– Tërheqja e Dosjes së Vatrës nuk ka synim as të diskretitojë kënd dhe as të përçajë Vatrën apo të hedhë baltë mbi Vatrën e vatranët, as të shuaj kurreshtjen e bisedave nëpër kafene, por të nxjerrë në dritë të Diellit planet, shantazhet, intrigat, kurthet e Diktaturës komuniste përmes Sigurimit të Shtetit-
– Fatmirësisht planet operative, agjenturore të Sigurimit të Shtetit me Misionin Shhqiptar pranë Kombeve të Bashkuara, që ishte kthyer në një çerdhe agjenturore e spiunazhi, kanë dështuar dhe Vatra & Dielli i mbijetuan çdo kurthi e plani ogurzi…-
-Disa nga ata te Misionit Shqiptar prane OKB-se, qe firmosen raporte e hartuan plane kunder Vatres “reaksionare”…., “vegel e zbulimeve amerikane”, kane marre status qytetarie amerikane…
Publikimi i informacionit në Gazetën Dielli online dhe rrjetet sociale se Vatra ka tërhequr Dosjen e Sigurimit të Shtetit nga AUTORITETI PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTETE E ISH SIGURIMIT TË SHTETIT, ngjalli diskutime, hamendje, qëndrime pro dhe kundër, pse Jo edhe shqetësim se mos tash do të nis një luftë e re në Vatër. Mendoj se nuk ka vend për shqetësim e keqinterpretime kafenesh. Edhe më parë është shkruar për luftën e ndërhyrjen e Sigurimit në punët e Vatrës, ka 30 vjet që shtypi i Tiranës shkruan e hamendëson. Dosja e tanishme është një përmbledhje e detajuar e asaj çfarë ka bërë realisht kundër Vatrës Sigurimi me strukturat e veta. Kjo Dosje është tërhequr sipas ligjeve në fuqi dhe do të respektohen deri në fund kërkesat ligjore. Publikimi i lajmit nuk ka synim as të diskretitojë kënd dhe as të përçajë Vatrën apo të hedhë baltë mbi Vatrën e vatranët. Fatmirësisht planet operative, agjenturore të Sigurimit të Shtetit me Misionin Shqiptar pranë Kombeve të Bashkuara, që ishte kthyer në një çerdhe agjenturore e spiunazhi, kanë dështura dhe Vatra & Dielli i mbijetuan çdo kurthi e plani ogurzi.Vetë qëndresa stoike e Vatrës dhe Gazetës së saj DIELLI, dëshmon fitoren mbi Sigurimin dhe dështimin e planeve të organizatorëve. Në Dosjen e Vatrës realisht ka pseudonime, ka kode shifrorë, por jo emra, kështu që çdo interpretim se Dosja do t’i kthehet në bumerang Vatrës, nuk ka baza dhe nuk ka për të ndodhur.
Askush nuk ka pse friket se Vatra dhe Dielli tash do të bëjnë gjueti shtrigash dhe do të merren me çkodimin e pseudonimeve apo me shuarjen e kurreshtjes së njerëzve nëpër kafene. JO, Qëllimi është që vatranët të mësojnë se çfarë është bërë në shpinë të tyre, si planifikoheshin planet prej drejtorive përkatëse të Sigurimit të Shtetit pranë Ministrisë së Brendshme, si thurej rrjeta e merimangës në Mision, si shfrytëzoheshin pakënaqësitë e brendshme, si injektoheshin konfliktet mes vatranëve të vjetër dhe vatranëve të rinj,si ngriheshin kurthet, si krijoheshin përplasjet mes emigracionit politik dhe emigrantëve ekonomik, si nxiteshin konfliktet mes organizatave politike të Diapsorës me njëra tjetrën dhe mes tyre e Vatrës, si u krijuan dy fraksione me nxitjen e Sigurimit, pro dhe kundër Tiranës, si u interpretua dhe si u nxit pakënaqësia kundër Zonjës së Vatrës Nexhmije Zajmi pas vizitës në Tiranë etj. etj. Që nga vitet ’50 e deri në prill 1991 Vatra cilësohej si reaksionare dhe agjente e Zbulimit Amerikan, ndërsa Dielli si gazetë fashiste dhe fletushkë që diskretitonte regjimin e Tiranës.
Interesant është fakti se për Vatrën dhe Diellin hartoheshin plane operative dhe agjenturore të kohëpaskohëshme, që nga planet 6 mujore e deri tek ato vjetoret. Sigurimi ndiqte lëvizjet e udhëheqjes së Vatrës dhe Editorëve të Diellit,hartonte plane se si të mos zgjidhej kryetar apo editor x apo Y, si të ngjallshin pakënaqësi ndaj editorëve të Diellit, që kritikonin Tiranën, duke u kundërvënë atyre njerëz me influencë, apo duke publikuar në shtypin e Tiranës shkrime demaskuse apo duke shpërndarë ndër vatranë letra anonime. Të gjitha Kuvendet e Vatrës ishin në Lupën e Sigurimit të Shtetit, pas çdo kuvendi kërkohej lista e të zgjedhuërve që përcillej deri tek udhëheqësit e lartë të Shtetit komunist sipas hierarkisë përmes shënimeve rekomanduese, kërkoheshin Listat e kryetarëve të degëve të Vatrës si dhe emrat e vatranëve për çdo degë, me qëllim që të shantazhoheshin sipas një plani të detajuar e të miratuar. Çdo aktivitet i paralajmëruar i Vatrës, përfshi Kuvendet, festimet e 28 Nëntorit, Seminaret, e ngrinin në këmbë Sigurimin dhe hatroheshin plane kundërvënse. Edhe Seminari i 60 vjetorit të Diellit e shqetësoi shumë Sigurimin sepse po bashkohej Diaspora e Amerikës me Arbëreshët dhe emigracionin politik shqiptar të Italisë, se gjoja Vatikani po kërkonte të fuste nën komandë Diasporën Shqiptare, dhe Sigurimi u përpoq t’i kundërvërë Vatrës Organizatën Pro regjimit të Tiranës” Shqipëria e Lirë” ndërsa Diellit u përpoq t’i kundërvejë gazetën”Liria”, revisten e ilustruar Shqiperia e Re dhe Radio-Tiranën.
Këto dhe të tjera do të jenë realisht objekti studimor i Dosjes së VATRËS për të zbërthyer platformën përçarëse dhe përndjekëse të Sigurimit të Shtetit komunist, përfaqësues të spikatur të të cilit kanë marrë edhe qytetarinë amerikane dhe jetojnë këtu, packa se dikur e raportonin Vatren si reaksionere dhe vegel e Zbulimeve amerikane!!(Editori)