ZERI I AMERIKES: https://www.zeriamerikes.com/a/7136873.html
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të mërkurën se institucionet e Kosovës janë afër gjetjes së një zgjidhjeje siç tha “të përbashkët” lidhur shtensionimin e situatës në veri të vendit.
“Jam vazhdimisht kontakt, në diskutime me partnerët tanë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me partnerët tanë me shtetet individuale të Bashkimit Evropian, me institucionet e BE-së dhe do të thosha që jemi afër që rruga përpara të jetë një zgjedhje e përbashkët. Janë disa detaje që akoma duhet të diskutohen, por kam besimin e plotë se kjo sfidë do të tejkalohet sepse rruga përpara duhet të jetë rrugë e përbashkët”, tha presidentja Osmani.
Ajo i bëri këto komente në një konferencë për media në Strasburg të Francës, pak pas një fjalimi në Parlamentin Evropian, në të cilin u bëri thirrje serbëve të Kosovës të shfrytëzojnë të drejtat që u takojnë me Kushtetutë, ndërsa shprehu përkushtimin e institucioneve për përfshirjen dhe trajtimin e barabartë të tyre.
“Sot ne nuk është që thjeshtë flasim për të drejta të njeriut, ne veprojmë në bazë të tyre, qëndrojmë si kampionë të palëkundur dhe të vendosur për të mbrojtur dhe promovuar këto të drejta për cdo qytetar të Republikës sonë të re, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, fetare apo të tjera. Në këtë frymë të gjithëpërfshirjes u bëj thirrje të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë të shfrytëzojnë të drejtat e tyre të avancuara në Kushtetutën e Kosovës. Republika e Kosovës është shtëpia juaj dhe ne do të bëjmë çdo gjë që mundemi për t’u siguruar se ju ndiheni të përfshirë, të barabartë dhe të dëgjuar”, tha presidentja Osmani.
https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdGltZWxpbmVfbGlzdCI6eyJidWNrZXQiOltdLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2ZvbGxvd2VyX2NvdW50X3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19yZWZzcmNfc2Vzc2lvbiI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZm9zbnJfc29mdF9pbnRlcnZlbnRpb25zX2VuYWJsZWQiOnsiYnVja2V0Ijoib24iLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X21peGVkX21lZGlhXzE1ODk3Ijp7ImJ1Y2tldCI6InRyZWF0bWVudCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3Nob3dfYmlyZHdhdGNoX3Bpdm90c19lbmFibGVkIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9uIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdXNlX3Byb2ZpbGVfaW1hZ2Vfc2hhcGVfZW5hYmxlZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdmlkZW9faGxzX2R5bmFtaWNfbWFuaWZlc3RzXzE1MDgyIjp7ImJ1Y2tldCI6InRydWVfYml0cmF0ZSIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfbGVnYWN5X3RpbWVsaW5lX3N1bnNldCI6eyJidWNrZXQiOnRydWUsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9mcm9udGVuZCI6eyJidWNrZXQiOiJvbiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9fQ%3D%3D&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1668934068795240448&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.zeriamerikes.com%2Fa%2F7136873.html&sessionId=5ee90dd6cdf07ac4fb081c5ff230337a07a055e6&siteScreenName=zeriamerikes&theme=light&widgetsVersion=aaf4084522e3a%3A1674595607486&width=550px
Ajo tha se Kosova dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor ende përballen me sfida të sigurisë për shkak të siç u shpreh forcave keqdashëse që kërkojnë të nxisin përçarje. Këto sfida, theksoi presidentja Osmani, mund të tejkalohen vetëm nëpërmjet partneritetit dhe aleancave.
“Mungesa e integrimit të vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, paraqet një rrezik të madh të sigurisë për tërë kontinentin e Evropës, ndërsa e len rajonin të brishtë ndaj aktorëve keqdashës dhe kërcënimeve. Integrimi i rajonit tonë nuk është thjeshtë i rëndësisë madhore, është i rëndësisë strategjike”, tha ajo.
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, duke shprehur mirënjohjen për rreshtimin e Kosovës në linjë me sanksionet evropiane kundër Rusisë pas agresionit në Ukrainë, theksoi rëndësinë e përpjekjeve për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
“Jemi shumë të ndërgjegjshëm për sfidat dhe pasojat që zhvillimet e fundit në vendin tuaj mund të kenë për qëndrueshmërinë në rajon si dhe nevojën e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për të nënvizuar përfitimin që vjen nga shtensionimi dhe bashkëpunimi, në vend të përballjes”, tha zonja Metsola.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë vënë në përpjekje për të nxitur uljen e tensioneve në veri të Kosovës, ndërsa kanë kritikuar qasjen e qeverisë në Prishtinë ndaj zhvillimeve atje.