Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh veprat e tyre, d.m.th. të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat e tyre, por dallohen nga veprat e tyre.- Fjalë e urtë filozofike shqipe/
Nga Sokol Demaku/
Një e ndodhur e rrallë në jetën e përditshme sepse jemi mësua të shohime ndjejmë të kundërten si zakonisht nga njerzë tanë. Një ngjarje e cila zëvend në histori, e që shumë vështirë që në ditët e sotme të përseritet sepse jemi ata të cilët kultivojmë dicka që është e kundërtë e kësaj vepre të madhe shpirtërore dhe morale.
Një vepër të tillë madhore me veti të pastra morale na e paraqet shkrimtari ynë i mërënjohur në mërgatën shqiptare Hamit Gurguri në librin e tij të radhës me titull shumë domethenës dhe simbolik për kohën që po jetojmë ne sot “Burri në provë”.
Është një libër në prozë pra një roman me 170 faqe, botimi shtëpisë botuese “Erik Hans” nga qyteti suedez Gislaved që në vete ngërthem 12 kapituj të ndryshëm të cilët në më nyrë zinxhirore lidhen me njeri tjetrin deri në përfundimin e librit.
Pothuajse në të gjitha librat e tij shkrimtari Hamit Gurghuri për temë e kafatin, qëndresën dhe katrahurat e popullit shqiptar dhe kontaktet e tij me popuj tjerë nëpër periudha dhe rrjedha të historisë.
Por është shumë interesant nëse libri i tij më i ri “Burri në provë” do lexohej me vemendje dhe të kuptohet si duhet sepse ai trajton një ves madhor të popullit tonë në shekuj që sot si duket është humbur apo zhdukur dhe njerëz intelektual janë pre e nje mentalitet i të lig që ata sot kultivojnë. Pra kanë humbur burrërin, kanë humbur vesin më të shtrenjtë të popullit tonë. Kjo është për të ardhur keq, kjo është mjerim i mjeranëve intelektual të sotëm.
Një libër me një përshkrim kronolologjik ngjarjesh të jetës së njeriut tonë në kohë e shekuj, një libër i cili ngërthen në vete ate cka shumëkush e perjetoi në kohë të liga të jetës nën sundimin dhe vuajtjen nga sunduesi, nga ata të cilët me shekuj sunduan dhe necmuankë të popull sa fisnik dhe liridashës në këto troje.
Autori ngjarjen e ve në kohën kur hordhit barbare të krajlit serb sundonin me dhunë trojet tona dhe kur xhandarmeria percmonte dhe dhunonte cdo gjë që ishte shqiptare. Por është interesant se familja shqiptare është ajo e cila me traditen dhe fisnikrine e saj gjunjëzon cdo tentim dhe persekutim të hordhive gjakatare të pushtuesit dhe dhunuesit të kohës.
E autori thotë që në fillim të librit:”Me ag, Shkurta, e zonja e shtëpisë, u ngrit ngadlë nga shtrati, si me pertesë. Ndjente një farë plogështie. Iu duk se u zgjua me krejt tavanin e dhomës mbi shpinë. As vet nuk dinte ta spjegonte pse, por nga mjegulla e ndjeu një fare neverie, një farë ndjenje kobi, si t`i ishte braktisur e tërë dëshira e jetës. Para dy vjetësh ajo pat varrosur të vetmin djalë, Ukën, i cili u vra në ndeshje me hordhitë e krajlit të Serbisë, pak mbi Grykën e Vajteshit”
Në bazë të përshkrimeve dhe zhvillimit të ngjarjeve vendndodhja e ngjarjes na del të jetë treva shekullore e kundershtimeve dhe mos degjueshmerisë qytetare kundër regjimit shekullor gjakpirës dhe shtypës serb ndaj popullatës shqiptare, pranë trevave të Drenicës.
“Oxhaqet e Prelacit, një nga një filluan të villnin tym, i cilisitë ishte bërë binjak i mjegullës, mbështillej, përqfohej me të, si t`i bëhej dashnor i saj magjik…”
Si duket në lexim e sipër të këtij romani historik të autorit tashmë të njohur për lexuesit tanë Hamit Gurguri i cili ka bërë emër me pendën e tij prej mjeshtri të shjtellimit të temave me motive historike nga e kaluara e lavdishme e populli tonë ai ia arrin qëllimit që i ka vënë vetës kur gjatë shtjellimit të ngajrjeve historike në mënyrë letrare dhe me theks artistik nxjerrë përfundime filozofike që kanë vlera të larta morale për popullin tonë. Ku autori në faqen 21 thotë:
“Vdekja e njëzet e katër njerëzve të asaj dite në Prelac e kishte tronditur Drenicën e shumë krahina më tutje, por dukej sikur Prelacin e kishte ofruar”…
“Robëria që shtërngonte, dhuna që ushtrohej, sikur i burrëronte ata djem para kohe, lëshonin shtat, punoin e në heshtje formonin bindjet, qëllimet e i dallonin se idealet ishin po të prindërve të tyre, ta hiqnin të huajin nga atdheu, që të gëzonin vetë të mirat e frytin e punës së tyre”.
Hamit Gurguri në romanin e tij “Burri në provë” prezenton një ngjarje të rallë kur njeriu vihet në provë dhe në spovëpara rrezikut. E kjo provë dhe sprovë në romanin në fjalë i ndodhë personazhit kryesor të “Burri në provë”, ku këti njeriu iu kërkua nga pushteti gjakpirës dhe shtypës i kohës që ai të ngre gisht ndaj bashkefshatarëve, ndaj njerëzve, ndaj personave të pafajshëm duke i ngarkuar ata me një të pa bame se kinse ata dikur kishin krye një varsje e me këtë pushteti gjakatar donte të mbulonte të vërtetën duke mbuluar ate me padrejtësi dhe se këta persona do nxirreshin para drejtësisë së shtypësit mizor dhe të njejtit do denoheshin për dicka të pa bërë.
“Saiti iu bëri varrim dinjitoz Bacokut të vet. Në atë të pame i erdhen shumë njerës të njohur, të panjohur, të largët, të rrehitnës, disa të krahinave më të largëta, miq e dashamirë, që t`ia lehtësonin dhembjen. Ndër të fundit në të pame erdhi ai majori Sreqko i dha Sait kryeshendoshjen dhe të tjerëve të afërm dhe tha: Ky i ndjeri dhe ky saiti, që keni kmet, na lan pa fjalë, thua se na vunë pamukun në gojë mua dhe të gjithë atyre, të cilët morën detyrë shtetërore t`i vritnin tre përsona të Prelacit, për vrasejne e Radovanit në Kralica…”
Por nga historia nga vet përvoja e jetës ne e dim se populli ynë njashtu sikur edhe autori e përshkruan në romanin e tij “Burri në provë” di dhe diti cdo herë të nxirret nga më e keqja, nga ajo që pushtuesi e aplikoi dhe e provoj në kurriz të tij dhe se kjo është një ndjenjë madhështore morale e njeriut tonë të rendomt.
Por një bashkëfshatar pyeti mojorin dhe i tha: Po pse more major? E ai përgjigjet si me ironi por duhet të pranoj se ai ka humbur truallin dhe luftën me ata të cilët ruajnë pragun e shpisë, morlain e tyre si dhe ndergjen e kanë të pastër dhe thotë:
“Këta të dy, dy burra, du vëllëzer sikur dy oficer të një garde mmbretërore, të veshurë si tyë shkonin në Festë të bajramit, të mabthur me opinga të qqpura me mjeshtri, thua se jeta e tyre nuk ishte një privilegj për ta, pranuan të pushkatoheshin për të tjerët. Dhe se këta asesi nuk ia zgjatën gishtin akusjt, që t`i thoshin se ja, ja këta tre janë më të këqijtë e Prelacit”…
Autori na nxjerrë në pah një thënje të mendimtarit dhe adhursit malazes të shqiptarëve Mark Milani i cili thotë për shqiptarët se: “Burrëria është veti e atyre që kanë nder, guxim, por tybe edhe zemër të pastër…”
Përmenda edhe më lart se ky roman është një kronologji ngjarjesh, një tabllo jete dhe më mirë të them një kohë e një epoke njerëzore e cila na përshkruan rrethanat e jetës të njeriut tonë, virtytet e mrekullueshme, sakrificën e njeriut tonë për jetën e dinjitetshme njerëzore dhe modestin që cdo herë kjo shqiptarine ka bërë të fortë dhe me burrëri.
Dhe nga fundi autori na thotë : “…Fjalë pas fjale shpërndahej lajmi për vdekjen e Mon Delisë, por si një e reshur dëbore që mbulon mal e vbërri shpërndahej fjala për guximin e Monit e të Sait Delisë. –Ishin burrat në provë, flitnin pleqtë.- Po pra. Në prova të vogla jemi për cdo ditë, flisnin të urtët e të diturit, por këso provash, për të vënë kokën në vend të afërmeve, të fqinjëve e të bashkëvendëseve si rralë ndodhin, flisnin pleqtë me përvojë.”
Kur lexuesi i del në fund këtij romani, duhet të meditoj, sepse përmes leximit të “Burri në provë” lexuesi rrit respektin për njejrzit e penës, për intelektual të vërtetë, për njjerëz që kan idela dhe të cilët vetësakrifikohen e që ne vend të “shpatës” ata përdorin penden emprehtë, nxisin dhe frymëzojnë dhe ndihmojnë në ndryshime pozitive të jetës, duke i ikur egërsisë, barbarisë e duke vu në jetë dashurinë dhe humanizmin.
Dhe krejt në fund gjejmë një pyetje të cilën autori e parashtron dhe thotë se ishte aktuale për atë kohë të ata njerëz por ndoshta është edhe për të sotmët:Sa prova i ka burri? – dhe përgjegja vjen automatikisht: “Gjatë gjithë jetës shumë, por prova të jetës janë pak! Cdo ditë, herë-herë cdo javë, herë-herë në motmot nga njjë, herë në mosha të ndryshme nga një, herë një e tillë gjatë gjithë jetës…”
Mendimet e Hamit Gurgurit janë të thëna dhe të spikatura thejshtë dhe bukur në cdo fjali të romanit, ato janë të nga jeta e përditshme, freskojnë mendjen e njerëzve, japin këshilla, nxitin njeriun në gjëra të bukura në shpresë nëtë ardhmen dhe frymëzojnë për një të ardhem të ndritshme me një vizion të pastër njerëzor.
Romani ”Burri në provë”i Hamit Gurgurit i kushtohet kryekëputë një tradite të lashtë shekullore burrërisë dhe taditës se burrit shiqptar në kohë dhe kushte të ndryshme të jetës.
*-Duke shfletuar romanin e Hamit Gurgurit ”Njeriu në provë” botuar nga shtëpia botuese ”Erik Hans” Gislaved, me 170 faqe