Nga Pëllumb LAMAJ/
Legjenda e burgjeve komuniste ,shembëlltyra e misionarit të revoltave të perjetshme,fytyra e vetemohimit që mohoi diktaturën komuniste me guximin e tij drejt vetflijimit, drita që ngjallte shpresë kur gjithshkah rrethohej nga terri,klithmat dhe frika Xhelal Koprencka ( i riu) lindi në Koprenckë Skrapar në një familje me tradita e kontribut kombëtar.Gjyshi i tij Xhelal Koprencka ( Plaku) ishte Firmëtar i dokumentit të shpalljes së Pavarësisë dhe zëvendës ministër i luftës në shtetin e parë të krijuar.Pas ardhjes në pushtet të bandës bolshevike të Tiranës,emri tij jo vetëm që u fsheh nga historiografia sllavokomuniste ,por u quajt një familje reaksionare dhe i biri Samiu bashkë me të shoqen Nerfuzen u dënuan me burg politik.
Xhelal Koprencka i (riu ) u lind në 1932 dhe në moshën njëzet e pesë vjeç në 1957 arrestohet e dënohet me shtatë vjet e gjashtë muaj për bisedë arratisje sipas ligjit komunist. Pikërisht këtu do të marrë rrugë kalvari dhe odiseja e Martirit që mbeti i skalitur në kujtesën kolektive e atë historike duke u ngjitur në altarin e kombit.
U arrestua dhe u dënua pesë herë. Arrestimi i fundit ndodhi brenda burgut me 23 shkurt 1979 dhe nëpërmjet një gjyqi të shpejtë e të inskenuar në datën 9 Maj do të dënohej me vdekje, pushkatim me të vetmin faj se i kishte drejtuar një letër diktatorit dhe udhëheqjes së lartë komuniste të shtetit.U akuzua për tradhëti të lart si organizotar i grupit nacionalist që kishte si qëllim rrëzimin e pushtetit popullor.Pjestar të tjerë të grupit u dënuan me nga njezet e pesë vjet burg.
Dënim me vdekje do tu jepej dhe dy gazetarëve të tjerë që kishin mbaruar studimet në Bashkimin Sovjetik Vangjel Kokomanit dhe Vangjel Lezho, të cilët dhe ata i kishin nisur një letër diktatorit dhe udhëheqjes së lart të shtetit
Në emër të popullit je i arrestuar – ju drejtuan hijenat e kuqe, kur e arestuan para një sheshi ku mblidheshin të burgosurit e që ne e quanim sheshi i kurbanëve, pasi këtu bëheshin arrestimet para se të ridënoheshin.
Jo në emër të popullit – ju drejtua me zë të lart ë me kokën lart Heroi Koprencka- Në emër të armiqëve të popullit.
Ai iku krenar,me kokën lart përball togës së egzekutimit dhe hijenave të kuqe që vinin vërdall i bindur se e kishte kryer misionin e tij……dhe kishte lënë prapa qindra e mijëra bashkëvuajtës…..
Fatkeqësisht pas viteve 90 u mendua se krimet dhe autorët e tyre do dilnin para drejtësisë, por kjo jo vetëm nuk ndodhi,përkundrazi në pushtet mbetën përsëri pjella e kriminelëve, por këtë rradhë e ndihmuar dhe nga disa ”antikomunistë” që kishin qenë nëpër burgje e internime.
Ai iku me shpresën e patundur se një ditë e drejta dhe pafajësia do të triumfonin mbi pushtetin e krimit dhe për fat të mirë, nuk e provoi zhgënjimin e kësaj bote të padrejtë sikundër ne të pasmit.
Edhe sot nuk tregohet vendi i egzekutimit.Edhe sot legjenda e qëndresës dhe vetmohimit në burgjet komuniste nuk ka një varr e le më pastaj një pllakë monument apo rrugë e institucion që të ketë emrin e tij, ndërkohë ata që e denuan me vdekje dhe e egzekutuan janë gjallë e bëjnë një jetë lluksi e pjella e tyre është në pushtet.
Portertin dhe pavdekësinë e tij unë e skalita dhe ja dhashë botës shqiptare në dokumentarin Spaçi ,Simbol i Qëndresës antikomuniste.
Ata të burgosur që u bën pjesë e qeverive neokomuniste që i lanë pushtetin njëra tjetrës jo vetëm e harruan,përkundrazi u turrën të marrin dekorata e teneqera për veten e familjarët duke ju vën emrat e tyre rrugëve e institucioneve..
Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar!
Mjerë ai popull që nuk nderon heronjte e tij!