perandori te vogla, ndersa flasin papushim, per atdhe, shqiptarizem. Po edhe shenjtore, qe nuk i ben vete, si rasti i Gonxhes, duke e mbajtur kete truall nje atdhe te mburrjes, percarjes. Aq sa ta shpifin, me keto kerkesa per lypje eshtrash, deri ne Indine e malarjes dhe Raxh Kapurit. Por ne nuk e njohim peremrin ne. Ne e njohim peremrin vetem ne veten e pare dhe te dyte. Ndaj ka nje mori keqardhjesh pas kesaj shenjterie… Dhe mbi te gjitha nje dominim delirant te mburrjes.