Nga Mr.Sc Blerta Haxhiaj/
( ….Zgjohem vonë edhe bërtas : Qitma kafen mam se t’vras. Nisem n’banjo kot e kot, nuk ka uje as sot…Hajt se do të bëhet mirë në Kosoven e Lirë …) – Shteti apo ndryshe njihet si Kontrata Sociale mundëson sigurinë fizike-psikike-sociale-ekonomike-politike, inkluzivisht në mbarëvajtjen e individit në shërbim të tij, pra të Shtetit. Të vetëdijshëm për historinë “nga objekt-vuajtës të historisë, në shndërrohemi në subjekt-bërës të historisë” – parimi themelor bashkohor është ndërtimi i një shteti të së drejtës, demokratik e social që shërben për garantimin e të drejtave dhe liritë themelorë të njeriut. Drejtësia është ajo që e karakterizon Shtetin në parimet themelor të tij. Por a mund të ketë Shtet të të drejtës pa drejtësi? “Refleksioni për drejtësinë bëhet gjithmonë sa herë që ajo ajo nuk ekziston, ose është aq e korruptuar sa i detyron njerëzit dhe kombet të hidhen në krahët e dëshpërimit dhe indiferencës, duke lënë drejtuesit e vet të bëjnë atë që duan. Jo rastësisht, Papa Benedikti XVI, në diskutimin e tij në parlamentin gjerman, evokoi një ide gjeniale të Shën Agustinit. “Hiqeni të drejtën – dhe atëherë çfarë e dallon shtetin nga një bandë e madhe hajdutësh?”GJ.S”. Mirëpo këta Pseudohajdutë janë të justifikuar nga pushteti dhe vetë Shteti. Platoni republikën e drejtë e kishte përcaktuar si ‘harmonia e Shpirtit”, ku pasionet e trupit dhe arsyeja janë në harmoni mes tyre. Jeta e personi mbrohet me ligj, në një shtet demokratik (formal dhe përmbajtësor) liria e shprehjes është e garantuar (Shtypi, radio, televizionit, rrjetet sociale ‘masmedia’) ku përmes kësaj e drejta e informimin është e garantuar. Torturës, denimit apo trajtimit mizor nuk mund ti nënshtrohet askush, privimimi i lirise ndodh atëherë në raste dhe sipas proçedurave të parashikuara me ligj. (Rikujtim- nuk ka ligje të padrejta, mirëpo janë njerëzit që i bëjnë ato) sepse askushi është mbi ligjin prandaj askushi është i pafajshëm deri në të kundërten. Mosdija e pazhdukshme gjithmon sillet rreth nesh dhe na shtyn drejt kuriozitetit. Kemi lirinë të zgjedhim, kemi të drejtën të zgjedhin, nëse në mundemi të hidhemi nga një lartësi (e cila rrezikon jetën tonë) atëherë në duhemi të hidhemi nga ajo lartësi. Funksionimi i kësaj aksiome bën që rregullat morale të katapultohen sepse ka pasoja të tmerrshme. Kjo ndikon në atë që ‘e kemi për detyre’ si urdheresë hipotetike – ne mundemi; – si urdhëresë kategorike – ne duhemi! Kërkesat morale janë kategori sepse ndikojnë në formimin e individit psiko-social, kemi dëshira mirëpo kemi dhe arsye. Prandaj përllogaritja na ndalon ndaj dëshirave. Maksima e veprimi mund ta tejkaloje arsyen –A mund të bëj vetëvrasje une? Duhet të bëj vetëvrasje unë! Kanti imperativin kategorik e jep: “Vepro vetëm sipas asaj maksime që mund të dëshirosh të bëhet ligj universal” Vetëvrasja nuk ështe ligj universal, as vrasja, as krimi, as shtypja e individit, as e drejta nuk ështe ligj universal, as e padrejta …fshirja e dinjitetit si qënie njerëzore na justifikon si genjështarë të zote sepse genjeshtra duhet dhe mund të bëje pjese në ligjin universal por nuk është ligj universal. Legjitimi i vdekjes ndodh si pasoje e pushtetit disiplinor sepse nuk jemi thjeshte subjekte të madhërisë së tij që jemi arratisur nga pushteti hyjnor dhe vlefshmëria e shtypjes racionalizohet. Ligji i Talionit është ligji dominant që akoma është rrënjosur thellë në shoqërinë shqiptare, “sy për sy, dhëmb për dhëmb” që kjo nuk vlen te personat kompetente utilitariste, ata kanë për detyrë të shtojne masën e lumturisë në botën tonë. Ligji i Talionit na bën që në pamjen 4D të pushtetit ta fillojmë nga pika zero i boshtit numerik Kjo dita kosovarçe ka shumë imperativa per te referuar dhe maksima prandaj ska rëndësi nëse je larë me kove apo pa kove do të bëhet mirë në Kosovën e lirë, kështu gjithë patën thanë, dhe duhet me u përmende së nuk rrehen në Parlament.