Shoqata Shqiptare mbajtën piknik në Staten Island, New York, në “Ditën e Kujtesës”
Nga Beqir SINA – Staten Island NY
Në Staten Island- Nju Jork, të dielën (28 maj 2023), parkun rekreativ “Wolfe’s Pond Park” shoqata : Malësia e Madhe, Fondacioni “Plavë e Guci” Ana e Malit, Kraja, Ulqini, Dibra, Rozafa, së bashku me organizatën Rrënjët Shqiptare, nën përkujdesin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Diasporës zotin Mark Gjonaj, në ditën “Memorial Day” organizuan së bashku piknikun “Albanian Piknik”.
Mbas dy dekadave në këtë komunitet ky ishte dhe Pikniku më i madh për nga pjesëmarrja (rreth 2 mijë vet) që organizohet nga komuniteti shqiptar në zonën e Tri-Shtetshit, (New York, New Jersey, Conecticut).
Komuniteti shqiptar për çdo vjet vijon të organizojë piknikun vjetor që përkon me festimet e datave të rëndësishme në kalendarin amerikan.
Paraditen e 28 majit qindra shqiptar nga Staten Island dhe qendrave të tjera nga shtetet për rreth Nju Jorkut, mbushën fushën e parkut “ Wolf’s Pond Park” dhe mjediset sportive të qytetit, Staten Island për të festuar Ditën e Kujtesës – Memorial Day .
Çdo gjë ishte e përsosur dhe e organizuar mirë, ku dhe pjesëmarrësit u pa të dukeshin dhe të shpreheshin mjaft të kënaqur.
Mark Gjonaj i cili kishte ardhur me gjithë familje dhe stafin e tij të festojë me komunitetin shqiptar , thotë , se më u mbush zemra plot gëzim – kur shoh kaq shumë shqiptar, këtu, në këtë piknik madhështor.Kështu, dotë mblidhemi bashkë në çdo aktivitet të gëzuar dhe me familje që të shijojmë aktivitetet festive në një ditë të mrekullueshme në Amerikë-
“Ne do të vazhdojmë të festojmë ngjarje kombëtare të shqiptarve dhe amerikanve në çdo vit. Tê bashkuar gjithmonë! Është një moment që arrijmë më shumë se çfarë kemi arritur deri tani, gjithmonë të bashkuar dhe respekt e dashuri me njëri-tjetrin. Ky piknik kaq i bukur është puna dhe përkujdesja e të gjitha organizatave dhe anëtarëve të tyre që na nderojnë si komunitet (si shqiptar) kudo dhe kurdoher në qytetin e Nju Jorkut.” tha ai.
Festimin e kësaj dite Memorial Day, me pkinikun në Staten Island- Nju Jork, të dielën (28 maj 2023), parkun rekreativ “Wolfe’s Pond Park” nga shoqatat Malësia e Madhe, Fondacioni “Plavë e Guci” Ana e Malit, Kraja, Ulqini, Dibra, Rozafa, dhe organizata Rrënjët Shqiptare, nën përkujdesin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Diasporës zotin Mark Gjonaj, u bë në sponsorizimin e mjaft kompanive dhe bizneseve shqiptare.
Njerëzit në tavolinat e mbushur plot me ushqime të pregatitura prej tyre perimet e frutat e sezionit ëmbëlsirat ndiqnin aktivitetet, bisedonin për jetën e tyre komunitare secili kishte shumë për të treguar, edhe për vendorigjinën e tyre.
Hapësira e gjelbër me një sipërfaqe prej disa akrash tokë, u krijonte mundësinë pjesëmarrësve të qëndronin grupe së bashku me familje, me miq e fëmijë si në vend lindjen e tyre.
Pra, në këtë ditë krahas pjesëmarrjes masive, për zhvillimin sa më normal të saj, u angazhuan e kujdesën të gjithë, jo vetëm udhëheqësit e shoqatave dhe stafi i tyre i përkushtuar, por edhe autoritetet e parqeve policia NYPD.
Gjithashtu, së bashku me komunitetin shqiptar në piknikun e shqiptarve ishte dhe Vito Fosella Presidenti i Borough State Island dhe zyrtar të Staten Island, Nju Jork.
Aktivitetet që nisën paradite vazhduan deri vonë
Ndërkohë në piknik janë fëmijët të rinjët e të rejat ata që zënë një vend të veçantë në këtë ditë, ndaj nga ora 11:00 e paradites deri më 19:00 të pasdites, ata zhvilluan lojra të ndryshme sportive, me veshje kuq e zi, e piktura të ndryshme në bluza e tyre, tatu të improvizuara në krah dhe fytyrë me temë atdhedashurinë, për Shqipërinë.
Kuptohet që në gara për fituesit e çdo gare kishte stimul simbolik material.Ky aktivitet madhështor ku gërshetohej tradita, puna, kultura, aftësitë, mosha dhe integrimi nuk kishte për të ngelur jashtë vëmendjes së të pranishmeve pa këngët e vallet ushqimet dhe suveniret për të gjithë pjesëmarrësit dhe familjet e tyre.
Pikniku vjetor në ditën e pavarësisë së SHBA – 4 korrikun, dhe Memorial Day kan qënë një nga aktivitetet më të rregullta të organizuara nga komuniteti shqiptar në Amerikë, prej nga klubet e para shqiptare në fillim shekullin 19të kur edhe erdhen shqiptarët e parë në Amerikë.
Në këto pikniqe mblidhen shqiitarët me familjet dhe shoqëria, krijohen mundësitë e lidhjeve të reja, flitet shqip, këndohen këngë patriotike dhe zhanrrve të ndryshme shqiptare, dhe konsumohen më së shumti ushqime tradicionale shqiptare. Në këto pikniqe shpalosen tradicionalisht të dy flamujt, flamuri shqiptar dhe ai amerikan.
Ky aktivitet vjetor është që të ruajnë lidhjet e ngushta mes shqiptarve me gjuhën dhe traditat shqiptare, dhe kontributin e tyre në fuqizimin e lidhjeve të shkëlqyera ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Memorial Day – Dita e kujtimit
Dita e Kujtimit të të Rënëve, është një ditë e veçantë në SHBA, sepse kujtohen e respektohen të gjithë meshkujt dhe femrat me uniformë që kanë dhënë jetën në beteja.
Kjo ditë e ka origjinën që nga Lufta Civile në SHBA, për të nderuar ushtarakët që vdiqën në luftë nga të dy palët luftuese. Fillimisht ajo njihej si dita e dekorimeve, por në shekullin e XX, koncepti i saj u zgjerua duke iu përkushtuar kryesisht të rënëve dhe veteranëve të luftës.
Nga fillimi i shekullit XX ajo festohet të hënën e fundit të majit dhe është ditë pushimi në të gjithë shtetet e SHBA.
Në ditën e kujtimit të të rënëve, veteranë të luftës, ushtarakë aktivë e në pension bashkë me familjet, si dhe qytetarë te shumte vizitojnë varret e të rënëve, memorialët e tyre, vendosin flamuj të SHBA e buqeta me lule në çdo var, vizitojnë muzetë e ushtrisë dhe qytetit.